Shkaqet dhe motivet e ekstremizmit

Shkaqet dhe motivet e ekstremizmit, siç i kanë përmendur dijetarët dhe mendimtarët, janë:

  • Mosnjohja e vërtetë e fesë.
  • Sipërfaqësia në të kuptuarit e teksteve pa u thelluar fare në njohjen e qëllimeve të tyre, shkaqeve të tyre dhe urtësive që fshihen pas tyre.
  • Preokupimi me çështje sekondare dhe anashkalimi i çështjeve primare dhe madhore.
  • Papërmbajtja për ndalimin e gjërave pa argumente dhe përpjekja për të gjetur gabimet e dijetarëve dhe mendimtarëve. Një gjë e tillë sigurisht që është kundër traditës së të parëve tanë, të cilët nuk i thoshin “Haram” asgjëje përveç asaj që me tekst të prerë është e tillë.
  • Pasimi i teksteve të paqarta dhe anashkalimi i teksteve të qarta.
  • Mosedukimi dhe mosshkollimi pranë dijetarëve të dëshmuar.
  • Miopizmi dhe injoranca në raport me aktualitetin, jetën, historinë dhe ligjet kozmologjike.

Disfata shpirtërore që mbizotëroi mbi shpirtrat dhe zemrat e myslimanëve, fatkeqësia ideore që ka kapluar myslimanët, prapambetja ekonomike dhe varfëria që përjetojnë myslimanët, ndarja në grupe, parti dhe përçarjet e tjera politike, degradimi moral që sot përjetojnë shoqëritë perëndimore dhe islame, – janë si parapërgatitje për shfaqjen e një grupi ekstremistësh nga radhët e të rinjve myslimanë, të cilët predikojnë kthimin e krenarisë islame dhe pozitës së myslimanëve nëpërmjet forcës ose “Ngritjes së flamurit të xhihadit“ kundër liderëve myslimanë, me anë kryengritjesh kundër tyre për ndërrimin e tyre me liderë që do ta jetësonin këtë dëshirë të tyre…

Ky është motivi dhe shkasi kryesor që shtyn këtë grup të rinjsh të ndërmarrin akte të dhunshme dhe kriminale duke vrarë njerëz të pafajshëm, duke shkatërruar institucione publike, duke hedhur në ajër ndërtesa e ura, duke vrarë forcat e rendit e të sigurisë, duke mbytur ata që janë nën sigurinë e shteteve islame (dhimmijj-unët), duke përhapur frikë dhe duke shkaktuar panik tek qytetarët e bashkatdhetarët e tyre…

Por, a thua, vallë a arsyeton qëllimi i mirë mjetin e gabuar?!

Këta të rinj e kanë gabuar rrugën…, ngase me këto sjellje të pamatura i kanë sjellë Islamit më shumë të këqija e probleme sesa të mira e qetësi.

Disa mendimtarë mendojnë se problemi qëndron në keqkuptimin e Xhihadit, keqkuptimin e pozitës së jomyslimanëve, keqkuptimin e marrëdhënieve me jomyslimanët që jetojnë në shtetin islam, keqkuptimin e ndërrimit të së keqes me forcë, dhe keqkuptimin e ngritjes dhe kundërshtimit të liderëve…

Doc.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha

DUKURIA E EKSTREMIZMIT DHE TERRORIZMIT – TRAJTIMI I SAJ NDËRMJET PËRPJEKJEVE DIPLOMATIKE, AJETEVE KUR’ANORE DHE THËNIEVE PROFETIKE.

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

Prof.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha do të qëndroj në Zvicër për...

Prof.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha do të qëndroj në Zvicër nga data 9-13 Qershor. Kjo vizitë...

PREZANTIMI #17 SISTEMI I BESIMIT NE ISLAM – 02...

PREZANTIMI #17 SISTEMI I BESIMIT NE ISLAM - 02 – PROF.DR.HFZ HAJREDIN HOXHA  

PREZANTIMI #16 SISTEMI I BESIMIT NE ISLAM – 01...

PREZANTIMI #16 SISTEMI I BESIMIT NE ISLAM - 01 – PROF.DR.HFZ HAJREDIN HOXHA

Mesazh urimi me rastin e Bajramit të Fitrit, nga...

Lexues të nderuar, Ndërsa hëna po venitet, e muaji po plotësohet, Bajrami i Fitrit veç...

Kiraetet e Kur’anit ndërmjet pikëpamjes hebreje dhe islame, –...

Titulli: Kiraetet e Kur’anit ndërmjet pikëpamjes hebreje dhe islame, - Abdul Fettah el Kadi...

Metodologjia e të mësuarit të Kuranit përmendësh – Këshilla...

Metodologjia e të mësuarit të Kuranit përmendësh Autor: Prof.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha Këshilla të arta për fillestarët...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments