Veprimtaria e Mehmet Akif Ersoy

0
137

 

Kur u emërua nëpunës në zyrat perandorake të Stambollit më 1898, ai nisi udhëtimet në pjesë të ndryshme të Evropës dhe botës arabe, si kryetar i zyrës së veterinarisë. Më 1899 ai u dërgua në Damask për të punuar si doktor veteriner. Vite më vonë ai iu përkushtua me zell thellimit të njohurive të tij nga arabishtja dhe frëngjishtja, për të cilat mori diploma ose çertifikata aftësie për nivelin e tij.

Veç kësaj, ai mësoi përmendësh Kur’anin Fisnik në Tabhane Medresesinde nën udhëzimet e profesorit të tij Iskeceli Hafiz Isa. Ai shpenzi gjithashtu dhjetë vjet në Egjipt në Universitetin e Ez’herit (Camiatul Misriyede) due studiuar shkenca islame. Gjatë pushimeve verore ai kthehej në Turqi. Në Ez’her ai studioi gjithashtu letërsi turke, dhe u përfshi në përkthimin e Kur’anit Fisnik në Turqisht.  (Misir’a yerlesmeden TBMM’nce kendisine siparis edilen Kur’an tercumesi uzerine bir muddet clisti ise daha sonra butunyle bu isten vazgecti). 

Më 1936 ai u sëmur me çregullime të mëlçisë (karacigerinden) dhe filloi t’ia ndjente mungesën atdheut. Ai u shqetësua shumë se mos vdiste në Egjipt, gjë të cilën nuk e dëshironte assesi. Nga fundi i vitit 1936, shëndeti i tij u përkeqësua dhe ai ndërroi jetë në Stamboll. Varri i tij ndodhet në Edirnekapi pranë mikut të tij të dashur, djetarit Ahmed Naim Efendi.

Rreth sinqeriteti të tij në shkruajtjen e poezive, mund të përmendim një rast nga viti 1920, kur në gazeta u botua një njoftim konkursi nga qeveria. Ky njoftim kishte të bënte me këngët lirike të vendit (Istiklal Marsi icin Musabaka) që duheshin shkruajtur nga poetët më në zë të kohës, dhe kishte një çmim prej 500 lirash nga qeveria për fituesin. Më shumë se 700 poezi u mblodhën, por shumica nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë me temën e kërkuar.

Ministrit të informacionit Hamdullah Suphi dhe miqve të tij u shkoi mendja te Mehmet Akif Ersoy dhe aftësitë e tij poetike, dhe së bashku e diskutuan çështjen me të, duke ia përmendur çmimin e vendosur nga qeveria. Ai u tha: Unë nuk shkruaj poezi për të holla. 

Më në fund ata iu lutën por ai përsëri e refuzoi ofertën e tyre dhe ua bëri të qartë që nëse fitonte, nuk do ta praonte ofertën, dhe ata u pajtuan.

Në Mars 1921 qeveria turke shpalli zyrtarisht këngën e Mehmet Akif Ersoy si më të mirën. Departamenti i financës iu drejtua atij me mesazhin: “Jemi zotuar në dhënien e kësaj shume, kështu që duhet ta merrësh e pastaj mund të bësh çfarë dëshiron me të.” Ai u detyrua t’i merrte paratë, të cilat ia dhuroi të gjitha një shoqate bamirëse.  

Më 1893 ai botoi përmbledhjen e tij të parë (Mecmuasinda) me titull Hazinei Funun (Hambari i arteve). Në këtë vit u botua edhe një prej artikujve të tij romantikë, që fliste për jetën e tij.                                                                                                             

Vepra e tij kryesore poetike është Safahat, që përfshin shtatë broshura me poezi, të botuara më 1911, pastaj Suleymaniye kursusunde (1912), Hakkin Sesleri (1913), Fatih kursusunde (1914), Hatiralar (1917), Asim (1924) dhe Golgeler (Egjipt 1933).

Gjithashtu ai ka përkthyer një sërë librash nga autorë arabë. Për shembull, vepra Zonja Muslimane (Musluman Kadini) e Ferid Vaxhdiut, Mbrojtja e Shejh Muhamed Abduhut ndaj Sulmit të Hanotos, Përgjigje ndaj Kishës Anglikane e autorit Abdul Aziz Shaëish, Konstrukti i politikës në Islam nga Halim Pasha etj.

Ai gjithashtu mbante një numër ligjërimesh në Xhaminë Kastamonu si këshilltar (vaizci). Libra të tjerë të cilët kishin të bënin me përkthimet e Kur’anit dhe Hadithit, u botuan pas vdekjes së tij.

Të njihemi me mendimtarin shqiptaro-turk Mehmet Akif Ersojin (Përspektivë kur’anore)

Prof.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha