Faktorët që ndikojnë tek personaliteti individual

0
1036

Përgjatë hulumtimit dhe studimit kemi mësuar se shkencëtarët kanë përcaktuar disa faktorë të drejtpërdrejtë ose tërthortë që ndikojnë në orientimin e duhur apo të gabuar të personalitetit të njeriut. Ata kanë vënë theks të veçantë në faktorin shoqëror, kulturor, raportet familjare, guximin dhe trimërinë e trashëguar gjenetikisht, frikën, dobësinë e personalitetit, etj.

Konsiderojmë se, pos këtyre faktorëve, duhet përmendur edhe dobësimi apo përforcimi i motivit fetar, edukativ, moral e familjar, në ndikimin negativ apo pozitiv tek personaliteti i njeriut.

Prandaj, si shkak i këtyre faktorëve, sot po heqim të zitë e ullirit si shoqëri. Korrupsioni, shthurja morale, degjenerimi shkencor e intelektual, janë produkt i dobësisë dhe mangësisë së edukimit fetar, të motivit fetar, moral, etik, familjar e shoqëror. Zaten, kush nuk ka frikë Zotin, ai është në gjendje të bëjë të gjitha të këqiat që i vijnë dore! Kjo është e vërtetë dhe ska vend për komente.

 

Faktorët ndikues në personalitetin e njeriut

1-Fuqia e faktorëve të klasës shoqërore (pozitës dhe prejardhjes

2-Fuqia e faktorëve trashëgues (guximi, frika, zgjuarsia, intuita)

3-Fuqia e lidhjeve familjare, (nepotizmi)

4-Fuqia e faktorëve kulturorë të fituar dhe përvetësuar (doket dhe zakonet)

5-Fuqia e faktorëve të korrupsionit administrativ (dashuria për postin dhe famën)

6-Fuqia e faktorëve të korrupsionit ekonomik (dashuria për pasurinë dhe marrja e dhënia e ryshfetit)

7-Fuqia e faktorëve të shthurjes fetare dhe intelektuale (përhapja e ateizmit dhe shekullarizimit)

8-Fuqia e faktorëve të shthurjes morale (përhapja e të këqijave me të gjitha llojet e tyre)

 

Këta janë pra janë faktorët orientues dhe përcaktues të personalitetit të njeriut. Bashkëveprimi ndërmjet tipareve dhe faktorëve sjell deri tek vendimet e brendshme të personalitetit, mbi bazën e të cilave më pas merren vendimet[1].

Sigurisht, një lider besimtar mysliman, që ka frikë Allahun për çdo punë që bën, në vetmi e në publik, nuk do të lejojë që faktorët e jashtëm negativ të ndikojnë në vendimmarrjen e tij!

Ai nuk dëmton dhe nuk dëmtohet! Është besnik karshi shtetit, qeverisë dhe eprorit. Orientues të tij të vetëm janë ndërgjegjja dhe mendja e tij, të cilat janë të pashkëputura nga Kur’ani, Sunneti dhe liderët e drejtë, (mbretër, princër, krye ministra, apo kryetarë) qofshin. Po kështu u përmbahet edhe fjalëve të dijetarëve të drejtë e të dëshmuar, atyre që urdhërojnë për drejtësi, mirësjellje, që ndalojnë nga e keqja, e irrituara,  shëmtuara.

Nisur nga fakti se personaliteti i njeriut është një çështje themelore dhe e ndjeshme në fushën e lidershipit, për shkak të faktorëve të jashtëm pozitiv apo negativ që mund të ndikojnë në të, atëherë hulumtuesit nuk kanë reshtur së kërkuari zgjidhje që na hapin sekretet e personalitetit dhe që na mundësojnë ta njohim mirë e më mirë.

Për të ardhur deri tek këto zgjidhje, ata janë duke u shërbyer me shkencat e reja nëpërmjet të cilave njohja e personalitetit është më e lehtë.

Pjesa në vazhdim do të na shpalosë detaje më të hollësishme mbi këtë çështje me rëndësi të madhe për ta njohur personalitetin e kandidatit apo të individit të rekomanduar për lider politik, ushtarak,akademik, fetar apo civil.

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

LIDERSHIPI I SUKSESSHËM (sipas vizionit kur’anor dhe studimeve bashkëkohore)

 


[1]Shih: Ived, Abbas Mahmud, El-kijadetu ve essimat essevijjeh li eshshahsijjeh, f. 26-35; Fejsal bin Xhasim, El-kijadetu ve etheruha fi kesbi el-vela, f. 201-257; 277-306.