A është përmirësuar roli dhe pozita e gruas në familje dhe në shoqëri në këtë kohë bashkëkohore në Botën arabe?

 

Pasi qe Allahu xh.sh. na ka mundësuar të edukohemi në botën arabe dhe Azinë Juglindore dhe t’i shërbejmë Islamit dhe muslimanëve po në ato vende (el Medinetu el Muneweretu, Arabia Saudite, Doha –Katar, Kuala Lumpur – Malajzi, Brunei) afër 4 dekada që nga viti 1983 -2022, dhe pasi që kemi pasur kontakte të afërta direkt me popullin dhe studentët (meshkuj dhe femra nëpër fakultete të ndryshme), pasi që kemi marrë pjese në dhjetëra seminare dhe konferenca ndërkombëtare dhe rajonale, konkludoj lirshëm se pozita e gruas (nënë/ bashkëshorte/ vajzë) në familje nuk është përmirësuar dukshëm, shkaku i disa traditave fisnore/kabelizmi të trashëguara prej të pareve, ku akoma gruaja/ vajza/ nëna nuk i gëzon të drejtat e saja të plota kur është në pyetje martesa, ku në të shumtën e rasteve nuk i lejohet asaj të dale jashtë fisit të saj !!

Patjetër duhet të martohet me djalin e xhaxhait/axhës, apo të dajës, apo të tezes, apo të hallës. Kjo traditë akoma vazhdon dhe është në funksion dhe aktive për mashkullin dhe femrën. Kjo dukuri e trashëguar fisnore në shume vende arabe nuk ka të bëjë me islamin asgjë dhe nuk ka dy lidhje me te! Dëshira dhe vullneti i gruas /vajzës /djalit / burrit duhet të respektohet dhe të merret në konsideratë mendimi Islam e jo ai tradicional, dhe se fjala e saj/ tij është finale dhe assesi tradita fisnore.

Kjo dukuri sociale negative ka krijuar dhe është duke krijuar akoma pasoja të mëdha, ku statistikat flasin se mbi 40 % të shoqërisë në boten arabe janë të divorcuar, gjë që është e dhimbshme dhe shumë e rënde, sidomos në shtetet e Gjirit Persik (Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Bahrejni, Omani, Emiratet e Bashkuara). D.m.th. në këtë aspekt nuk ka ndryshim apo përmirësim.

A ndërsa nga aspekti i pozitës së saj në shoqëri, ka përmirësim (evolucion, reforma) të dukshme bashkëkohore, mirëpo unë nuk jam i kënaqur dhe nuk pajtoj me këtë përmirësim/liberalizëm të shfrenuar për pasojat negative që ka.

Është një stuhi e madhe globale kulturore dhe fetare qe po vërshon botën arabe, sidomos Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Bahrejnin, ku për qellim kane prishjen femrës myslimane në emër të liberalizimit të saj, emancipimit të saj, shkollimit të saj/edukimit të saj etj. Kjo stuhi ka marrë përmasa të mëdha deri në atë shkallë sa që obligimet primare familjare, obligimet e saj ndaj burrit, të edukimit të fëmijëve neglizhohen dhe lihen anash. Për edukimin e fëmijëve mbështeten në shërbimin e shërbëtoreve nga Filipinet, S’ri Lanka, India, Etiopia etj.

Kjo gjendje e ka keqësuar performancen e fëmijëve në aspektin edukativo arsimor, ku vërehen pasoja morale dhe edukativo arsimore si fryt i neglizhencës familjare. Kjo gjendje aktuale sociale e shfrenuar në emër të globalizmit dhe të emancipimit të saj ka krijuar një gjendje të rëndë psikike, sociale, fetare dhe arsimore. Kjo diagnozë nuk na përgëzon për një të ardhme më të mirë.

Ndikimi i kulturës perëndimore në çdo fushë (në stil të jetës, në të ushqyerit, në të folurit etj.) është dukshëm, e sidomos edhe me fenomenin modern që është absurde dhe vështirë për të besuar..! Je ne Arabi, por arabishtja nuk preferohet shume!! Anglishtja është ajo e cila preferohet. Kjo valë perëndimore asimiluese, shkatërruese edukativ-arsimore, kulturore dhe fetare sistematikisht është kah e shkatërron identitetin fetare dhe kulturor të saj, për fat të keq. Institucionet kulturore, fetare dhe akademike nuk janë duke punuar mjaft dhe seriozisht në ketë drejtim për t’i bërë ballë dhe për ta sfiduar ketë stuhi shkatërruese.

Perëndimi dhe kultura globale anti-islame me këto luftëra ideologjike fetare , akademike dhe kulturore e menaxhuar dhe e planifikuar prej Masonëve ndërkombëtarë në koordinim me Sionizmin dhe konspiracionin e tyre shekullorë kundër Islamit dhe muslimanëve, kanë arritur edhe në botën arabe dhe janë duke i kontrolluar qendrat mediatike, akademike dhe fetare.

Si pasojë kësaj në Arabinë Saudite qindra dijetare, profesorë, hoxhallarë, aktivistë islam janë të burgosur, dhe shumë prej tyre edhe janë ekzekutuar, ku ndër ta edhe 2 profesorë doktorë, profesorë të mi. Në Egjipt regjimi ushtarak diktatorial mbyti presidentin e zgjedhur në mënyre demokratike Muhamed Mursiun,  burgosi dhe mbyti qindra dijetarë, Allahu në Xhennet in sha Allah. Frytet e Revolucionit të Pranverës Arabe nuk i priten Muslimanët dhe arabet e atyre shteteve, si në Tunizi, Libi, Egjipt, Siri, Jemen, Algjeri, etj. Ata i shfrytëzoi dikush tjetër në emër të Demokracisë! Anti-islamistët, sekularët, ateistët në krye me Masonerinë Globale Sioniste ishin ata që i shfrytëzuan.

Për momentin aktual me këtë gjendje dramatike në botën arabe nuk pritet diçka e mirë për Islamin dhe Muslimanët. Sipas analizave tona ne shpresojnë se valët e reformave pozitive për të mirën e Islamit dhe të muslimanëve anembanë globit priten nga Turqia, Pakistani, Afganistani, Malajzia dhe Indonezia. Allahu i ndihmoftë të gjithë të sinqertëve që synojnë të mirën e Islamit dhe të muslimanëve. Amin, amin, amin!

Prof. Dr. Hfz. Hajredin Hoxha
PËRGJIGJE AKADEMIKE, FETARE, EDUKATIVO ARSIMORE PËR PYETJET HULUMTUESE NGA STUDENTËT KOSOVARË NË NIVEL TË DOKTORATURËS NË UNIVERSITETIN NDËRKOMBETAR TË NOVI PAZARIT

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments