Metoda e transmetimit të Shejh Hafizit nga librat e tefsirit

Pas sqarimit të metodës dhe mënyrës së tij në përpilim, bazuar në objektivitetin shkencor me të cilin duhet të pajiset çdo musliman në përgjithësi, posaçërisht hulumtuesit dhe thirrësit, i shfletova burimet origjinale në të cilat është mbështetur Shejhu për ta verifikuar saktësinë dhe metodën e transmetimit të tij nga tefsirët e tillë në tefsirin e tij, si dhe mënyrën e argumentimit me mendimet e tyre. Në vazhdim do t’i theksoj disa komentues të mëdhenj dhe do t’i krahasoj me transmetimet dhe përkthimet që i ka bërë Shejh Hafiz Ibrahim Dalliu.

  1. Do të filloj me tefsirin e Fahruddin Raziut (Zoti e mëshiroftë!) ngase konsiderohet shtyllë e tefsirit të Shejh Hafiz Ibrahim Dalliut. Gjatë transmetimit, vërej se Shejhu nuk transmeton tekstualisht nga tefsiri i tij e as që i thekson musnedet ashtu siç bën Fahruddin Raziu. Shejh Hafiz Ibrahim Dalliu thekson vetëm kuptimin e përgjithshëm dhe rezymenë e fjalëve të Imam Raziut.[1] Më mirë do të ishte sikur Shejh Hafiz Ibrahim Dalliu të thoshte: “Thotë Fahruddin Raziu me fjalë të dhëna në rezyme”, – që lexuesi të dijë se ai nuk e transmeton Fahruddin Raziun tekstualisht apo se ai transmeton vetëm kuptimin. Ekzistojnë edhe disa vende tjera, të cilat i kam theksuar në të dy tefsirët për krahasim e verifikim.[2]
  2. Kur Shejh Hafiz Ibrahim Dalliu transmeton nga Fahrudin Raziu nuk thotë se Fahruddin Raziu i thekson disa kuptime e disa hulumtime dhe shumë çështje të nxjerra sekondare, ndërsa unë e zgjedh vetëm një kuptim dhe kush dëshiron më gjerësisht, le ta lexojë tefsirin e tij… Shejh Dalliu nuk e thotë këtë gjë dhe lexuesi kur i lexon fjalët e Shejh Dalliut, mendon se edhe Raziu e ka theksuar vetëm atë kuptim, dhe kjo nuk është e vërtetë.[3]
  3. Sa i përket transmetimit të tij nga Imam Nesefiu (Zoti e mëshiroftë!) Shejh Hafiz Ibrahim Dalliu transmeton vetëm mendimin e tij. Kur e shfletova tefsirin e Nesefiut për krahasim e verifikim e gjej ashtu siç thotë Shejh Dalliu, por pa e theksuar vendin prej ku e ka transmetuar.[4] Ky është një lëshim i madh i Shejhut, ngase ai nuk thekson as faqen e as vëllimin e tefsirit. S’ka dyshim se ky është gabim i madh metodologjik dhe nuk duhet një figurë markante si Shejh Hafiz Ibrahim Dalliu të bëjë një lëshim të tillë (Zoti na i faltë gabimet!). Për sa u përket komentuesve të tillë, Shejhu ndonjëherë thotë: “Fahrur-Razi thotë në tefsirin e këtij ajeti”,[5] dhe ndonjëherë flet në emër të të gjithëve: “Ashtu siç thonë të gjithë: Kadi Bejdaviu, Hazini dhe autori i “El-Medarik” Imam Nesefiu”.[6] Ndonjëherë Shejhu nuk thekson asnjë prej komentuesve duke thënë: “Komentuesit thonë se kjo ngjarje ka ndodhur”.[7]

Ç. Ajo që është thënë rreth dy komentuesve të mëparshëm, Fahrudin Raziut e Imam Nesefiut, thuhet nga transmetimi i tij prej tefsirit të Imam Taberiut (Zoti e mëshiroftë!) dhe prej tefsirit të Hazinit me ndryshime e ndërhyrje të vogla. Ai tran-smeton rezymenë e fjalëve të tyre dhe idenë. Ideja e transmetuar është e qartë dhe nuk ka asgjë që mund ta devijojë kuptimin.[8]

  1. Sa i përket transmetimit të tij nga gjykatësi suprem Imam Bejdaviu, ai ndonjëherë tekstin e transmeton tekstualisht pa shtuar apo hequr asgjë[9] dhe ndonjëherë transmeton fjalët e tij pjesërisht.[10]

Jam i mendimit se ky verifikim i burimeve mjafton, ngase bëra një krahasim me tefsirët më të rëndësishëm dhe më të njohur, qofshin ata tefsirë tradicionalë apo racionalë.

Po ashtu e pamë se Hafiz Ibrahim Dalliu e ka nxjerrë tefsirin e vet nga një burim i tefsirëve dhe në shkallë të parë ua ka prezantuar lexuesve shqiptarë dhe pastaj edhe për të tjerët. Ky tefsir ka pasur jehonë të mirë e të madhe në mbarë territoret shqiptare dhe populli shqiptarë musliman e ka pritur shumë mirë, dhe kjo vërtetohet me faktin se Komuniteti Islamik e ka botuar, recensuar e distribuar në vitin 1929.[11]

Për sa i përket llojit të tefsirëve që i ka përdorur Shejh Hafiz Ibrahim Dalliu, mund të thuhet se ato janë:

I Tefsirët tradicionalë: si tefsiri i Imam Taberiut, tefsiri i Muxha-hidit (rrallëherë), tefsiri i Ibn Abasit (më shumë). Shejh Hafiz Ibrahim Dalliu, po ashtu, ka theksuar Ibn Abasin, Muxhahidin dhe nuk e di a ka transmetuar drejtpërdrejtë prej tefsireve të tyre apo i ka transmetuar fjalët e tyre prej tefsirëve tjerë?! Këtë nuk kam pasur mundësi të zbuloj gjatë hulumtimit tim.

II Tefsirët racionalë (shumë herë është mbështetur në këto tefsirë), si p.sh.: tefsiri i Fahruddin Raziut, tefsiri i Bejdaviut, tefsiri i Hazinit, tefsiri i Nesefiut, tefsiri i Ebu Se’udit, tefsiri i Nisaburit, etj.

III Burime sekondare nga tefsirët e bashkëkohësve dhe shokëve të tij, si p.sh. tefsiri “Hulasatul-bejan” i Muhamed Vehbiut.

Kjo është ajo që desha të them rreth tefsirit, metodës, mënyrës së tefsirit, literaturës dhe mendimeve të Shejh Hafiz Ibrahim Dalliut. Do të kisha dashur që Shejhu ta kishte përfunduar këtë tefsir, por Zoti kishte caktuar kaderin e Tij dhe e kishte kapluar vdekja pa e përfunduar këtë projekt të madh. Ndoshta Zoti do t’i jep mundësi ndonjërit nga robërit e Tij të sinqertë dijetarë e hulumtues shqiptarë që të vazhdojë këtë projekt të rëndësishëm…

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

TEFSIRI DHE MUFESSIRËT SHQIPTARË NË KOHËN BASHKËKOHORE
(SHEK 19-20)

[1] Nëse dëshiron krahaso fjalët e Imam Fahruddin Raziut në tefsirin e tij, vëll. 2, f. 10, çështja e tetë rreth llojit të drurit prej të cilit hëngrën Hava dhe Ademi e pastaj krahasoji në tefsirin e Shejh Hafiz Ibrahim Dalliut, vëll. 1, f. 95.

[2] Po ashtu krahaso fjalët e Fahruddin Raziut, vëll. 2 (pjesa e tretë), fq. 75-76 rreth ajetit kur’anor:

“Dhe unë ju preferova ndaj botëve…” (El-Bekare, 47) dhe fjalët e Hafiz Ibrahim Dalliut në tefsirin e tij, vëll. 1, f. 117.

[3] Nëse dëshiron, krahaso fjalët e Fahruddin Raziut, vëll. 2 (pjesa e tretë), f. 178, rreth ajetit kur’anor:

“Edhe pas (fakteve të qarta), zemrat tuaja u bënë pastaj të forta si guri” (El-Bekare, 74), dhe fjalët e Shejh Hafiz Ibrahim Dalliut, vëll. 1, f. 139.

[4] Krahaso fjalët e Imam Nesefiut në tefsirin e tij, vëll. 1, fq. 52-53 me tefsirin e Shejh Hafiz Ibrahim Dalliut, vëll. 1, fq. 132.

[5] Ajka e kuptimeve, vëll. 1, fq. 159.

[6] Po aty, vëll. 1, fq. 132.

[7] Po aty, vëll. 1, fq. 133.

[8] Tefsiri i Imam Taberiut, vëll. 3, fq. 67, tefsiri i Shejh Hafiz Ibrahim Dalliut, vëll. 2, fq. 926 dhe tefsiri i Hazinit, vëll. 1, fq. 124 …

[9] Për krahasim krahaso tefsirin e Imam Bejdaviut, vëll. 2, fq. 303, me tefsirin e Shejh Dalliut, vëll. 1, fq. 9.

[10] Shiko tefsirin e Bejdaviut në ajetin kur’anor:

 “E ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, ata janë banues të xhehennemit” (El-Maide, 10), vëll. 2, f. 303 dhe tefsirin e Shejh Dalliut, vëll. 2, f. 993.

[11] Ismail Bardhi, “Hafiz Ibrahim Dalliu…”; f. 161.

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments