CILËSITË E ULEMAVE TË AHIRETIT

Prej cilësive të dijetarëve të ahiretit mund të veçojmë:

1. Ata nuk përzihen me kryetarët apo me njerëzit që janë në pozitë.

HUDHEJFE (r.a.) ka thënë: “Kini kujdes nga vendet e fitnes, përçarjes dhe provokimeve të ndryshme. Të tjerët i thanë: ‘Çka është fitnja – cilat janë vendet e provokimit?’ Ai tha: ‘Fitne janë dyert e njerëzve të cilët janë në pozita të larta (kryetarët). Dikush prej jush futet te princi (funksionari) dhe ia vërteton gënjeshtrën e tij dhe thotë ato që ai nuk i meriton.’”

SAID IBNUL MUSJIB (r.a) ka thënë: “Po të shihni një dijetar (hoxhë) që po sillet shumë nga dyert e princave, kini kujdes nga ai se është hajn.” Dijetarët e hershëm kanë thënë: “Nëse ti merr nga dynjaja (pasuria) e tyre diçka, ata kanë për të marrë prej fesë tënde më shumë.

2. Ata nuk nguten në dhënien e fetvave dhe, nëse japin fetva, e japin saktësisht.

Ka qenë traditë e dijetarëve të hershëm, që kur u ka ardhur dikush për të kërkuar përgjigje (fetva), ata i kanë dhënë përparësi tjetrit, kështu që pyetësi është detyruar të kthehet tek i pari ku ka kërkuar përgjigje. Prej sinqeritetit dhe frikës që kishin nga All-llahu xh.sh., të tjerët nuk u përgjigjeshin pyetjeve edhe pse i dinin përgjigjet.

ABDURRAHMAN IBN EBI LEJLA (r.a.) ka thënë: “Kam pas rastin që në këtë xhami (Xhamia e Muhammedit a.s.) të mbërrijnë 120 as’habë të Muhammedit a.s. Kur vinte dikush për t’i pyetur për diçka, secili prej tyre kishte dëshirë që pyetjes t’i përgjigjej ai tjetri.

Më pas çështja ka mbërritur deri aty, saqë disa persona, që e konsiderojnë veten të dijshëm, nxitojnë t’iu përgjigjen pyetjeve, të cilat nëse do t’i ishin parashtruar hazreti Ymerit, ai nuk kishte për t’iu dhënë përgjigje, pa i mbledhur sahabët e luftës së Bedrit (të cilët e kanë përjetuar luftën) dhe pa u konsultuar me ta.

3. Ata i kushtojnë rëndësi sinqeritetit të veprave, kujdesen për pastrimin e zemrave të tyre nga mendimet e këqija, nga dyshimet etj. Si bazë e fesë është ruajtja nga dëmi. E personi nuk mund të ruhet saktësisht pa e ditur se çka është dëmi. Njëri prej dijetarëve ka thënë: “E kam mësuar dëmin jo për ta punuar atë, por që të ruhem nga ai.” Ai i cili nuk e di dëmin, ai edhe bie në të dhe vepron sipas tij.

4. Janë munduar të kuptojnë disa fshehtësi të ligjeve kur’anore me qëllim që t’ju shtohet besimi, mirëpo nëse nuk i kanë kuptuar, atëherë janë dorëzuar tek All-ll ahu xh. sh.

5. Kanë pasur për shembull (për mostër) sahabët e Pejgamberit a.s. dhe të zgjedhurit e tabiinëve dhe janë ruajtur nga çdo shpikës i ri në fe.
Allahu e di më mirë!

Kete liber madheshtor e kemi pas tekst shkollor ne lenden e Edukates Islame ne Damask te Sirise me 1983-1989.Rekomandoj fuqishem qe libri komplet te perkthehet ne gjuhen shqipe per hir te Allahut dhe studenteve te rinj qe jane qasur rruges se diturise.

Ky liber eshte permbledhje e librit enciklopedik Ihjau Ulumid Din te Imam Ebu Hamid el Gazalit, Allah paste meshire mbi te dhe mbi ne. Amin amin amin.

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

DORACAK ME RËNDËSI PËR FILLESTARËT NE KËRKIMIN E DITURISË

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments