STILET E LIDERSHIPIT

Në fushën e lidershipit rëndësi të veçantë kanë edhe mënyrat se si udhëhiqet e qeveriset. Ekspertët e kësaj fushe kanë shpjeguar se me to synohen sjelljet dhe praktikat e liderit apo menaxherit të organizatës, në raport me vartësit dhe nëpunësit, për t’i realizuar objektivat e kompanisë apo organizatës ku punojnë.

Me këtë rast, kanë shtuar, se nuk është për qëllim një organizatë e caktuar, por çfarëdo organizate në çfarëdo fushe akademike, ushtarake, politike, fetare, civile, kulturore, apo afariste e biznesore qoftë[1].

Përgjatë hulumtimit, kemi mësuar se llojet e lidershipit janë të shumta porse disa ekspertë i kanë përmbledhur në tre stile kryesore:

  • Lidershipi autoritar (autokratik, diktatorial apo lidershipi pasiv). Ky stil në fokus ka liderin.
  • Lidershipi demokratik (human dhe këshillues). Ky stil në fokus ka vartësit/pasuesit.
  • Lidershipi Laissez-Faire (negativ, kaotik, tolerant, vetëmposhtur). Ky stil fokusohet tek nëpunësit dhe liria e pakushtëzuar e tij për të vepruar.

Disa studiues dhe hulumtues kanë përmendur edhe stile tjera, si stili këshillues dhe rekomandues, për të cilin kemi folur në kapitullin për Musanë a.s. Pastaj stili trajnues, motivues, delegues, etj.

Në vazhdim do të sjellim detaje nga tre stilet e lartpërmendura.

Në vazhdim do të prezantojmë tiparet dhe karakteristikat e lidershipit autoritar. Me këtë rast do t’i referohemi studiuesit Musfir Utejbit (Allahu e ruajtë!), nga punimi i të cilit do të shkëpusim disa fjali me rëndësi.

 

Tiparet e liderit autokrat

  • Fuqinë ligjore e përdor si instrument për t’i bërë presion punëtorëve dhe për t’i detyruar ata në realizimin e punëve dhe të detyrave.
  • Duhet të respektohet pa asnjë diskutim. Veten e paraqet si themel dhe bazë në çdo gjë.
  • Sukseset ia atribuon vetes ndërsa dështimet punëtorëve.
  • Nuk i zë besë askujt, prandaj ka kontroll të rreptë ndaj të gjithëve.
  • Është preciz sa i përket vendimeve dhe urdhërave që jep dhe të cilët insiston të zbatohen në përpikmëri nga punëtorët.
  • Fokusohet në kompetencat që ka dhe kryen punën vet, pa pjesëmarrjen e punëtorëve.

 

Disa studime kanë nënvizuar edhe tipare tjera të lidershipit diktatorial[2] :

  • Menaxhon dhe udhëheq nëpërmjet frikës, kërcënimit, ndëshkimit.
  • Ndëshkon shumë, shpërblen pak.
  • I evidenton problemet, i parasheh zgjidhjet dhe më pas kërkon nga punëtorët apo vartësit t’i zbatojnë ato.
  • I ashpër, vulgar, nuk pranon bashkëpunimin me të tjerët dhe refuzon iniciativat.
  • Të gjithë ia kanë frikën dhe askush nuk do të hyjë në debat me të. Mbarëvajtja e punëve lidhet me prezencën e tij, ndryshe, në mungesë të tij, shkaktohet rrëmujë e kaos.
  • Raportet e tij me nëpunësit kanë vetëm një orientim: realizimin e sa më shumë sukseseve të kompanisë.

 

Me këtë rast është me rëndësi të veçantë të përmendet se jo të gjithë liderët autoritarë kanë tipare të njëjta! Ata dallojnë ndërmjet vete. Më poshtë po sjellim disa prej këtyre dallimeve:

  • Udhëheqje e ashpër dhe e padrejtë

Kjo kategori e liderëve autoritarë njeriun e sheh thjesht si makinë të punës dhe si burim prodhimi. Fakti se ai është qenie humane, se ndikohet nga faktorë psikologjikë e shoqërorë, se lodhet, sëmuret dhe u ekspozohet rreziqeve, nuk paraqet aspak rëndësi për ta. Ky lider autoritar është i zhveshur nga mëshira, ndërgjegja. Vetëm kërcënon. Ai e shfrytëzon pozitën që ka për të ndikuar tek të tjerët (ose thënë më mirë për t’i shtypur ata ) – si regjimet Komuniste në ish-Jugoslavi, Shqipëri, Korea e Veriut, Kinë, Kuba, Siri, Irak, etj – . Vendimet i mer kokë më vete, pa u konsultuar më parë me askë.

 

  • Udhëheqje autoritare e drejtë

Lideri i kësaj kategorie shquhet për vetëbesim dhe metodë të mirë të punës. Fokusi i tij është tek niveli sa më i lartë i produktivitetit. Për dallim nga lideri i padrejtë, ky përdor bindjen si metodë për të ndikuar tek punëtorët. Shquhet për dashamirësi, butësi, por në rast rreziku nga dështimi, ai di të bëhet i ashpër. Nuk i mer vet vendimet por në konsultim me të tjerët, sipas kompetencave që kanë. Është këmbëngulës, racional, ekonomik dhe i sinqertë. Ky model lidershipi dallon nga ai që përmendëm më parë.

 

  • Lidershipi autoritar i manovrueshëm dhe i shkathët

Kjo metodë udhëheqjeje autoritare ka më së paku pushtet të imponuar. Mund të thuhet, rrjedhimisht, se është më i afërt me stilin demokratik. Lideri bashkëpunon me vartësit apo nëpunësit me dashuri dhe delikatesë. Është shumë fleksibël kur trajton problemet që shfaqen në punë. Ndonëse nuk pranon pjesëmarrjen e punëtorëve në vendimmarrje dhe fjalën e fundit për vendimet e ka vet ai, punëtorët apo vartësit i bën të ndjehen sikur janë pjesë e vendimmarrjes. Ndonjëherë, për t’i bërë të ndjehen kështu, hedh në diskutim një projekt me mundësi ndryshimi, që punëtorët të mendojnë se edhe ata kanë merita për vendimin, ndërsa në fakt ai ka marrë këtë vendim.

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

LIDERSHIPI I SUKSESSHËM (sipas vizionit kur’anor dhe studimeve bashkëkohore)


[1]Shih: Musfir Utejbi, El-enmat el-kijadijeh…, vep.cit., f. 10; Fejsal bin Xhasim Al Thani, El-kijadetu ve etheruha fi kesbi el-vela, vep.cit., f. 65-75; William Kohen, Fennu el-kijadeti, vep.cit., f.55

[2] Shih poashtu: Fejsal bin Xhasim Al Thani, El-kijadetu ve etheruha fi kesbi el-vela, vep.cit., f. 67-68.

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

EDUKIMI DHE REFORMIMI – Zhvillimi i efikasitetit te muslimani...

EDUKIMI DHE REFORMIMI - Zhvillimi i efikasitetit te muslimani bashkëkohor Autor: Dr. Maxhid Arsan el...

حصاد دراساتي الفكرية والتربوبة والثقافية والإجتماعية

حصاد دراساتي الفكرية والتربوبة والثقافية والإجتماعية 2016-2000 في المؤتمرات العالمية والمجلات العلمية المحكمة من تأليف فضيلة الدكتور خيرالدين...

حصاد دراساتي القرآنية

حصاد دراساتي القرآنية 2005 -2016 في المؤتمرات العالية والجلات العلمية المحكمة من تأليف فضيلة الدكتور خيرالدين خوجة الكوسوفي أستاذ...

الأسس العلمية والقواعد المنهجية لتفسير القرآن الكريم (الأستاذ سيد...

الأسس العلميةوالقواعد المنهجية لتفسيرالقرآنا لكريم الأسس العلمية والقواعد المنهجية لتفسير القرآن الكريم ( الأستاذ سيد قطب...

البعد الأكاديمي والتربوي في ظاهرة نزول القرآن الكريم منجماً

البعد الأكاديمي والتربوي في ظاهرة نزول القرآن الكريم منجماً بقلم د/خيرالدين خوجة ( الكوسوفي ) أستاذ...

المفسرون وقواعد التفسير بين التشابه في المقدمات والاختلاف في...

المفسرون وقواعد التفسير بين التشابه في المقدمات والاختلاف في النتائج عرض تحليلي لجهود بعض...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments