Tefsiri i Kur’anit  në syrin e intelektualëve sekular arab

0
530

 

Shkenca e interpretimit të Kur’anit, duke filluar që nga periudha e sahabëve – Allahu qoftë i kënaqur me ta – e deri në ditët tona, ka kaluar në periudha të ndryshe, çështje kjo, e cila kishte çuar në transformimin e rrugës se interpretimit dhe paraqitjen në skenë të metodologjive dhe lëvizjeve të ndryshme; lexime bashkëkohore në tefsirin e kur’anit famëmadh, të cilat përputheshin me ithtarët  e këtyre ideologjive devijuese dhe shkencave të larmishme tek disa bashkëkohas tanë. Këto lexime të reja dhe bashkëkohore, nënkuptojnë përdorimin e teorive të reja në te’vilin[1] dhe interpretimin e kur’anit famëmadh, të cilat shpien në shtrembërimin e kuptimeve kur’anore si dhe janë në kundërshtim më te vërtetat e jursiprudencës islame, ndaj dhe bien ndesh me objektivat e larta islame.

Arsyeja e paraqitjes se këtyre doktrinave – sa shkatrrimtare aq edhe të dëmshme- ishte ndotja e mendimeve të pasuesve të saj me metodologjitë ideologjike të perëndimit dhe mungesës së rrespektit të tyre ndaj shenjtërisë se kur’anit famëlartë; karakteristikave tipike të tij të elokuencës, rrjedhshmërisë, retorikës dhe linguistikes, ç’është e vërteta, vargjet kur’anore ata i konsideronin  si tekste me karakter njerëzor, gjë që –sipas tyre- jep me kuptue se ato nuk qenë vargje hyjnore. Pasuesit apo ndjekësit e këtij leximi të ri bashkëkohorë, thirrnin në atë se “kur’ani është produkt njerëzor, produkt i arsyes dhe intelektit, si dhe produkt i së kaluares historike.

Më këtë, ata synonin që vargjet kur’anore, t’i lidhnin, e pastaj t’i bashkonin me gjendjen kohore dhe sikur ato të ishin tekste të historisë njerëzore! Me pastaj, termet apo nocionet e reja i përdoren në kundërshtim me termet sheriatike, si fjala vjen; Epistimologjike, Empiriko shkencore, islamiste, selefiste, primitive, antologjike, bolshevike, dialektike, kohore, mekanizmatike, hermeneutike, demagogjike…etj.

Kur’anin filluan ta emërtonin si një Përmbledhje e madhe vargjesh, kurse ajetet kur’anore i quanin si një grup fjalësh, apo thënë më mirë, grup frazash, kurse shpalljen e kur’anit e emërtuan si, ndodhia kur’anore…këto qenë errësira, të cilat pasonin njëra tjetrën, prandaj nuk ka pikë dyshimi se kjo shkollë, nuk qe tjetër, vetëm se shtrirje dhe zgjerim i shkollave të profesorëve të tyre orientalistë, të cilët për pëjgambërllukun e Muhammedit alejhi selam, thanë se nuk është asgjë tjetër, vetëm se vazhdim i judaizmit dhe krishterizmit. Si rrjedhojë, metodologjia e kësaj shkolle është despotizmi në tekstet kur’anore dhe komentimi i tyre në përshtatshmëri me veglat metodologjike dhe gjuhën përendimore, i ndryshëm dhe krejtësisht tjetër për rregullat dhe llojet arabe.

Është shumë më rëndësi për t’u njohur me ata të cilët në këtë kohë, më vete bartën flamurin e këtij lloji të leximit bashkëkohor të kur’ani kerimit, ata qenë nga mesi ynë, andaj për t’u preventuar nga ky grup dhe për të marrë mësim, do përmendim emrat në vazhdim; sekularisti Algjerian Muhammed Erkun, marksisti Sirian Muhammed Shahrur, Socialisti Muhammed Abid El-Xhabirij, Egjiptasi Hassen Hanefij, professor i Filozofisë mbi mendimin e Mu’tezilit, Egjiptasi Nasr Hamdi Ebu Zejd, prof. i gjuhes arabe dhe me mendim Mu’tezilit, Tuniziani Abdulmexhid Esh-sherefij, komunisti bashkëkohor sirian me prejardhje turke Xhelal Sadik El-A’dham.

 

Nevoja e Umetit për Tefsirin Dinamik dhe Aplikativ

Në këtë kohë, Umeti Islam ka nevojë jashtzakonisht të madhe për një tefsirë, të cilit doemos duhet t’i rikthehet formulimi mendor dhe intelektual prej piknisjes; të nxirret nga vetëshpërbërja e tij, të lirohet dhe të shpërthej fuqia e këtij formulimi nga ngurtësia dhe prapambeturia; të ripërtërihet në të shpirti i kësaj Gjithësie dhe ndertimi i saj.

Tefsiri i kërkuar dhe i nevojshëm, është ai interpretim, i cili këtë ymet e nxjerr nga realiteti i prapambeturisë dhe pas tij të pasoj rritja dhe zhvillimi urbanistik, industrial dhe krijimitaria.

Nuk ka fare dyshim se këto lexime bashkëkohore do të zbehen dhe do të përfundojnë duke dështuar dhe atë për shkak të mosnjohjes dhe injorancës se tyre rreth kur’anit famëlartë, veçorive të tij gjuhësore, mënyrave,  pasojave të retorikës si dhe metodologjive të sakta interpretuese.

Vërtet metodologjia zbatuese, për të cilen thirremi, është më se e nevojshme për këtë periudhë dhe të sendërtohet në interpretimin, kuptimin, meditimin dhe leximin e kur’anit famëlartë, derisa që umeti islam të lirohet nga krizat e saja intelektuale, psikologjike, edukativo-morale, ekonomike dhe fetare, te cilin profesori i nderuar Sejjid Kutbi e kishte emërtuar me nofken; Metodologjia e gjallë apo Metodologjia Dinamike.

Kur është fjala për zakonin dhe të kuptuarit e kësaj metodologjie të gjallë aplikative, një gjë të tillë e shohim ta ketë skajuar në mënyrë të thukët profesori i nderuar –Allahu e mëshiroftë– në shumë vende, në tefsirin dhe punimet e tij, duke thënë: “…Vërtetë, çështja e të poseduarit dituri rreth kuptimeve të këtij Kur’ani dhe zbritjes se tij…janë përgatitja e shpirtit me ndjenjat, perceptimet dhe përvojat, të ngjashme me ndjenjat, përvojat dhe perceptimet, të cilat shoqëruan zbritjen e kur’anit, shoqëruan jetën e përbashkët islame, dhe si të tilla ato atakohen në mes të betejës…betejës se xhihadit, xhihadit të shpirtit dhe xhihadit të njerëzve…luftës së epsheve dhe luftës se armiqve. Atmosfera i periudhës Mekkase dhe përhapja e dawetit, pakicës dhe dobësisë, të ndihesh i huaj në mesin e njerëzve. Gjithashtu edhe atmosfera e popullit dhe rrethimit, e urisë e frigës, atmosfera e ndjekjeve dhe persekutimeve, si dhe ndërprerja e lidhjeve përveçse me Krijuesin. Më pas pason atmosfera Medinase; ishte një atmosferë e themelimit të celulave të para të formimit të shoqërisë islame në mes të intrigave dhe hipokrizisë. Në këtë ambient, në të cilin zbritën ajete kur’anore të gjalla, vitale dhe të cilat përkonin me realitetin.

Si rrjedhoj, zbritën dispozitat legjislative, dhe që të gjitha në Medine, si një lëvizje në shoqërinë islame, në të cilën vepronte ai, Në Mekke nuk kishte zbritur asnjë dispozitë e vetme ligjore për të   – sikurse njohja abstrakte – deri kur erdhi koha e përshtatshme për  zbatueshmërinë e saj në Medine! Më të vërtetë njohja për njohjen nuk është metodologji islame. Në islam, këto nocione i kuptojmë me ndryshe; Njohja për lëvizjen, dituria për punën, besimi për jetën..ndaj dhe natyrshmëria e metodologjisë dinamike islame nënkupton atakimin me këtë realitet njerëzor,- me nje levizje te ngjajshme dhe ma superlative se ajo e atyre, në faza të ndryshme dhe me mjete bashkekohore. E tërë kjo duhet bërë për arsye se kundershtarët e dinit Islam-xhahilijeti bashkëkohor-nuk funkcionon si teori e thjeshte, por ajo funksionon si lëvizje e gjallë  dhe me anëtarë të bashkuar. Prandaj ҫdo tentim kundër xhahilijetit bashkëkohor mes kanaleve teorike nuk ka sukses dhe është e pavlefshme. Asaj duhet ti kundërvihemi me ato mjete dhe metoda të njejta me të cilat ajo vepron.

S’ka dyshim se metoda e inicimit, pranimit të ajeteve kur’anore dhe koncepteve islame me qëllim të apikimit dhe të praktikës..ka prodhue gjeneratat e hershme të sahabeve të pejgamberit a.s., dhe se metoda e inicimit te ajeteve, pranimeve te udhezimeve kur’anore me qëllim të dëfrimit dhe të njohjes, thjesht për kurioziet; ka nxjerrë kjo metodë gjeneratat aktuale bashkëkojore të dobëta. Allahu e past mëshiruar prof.Sejid Kutubin për këto udhëzime, direktiva të arta se si të bashkëpunojmë me kur’anin. Vel hamdu lilahi rabi alemin.

 

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin Hoxha 

DREJT NJË LEXIMI TË RI DHE METODOLOGJIE TË APLIKUESHME NË INTERPRETIMIN (TEFSIRIN) E KUR’ANIT FAMËMADH ( Profesor Sejjid Kutbi shembëlltyrë )


[1]) Te’vil, është shkenca, e cila është marrë me komentimin përmbajtësor, alegorik dhe kuptimor të Kur’anit.