Lidershipi demokratik dhe shtyllat e tij

Në fjalorët arabë dhe anglez, demokracia është definuar si më poshtë:

  • në rrafshin filozofik, demokracia definohet si: “Sistem i cili nënkupton vetëqeverisjen e popullit ose më saktë qeverisjen e fukarenjve. Është mënyrë jetese e cila bën të besojë secilin individ se ai ka shansin e barabartë dhe lirinë e plotë që, sikur të gjithë të tjerët, të kontribuojë dhe marrë pjesë në vlerat shoqërore…
  • Në rrafshin politik, demokracia paraqet “Një prej formave të qeverisjes në të cilën pushteti i përket popullit…”, ose “Sistem qeverisës i cili i jep të drejtën popullit të votojë për përfaqësuesit, si rezultat i të cilit (votimit) formohet edhe shumica (parlamentare).
  • Në rrafshin shoqëror, demokracia është “Mënyrë jetese e cila bazohet mbi parimin e barazisë dhe lirisë së shprehjes e mendimit…[1]

Disa fjalorë në anglisht kanë përmendur si kuptime të demokracisë edhe “zhdukjen e diferencimeve dhe privilegjeve shtresore, të trashëguara e arbitrare. Ose është qeveria pushteti i cilës delegohet nga populli për ta ushtruar drejtpërdrejtë.[2]

Sic dihet prej burimeve dhe referencave se Demokracia përbehet nga dy fjalë të vjetra greke: demos (populli) dhe kratos (fuqia, pushteti). Me fjalë tjera, demokracia nënkupton pushtetin i cili në fund të fundit është në dorën e secilit qytetar dhe se ai nuk i takon (dhe nuk është monopol në dorën e një) shtrese paralele me pushtetin. Bazuar në këtë, mund të themi se demokracia shkurt nënkupton pushtetin e popullit [3].

Ekziston edhe një definicion tjetër i demokracisë, i dhënë nga ish-presidenti amerikan, Abraham Linkoln, i përmendur në fjalimin e tij më 1863, ndërsa mbante fjalimin në Betejën e Getisburgut (Gettysburg): “Qeveria e popullit, nga populli dhe për hir të popullit…”, ky definicion më pëlqen shumë.

Në një studim të thellë të nga Byroja e Departamentit Amerikan të Shtetit rreth përcaktimit dhe definicionit të Demokracisë, të titulluar “What is Democracy – Çfarë është Demokracia [4] ”, për rëndësinë që ka, po shkëpusim ca inserte, ku demokracia shpjegohet kështu: “ …Qeveria e Popullit, Demokracia, mund të jetë një fjalë e njohur për shumicën, por është një koncept ende i keqkuptuar dhe i keqpërdorur në një kohë kur regjimet totalitare dhe diktaturat ushtarake, ashtu si janë përpjekur të kërkojnë mbështetje popullore, duke lidhur etiketat demokratike mbi veten e tyre…

Në përkufizimin e fjalorit, demokracia është “qeverisje nga njerëzit në të cilët pushteti suprem i është dhënë popullit dhe ushtrohet drejtpërdrejt nga ai ose nga agjentët e tij të zgjedhur nën një sistem zgjedhor të lirë“. Në frazën e Abraham Lincoln, demokracia është një “qeveri e njerëzve, nga populli dhe për njerëzit“.

Liria dhe demokracia shpesh përdoren në mënyrë të ndërsjellë, por të dyja nuk janë sinonime. Demokracia është me të vërtetë një tërësi idesh dhe parimesh për lirinë, por gjithashtu përbëhet nga një sërë praktikash dhe procedurash që janë formuar gjatë një historie të gjatë, shpesh torturuese. Me pak fjalë, demokracia është institucionalizimi i lirisë…,

Demokracitë ndahen në dy kategori themelore, të drejtpërdrejta dhe përfaqësuese. Në një demokraci të drejtpërdrejtë, të gjithë qytetarët, pa ndërmjetësin e zyrtarëve të zgjedhur ose të emëruar, mund të marrin pjesë në marrjen e vendimeve publike. Një sistem i tillë është qartë vetëm praktik me një numër relativisht të vogël njerëzish-në një organizatë komuniteti ose këshill fisnor, ose njësi vendore të një sindikate pune, ku anëtarët mund të takohen në një dhomë të vetme për të diskutuar çështje dhe për të marrë vendime me konsensus ose shumicë votash.

Athina e lashtë, demokracia e parë në botë, arriti të praktikojë demokracinë e drejtpërdrejtë me një asamble që mund të ketë numëruar  5,000 deri në 6,000 persona-ndoshta numri maksimal që mund të mblidhet fizikisht në një vend dhe të praktikojë demokracinë e drejtpërdrejtë.

Shoqëria moderne, me madhësinë dhe kompleksitetin e saj, ofron pak mundësi për demokraci të drejtpërdrejtë…,

Të gjitha demokracitë janë sisteme në të cilat qytetarët marrin lirshëm vendime politike sipas sundimit të shumicës. Por sundimi nga shumica nuk është domosdoshmërisht demokratike: Askush, për shembull, nuk do ta quante një sistem të drejtë ose thjesht që lejonte 51 përqind të popullsisë të shtypte 49 përqind të mbetur në emër të shumicës. Në një shoqëri demokratike, sundimi i shumicës duhet të shoqërohet me garancitë e të drejtave individuale të njeriut që, nga ana tjetër, shërbejnë për të mbrojtur të drejtat e pakicave-qofshin ato etnike, fetare, apo politike…,Të drejtat e pakicave nuk varen nga vullneti i mirë i shumicës dhe nuk mund të eliminohen me shumicën e votave. Të drejtat e pakicave mbrohen sepse ligjet dhe institucionet demokratike mbrojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Diane Ravitch, studiuese, autore dhe një ish -ndihmëse sekretare amerikane e arsimit, shkroi në një punim për një seminar arsimor në Poloni:

Kur një demokraci përfaqësuese vepron në përputhje me një kushtetutë që kufizon kompetencat e qeverisë dhe garanton të drejtat themelore për të gjithë qytetarët, kjo formë e qeverisjes është një demokraci kushtetuese. Në një shoqëri të tillë, shumica sundon dhe të drejtat e pakicave mbrohen me ligj dhe përmes institucionalizimit të ligjit. ”

Këta elementë përcaktojnë elementët themelorë të të gjitha demokracive moderne, pa marrë parasysh sa të ndryshme në histori, kulturë dhe ekonomi…, Në një shoqëri autoritare, praktikisht të gjitha organizatat e tilla do të kontrolloheshin, licencoheshin, vëzhgoheshin, ose përndryshe do të jepnin llogari para qeverisë. Në një demokraci, fuqitë e qeverisë janë, me ligj, të përcaktuara qartë dhe të kufizuara ashpër. Si rezultat, organizatat private janë të lira nga kontrolli i qeverisë…, Grupe të tjera, të shqetësuara për artet, praktikimin e besimit fetar, kërkimin shkencor ose interesa të tjera, mund të zgjedhin të kenë pak ose aspak kontakt me qeverinë…

 

Shtyllat e Demokracisë

  • Sovraniteti i popullit.
  • Qeveria e bazuar në pëlqimin e të qeverisurve.
  • Rregulli i shumicës.
  • Të drejtat e pakicave.
  • Garancia e të drejtave themelore të njeriut.
  • Zgjedhje të lira dhe të ndershme.
  • Barazia para ligjit.
  • Procesi i rregullt ligjor.
  • Kufizimet kushtetuese të qeverisë.
  • Pluralizmi social, ekonomik dhe politik.
  • Vlerat e tolerancës, pragmatizmit, bashkëpunimit dhe kompromisit.

 

Të Drejtat Themelore të Njeriut

  • Liria e fjalës, shprehjes dhe shtypit.
  • Liria e fesë.
  • Liria e tubimit dhe bashkimit.
  • E drejta për mbrojtje të barabartë të ligjit.
  • E drejta për proces të rregullt dhe gjykim të drejtë..[5]

 

Prej veçorive më të spikatura të këtij stili është se ai mbështetet në tre strumbullarë themelorë të lidershipit:

 

  • Zhvillimi i raporteve njerëzore

Prej veçorive të raporteve të mira njerëzore është krijimi i një klime shoqërore të shëndetshme në të cilën punëtorët ndihen sikur janë një familje jo një organizatë a kompani. Kjo për shkak të efekteve dashamirëse që raportet e mira kanë në raport me njëri-tjetrin, në afrimin dhe bashkimin e tyre mes vete. Studimet kanë konfirmuar se përkushtimi për aspektin human dhe moral tek punëtorët ndikon në rritjen e prodhimtarisë dhe produktivitetit, nëpërmjet hapave në vazhdim:

 

  • Marrja e përbashkët e vendimeve

Nëpërmjet angazhimit të punëtorëve në marrjen e vendimeve, lideri arrin të njihet me sa më shumë mendime dhe propozime, nga të cilët më pas mund të përzgjedh më të përshtatshmin, që i përgjigjet më së miri objektivave të organizatës, sikurse si na sqaron kjo grafikë vijuese:

 

  • Delegimi i pushtetit

Duke marrë parasysh detyrat dhe përgjegjësitë e shumta që ka lideri, për t’i menaxhuar ato me sa më shumë sukses, ai përgjegjësitë duhet t’i ndajë me të tjerët. Kjo nënkupton se ai duhet t’i ndajë disa detyra me të tjerët, që duhet t’i kryejnë me kompetencë. Kjo në asnjë rrethanë nuk nënkupton shkarkimin e liderit nga përgjegjësia [6], sikurse na sqaron kjo grafikë vijuese:

Studiuesti dhe dijetarët e lidershipit kanë vërejtur që edhe lidershipi demokratik nuk është pa defekte. Në vijim po i përmendim disa:

  • Shkarkimi i liderit nga disa detyra dhe obligime që i ngarkohen nga qendra kryesore
  • Marrja e mendimit të punëtorëve është mënyra jo shkencore dhe që nuk përputhet me burokracinë e liderëve
  • Fokusimi tek punëtorët jo detyrimisht ngrit moralin dhe vullnetin e tyre [1].

Jemi vet dëshmitarë të gjallë që ato definicionet e përmendura në fillim të kësaj teme rreth kuptimit të “ Lidershipit Demokratik” po abuzohen në jetën tonë politike, akademike dhe fetare, dhe se definicioni i Abraham Linkol-nit, “Qeveria e popullit, nga populli dhe për hir të popullit…”po thuajse ka mbet slogan i zbrazet dhe mashtrues për fat të keq!, dhe se opresionet, shkelja e të drejtave minimale të njeriut, luftërat e pa të drejta, imperializmi, kolonializmi modern, urrejtja qeveritare europiane, amerikane, arabe, aziatike ndaj minoriteteve dhe ndaj besimtarëve musliman në veqanti, racizmi i tyre, xenofobia, islamofobia etj etj, janë argumente dhe prova konkrete të abuzimit real dhe aktual të këtij rendi, sistemi, regjimi shoqëror modern, gjë që sinjalizon tmerrin dhe kaosin bashkëkohor në emër të “demokracise”, ku nuk mundesh të hasish në asnjë shtet në botë me parime të ngjashme demokratike! Multi sisteme, multi mënyra, multi stile, të ” demokracisë së masakruar”!!, kështu është halli me ligjet dhe sistemet e mangëta dhe të dobëta njerzore!!

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

LIDERSHIPI I SUKSESSHËM(sipas vizionit kur’anor dhe studimeve bashkëkohore)


[1] Shih: Musfir Utejbi, Elenmat el-kijadijeh…, vep.cit., f. 30; Fejsal bin Xhasim Al Thani, El-kijadetu ve etheruha fi kesbi el-vela, vep.cit., f. 67; Peter G. Northouse, Leadership and Practice, pg: 19-26.

[1] Shih:https://www.almaany.com/ar/dict/ar-ar, shfletuar më 19 mars 2020..

[2] Shih:https://www.almaany.com/en/dict/en-en/democracy/; shfletuar më 26 mars 2020. Shih po kështu edhe fjalorin anglisht: https://www.merriam-webster.com/dictionary/democracy, shfletuar më 26 mars 2020.

[3] Shih më gjerësisht studimin e gjerë dhe profesional të shokut prof.Dr.Najif bin Nehar el Shemmerij , Qatar University, el Dijmokratijetu kema hije –Demokracia ashtu si është, Dar Akl li el Neshr, botim 2, Damask, Siri, fq: 57-64

[4] Kjo faqe prodhohet dhe mirëmbahet nga Byroja e Departamentit Amerikan të Shtetit për Programet e Informacionit Ndërkombëtar. https://web-archive 2017.ait.org.tw/infousa/zhtw/DOCS/whatsdem/homepage.htm, Editor: Howard Cincotta,

[5] Për më gjerë referoju faqes:https://web-archive 2017.ait.org.tw/infousa/zhtw/DOCS/whatsdem/homepage.htm, Editor: Howard Cincotta, Byroja e Departamentit Amerikan të Shtetit për Programet e Informacionit Ndërkombëtar.

[6] Shih: Musfir Utejbi, Elenmat el-kijadijeh…, vep.cit., f. 30; Fejsal bin Xhasim Al Thani, El-kijadetu ve etheruha fi kesbi el-vela, vep.cit., f. 67; Peter G. Northouse, Leadership and Practice, pg: 19-26.

 

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments