Terminologjia e lidershipit në kontekstin Kur’anor

0
918
Koran - holy book of Muslims ( public item of all muslims ) on the table , still life .

Në Kur’an nuk është përmendur shprehja lidership (ar. el-kijade) si nocion dhe as ndonjë variant i tij gjuhësor. Më saktë, nuk është përmendur ndonjë shprehje që rrjedh nga rrënja foljore kave-de .

Por, ne mund të gjejmë diçka tjetër, një lidhje të hollë ndërmjet shprehjeve el-kijade dhe el-kudveh (shq. shëmbëlltyrë, model), për shkak të kuptimit të përafërt që kanë. Që të dy shprehjet përdoren me kuptim të progresit, përparimit, prirjes, udhëzimit, pasimit.

El-kijade nënkupton prijësin që udhëheq njerëzit, që i udhëzon ata; prijësin që e pason populli.

El-kudveh nënkupton prijësin që ka paraprirë pasuesit në diç të mirë ose të keqe; ai është prijësi, të tjerët janë pasuesit e tij dhe ndjekës të rrugës së tij.

Në Kur’an, kudveh përdoret në dy vende duke treguar dy kuptime të saj:

1)  Kudveh në (model për) të mirë

Allahu xh.sh., thotë:

Këta janë ata, të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugë të drejtë, ndaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre. Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi për atë. Ai është vetëm këshillë për të gjithë botët (njerëzit dhe xhindet).” [En’amë: 90]

2)  Kudveh në (model për) të keq

Allahu xh.sh., thotë:

Dhe thonë: “Zoti ynë, ne i dëgjuam udhëheqësit tanë dhe të parët tanë, por ata na shmangën nga rruga e drejtë. Zoti ynë, jepu atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoj ata si është më së keqi! ”.. [Ahzab: 67-68]

Kur’ani ka përmendur disa shprehje të ngjashme me nocionin el-kijade, si:

  • el-imametu (udhëheqje, (politike apo fetare), imamllëk
  • el-hukmu (sundim, pushtet),
  • el-hilafetu (kalifat -halife),
  • et-temkinu (konsolidim, përforcim, instalim i pushtetit), dhe
  • el-usvetu el-hasenetu (shëmbëlltyrë e mirë).

Natyrisht, ka edhe sinonime tjera të el-kijade, si:

  • es-sultatu (pushtet, organ pushtetar, autoritet),
  • ez-zeâmetu (udhëheqje, kryesim),
  • err-rriâsetu (kryesi, presidium),
  • el-imaretu (urdhër,  urdhërim),  shprehje  këto  që  ofrojnë përmbajtje të ngjashme me gjithë dallimin formal që kanë.

 

  1. El-imametu (الإمامة): është përmendur në disa ajete Kur’anore dhe këtë në disa variante të fjalës:
  • Imamenإماماً)   ): si në ajetet vijuese

Kur Allahu e provoi Ibrahimin me disa urdhërime, të cilat ai i plotësoi, Allahu i tha: “Unë do të të bëj ty imam (prijës) të njerëzve!” – “Po pasardhësit e mi?” – pyeti ai. Allahu tha: “Premtimi Im nuk i përfshin të padrejtët.” [Bekare: 124]

A janë (të barabartë me jobesimtarët), ata, që mbështeten në provë të qartë nga Zoti i tyre, që ndiqet nga një dëshmitar prej Tij (Kurani), para të cilit ishte Libri i Musait (dëshmitar) udhërrëfyes dhe mëshirë?…” [Hud: 17]

Në këto dy ajete, imameti nënkupton njërin prej dy kuptimeve:

  • Imametin fetar ose pejgamberinë dhe shpalljen, që janë modelet më të përsosura të udhëheqjes.
  • Imametin e shëmbëlltyrave të mira në bazat e fesë dhe tiparet e përsosura të moralit [1]
  • Eimmeh(أئمة ), qëndron në më shumë se një vend në Kur’an dhe ka dy kuptime: kuptimin pozitiv dhe negativ të udhëheqje:

Kuptim pozitiv  si  në  ajetin që vijon:

Por vullneti Ynë ishte që t’u jepnim mirësi atyre që qenë të shtypur në tokë, t’i bënim prijës e trashëgimtarë.” [Kasas: 5]

Ajeti bën fjalë për prijësit në të mira ose mbretërit. Duke qenë se më parë ishin nën sundimin e egër të Faraonit dhe të popullit të tij, Allahu xh.sh. ia kalon pushtetin shtresës së shtypur, per ti bërë prijes dhe sundues në Egjipt dhe në Sham, dhe për t’ia bërë të qartë Faraonit dhe parisë së tij se paralajmërimi i mëhershëm (se do ta humbisnin pushtetin në rast padrejtësie) tanimë kishte ndodhur [2].

Ndërsa në kuptim negativ është përmendur në ajetin vijues:

Por, nëse ata e prishin betimin pas lidhjes së marrëveshjes dhe sulmojnë fenë tuaj, atëherë luftoni kundër krerëve të mosbesimit – sepse ata nuk kanë besë që të mund të frenohen (nga të këqiat).”         [Teube: 12]

Ajeti bën thirrje për mposhtje të të gjithë jobesimtarëve duke theksuar parinë dhe liderët si shkaktarët kryesorë të shtytjes së popullit drejt punëve të kota [3].

2. El-hukmu (  الحُكم): është përmendur në disa ajete kur’anore, kuptimet e të cilës sillen rreth dy gjërave:

  • Pejgamberisë,  gjykimit     të     drejtë,     zgjidhjes     së mosmarrëveshjeve,  diturisë  së  fituar  nga  angazhimi shkencor.

Me këto kuptime ka ardhur në ajetin vijues:

Ne e bëmë Sulejmanin ta kuptonte drejtë çështjen dhe që të dyve u dhamë mençuri e dituri…” [Enbija: 79]

Çdonjërit prej tyre Ne i dhamë urtësi dhe dije të shumtë jo vetëm Sulejmanit a.s.

  • njohja dhe kuptimi i normave fetare dhe respekti maksimal i tyre, duke  u përqëndruar tek e mira si vlerë universale dhe duke penguar njëherit të keqen, në fjalë a vepër, çdo gjë që shkakton probleme dhe prishje rendi,

… prandaj gjyko ndërmjet njerëzve me drejtësi dhe mos shko pas dëshirave dhe tekave, se ato të largojnë nga rruga e Allahut!…” [Sad: 26]

3. El-halifetu (الخليفة): është përmendur në disa ajete Kur’anore me kuptime të cilat sillen rreth dy gjërave:

  • Lideri suprem,  titull  ky  që  kanë  marrë  sundimtarët myslimanë në të kaluarën. Në kuptimin literal shkronja t  (الخليفة) në fund të emrit në arabishte, përdoret për ti dhënë peshë dhe domethënje kuptimit, gjegjësisht për të treguar se Halifeja është sundimtari mbi të cilin nuk ka sundimtar.

Istihlafi (الاستخلاف) në tokë nënkupton marrjen përsipër të të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me shoqërinë dhe interesat e tyre fetare e materiale si dhe unifikimin e pjesëtarëve të saj rreth boshtit të besimit të pastër në Zotin dhe drejtësinë.

Thotë Allahu xh.sh.

O Daud, Ne të kemi bërë mëkëmbës në Tokë, prandaj gjyko ndërmjet njerëzve me drejtësi dhe mos shko pas dëshirave dhe tekave, se ato të largojnë nga rruga e Allahut!…” [Sad: 26]

Halife, shumësi: Halaif (الخليفة جـ : الخلائف) është ai që pason apo zëvendëson tjetrin dhe vjen në vend të tij: brez që pason brezin, popull që pason popullin. Besimtarët  janë  trashëgimtarë  të  tokës  së  popujve  të Mëparshëm,  të  cilët u shkatërruan për shkak të  dhunës  dhe padrejtësive. Allahu xh.sh., i bëri trashëgimtarë që të shohë se si po punojnë, si po veprojnë. Ja çfarë na mëson Allahu xh.sh.:

Pastaj ju bëmë juve pas tyre zëvendës në Tokë, për të parë sesi  do të veproni.” [ Junus: 14

  1. Et-Temkin (التمكين): (gjuhësisht: konsolidim, përforcim, instalim i pushtetit) nënkupton fitoren dhe triumfin, përvetësimin dhe pasjen e një fuqie, pushteti dhe autoriteti, përkrahjen e masave, simpatizantëve dhe ithtarëv

Në Kur’an është përdorur në dy variante:

  1.  temkinin në diçka, dhe,
  2.  temkini i diçkasë.

E para kryesisht përfshin temkinin (pushtetin) në tokë ndërsa e dyta përfshin temkinin e (fesë, fuqisë, pushtetit dhe pasurisë). Shembujt në vazhdim do t’i shpjegojnë më hollësisht këto kuptime:

  • Temkini[4]i Jusufit a.

Nëse shfletojmë kaptinën Jusuf në Kur’anin Fisnik, do të gjejmë se ajetet që trajtojnë temkinin e Jusufit a.s. përfshijnë të dy kuptimet e temkinit [5], atë, 1moral dhe 2- material.

  • Ajeti në vijim trajton temikinin moral te Jusufit a.s. në zemrën e ministrit të Egjiptit, i cili e deshi dhe e trajtoi atë si ta kishte fëmijë të vet.

Një njeri nga Egjipti që e bleu, i tha gruas së vet: “Bëja të këndshëm qëndrimin këtu. Ndoshta do të na shërbejë ose do ta birësojmë!” Dhe kështu, Ne e vendosëm Jusufin në atë tokë të bukur dhe i mësuam shpjegimin e ëndërrave. Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij por shumica e njerëzve nuk e dinë.” Jusuf: 2

  • Lloji tjetër i temkinit të Jusufit a.s., është material, i marrjes së pushtetitpas konfirmimit të pafajësisë së tij. Jusufi a.s. fitoi besimin dhe simpatinë e mbretit, prandaj ai e mbajti afër vetes duke i dhënë  mundësi dhe temkin (fuqi dhe pushtet). Allahu na rrëfen për këtë në ajetin 54 nga kaptina Jusuf:

Mbreti tha: “Ma sillni atë, do ta marr pranë vetes.” Pasi bisedoi me të, i tha: “Që sot, ti ke pozitë të lartë-te ne- dhe je i besuar ”. [Jusuf: 54]

  • Temkini ( udhhëqja, pushteti, mbretëria e Dhul  Karnejnit),  dhe  i disa   popujve   të mëparshëm

Kur lexon kaptinën Kehf në Kur’an, gjenë se Allahu xh.sh. e ka dalluar Dhulkarnejnin me pushtet të madh. Ai pati çdo gjë që mund të kishin mbretërit, madje dhe më shumë: pushtet absolut, pushtet të ndërtuar mbi dituri dhe të  ruajtur me ushtri të armatosur deri në dhëmbë, me pushtet që shtrihet pothuajse në çdo cep të botës. Allahu xh.sh., thotë:

Ne i dhamë atij mundësi në Tokë dhe i dhamë mjete e rrugë për të arritur çdo gjë, 85. kështu që ai u nis në një rrugë.” [Kehf: 84-85]

A nuk e shohin ata se sa brezni i kemi zhdukur para tyre?! Ata ishin njerëz që u kishim dhënë më shumë pushtet në tokë sesa ju kemi dhënë ju (mekasve)? Ne u sollëm atyre shira të bollshëm dhe bëmë që të rrjedhin lumenj në viset e tyre; por, për shkak të gjynaheve të tyre i shfarosëm dhe më pas, krijuam breza të tjerë.” [En’amë: 6]

Trajtesa  e  bërë  këtu  ishte  vetëm  në  kuadër  të  nocioneve Kur’anore si sinonime të nocionit lidership, ndryshe, ne do t’i kthehemi prapë Dhulkarnejnit për të mësuar për komponentët e lidershipit dhe tiparet e liderit të suksesshëm.

Domethëniet e përbashkëta të nocioneve Kur’anore të lidershipit dhe kuptimet e tyre gjuhësore e terminologjike:

Nocine kur’anore te ngjashme me nocionet e lidershipit

  • 1-Kudveh (model) për të mirë dhe të keq
  • 2-Imameh: a- udhëheqjen fetare siç është pejgamberîa dhe shpallja
  • 3-Imameh b-udhëheqjen morale, pra të qenit shembull model i përkyer në vlera dhe tipare
  • 4- Hukm (sundimin, pushtetin), ndarjen e drejtësisë dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
  • 5-Imamlleku – Kuptimi i thellë i normave fetare dhe veprimi sipas tyre
  • 6-Kryetari, Kryeministri, Mbreti, Emiri.. Udhëheqësi më i lartë politik, Halifeja
  • 7-Temkini  ose dominimi dhe triumfi me pushtet dhe me zemrat e njerëzve dhe dashurinë e tyre

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

LIDERSHIPI I SUKSESSHËM (sipas vizionit kur’anor dhe studimeve bashkëkohore)

 


[1] Shih: Tefsiri i  Sa’dit (versioni online:  https://furqan.co/saadi/2/124) Tefsiri i Alusit (versioni online: https://furqan.co/alaloosi/2/124).

[2] Shih      Tefsirin     e      Ijxhit:      Xhamiu     el-bejan      (versioni     online: https://furqan.co/iejee/28/5) dhe Tefsirin e Mekki bin Talibit El-hidajetu fi bulugi en-nihaje (versioni online: https://furqan.co/makki/28/5).

[3] Shih:Tefsiri      i      Rrazit      Mefatih      el-gajb      (versioni      online:

https://furqan.co/alrazi/9/12).

[4] Shih: https://www.almaany.com/ar/dict/ar-ar/التمكين/

[5] Shih artikullin e Dr. Feride Zemrud “Mefhum et-temkin fi el-Kur’ani el-

Kerim”, http://www.mithaqarrabita.ma/ مفهوم التمكين في القرآن الكريم