Personalitete udhëheqëse të suksesshme : OMERI, I BIRI I HATTABIT, r.a.

Emri: Umer bin Hattab bin Nufejl bin Abdul Uzza bin Rijah bin Abdullah bin Kurt bin Rezah bin Adij bin Ka’b bin Luej bin Galib bin Fihr bin Malik bin Nadr, i cili është Kurejsh bin Kinane bin Huzejme bin Mudrikeh bin Iljas bin Mudar bin Nizar bin Ma’d bin Adnan, adevij kureshij.

Lindja/vdekja: Ka lindur pas viti të elefantit, 13 vite pas lindjes së Muhammedit a.s. Ndërsa ka vdekur ditën e mërkurë, më 26 dhul hixhe 23 h., pas një sulmi tinëzar nga zjarrputisti Ebu Lu’lue, i cili e kishte ruajtur derisa kur ishte duke e falur namazin e sabahut me xhematë, respektivisht bënte sexhden, e kishte sulmuar me një hanxhar.

Historiku i Islamit: E ka pranuar Islamin në muajin dhul hixhe në vitin e gjashtë të pejgamberisë së Muhammedit a.s. Atëbotë ishte njëzeteshtatë vjeçar.

Tiparet e personalitetit: Drejtësia: Omeri r.a., ishte shumë i drejtë dhe, nga aftësia për ta ndarë e të bërë diferencimin ndërmjet të vërtetës dhe të kotës, kishte marrë ofiqin el-faruk.

Modestia: Tek Omeri r.a., mund të depërtoje lehtë dhe, madje, edhe ta thërrisje thjesht në emër.

Mbikëqyrja: Omeri r.a., ishte vigjilent karshi raporteve me Allahun xh.sh, respektivisht e kishte në hatër përherë mbikëqyrjen nga Ai, sikur që përgjegjësinë për detyrën që iu kishte ngarkuar, jo vetëm në raport me njerëzit, por edhe me kafshët, e kishte në nivelet më të larta. Nga përgjegjësia që ndiente, bënte fare pak gjumë.

Autoriteti: Omeri r.a., dallonte për seriozitetin dhe rreptësinë, për çka edhe djajtë e kishin frikë. Në prani të tij, njerëzit nuk guxonin të bënin gabime. **Transmetohet nga ai se lideri nuk duhet të qëndroj në postin/mandatin e tij më shumë se katër vite, sepse nëse ka qenë i drejtë, populli do të bezdiset prej tij, bëhen monoton, dhe nëse ka qenë tiran/zullumqar, mjafton kjo periudhë katër vjeçare për zullumin e tij, ma shumë nuk ban me qëndrue, duhet të largohet.

Tiparet e lidershipit: Përzgjedhja e duhur e bashkëpunëtorëve: Nuk është drejtësi ta akuzosh një vartës dhe ta shfajësosh eprorin e tij dhe të bëhesh i verbër dhe i shurdhër ndaj ankesave të popullit ndaj tij. Omeri r.a., konsideronte se kush emëron një mëkatar (të pandershëm) në një detyrë, me dijen paraprake për gjendjen e tij, është mëkatar i ngjashëm me të. (Nisur nga ky parim) Omer bin Abdul Azizi (një lider i drejtë, i ardhur disa vite pas Omerit r.a.,) vendimin e parë që kishte marrë pas ardhjes në detyrë ishte shkarkimi i të gjithë guvernatorëve të padrejtë, të cilët ishin emëruar më parë.

Konsultimi: Kjo që të mos merr vendimet i vetëm. Omeri r.a., madje kishte ndaluar Sahabet r.a., që ta braktisnin Medinen, në mënyrë që të merrte mendimet e tyre për ngjarjet dhe ndodhitë e ndryshme.

Sipas shura-së (konusltimit), lideri nuk ka të drejtë tua imponojë mendimin e vet dhe aq më pak të shfaqet i padrejtë ose të hakmerret ndaj atyre që mendojnë ndryshe, ngase kështu shura nuk do të kishte rëndësi.
Përkujdesja për zhvillimin e fuqisë dhe kapaciteteve ushtarake: Omeri r.a., i kushtonte rëndësi të madhe përgatitjes dhe aftësimit të ushtarëve, sikur që ishte kureshtar për epërsi profesionale.

 

KARTELA IDENTIFIKUESE TË DISA PERSONALITETEVE UDHËHEQËSE MË TË SUKSESSHËM DJE DHE SOT


Burimet:

Muhammed Ali Salabi, Faslu el-hitab si sireti Umeri bin el-Hattab, Emiiri el-mu’minine: shahsijjetuhu ve asruhu, (EBA: Mektebetu es-Sahabe, 2002).

Abdusettar Shejh, Umer bin el-Hattab – el-halifetu err-rrashidij el-adhim ve el-imam el-adil err-rrahim, (Damask: Dar el-kalem, 1976).

AbduRrahman bin Ali, Menakibu Emiri elo-mu’minine Umer bin el-Hattab, (Dar Ibn Haldun).
**Insert i shkëputur nga fjalimi i Hoxhës dhe dijetarit të madh Sheikh Hasen Veled ed Dedu, nga kanali televiziv Al Xhazera në Doha-Katar, emisioni ( Pa Kufi) –( Bi la hudud ), me datën 1.12.2021

 

 

 

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments