Raportet e kulturës së muslimanit bashkëkohor me kulturat e tjera 

Tash, pasi që u njohëm me karakteristikat e kulturës së muslimanit bashkëkohor, lind pyetja se çfarë raportesh kultivon ajo në raport me kulturat e tjera? Muhammed el-Emin esh-Shenkiti, një komentues i rrallë i Kur’anit Fisnik, jep shpjegime tejet domethënëse për qëndrimin e besimtarit musliman karshi kulturave të tjera, që përmblidhet në katër pika kryesore. Të shkëpusim diç nga fjalët e tij në lidhje me çështjen në fjalë.

“…realiteti dëshmon se kultura perëndimore ka gjëra të dobishme dhe të dëmshme. Sa i përket të parës, ajo ka të bëjë me aspektin material, pra me zhvillimin dhe përparimin në të gjitha fushat, madje edhe më shumë se që ishte paramenduar. Ajo, me këtë hap, njeriut – si qenie trupore e gjallë – i ka shërbyer shumë. Ndërsa sa i përket aspektit tjetër, pra atij të dëmshëm, ky ka të bëjë me neglizhimin e edukimit shpirtëror, i cili parimisht nuk mund të bëhet veçse me programin hyjnor, që ia përshkruan njeriut rrugën drejt lumturisë së dy botëve, si dhe e mban atë në lidhje të përhershme me Zotin e tij. Kësisoj, kultura perëndimore ka falimentuar për shkak të mbizotërimit të aspektit material ndaj atij shpirtëror, duke e kërcënuar edhe botën përreth. Zgjidhja e problemeve të saj nuk mund të ndodhë ndryshe veçse me dritën e shpalljes hyjnore, që është ligji i Krijuesit të qiejve dhe tokës, sepse ai, që është mashtruar nga materializmi aq sa e ka harruar edhe Zotin, nuk mund të shpëtojë ndryshe veçse duke iu kthyer Zotit. Ndërsa ndarja e vërtetë përkufizon edhe modalitet e zgjidhjes, që në fakt është dhe qëndrimi karshi kulturës perëndimore. Kjo përkufizohet vetëm në katër pika:

  • Braktisja e tërësishme, pra refuzimi i të gjitha aspekteve të saj, të mirave dhe të këqijave;
  • Përvetësimi i tërësishëm, pa dalluar të mirën nga e keqja; 3) Përvetësimi i së keqes dhe braktisja e së mirës; dhe 4) Përvetësimi i së mirës dhe braktisja e së keqes.

Le të diskutojmë pak për këto katër qëndrime. Tri të parat, pa dyshim, janë shumë të gabuara, për shkak se bien ndesh me parimet islame. E para, nënkupton braktisjen e çdo gjëje, gjë që është e gabuar ngase ngelja mbrapa në avancimin teknologjik është gabim. Allahu thotë:

“E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë)…“ (el-Enfalë, 60)

E dyta, është po kështu gabim, ngase përvetësimi në tërësi nënkupton edhe përvetësimin e moralit, që do të ishte një katastrofë e madhe për ne. Kultura perëndimore nuk është gjë tjetër veçse një rebelim i llojit të vet kundër Krijuesit dhe ligjit të Tij. Allahu thotë:

Thuaj: “Më thoni, atë që All-llahu ju dha si ushqim (të lejuar), e ju nga ai diçka bëtë të ndaluar e diçka të lejuar?” Thuaj: “A ju lejoi All-llahu ju, ose ju shpifni për All-llahun?” (Junus, 59)

“A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu? Po sikur të mos ishte fjala vendimtare (e All-llahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të jenë në Ahiret), do të kryhej dënimi mbi ta, e megjithatë, mohuesit do të kenë dënim të dhembshëm.“ (esh-Shura, 21)

Opsioni i tretë refuzohet për shkak të qasjes së papranuar që paraqet. Ai nënkupton përvetësimin e aspekteve negative, gjë kjo që refuzohet apriori. Kësisoj, mund të përfundojmë se opsioni i mbetur, i katërti, është i qëlluari, për shkak të korrektësisë dhe drejtpeshimit. Kështu veproi i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam]. Ai përfitoi nga hapja e hendekut në Betejën e Ahzabit, që si strategji ushtarake ishte e persianëve, sikurse që përfitoi edhe nga të tjerët gjëra të tjera të rëndësishme. Gjatë Hixhretit ai kishte angazhuar një jomusliman si udhërrëfyes. Si konkluzion mund të themi se qëndrimi ynë karshi kulturës perëndimore është që të marrim aspekte që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe avancimin teknologjik dhe t’i braktisim të tjerat, pasi që morali, etika dhe kultura jonë na mjaftojnë. Ky është parimi, por praktika, mjerisht, është ndryshe. Muslimanët kanë përvetësuar të kundërtën, duke rrezikuar kështu humbjen e dynjasë dhe ahiretit.

“Ka nga njerëzit që adhuron All-llahun me mëdyshje (luhatshëm), nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet me të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai e ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë.“ (el-Haxh, 11)

Sa bukur është kur tek individi bashkohen feja dhe dynjaja dhe sa shëmtim është kur bashkohen pabesimi dhe falimentimi (humbja).

Kështu, bazuar në  këtë që thamë, mund të përfundojmë se kultura jonë në raport me të tjerët ngrihet mbi këto baza:

1) Dallim, por edhe përfitim. (التميز والاستفادة )Muslimani duhet të dallohet nga të tjerët në besim, adhurim dhe sjellje (edukatë), gjë për të cilën aludohet në Kur’an:

“Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta.

Disa prej tyre janë besimtarë, po shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.“ (Ali Imran, 110)

“Me ithtarët e librit mos polemizoni ndryshe (kur i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thojuni: “Ne i besuam asaj që na u zbrit neve dhe që u zbriti juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij.“ (el-Ankebut, 46)

“(Përkujtoni) Kur ne morëm zotimin e bijve të Israilit; mos adhuroni tjetërkë përveç All-llahut, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve dhe njerëzve thojuni fjalë të mira. Faleni namazin dhe jepni zeqatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit.“ (el-Bekare, 83)

  • Përputhje, jo pështjellim. Muslimani është i urdhëruar t’i harmonizojë parimet e kulturës së re të fituar me parimet e kulturës islame. Kjo është ajo që sot po e quajnë ‘islamizim i dijes.’ Procedura e përputhjes kalon nëpër disa faza ose realizohet nëpërmjet disa mjeteve, si: vlerësimi i asaj kulture sipas peshojës islame, në mënyrë që të bëhet filtrimi i saj nga çdo gjë që mund të jetë e papranuar në Islam. Kështu përputhjen mund ta bëjmë duke iu shmangur çdo gjëje që do të ishte e refuzuar nga këndvështrimi ynë islam. Ndoshta ajeti që do të përmendim në vijim aludon në këtë domethënie. Allahu thotë:

“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allllahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.“ (el-Huxhurat, 13)

  • Pranim, jo shkrirje. Muslimani duhet të pasojë rrugën e pejgamberëve dhe të përvetësojë metodën e tyre. Allahu duke na folur për metodat e tyre thotë:

“Ne ia pranuam lutjen atij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira. Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.“ (el-Enbija, 90) Në këtë ajet aludohet kjo që thamë. Muslimani intelektual, që ka dije për fenë dhe dynjanë e tij, nuk e pranon assesi shkrirjen dhe asimilimin në kulturat tjera. Islami është feja e vetme që i ruan identitetet etnike të njerëzve. Diversitetin e vlerëson si pasuri dhe si demonstrim të fuqisë absolute të Allahut.

“Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz.“ (errRrum, 22)

Këtë e dëshmon praktikisht historia e perandorive tona islame, në historinë tonë klasike dhe moderne.

4) Refuzim, por jo bojkotim. (الرفض لا المقاطعة )Islami ynë urdhëron për pranimin e së mirës, çfarëdo qoftë ajo, sidomos kur kemi parasysh aprovimin e disa traditave të periudhës para islame, si: dhënia ushqim, nderimi i mysafirit, guximi, tavafi në Haxh, ecja ndërmjet Safasë dhe Merves etj. Allahu thotë:

Lutja e tyre pranë shtëpisë (Qabesë) nuk ishte tjetër vetëm se britmë dhe duartrokitje, prandaj vuajeni dënimin për shkak se mohonit.“ (el-Enfalë, 35)

Kjo duhet të aplikohet edhe në jetën bashkëkohore tek muslimanët. Jo çdo gjë perëndimore është e refuzuar. Ne pranojmë të mirat, kuptohet gjithnjë sipas kriterit se ato nuk duhet të jenë në kundërshtim me fenë. Ne mund ta aplikojmë edhe kriterin e bojkotit, sidomos nëse vërejmë se ata janë duke e nënçmuar fenë tonë ose tallen me të, siç ka ndodhur këto vitet e fundit. Por, ajo që të çudit është se me gjithë këto marrëzi të Perëndimit dhe me gjithë këto shkelje të të drejtave tona që na bëhen prej tyre, prapëseprapë muslimanët vazhdojnë biznesin me ta, sikur të mos ketë ndodhur kurrgjë!!!

Si përfundim mund të themi se kjo është platforma sipas së cilës duhet të veprojmë me të tjerët.

Allahu e di më së miri!

Prof.Dr.Hfz Hajredin Hoxha: KULTURA E MUSLIMANIT BASHKËKOHOR

 

 

[1] Shenkiti, Muhammed Muhtar. (2007) Tefsiru advai-l-bejan. 4/381.

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments