ISLAMI  NUK  PRANON  IMITIM  TË ÇORODITUR 

 

Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë: 

“E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): “ Pranoni atë që Allahu e shpalli ! Ata thonë: “Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë! Edhe sikur prindërit e tyre të mos kenë kuptuar asgjë dhe të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë ” (ata do t’i pasonin)?” [Suretu El-Bekare, 170.]

Ky ajet, dhe shumë ajete të tjera të Kur’anit, i kritikon ata të cilët e kanë marrë imitimin e të tjerëve si program të jetës së tyre. Ky ajet i ndalon në veçanti muslimanët nga kjo vepër d.m.th.: imitimi i të tjerëve në mënyrë të verbër dhe të çoroditur, duke mos e peshuar atë vepër apo atë sjellje me peshoren e së vërtetës (hakkut) dhe të drejtësisë islame (Kur’anit dhe sunnetit, sh.p.)

Duke u bazuar në atë që u tha më lart, është marrë vendim i prerë nga dijetarët islamë se imitimi i të tjerëve në çështje të besimit (akides) nuk pranohet dhe nuk lejohet, dhe se besimi i atij, i cili thotë se unë jam besimtar për arsye se e kam familjen besimtare ose ambienti në të cilin jetoj ma obligon atë, nuk është i vërtetë dhe i qëlluar, ashtu si e kërkon Allahu xh.sh. 

Duke u nisur nga ky realitet, ata të cilët obligimet fetare si p.sh. namazi, agjërimi, haxhi dhe vlera të tjera të moralit Islam, i quajnë tradita fetare islame, ata kanë gabuar dhe janë shmangur nga rruga e drejtë, sepse fjala traditë në terminologjinë e linguistikëve dhe sociologëve nënkupton një grumbull zakonesh të cilat baballarët i kanë trashëguar prej stërgjyshërve, ose zakonet e përfituara nga një shoqëri ose popull i huaj si pasojë e kontaktit të afërt me ta. Ndërsa ligjet e Allahut xh.sh. nuk janë të këtij lloji. Ato janë parime të larta hyjnore për interesin e njerëzisë, për të mirat e kësaj jete dhe të ahiretit.  

Mençuria (hikmeti) e kësaj ndalese, që mos t’i emërojmë parimet islame me emrin tradita, është e qartë dhe e ditur, sepse kjo bie në kundërshtim me autoritetin dhe nderin e njeriut dhe logjikën e tij të shëndoshë, me të cilën Allahu xh.sh. e ngriti njeriun lart mbi krijesat e tjera.

Allahu xh.sh. na ka obliguar ne me këtë fe që të jemi të nderuar, të lartë dhe të respektuar, e kurrsesi të ulur dhe të poshtëruar. Mandej, nëse ti nuk ke mundur ta kuptosh prej ligjeve të Allahut xh.sh dhe parimeve islame se ato nuk janë gjë tjetër veçse tradita, atëherë ky është faji i yt dhe është kundër favorit tënd, sepse ti si intelektual nuk ke mundur të bësh diferencën linguistike në mes traditës dhe parimit. Mu për këtë arsye, ata të cilët i konsiderojnë parimet islame si tradita dhe zakone largohen shumë shpejt nga këto parime.

E nëse  ata i konsiderojnë ligjet e Allahut xh.sh. si parime, obligime dhe status jete dhe nëse këto ligje aplikohen dhe zbatohen ashtu si kërkon krijuesi ynë, Allahu xh.sh., atëherë popullit do t’i sigurohet rehatia dhe kënaqësia në këtë jetë, ndërsa po qe se populli i lë anash dhe nuk i përfill këto obligime hyjnore, atëherë padyshim se kjo gjë do t’u sjellë atyre jo rehati dhe mizori në këtë jetë. Prandaj kush i ka kuptuar këto parime si ligje të Allahut xh.sh, ai është më i devotshmi dhe më afër Allahut xh.sh.

Lufta ideologjike kundër muslimanëve zhvillohet në shumë mënyra dhe në shumë metoda, dhe njëra nga mënyrat është edhe kjo dukuri negative, pra që ligjet dhe parimet e Allahut xh.sh. të reklamohen dhe të komentohen para masës muslimane se nuk janë gjë tjetër veçse një grumbull zakonesh apo traditash që kanë trashëguar prindërit tanë nga gjyshërit e tyre. Ato vazhdojnë të propagandohen në këtë mënyrë me qëllime dhe synime të shumta, derisa të kalojë një kohe e gjatë dhe njerëzit fillojnë të harrojnë që në realitet ato janë ligje dhe parime që bazohen në logjikë të shëndoshë dhe në argument.

Si pasojë, armiqve të Islamit u lehtësohet sulmi dhe luftimi i ligjeve të Allahut në emër të lirisë (dhe të demokracisë, sh.p) me titullin ‘luftimi i traditave’, kur populli po angazhohet të gjejë lirinë. E që muslimanët të mos bien në kurthin e tyre, ata duhet ta dinë dhe të përkujtojnë gjithmonë se ligjet e Allahut xh.sh. janë parime hyjnore dhe se mu për këtë arsye Kur’ani e ka ndaluar imitimin e të tjerëve dhe i ka ndaluar etërit tanë që t’i trashëgojnë dispozitat e fesë nga të tjerët. Ato që janë në përputhje me fenë duhet t’i marrin, ndërsa ato të cilat janë në kundërshtim me fenë duhet të lihen anash.

Duhet të dimë edhe një gjë me rëndësi të madhe: dispozitat e Allahut xh.sh, me të cilat jemi të ngarkuar, qoftë në aspektin doktrinar të besimit apo në aspektin social dhe njerëzor, kanë për qëllim që ta rregullojnë jetën tonë në këtë botë dhe që ta përfitojmë kënaqësinë e Allahut xh.sh. në botën tjetër, e kurrsesi nuk guxojmë që ato ligje t’i quajmë tradita të trashëguara nga stërgjyshërit.

 

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Prof.Dr. Hfz. Hajredin Hoxha

Prof.Dr.Muhamed Said Ramadan el Buti – FSHEHTËSITË E DISA LIGJEVE KUR’ANORE

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments