Përpjekjet e diplomatëve dhe politikanëve për shuarjen e zjarrit të dukurisë së terrorizmit

 

Në tërë botën janë mbajtur me dhjetëra seminare, takime dhe tubime si dhe për studime, hulumtime, punime dhe nisma shkencore janë shpenzuar me miliona dollarë – për të hulumtuar gjurmët, shkaqet dhe motivet e terrorizmit, për të vazhduar më pas me mënyrën e shërimit të kësaj dukurie negative dhe shkatërruese të njerëzimit.

Pas një përpjekjeje të madhe dhe një studimi shkencor sistematik, kanë arritur në disa rezultate, zgjidhje, rekomandime dhe propozime për ballafaqimin me këtë dukuri dhe për çrrënjosjen e saj. Sipas asaj që ka përmendur një oficer i inteligjencës shtetërore për Lindjen e Mesme, këto rekomandime dhe fusha mund t’i përmbledhim në fushat vijuese:  rrugët diplomatike,

  • ligjet penale,
  • mjete e vëzhgimit financiar,
  • forca ushtarake,
  • informacionet (sekrete).

Të gjitha këto mjete duhet të funksionojnë të sistemuara në këshilla nën udhëheqje të ministrive. Këta mendojnë se shprehja “Luftim i terrorizmit“ përfshin përpjekjet e shumta të shumë organizatave dhe agjencive shtetërore. Lufta kundër terrorizmit përfshin anën diplomatike, e cila synon bashkërendimin e përpjekjeve të huaja shtetërore rreth kësaj çështjeje…sikur që përfshin edhe procedurat financiare të organizatave për ndalimin e pasurimit dhe furnizimit të terroristëve. Ndonjëherë, lufta kundër terrorizmit d.t.th. edhe përdorim i fuqisë së armatosur…

Të ngjashme me këto zgjidhje e rekomandime të përmendura, ishin edhe bazat e bashkëpunimit arab për luftë të përbashkët kundër terrorizmit, dhe kjo në disa fusha:

Në fushën e sigurisë, përveç të tjerash, përmendën marrëveshjen për pengimin e krimeve terroriste duke mos ua mundësuar zhvillimin e pasurive të tyre, duke arritur shpërbërjen e organizimeve për akte terroriste, etj. Prej pikave të marrëveshjes së luftës kundër terrorizmit ishin edhe:

  • Arrestimi i terroristëve dhe gjykimi i tyre sipas ligjit kombëtar,
  • Siguria e madhe për personelin e fushës së drejtësisë kundër krimeve,
  • Siguri të madhe për burimet e informacioneve për krimet terroriste,
  • Ndihma për viktimat e terrorizmit,
  • Bashkëpunim ndërmjet organeve të shtetit dhe qytetarëve për luftë të përbashkët kundër kësaj dukurie, dhe
  • Nxitje për paraqitjen e rasteve (e veprimeve) terroriste në qendrat zyrtare të shtetit, polici, apo qofshin ato shërbime të tjera…

Edhe pse kam shumë respekt për këto përpjekje shtetërore që janë derdhur, megjithatë ato disi janë të zbehura për shkak se ata u interesuan ta shëronin problemin nga jashtë e jo edhe në brendësinë e tij, prej të cilit burojnë edhe vetë këto ide dhe qasje ekstremiste.

Më konkretisht, ata anashkaluan zgjidhjen fetare ose ideore a kulturore për këtë dukuri. Arsyeja e anashkalimit të këtij elementi qenësor fshihet në faktin se perceptimi i këtyre zgjidhjeve, edhe pse i kryer sipas frymës perëndimore, është bërë në mënyrë të përgjithshme duke përfshirë këtu edhe myslimanët, të cilët mund të japin zgjidhje a opsione të tjera për shërimin e kësaj dukurie.

Duke pasur parasysh dallimet fetare, zakonet, traditat dhe rrethanat shoqërore, – rekomandimet dhe opcionet e ofruara më parë, ndoshta janë të vlefshme për vendet perëndimore, por mund të jenë tërësisht të pavlefshme për vendet islame apo arabe. Se sa kanë funksionuar këto zgjidhje dhe opsione, shihet shumë qartë në rritjen dhe zhvillimin e mëtejmë të terrorizmit në botë, që, me fjalë të tjera, do të thoshim se nuk kanë shënuar asfarë rezultatesh.

 

Rezultati i angazhimeve dhe përpjekjeve të derdhura

Nga ajo që shohim sot në botë e që vërteton qartë praninë edhe më të madhe të kësaj dukurie në të gjitha shoqëritë botërore, themi se këto përpjekje nuk ia kanë arritur qëllimit të tyre kundër kësaj dukurie. I tërë problemi-dështimi përqendrohet në mbështetjen vetëm tek faktori njeri dhe ligjet e vëna prej tij si dhe në anashkalimin e faktorit fetar dhe udhëzimit hyjnor, për shërimin e kësaj sëmundjeje, ngase Allahu e di më së miri se ç’i nevojitet njerëzimit. Thotë Allahu:

“A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë“.[1]

Pra, as fetarisht, po as racionalisht, nuk mund të imagjinohet një shërim i vetëm botëror për të gjitha vendet dhe për të gjithë njerëzit. Mentaliteti i një të riu amerikan ose evropian dallon nga mentaliteti i një të riu arab, e kështu me radhë.

Doc.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha

DUKURIA E EKSTREMIZMIT DHE TERRORIZMIT – Terrorizmi ndërmjet aktualitetit dhe shpresës  – Shërimi i kësaj sëmundjeje


[1] el-Mulk, 14.

 

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

EDUKIMI DHE REFORMIMI – Zhvillimi i efikasitetit te muslimani...

EDUKIMI DHE REFORMIMI - Zhvillimi i efikasitetit te muslimani bashkëkohor Autor: Dr. Maxhid Arsan el...

حصاد دراساتي الفكرية والتربوبة والثقافية والإجتماعية

حصاد دراساتي الفكرية والتربوبة والثقافية والإجتماعية 2016-2000 في المؤتمرات العالمية والمجلات العلمية المحكمة من تأليف فضيلة الدكتور خيرالدين...

حصاد دراساتي القرآنية

حصاد دراساتي القرآنية 2005 -2016 في المؤتمرات العالية والجلات العلمية المحكمة من تأليف فضيلة الدكتور خيرالدين خوجة الكوسوفي أستاذ...

الأسس العلمية والقواعد المنهجية لتفسير القرآن الكريم (الأستاذ سيد...

الأسس العلميةوالقواعد المنهجية لتفسيرالقرآنا لكريم الأسس العلمية والقواعد المنهجية لتفسير القرآن الكريم ( الأستاذ سيد قطب...

البعد الأكاديمي والتربوي في ظاهرة نزول القرآن الكريم منجماً

البعد الأكاديمي والتربوي في ظاهرة نزول القرآن الكريم منجماً بقلم د/خيرالدين خوجة ( الكوسوفي ) أستاذ...

المفسرون وقواعد التفسير بين التشابه في المقدمات والاختلاف في...

المفسرون وقواعد التفسير بين التشابه في المقدمات والاختلاف في النتائج عرض تحليلي لجهود بعض...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments