Harta e rrugës që çon në marrjen e pushtetit dhe të epërsisë në tokë 

0
536

Mësuam për temkinin, lidershipin, mëkëmbjen dhe trashëgiminë e saj në esencë. Në këtë kontekst duam të sqarojmë hollësisht detajet lidhur me mëkëmbjen në tokë dhe përmbajtjen doktrinare e metodologjike të jetësimit të temkinit në praktikë.

Në trajtimin e temkinit, dijetarët, gjithmonë kanë patur dallime konceptuale e metodologjike të qasjes, në strategji, prioritete, etapa, me të vetmen arsye – që premtimi i Allahut për sundimin e besimtarëve mbi tokë të realizohet në tërësi, duke arritur dhe kënaqësinë e Tij në ahiret.

Profesor Sejjid Kutubi, shpjegon në mënyrë briliante ajetin e temkinit në kaptinën Nur, kaptinë që meriton të shkruhet me germa të arta, sepse përmbanë rëndësi të jashtëzakonshme (akademike, fetare, familjare, shoqërore, politike), që meriton të shpjegohet mirë për besimtarët! Gjithë kjo, me shpresë që myslimanët të rimarrin timonin dhe të qeverisin botën dinjitetshëm, ashtu siç bënë me shekuj paraardhësit e tyre [1]!

Sejjid Kutubi e rikonfirmon shumëfish këtë premtim të Allahut xh.sh. duke shtuar se shtyrja e tij -e premtimit- nuk mund të ketë ndonjë arsye tjetër pos papërgjegjsisë së myslimanëve, sepse premtimi i Allahut gjithmonë përmbushet! Allahu nuk e shkel premtimin e Vet!

Ja shpjegimi i Sejjid Kutubit:

…Premtimi i Allahut për pjesëtarët e ymetit të Muhammedit a.s. të cilët kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira është se Allahu do t’i bëjë mëkëmbës në tokë, do tua bëjë triumfuese fenë që Ai e ka përzgjedhur për ta dhe frikën do t’ua zavendësojë me siguri. Ky është premtimi i vërtetë i Allahut dhe ai  ndodhë, sepse Allahu nuk shkel premtimin e Vet!

  • 1-Premtimi i Allahut është i vërtetë
  • 2-Premtimi i Allahut ndodhë
  • 3-Allahu nuk e thyen premtimin e Vet
  • 4-Rezultati: myslimanët bëhen mëkëmbës në tokë

Profesori Kutubi pos shpjegimit se premtimi i Allahut është i garantuar dhe i vërtetë, thekson se për këtë mëkëmbje duhen sakrifica! Mëkëmbja e vërtetë, shpjegon Kutubi, parasheh reformim të thellë dhe të gjithanshëm, formal e esencial, të jashtëm dhe të brendshëm, individual e shoqëror. Pra, ndryshim në çdo cep, çdo pore të saj. Ja çfar thotë konkretisht, Kutubi:

Cila është e vërteta e këtij besimi? Dhe cila është e vërteta e kësaj mëkëmbje? E vërteta e besimit sipas të cilit realizohet premtimi i Allahut është e vërtetë gjigande që përfshinë tërë angazhimin njerëzor. Sapo të zë vend në zemër, besimi fillon punën menjëherë, për tu shfaqur në formë të veprës, aktivitetit, ndërtimit në emër të Allahut xh. Besimtari nuk kërkon kënaqësi tjetër pos kënaqësinë e Allahut xh.sh.

Besimi është bindje ndaj Zotit dhe nënshtrim absolut ndaj Tij në çdo gjë, të madhe a të vogël. Besimi nuk i lë vend epshit[2] (pasionit), as në shpirt as në zemër! Besimi nuk lejon njeriun të udhëhiqet nga ndjenjat (emocionet) por nga parimet fetare, porositë e Muhammedit a.s, të kumtuara nga Allahu xh.sh. Ky besim përfshin njeriun në tërësi: mendimet, sjelljet, emocionet, prirjet, dëshirat, preferencat, madje dhe lëvizjet trupore, etikën, konfidencën me Zotin, familjen dhe njerëzit në përgjithësi. Në raport me të gjitha këto, njeriu i përulet vetëm Allahut xh.sh.

Trajtat e besimit të vërtetë në jetën e besimtarit:

Koncepti i planit praktik dhe gjithëpërfshirës për realizimin e mëkëmbjes dhe epërsisë në tokë sipas detajeve në vazhdim:

  • Përfshin veprimtarinë e njeriut në tërësi
  • Udhezon veprimtarinë e njeriut
  • në formë
  • themelim
  • ndërtim
  • veprimtari
  • punë
  • të gjitha këto për hir të Allahut
  • proces që zhvillohet nëpërmjet nënshtrimit absolut ndaj Allahut
  • nënshtrim në çdo gjë, të madhe e të vogël
  • nënshtrim në përputhje me platformën profetike të shpallur nga Allahu xh.sh.

 

Profesori dhe komentatori i Kur’anit Sejjid Kutubi më pas i rreket një çështjeje të rëndësishme, të cilën ne, myslimanët e sotëm e kemi neglizhuar goxha shumë! Bëhet fjalë për parapregaditjen për bartje të përgjegjësive, për ligjin universal, ligjin e jetës, ligjin e Kur’anit, ligjin e Pejgamberit a.s. dhe të shokëve të tij, ligjin e liderëve të suksesshëm – i vlefshëm edhe sot e gjersa të ketë jetë në këtë botë.

Ja si shprehet Sejjid Kutubi: “Ai besim është program i kompletuar i jetës, ku përfshihet çdo gjë që ka urdhëruar Allahu xh.sh. Në kuadër të asaj që ka urdhëruar Allahu xh.sh. është dhe krijimi i kushteve dhe përgatitja materiale, përvetësimi i mjeteve dhe përgatitja për bartjen e amanetit të madh në tokë, të amanetit të mëkëmbjes dhe të udhëheqjes.”

Grafiku më poshtë figurativisht përmbledh këtë që thamë:

Mëkëmbja është progam i kompletuar i jetës

  • përfshin çdo gjë që ka urdhëruar Allahu
  • parasheh krijimin e kushteve
  • parapërgatitjen fizike e materiale
  • përgatitjen (emocionale dhe shpirtërore) për bartjen e amanetit të madh në tokë

Sejjid Kutubi – Allahu e pastë mëshiru, sqaron dhe një detaj që asnjë lider botëror nuk e ka bërë përgjatë historisë.

Shumë liderë despotë, zullumqarë, çështjen e lidershipit, pushtetit, sundimit dhe të mëkëmbjes e kanë kuptuar si shans për epërsi dhe keqtrajtim mbi njerëzit ndaj kanë sunduar egër, në lluks, shfrenim, për përfitime personale e materiale, duke shpërdorur pasurinë publike, duke shpërfillur kërkesat dhe nevojat e popullit! Lidhur me këtë, Sejjid Kutubi shprehet:

…Cila është e vërteta e mëkëmbjes në tokë?

Ajo nuk nënkupton thjesht pushtetin, sundimin me dorë të çeliktë, dominimin dhe autoritetin e të fortit mbi të dobëtin. Këta elementë lejohen në funksion të reformimit dhe mirëqenies së gjithmbarshme, për realizimin e programit me parametra të Zotit, në mënyrë që njerëzimi të orientohet sipas tyre, për të arritur nivelin e përsosmërisë së paraparë si krijesa të Allahut xh.sh. Mëkëmbja në tokë paraqet aftësi konstruktive dhe jo destruktive!

Është mënyrë për të arritur drejtësinë dhe lumturinë në këtë botë!

 

Dy grafikët më poshtë ilustrojnë qëllimin e prof. Sejjid Kutubit:

  • Mëkëmbja dhe temkini thelbësisht nënkuptojnë përdorimin e pushtetit, autoritetit dhe dominimin, dhe këtë për:
  • 1. Reformim, ndërtim, civilizim
  • 2. Realizim të drejtësisë dhe lumturisë
  • 3. Ngritjen e njeriut në nivelin dhe pozitën që Allahu xh.sh, ia ka dhënë
  • 4. Për ta realizuar planin e përshkruar nga Allahu xh.sh.

Këta janë besimtarët të cilëve Allahu xh.sh. ua ka premtuar fitoren dhe temkinin, siç shprehet Sejjid Kutubi:

Allahu xh.sh u ka premtuar se do t’i bëjë udhëheqës në tokë siç i bëri më parë besimtarët e sinqertë, në mënyrë që ta jetësojnë programin që Allahu deshi, ta vendosin drejtësinë që Allahu deshi, ta çojnë njerëzimin hap pas hapi në rrugën e përsosmërisë së përcaktuar nga Allahu (për njerëzimin).

Mëkëmbja nuk duhet të shërbejë për:

  • 1. thjesht pushtet, fuqi dhe dominim
  • 2. as për shkatërrim dhe çrregullim
  • 3. as për padrejtësi, vrasje dhe violencë
  • 4. dhe kurrsesi për ta ulur njeriun në nivel kafshe.

Sipas Sejjid Kutubit, liderët që kanë veset e lartpërmendura, nuk meritojnë mëkëmbjen dhe temkinin, sepse janë çrregullues dhe shkatërrues. Ja si shprehet prof. Sejjid Kutubi, rahmet pastë!:

“Ndërsa sa i përket atyre që marrin pushtet e shkaktojnë çrregullime në tokë, bëjnë padrejtësi e zullum dhe ulin njeriun në gradë të kafshës, ata nuk janë mëkëmbës në tokë. Ata, siduket janë sprovuar me këtë pozitë, ose të tjerët janë sprovuar me ta për ndonjë urtësi që veç Allahu e di.

Sa largpamës ke qenë, o profesor i nderuar, Sejjid Kutub! Edhe pse je ndarë prej nesh prej më shumë se gjysmë shekulli (1966), me përshkrimet tua sikur pandeh se ç’po ndodhë dhe sot në botë! Sikur ‘ke parë gajbin nga një perde e tejdukshme’ (siç thoshin dijetarët e parë nga gjenerata e frymëzuar Kur’anore)!

Përshkrimi yt përputhet me  gjendjen tonë deri në hollësi:

…Kjo është mëkëmbja që Allahu ua ka premtuar atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. U ka premtuar se do t’i bëjë udhëheqës në tokë siç i bëri më parë besimtarët e sinqertë, në mënyrë që ta jetësojnë programin që Allahu e deshi, me drejtësinë që Allahu e ofroi, të çojnë njerëzimin hap pas hapi në rrugën e përsosmërisë që Allahu xh.sh. caktoi për njerëzimin. Kurse ata që marrin pushtet për të shkatërruar e  çrregulluar botën, duke ushtruar padrejtësi e shtypje dhe për të përulur njeriun deri në nivel të kafshës, ata njerëz nuk mund të jenë kurrë mëkëmbës në tokë! Ata, në fakt, këtë pozitë e kanë patur sprovë, për vete ose për të tjerët, Allahu e di më mirë!

Sa i përket temkinit, Profesori Kutub pohon se temkini fillimisht ndodhë në zemër. Pra, para se të bëhemi autoritet në tokë, duhet të bëhemi autoritet në zemër, të fitojmë dashurinë dhe besnikërinë e njerëzve.

I madhëruar qoftë Allahu! Realiteti ynë i sotëm, kaq i hidhur, ky distancim nga feja (në nivelin individual, kolektiv e global!), ky kërcënim e kjo luftë e hapur globale kundër Islamit dhe besimtarëve myslimanë, kjo islamofobi e theksuar, kjo luftë psikologjike e ushtarake ku bëjnë pjesë dhe mediat perëndimore, ato sioniste, duke mos përjashtuar as ato arabe… ka një emërues – injorancën e hapur ndaj Islamit dhe programit të të tij hyjnor dinamik!

Si rrjedhojë kemi dhe lëkundjet e brendshme tek komuniteti  mysliman, labilitetin shpirtëror që ndikon drejtpërdrejtë dhe në reperkusionet e jashtme.

Madhështia e Krijuesit dhe mesazhi i Tij hyjnor kuptohet vetëm duke lexuar, studjuar dhe duke përmirësuar imazhin e shtrembëruar ndaj islamit[3].

Ja analiza e bukur e Prof. Kutubit:

Temkini (forcimi) i fesë ndodhë nëpërmjet temkinit në zemra, temkinit në çështjet e jetës dhe të menaxhimit të saj. Pra, Allahu u ka premtuar se do t’i bëjë prijës në tokë dhe do t’ua forcojë fenë që ua ka përzgjedhur, pra do ta bëjë dominante. E feja e tyre urdhëron për qasje islame, drejtësi, mbizotërim mbi epshet, mirëmbajtje të tokës (ekosistemit, biodiversitetit), përfitim nga çdo e mirë që Allahu ka caktuar për njerëzimin, natyrisht duke ia përkushtuar tërë veprimtarinë Allahut xh.sh[4].

Esenca e mëkëmbjes dhe hapat që duhen ndërmarrë për të:

  • 1. temkini i fesë ndodhë fillimisht në zemra
  • 2. pastaj ndodhë epërsia ndaj epsheve
  • 3. pason funkcionalizimi i kapacitetit human
  • 4. vazhdon me aplikimin e drejtësisë në të gjitha sferat e jetës
  • 5. nëpërmjet funksionalizimit dhe perfitimit prej resurseve natyrore

I tërë ky sistem i përkushtohet Allahut xh.sh.

Sqaruam strategjitë e mëkëmbjes dhe temkinit, format e aplikimit në praktikë dhe hapat që duhet ndjekur në funksionalizimin e këtij programi hyjnor në tokë, duke qenë të bindur që ky sqarim është i mjaftueshëm, dhe Allahu di më mire.

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

LIDERSHIPI I SUKSESSHËM (sipas vizionit kur’anor dhe studimeve bashkëkohore)

RËNDËSIA E LIDERSHIPIT TË DREJTË NË ZBATIMIN E RREGULLAVE TË FESË DHE TË SHTETIT


[1] Në këto momente të korigjimit të librit tim, të përkthyer, para botimit, me datën 15 Gusht 2021, pas negociatave amerikane dhe afgane këtu në Doha-Katar, dhe  pas 20 vitesh rezistence dhe lufte të ashpër kundër aleancës europiane, amerikane, (Nato’s), në Afganistan, ushtria e hekurt talibane e riktheu shtetin e tyre të okupuar e të shkatrruar me krenari dhe trimëri. Ma sha Allah për këtë fitore, Allahu ua dhashtë suksesin, bereqetin, sigurinë, qeverinë kontruktiv politike, ekonomike, shoqërore dhe fetare islame. Amin.

[2] Me epsh nuk është për qëllim dëshira e madhe për të plotësuar kënaqësitë trupore. Epshi është koncept, kuptimin e të cilit mund ta gjeni në fund të librit. Përkthyesi.

[3] Për më shumë rreth kësaj, ju propozojmë librat në vazhdim të Sejjid Kutubit: Mukavvimat ettesavvuri el-islamij, Hasais ettesavvuri el-islamij, Mealim fi ettarik, El-mustakbel li-hadha eddin, El-islam vesselamu el-alemij, etj.

[4] Shih: Sejjid Kutub, Fi dhilali el-Kur’an, 4/2484.

[5] Shih edhe: Ebu Hajjan, Tefsiru el-bahri el-muhit, 24/55.