Prof.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha do të qëndroj në Zvicër nga data 9-13 Qershor. Kjo vizitë do të jetë intensive me shumë aktivitete, ku aktiviteti kryesorë do të jetë seminari i organizuar në Xhaminë e Bardhë, në Aarburg të Zvicrës me datën 11 Qershor.
Xhamia e Bardhë në Aarburg gjendet në adresën Feldstrasse 14, Aarburg, Switzerland, 4663.
Seminari: “Lidershipi nga prizmi islam, qasje pedagogjike dhe shkencore”
Ligjërues: Prof.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha, ligjërues në Universitetin e Katarit.
Për këtë seminar janë planifikuar tre ligjërata:
1. Rëndësia e lidershipit në zbatimin e rregullave të fesë dhe shtetit
2. Lidershipi në Kur’an dhe traditën profetike
3. Si të përfitojmë nga Kur’ani, etikat dhe teknikat | Reformat e kërkuara në diskursin fetar
Seminari mbahet me datën 11 qershor, e diel.
Në vazhdën e kësaj vizite do të organizohen edhe dy tribuna:
Tribuna 1: “Kultura e muslimanit bashkëkohorë” dhe
Tribuna 2:”Etika e meditimit të Kuranit”
Ju ftojmë të na bashkëngjiteni në këtë vizitë të rrallë dhe të mbajmë e të krijojmë ura të miqësisë, dijes, besimit dhe vëllazërimit!
I juaji Prof.Dr.Hfz Hajredin Hoxha
Më poshtë gjeni posterin e seminarit të përgatitur nga organizatori: