KRITERET E TË QENIT I HAPUR – VIJA QË NUK BËN TË SHKELET

KRITERET E TË QENIT I HAPUR – VIJA QË NUK BËN TË SHKELET  

Këtë kapitull e kemi lënë të veçantë për të shpjeguar se të qenit i hapur megjithatë ka kushte. Nuk do të donim të konsideroheshim si propagandues të liberalizmit dhe nuk jemi. Ndaj, këtu do të përmendim disa nga kushtet dhe kriteret e vëna për të qenë i hapur karshi tjetrit. Dijetarët muslimanë kanë tërhequr vërejtjen për:

1) Pjekurinë e duhur, ndryshe jo çdokush mund të shfaqet i hapur ndaj kulturës, ideve dhe bindjeve të të tjerëve, ngase shumë shpejt do të përfundonte si viktimë e rrymave fetare (misionarizmit të krishterë) apo e shekullarizmit. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam], siç transmetohet, e kishte ndaluar Omerin të lexonte disa fletushka të Teuratit, nga frika e mbjelljes së dyshimeve apo përzierjes së gjërave, pasi që ai edhe ashtu ishte ende shumë i ri në Islam. Bazuar në këtë, dijetarët kanë këshilluar për të mos i dërguar fëmijët të vegjël jashtë vendit pa u pjekur apo pa përfunduar më parë studimet në vend. Po kështu porosisim dhe sot që të mos tregohemi shumë tolerantë edhe karshi disa kanaleve televizive, dëmi i të cilave veç po dëshmohet për familjen dhe rininë. Personalisht kam parë pjesëmarrjen e disa thirrësve të rinj muslimanë në debate televizive, që fatkeqësisht, për shkak të mospërgatitjes profesionale, dështonin. Ata nuk janë për vende të tilla, prandaj le të kenë kujdes se kriteri i përzgjedhjes nga televizionet bëhet edhe për shkak të jokualifikimit të nevojshëm. Po qe se do të hulumtonin për dimensionet dhe domethëniet ideore dhe shkencore të ajeteve, atëherë për rastin në fjalë shumë të aplikueshme do të na dilnin ato të ajeteve vijuese:

“O ju që besuat, rrini të përgatitur (të armatosur) dhe dilni (për në luftë) grup pas grupi apo të gjithë së bashku.“ (en-Nisa, 71)

“E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje), ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-llahu i di ata. Çkado që shpenzoni për rrugë të All-llahut, ajo do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtë.“ (elEnfalë, 60)

2) Vërejtje tjetër që kanë dhënë dijetarët është dhe ikja nga të qenit i hapur pa asnjë kusht. Disa vetëm marrin nga kulturat e tjera, pa dalluar të mirën nga e keqja, të dobishmen nga e dëmshmja, të nevojshmen nga e panevojshmja, atë që përputhet me Kur’anin dhe Sunnetin dhe atë që nuk përputhet. Ummeti ka një përvojë të hidhur nga e kaluara kur e kishte neglizhuar këtë kriter. Për pasojë, librat fetare ishin përplot thënie – israilijjate – që ndonjëherë mbase edhe ishin në kundërshtim të hapur me fenë. Kur’ani na ka tërhequr vërejtjen për shtrembërimet që ata – veçanërisht çifutët – iu kanë bërë librave të tyre, andaj nuk mund të presim se do të jenë zemërmirë ndaj nesh.

“A shpresoni se do t’u besojnë ata juve (jehuditë), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç’bënin) i ndryshuan ato?“ (el-Bekare, 75)

“Shumë ithtarë të librit (jehudi, të krishterë) edhe pasi u është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t’iu kthejnë në mosbesimtarë, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa Allllahu ta sjellë urdhrin e vet. All-llahu ka mundësi për çdo send.“ (elBekare, 109)

Nga ajetet e mësipërme, përveç asaj që kuptojmë se çfarë kanë bërë ithtarët e librit dhe si kanë vepruar me librat e tyre, mësojmë dhe për përpjekjet e vazhdueshme të tyre për devijimin e njerëzve dhe lajthitjen e tyre nga rruga e vërtetë, përpjekje të cilat nuk kanë mbaruar edhe sot e kësaj dite. Profesori dhe Hoxha im i dashur, i cili tashmë ka kaluar në amshim, Dr. Abdul Kahhar el-Ani, bënte thirrje për ta larguar nga përdorimi llojin e israilijjateve, me arsyetimin se nuk ka të specializuar të mjaftueshëm në historisë islame moderne dhe se hulumtuesit e studimeve kur’anore nuk janë shumë të vëmendshëm karshi israilijjateve. Paramendoni, nëse edhe në kohën e Shejhul Islam Ibni Tejmijes nuk ka pasur dijetarë të mjaftueshëm për historinë e çifutëve, atëherë çfarë mund të thuhet për sot?!!! Më e rrugës është që të mjaftohemi me Kur’anin.62F63

3) Magjepsja (mashtrimi) nga kultura e tjetrit është e ndaluar. Të ndihesh sikur je i pavlerë karshi tjetrit është gabim. Të mendosh e besosh se ajo që thotë tjetri është e qëlluar, ndërsa fjala jote jo, se ajo që bën tjetri është e mirë ndërsa ajo që bën ti jo, se ajo që thotë tjetri është e vërtetë kurse ajo që thua ti jo, se ajo që propozon tjetri është e saktë kurse ajo që propozon ti jo, se ajo… se kjo… – është një lloj adhurimi, me fjalë apo vepër.  Fatkeqësisht, ky skenar – nëse mund ta quaj kështu – është përsëritur dy herë në ummet: atëherë kur u përkthye filozofia greke dhe njerëzit u mashtruan dhe u dhanë pas saj, dhe tani kur kultura perëndimore ka vërshuar botën. Shkaktar kryesor i kësaj gjendjeje të mjerë është injoranca e muslimanëve dhe prapambetja e tyre në zhvillimin teknologjik. Sigurisht, faji i faturohet botëkuptimeve të gabuara që kanë përvetësuar. Më qartë, kaderin (caktimin e Allahut) e kuptuan si imponim, mbështetjen (tevekkulin) si varësi (tevakul), kënaqësinë (ar. el-kinaah) e kuptuan si pajtim me asgjë, durimin si nënshtrim ndaj tiranëve, devotshmërinë si dervishllëk, zuhdin (asketizmin) si braktisje të jetës, shuranë (konsultimin në nivel të lartë shtetëror) si simbol, jo si të detyrueshëm, pozitën e burrit për ta shtypur gruan…

4) Fatkeqësisht, ndikimi i kulturës perëndimore sot është shumë i theksuar, madje tek të gjitha shtresat e shoqërisë. Ky informacion është një alarm për thirrësit (hoxhallarët) për të reaguar kundër, gjithnjë sipas kritereve të përmendura më parë në këtë studim.

Ka humbur xhelozia për fenë. Sot, pa fije turpi, në televizionet tona transmetohen seriale latine e turke, përmbajtja e të cilave është degjenerim dhe thirrje për shthurje. Ku janë mbrojtësit e Islamit dhe rojet e besimit?!

Allahun e kam Ndihmës dhe Ai më mjafton! Fundin e këtij kapitulli do ta përmbyll me citimin e disa ajeteve kur’anore, të cilat thërrasin për t’i zhdukur këto botëkuptime të gabuara dhe vlera të prishura perëndimore nga shoqëria jonë.

“Po ty mos të të mundojnë thëniet e tyre. E tërë fuqia dhe ngadhënjimi i takon vetëm All-llahut. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha.“ (Junus, 65)

“Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë), e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij), tek Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon. E ata që përgatitin dredhi të këqija, për ata është një dënim i rëndë dhe dredhia e tyre është e zhdukur.“ (Fatir, 10)

“O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.“ (el-Maide, 51)

“Dhe mos anoni nga ata që bënë zullum, e për atë shkak t’ju kapë zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pandihmuar.“ (Hud, 113)

 

Allahu e di më së miri!

Prof.Dr.Hfz Hajredin Hoxha: KULTURA E MUSLIMANIT BASHKËKOHOR


Ja’kub, Tahir Mahmud Muhammed. (1425) Esbabu-l-hatai fi-t-tefsir – dirasetun te’silijeh. 1/80-351.

Kardavi, Jusuf. Thekafetuna bejne-l-infitahi ve-l-ingilak, f. 71-79; Badehdah, Ali Umer. (1425) Eththekafetu el-islamijjetu, f. 85-103.

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments