Katekizëm bektashian 

0
326

 

1-Nëse pyesin ç’është namazi, thuaju:

Gatimi i gjërave të papjekura  طبخ الاشياء و الأطعمة الطازجة للشيخ المرشد  për t’i sjellë te murshidi.

 2-Nëse të pyesin ç’është abdesi الوضؤ  thuaju:

Kapja pas hirkës së murshidit duke harruar të gjitha ligësitë, për të qenë i pastër në zemër gjithmonë.

3- Nëse të pyesin ç’është agjërimi, thuaju:

Të përmbajturit nga gënjeshtra dhe përfolja.

4- Nëse pyesin ç’është haxhi, thuaju:

 Të futurit në zemrën e murshidit.

 5-Nëse pyesin ç’është zekati, thuaju:

 Varfëria e shuarjes së egos–fakri fena.

  (Shih: The Bektashi Order, f. 208)                                                                                                        

Bektashizmi në raport me besimet e tjera

Siç pamë, bektashizmi është një sistem i përbërë, eklektik bindjesh dhe praktikash, dhe atij i janë shtuar elemente vazhdimisht, që prej shekullit XIII e deri tani. Këtu do të përpiqemi të përmendin disa besime, me të cilat bektashinjtë kanë lidhje ose janë të afërt…

  • Alevitë. Ata janë të afërt me alevitë, me të cilët kanë shumë pika të përbashkëta. Të dy grupet kanë bindje të ngjashme për Aliun dhe Dymbëdhjetë Imamët. Që të dy bashkuan fjalët Muhammed dhe Ali si një person në emër. Të dyja grupet i kanë bashkuar këta dy emra në trinitet me Allahun. Që të dy e njohin veten si sekt i Xhafer Sadikut. Ndikime hurufiste janë të pranishme në të dyja, tek shprehja e kuptimeve të veçanta tek gërmat dhe numrat (Shih: The Bektashi Order, dhe A Spiritual Discourse… ).
  • Islami Sunni. Kur diskutuam portën e Sheriatit, folëm për pjesën sunnite të këtij tarikati, ndërsa Profeti Muhammed a.s. përmendej vetëm me gojë. Ndryshe nga Aliu që përmendej nga zemra, dhe kur ata citojnë diçka nga Kur’ani Fisnik i japin shpjegim të veçantë. Dhe ky Islam sunni u përdor nga pjesëtarët e tarikatit bektashi si përligjje ose mbulojë për idetë e tyre panteiste dhe Islamin shii القائلين بوحدة الوجود që përbën karakteristikën bazë të këtij tarikati.
  • Islami Shii. Kur përmendin Dymbëdhjetë Imamët kjo është çështje themelore për ta, madje ata përdorin disimulimin (takijja) التُقْية
  • Shamanizmi, bindje të lashtë aziatike ku gruaja merr pjesë me burrin në adhurim, këngë dhe himne mistike, kërcim ritual i ngjashëm me atë të shamanëve, flijimi i deles ose i qengjit në ceremoni të mëdha, mrekullitë e ngjarjeve me fluturim në ajër ose metamorfozë

المسخ أو التحولات  nga qenie njerëzore në zogj nga shenjtorët e tyre. Këto janë të ngjashme me historitë e Turkistanit kinez, elemente të tjera si folklori që vinin nga ndikimi budist që u fut në shamanizëm përmes Tibetit dhe Turkistanit kinez, dhe vendet ose pemët e shenjta që i kanë të përbashkëta. (Ibid, 214)

  • Neo-Platonizmi الأفلاطونية المحدثة . Disa ide filosofike të përdorura nga bektashinjtë dhe tarikate të tjera si: Akl-i Kul, Nefs-i Kul, Intelekti uiversal dhe shpirti universal janë pasqyrime të trinitetit të Plotinit: Shpirti Absolut, Vetja dhe Intelekti. Hadithi: “Ai që njeh veten, njeh Zotin e tij” është inversion i një ideje të gjetur në Alcibiadat pseudo-platonike, e cila arriti tek arabët përmes neo-platonizmit. Ky hadith gjendet tek Ibn Sina dhe Ibn Arabiu.
  • Koncepti i hixhabit, fenasë dhe bekasë janë të gjitha shprehje të mendimit neoplatonist, që erdhën tek bektashinjtë përmes Ibn Arabiut dhe Rumiut. Ideja se shpirti është i pavdekshëm është një ide e Pitagorës që u shndërrua në lloje të tjera qeniesh.
  • Ideja e metempsikozës (التناسخ ) që besohet nga shumë bektashinj gjendet edhe tek Platoni e Plotini. Tek Platoni gjejmë edhe doktrinën e murshidit, që libri nuk mund të njihet pa një mësues të gjallë që e interpreton atë, etj. (Shih: The Bektashi order, 215, si dhe: A Spiritual discourse).
  • Ngjashmëritë mes tarikatit bektashi dhe Krishterizmit mund të shihen në këto pika:
  • Pagëzimi ose ideja e shlyerjes së mëkateve siç e pamë.
  • Krizma التمسح بالزيت المقدس, si në sakramentin lindor të konfirmimit.
  • Eukaristi i shenjtë القربان المقدس Simboli i vdekjes së Krishtit, ata përdorin verë dhe bukë në ceremonitë e vuajtjeve të Huseinit, dhe vetëm të iniciuarit besnikë lejohen të marrin pjesë në toالأشخاص الملقنون من الشيخ أو المرشد.
  • Pendesa التوبة و الندم i ngjan shërbimit të Bash Okumak ose Magfireti Zunub. Shkishërimi ushtrohet edhe në Kishën e Krishterë.
  • Martesa e ndershme në prani të priftit është si martesa bektashiane e kryer nga Babai etj. (Shih për më gjerë: The Bektashi Order of Dervishes, f. 216-217).

 

Prof.Dr.Hfz.  Hajredin Hoxha 

Tarikati bektashian (Hyrje në historinë dhe bindjet e tij) Sipas burimeve bektashiane