ETIKA E  SHKUARJES  NË  XHAMI

 

Allahu xh.sh. në Kur’an thotë:

 “O bijtë e Ademit, vishuni bukur sa herë që shkoni në xhami për t’u falur, hani dhe pini e mos shpenzoni, se me të vërtetë  Allahu xh.sh. nuk i do ata që shpenzojnë.” [Suretu El-A’rafe, 31]

Ky ajet kur’anor përmban dy ligje dhe principe të rëndësishme, që kanë të bëjnë me shoqërinë njerëzore. Ne, nga këto dy principe, na intereson principi i parë, e ai është parapërgatitja e muslimanit para se të shkojë në xhami.

Zbritja e këtij ajeti kur’anor ka qenë edhe për një qëllim dhe synim tjetër. Ky ajet ka zbritur për ta korrektuar një vepër tejet të  shëmtuar që vepronin arabët në xhahiljet. Ata silleshin rreth Qabesë (bënin tavaf) të zhveshur dhe duke fishkëllyer. 

Po ashtu, ky ajet kur’anor përmban në konstruksionin e tij edhe një princip tjetër shumë të rëndësishëm me dimension bashkëkohor, e ai është që ne duhet të vishemi me rroba të pastra jo vetëm në Qabe kur bëjmë tavaf, por edhe në xhamitë e tjera sa herë që shkojmë për t’u falur.

Nëse kuptohet qëllimi i mbulesës së trupit të njeriut dhe arsyeja e saj, atëherë ku qëndron shkaku dhe mençuria e parapërgatitjes së njeriut për të qenë i pastër kur shkon në xhami ? 

Shihet se shkaku qëndron në faktin, – dhe për këtë qëllim të lartë janë ngritur dhe janë ndërtuar xhamitë për të falur namazin, – e të tubuarit të muslimanëve në një vend, të njoftuarit e tyre në mes vete dhe të përforcuarit e vëllazërim bashkimit islam në mes tyre, sepse ka qenë e mundur për çdokënd që ta falë namazin në shtëpinë e tij dhe ndoshta ky person kishte për të qenë më rehat dhe më i qetë. Mirëpo Allahu xh.sh. ka preferuar edhe ka paraparë diçka që është më mirë dhe më e qëlluar, dhe mu për këtë e ka shumëfishuar shpërblimin e faljes së namazit në xhami për njëzet e shtatë shkallë. 

Për këtë arsye dijetarët islamë janë të një mendimi dhe kanë thënë se ai i cili dëshiron të shkojë në xhami për ta falur namazin me xhemat dhe nga ai kundërmon erë jo e këndshme, si p.sh: ka ngrënë hudhra apo qepë, ose diçka të ngjashme me të, atëherë kjo gjendje aktuale e tij konsiderohet arsye fetare që ai të mos shkojë në xhami, bile preferohet që ai ta falë namazin në shtëpinë e tij. 

Po ashtu, edhe ai i cili e lëshon punën  apo shitoren e tij për të shkuar në xhami për ta falur namazin me xhemat, mirëpo rrobat i ka të përlyera ose me erë jo të këndshme, gjë që nuk i përshtatet xhamisë (si p.sh; mishshitës-farkëtar-mekanik etj., sh.p.), të gjitha këto raste konsiderohen arsye fetare të pranuara që ai të mos shkojë në xhami për ta falur namazin me xhemat dhe se për atë preferohet më tepër që ta falë namazin në vendin e punës (në shitore, në arë, etj, sh.p.).

Sa herë që tubimi në një xhami bëhet më i madh, aq më obligative bëhet pastërtia nga ana e Allahut xh.sh. dhe mu për këtë arsye juristët islamë (fukahat) janë të gjithë të një mendimi dhe kanë rënë në konsensus (Ixhma’e ) se pastrimi i tërësishëm i trupit (gusli) në ditën e xhumasë është i preferuar (mustehab). Po ashtu, juristët islamë janë të mendimit se është e preferuar edhe veshja e rrobave më të mira dhe parfumimi me erë të këndshme.

 E tërë kjo parapërgatitje bëhet që takimi në mes të besimtarëve ta arrijë kulminacionin e dashurisë,  të vëllazërimit dhe të bashkimit islam, dhe që nga mesi i tyre të largohen shkaqet e përçarjes dhe të hidhërimit.

Besimtarët nuk mund të vëllazërohen e të duhen ndërmjet vete, dhe ndarjet personale nuk mund të zhduken nga ata, nëse ata nuk rreshtohen të gjithë së bashku në xhami para madhërisë së Allahut xh.sh. Ashtu sikurse njeriu gëzohet kur përshëndetet me selam dhe vepron dhe punon për ta forcuar dashurinë dhe vëllazërimin islam, po ashtu edhe pastërtia luan një rol të rëndësishëm pozitiv për ta realizuar këtë qëllim të dashurisë islame.

 

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Prof.Dr. Hfz. Hajredin Hoxha

Prof.Dr.Muhamed Said Ramadan el Buti – FSHEHTËSITË E DISA LIGJEVE KUR’ANORE

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

EDUKIMI DHE REFORMIMI – Zhvillimi i efikasitetit te muslimani...

EDUKIMI DHE REFORMIMI - Zhvillimi i efikasitetit te muslimani bashkëkohor Autor: Dr. Maxhid Arsan el...

حصاد دراساتي الفكرية والتربوبة والثقافية والإجتماعية

حصاد دراساتي الفكرية والتربوبة والثقافية والإجتماعية 2016-2000 في المؤتمرات العالمية والمجلات العلمية المحكمة من تأليف فضيلة الدكتور خيرالدين...

حصاد دراساتي القرآنية

حصاد دراساتي القرآنية 2005 -2016 في المؤتمرات العالية والجلات العلمية المحكمة من تأليف فضيلة الدكتور خيرالدين خوجة الكوسوفي أستاذ...

الأسس العلمية والقواعد المنهجية لتفسير القرآن الكريم (الأستاذ سيد...

الأسس العلميةوالقواعد المنهجية لتفسيرالقرآنا لكريم الأسس العلمية والقواعد المنهجية لتفسير القرآن الكريم ( الأستاذ سيد قطب...

البعد الأكاديمي والتربوي في ظاهرة نزول القرآن الكريم منجماً

البعد الأكاديمي والتربوي في ظاهرة نزول القرآن الكريم منجماً بقلم د/خيرالدين خوجة ( الكوسوفي ) أستاذ...

المفسرون وقواعد التفسير بين التشابه في المقدمات والاختلاف في...

المفسرون وقواعد التفسير بين التشابه في المقدمات والاختلاف في النتائج عرض تحليلي لجهود بعض...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments