Pasojat e kësaj mungese të pedagogjisë fetare islame, e që sipas mendimit tonë është edhe mungesë shpirtërore, morale, edukativo-arsimore, akademike, sociale, ekonomike dhe politike janë të shumta dhe me përmasa të mëdha që vërehen publikisht dhe qartë pa koment. Në pikat që vijojnë po i përmendim radhazi disa shembuj të këtyre pasojave të lartpërmendura:
a-pasojat shpirtërore: vërehet qartazi mungesa e mëshirës/rahmetit, respektit në aspektin social, familjar dhe human në përgjithësi, s’ka dhimbje për njeri tjetrin, s’ka dashuri, s’ka sinqeritet, s’ka rahmet, s’ka interesim shpirtëror as solidaritet financiar te mjaftueshëm – me përjashtime te vogla-, që këto vlera burojnë nga zemra e Muslimanit dhe frika e tij nga Allahu xh.sh. Kjo frikë demonstrohet gjatë transaksioneve komerciale të ndryshme, në shitblerje, në marrëdhënie reciproke të ndërsjella, etj. Situata aktuale dëshmon jo në favorin tonë, dhe për fat të keq jemi tjetërsuar dhe jemi shndërruar në shoqëri materialiste, egoiste, kapitaliste ku interesit personal i jepet prioritet para interesit kolektiv etj.
b-pasojat morale: degjenerimi dhe asimilimi moral dhe karakter i rinisë sonë, narkomania, vrasjet, abuzimet familjare dhe bashkëshortore, rastet shokuese të vrasjeve familjare, neglizhenca e kujdesit ndaj familjes dhe prindërve të moshuar ku vërehet kërkesa për shtëpi të pleqve, strehimore, qendra rehabilituese, prostitucioni, homoseksualizmi, feminizmi, stili perëndimor dhe amerikan në veshmbathje, në ushqim, në të folur, kulturat e huaja të përditshme në të folur, në ofendime, në sharje etj.
c-pasojat edukativo-arsimore: sekularizmi global dhe ai lokal, ofendimet ndaj Islamit dhe të muslimanëve (kjo dukuri vërehet qartazi, a ndërsa sulmi ndaj religjioneve tjera nuk vërehet fare dhe mediat dhe rrjetet sociale nuk i marrin si tema diskutimi), etiketimi i Islamit dhe i Muslimanëve me terrorizëm, vërehet qartazi dukuri skeptike dhe të dyshimta gjatë bizneseve si p.sh. kohëve të fundit në Kosovë të angazhuarit me fenomenin “BITCOIN” dhe përdorimin e rrymës ilegalisht, shpëlarje parash, transaksionet private me “PARA ME FAJDE”, ” BLERJA DHE SHITJA E DIPLOMAVE ” të niveleve të ndryshme akademike, pastaj edhe punësimi në sajë të atyre kualifikimeve ilegale dhe të korruptuara. Po ashtu vërehet dobësia e kualitetit arsimor dhe shkencor: sheh rininë, të rinjtë dhe të rejat janë fakultete (shkenca sociale apo humane) dhe nuk dinë për zanatin dhe profesionin e tyre po thuajse asgjë!! Shumë rrallë janë ata të cilët janë të kualifikuar dhe të arsimuar në profesionin e tyre, etj. Ma shkurt situatë mjerueshme dhe tmerr!!
d-pasojat sociale: dobësia e solidaritetit vëllazëror, varfëria e madhe, papunësia e madhe, gjendja ekonomike dhe financiare e qindra familjeve është mjerueshme dhe prekëse në zemër!! Shihni p.sh. rastet e familjeve pothuajse të paralizuara dhe të vdekura nga uria dhe veshmbathja në emisionet: JETIMAT E BALLKANIT, ku vërehet kjo pasojë e solidaritetit. Muslimanët dhe biznesmenët shqiptarë në Kosovë dhe gjetiu pjesa dërmuese nuk dinë pothuajse asgjë për obligimin fetar 2.5 % të ZEKATIT, dhe kjo pasojë ka ndikuar që në këtë vend të varfër evropian të ekzistojnë familje pa shtëpi, pa strehimore, pa kulm mbi kokë, si me jetu në Afrikë!!
e-pasojat ekonomike: Kamata, kreditë e shumta me miliona euro, vështirësia e pagesës së kredisë ku e rrezikohet konfiskimi i pasurisë së patundshme apo të paluajtshme nëse nuk ekzekutohet pagesa mujore e kredisë, pagat e vogla jo me standarde evropiane, kapitalizmi dhe arritja në pasuri me metoda skeptike, vërehet haptazi dhe qartazi dallimi klasor aristokrat dhe atij borgjez, si në periudhat e mesjetës shek. XIV në Evrope, etj.
f-pasojat politike: politikanë të korruptuar u shërbejnë qarqeve dhe qendrave skeptike dhe janë në disfavor të shtetit tonë. Kolaborojnë me armikun, keqpërdorin pozitat e tyre qeveritare, mashtrojnë, gënjejnë, zihen me kontrabanda në bashkëpunim me policinë për qëllimet dhe interesat e tyre personale, etj.