A ËSHTË E SFIDUAR SHOQËRIA NË ASPEKTIN SOCIO-EDUKATIV ME MUNGESËN E EDUKIMIT FETAR NË SHKOLLAT PUBLIKE?

0
250

Shoqëria islame/muslimane shqiptare, turke, boshnjake, rome është sfiduar shumë sa që nuk mund ta imagjinosh dëmin dhe pasojat negative të kësaj mungese shpirtërore, akademike dhe fizike.

Sa për ilustrim po i përmendim disa pasoja dhe dukuri negative të mungesës së edukimit fetar në shkollat tona publike:

  • përhapja e vrasjeve, kidnapimeve, dhunës seksuale, korrupsionit edukativo-arsimor ( me blerjen e diplomave, publikimin e pyetjeve të provimeve),
  • mungesa e sigurisë së përgjithshme, droga, martesat e përziera me ithtarët e fesë katolike apo ortodokse, hebreje në vendin tonë apo në diasporë, ( ku vajzat tona muslimane janë martuar me ushtarët e NATO’s dhe vazhdojnë akoma sot e kësaj dite),
  • prindërit pothuajse nuk konsultohen fare dhe se qëndrimi i tyre është formal dhe simbolik dhe nuk kane ndikim te fëmija e tyre për arsye të kulturës globale antiislame dhe të mungesës së edukatës fetare në shkollat publike:
  • Shkurorëzimet, abuzimet familjare dhe shoqërore,
  • mungesa e kulturës fetare dhe të asaj civile apo ligjore, kulturës martesore islame në përgjithësi dhe asaj seksuale islame në veçanti,
  • humbja e turpit/marres para anëtarëve familjarë, ku hasish brenda në një familje, ku vëllau apo motra, apo prindërit vishen me rroba jo të traditës islame apo muslimane, me shorte, fustane mini, me brekë, dhe e tërë kjo shihet normale, sepse këto stile i shohin në dramat dhe serialet televizive meksikane, turke, amerikane, angleze, françeze,
  • ku edhe moderatoret femra në debate televizive lokale shqiptare në Kosovë apo Shqipëri dalin shumë seksi duke ekspozuar pothuajse tërë trupin e tyre para publikut, qëllimisht me uljet e tyre provokative në karriga, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së publikut dhe në emër të emancipimit dhe të demokracisë, jeta private e tyre  me qenë, me egërsira, etj,etj.

Ma e keqja e kësaj është se kjo gjendje sociale dhe amorale e ka vdek në shpirtërat dhe zemrat e shqiptarëve muslimanë sensin e urrejtjes së keqes dhe të haramit, kjo gjendje e rëndë e ka çrrënjosë nga zemrat dhe gjuha e tyre ndalimin nga e keqja dhe urdhëresën në të mirë, sa që jemi ba si disa gjenerate të hershme të Beni Israilëve ( ithtarët e hershëm në kohën e Isait dhe të Davudit a.s.) të cilët i ka mallkuar dhe i ka dënuar Allahu xh.sh. për mos ndalimin nga e keqja dhe mosurdhëresën në të mirë.

Aq shumë janë paraqitur pasojat dhe dukuritë negative sa që ështe e pamundur me e përmend një dukuri apo traditë pozitive të mirë në këtë kohë post-moderne të ” emancipuar, të avancuar “.

Prej pasojave negative është reduktuar dashuria vëllazërore nëpër familje, shoqëri, farefisni, nuk kanë dëshirë dikush me i vizitue, ti vet ndoshta nuk ke dëshirë për vizitë, vëtëm në raste të vdekjeve apo martesave shihen, ndonjehere edhe gjatë Bajrameve, janë ngushtuar zemrat e muslimanëve ndaj njeri tjetrit, eshtë shishmuar vetmia dhe egoizmi shtazarak ( normal me përjashtime të vogla), etj, etj.

Kush fajësohet për këto të zeza?

S’do mend  se fajin më të madh e ka qeveria e shtetit, pastaj Institucioni ynë fetar (BIK-u) me tërë stafin dhe institucionet që posedojnë (Fakulteti i studimeve islame, medresetë, 800 imama në 800 Xhami të Kosovës për mos angazhimin e tyre maksimal, për mos realizimin e reformacioneve të lartëpërmendura, për mosluftimin dhe mos rezistencën e tyre para qeverisë dhe para publikut të gjerë.

Si të dalim nga kjo krizë?

Nga gjendje e mjerueshme dalim duke i ringjallë ndjenjat e muslimanëve shqiptarë, të qeveritarëve dhe të deputetëve tanë musliman shqiptarë në qeveri, me parti politike islame, reformacione të institucioneve tona publike fetare, me protesta nëpër rrugë dhe në palament për këtë gjendje alarmante, me reforma ne diskurisn e tyre fetar, social dhe politik, me ringjalljen e vlerave tona kombëtare dhe atyre fetare tradicionale, dhe morale.

Pa e ndryshu na vet gjendjen tonë, ndryshimi pozitiv nuk vjen, dhe Allahu nuk na e ndryshon gjendjen tonë pa iniciativën tonë. Ky është vizioni Kur’anor dhe ai profetik. Allahu na ndihmoftë…amin amin amin.