Funksionet (religjioze, psikologjike,edukative, sociale) të ajeteve me ilustrime dinamike në Kur’anin Fisnik

0
301

 

Kur’ani Fisnik përmban shumë fjalë dhe figura dinamike. Vargjet e figurave dinamike në Kur’an përmbajnë funksione në formën e konfigurimeve të shumta e të larmishme. Këto funksione i vërejmë në spektrin e gjerë, bashkë me funksionet e llojeve të tjera. Disa prej tyre na ofrojnë epërsi të ndryshme nëmëse një funksion. Për shembull, një fjalë dinamike mund t’i referohet një epërsie edukative dhe njëkohësisht figuracioni i tij dinamik ofron epërsi psikologjike dhe informative. Figura e një kopraci dhe dorëlëshuari tregohet në mënyrë dinamike me anë të mbajtjes de zgjatjes. Në mënyrë të ngjashme, kjo mund të shihet edhe te shumica e fjalëve dinamike.

Në faqet vijuese të këtij punimi, do të përpiqemi të studiojmë funksionet dhe epërsitë kryesore, që figura dinamike e vargjeve në Kur’an i paraqet dhe i bën të qarta, dobiprurëse dhe efikase. Kësisoj, punimi ndahet në tri pjesë, çdonjëra nga të cilat merret me funksionin e përgjithshëm përkatës dhe epërsitë e tija të nryshme. Mbështetur në këtë metodologji, mund të specifikojmë funksionet më të rëndësishme të vargjeve, që ka formuar figuracioni dinamik për t’i shërbuar tekstit kur’anor dhe synimeve të tija të epërme.

Më konkretisht, funksionet e figuracionit dinamik do të diskutohen në tre pjesët e mëposhtme, sipas kësaj renditjeje:

1- Funksioni fetar

2- Funksioni socio-edukativ

3-Funksioni psikologjik

Dijetarë të jerë mund të zbulojnë funksione të tjera në analizën e tyre të figurave dinamike. Kurse ky studi do të përqendrohet te funksionet më të rëndësishme narrative në Kur’anin Fisnik. Kjo është pikëpamja e kërkuesit në të zgjedhurit e funksioneve më të përgjithshme, që paraqesin objektiva të qarta, efekte të mëdha e domethënie të larmishme.

Në këtë studim, kërkuesi përpiqet të hedhë dritë mbi figuracionin dinamik në Kur’anin Famëlartë, të cilin e konsideron aspekt të ri të gojtarisë së mrekullishme të tij. Kjo përpjekje bëhet për t’i shërbyer Kur’anit Fisnik dhe synuar shpërblimin e Zotit. Studimi fokusohet tek vargjet kur’anore me figuracion dinamik, duke u përqendruar në zbatimet e drejtpërdrejta të tyre nëpërmjet shprehjeve gojore dhe pranisë së tyre në këto figura dinamike.

Studimi diskuton funksionet më të rëndësishme të figurave dinamike që pasqyrohen në ajetet kur’anore. Këto funksione janë fetare, psikologjike, socio-edukative, informuese, artistike, shkencore, etj. ato përfshijnë edhe mrekullitë shkencore në Kur’ani Fisnik.

Termi ‘dinamik’ përkufizohet si lëvizja faktuale e shprehur nga trupi ose pjesët e tij. Ai përfshin lëvizjen e dorës ose të asaj që e simboizon atë, lëizjen e syrit ose asaj që e simbolizon atë, kthimin e kokës në një drejtim të caktuar, komentimin e një skene, dhe diskutimin ose pjesëmarrjen në një opinion nëpërmjet një shenje. Kështu, lëvizja përkufizohet si shenja shprehëse e materializuar nga një shenjë. Kështu, lëvizja përkufizohet si shprehja e materializuar e shenja nëpërmjet përdorimit të pjesëve trupore.

Në këtë studim, termat ‘dinamik’ dhe ‘figurë’ përdoren së bashku. Me fjalë të tjera, ajetet e Kur’anit Fisnik do të analizohen sipas disponueshmërisë së portretizimit dhe lëvizjes në të jëjtën kohë, tek një ajet ose ngjarje e caktuar. Kësisoj, portretizimi dhe lëvizja trajtohen si dy krahë të një zogu dhe nuk do të ndahen nga njëri tjetri përveçse për arsye shpjegimi ose analize.

Rëndësia e shprehjeve dinamike në kontekstin kur’anor përcakton tiparet e përgjithshme të figurave kur’anore. Pra, shprehja dinamike përfaqëson qendrën rreth të cilës sillen të gjitha elementet e tjera të portretizimit. Veç kësaj, shprehja dinamike në kontekstin kur’anor fokusohet në shumë funksione fetare, edukative, psikologjike, etj, në një mënyrë tëqartë dhe të përpiktë.

Shprehjet dinamike gjenerojnë një lloj ritmi muzikor brenda portretizimit kur’anor përmes aftësisë për të shfrytëzuar potencialet fonetike, gramatike, dhe morfologjike në figuracionin kur’anor. Këto potenciale mund të përfshijnë rritjen e ritmit, sipas natyrës së ngjarjes kur’anore në fjalë, shpalosjen eksplicite të fuqisë dhe surprizës, si dhe për të shpalosur qetësi dhe vazhdimësi në përputhje me objektivat e portretizimit kur’anor.

Shprehjet dinamike kanë fuqinë për t’u zgjeruar mendërisht dhe moralisht, gjë që i bën ato figura të gjallërishme për lexuesin. Lexuesi mund të përfshihet në këto ngjarje dhe efektet e tyre. Ai mund të marrë pjesë në ndërveprim me shpejtësinë e ngjarjes, realizimin e qëllimit të saj, pritjen e rezultateve të saj dhe bashkëveprimin me ngjyrat e saj. Lexuesi mund të kërkojë burime duke rithurur figurën dinamike të ngjarjes dhe fuqinë e ndikimit të saj mbi marrësin. Kështu, ajetet arrijnë shumë synime.

Paimitueshmëria kur’anore shfaqet qartazi në figurat dinamike të rrëfimit kur’anor. Elokuenca kur’anore merr pjesë në personalizimin e pesonazheve të ngjarjes dhe ndodhive vijuese, duke zgjedhur kohën dhe vendin e saj. Roli i lëvizjes theksohet nga vizatimi i tipareve të personazhit dhe objektivat e saj, si dhe nga ndihma për zbulimin e mësimeve të përgjithshme që duhen nxjerrë. Veç kësaj, kjo shpie nga skajet e figurës artistike të ngjarjes deri tek kulmi, duke krijuar atmosferë tek marrësi. Kjo e bën atë një pjesëmarrës aktiv në ngjarje, duke u përpjekur për t’i gjetur përgjigje të pranueshme pyetjeve. Ndodhitë e Jusufit me gruan e Azizit dhe të Nuhut me të birin gjatë përmbytjes janë shembuj të mirë. Figura dinamike luan rol madhor në shembujt kur’anorë. Ajo thekson çështje të caktuara fetare dhe shoqërore sikurse hutimi i hipokritëve dhe konfuzioni i tyre, pozita e atij që merr kamatë, kopracia ose shpërdorimi.

Figura dinamike është e dukshme edhe tek fragmentet mbi Ditën e Gjykimit, ku thekson tmerrin e skenës, çregullinë e ngjarjeve, dhe habinë e njerëzve atë ditë. Kjo arrin synimin në zemrat e besimtarëve si dhe ato të jobesimtarëve. Për besimtarët, kjo është mësim, paralajmërim, mëtim, meditim, dhe pregatitje për vdekjen dhe ringjalljen.

E kundërta dinamike lua rol domethënës në figuracionin kur’anor. Kjo është e dukshme në shumë skena dhe ngjarje. Kundërvënia e figurave materialisht dhe moralisht i qartëson kuptimet dhe mësimet nxirren lehtë. Pikat e forta dhe të dobëta në dy figurat bëhen gjithashtu të qarta. Përcaktimi i pikave të kundërta në figurat dinamike ndihmon në afrimin e qëllimeve siurse adhuruesi asket nga njëra anë dhe adhuruesi i pasinqertë nga tjetra.

Lëvizja e trupit njerëzor ka rol tejet domethënës për konfirmimin e kuptimeve mendore të figurave dinamike kur’anore. Kjo jepet me anë të pendesës, trishtimit, përplasjes së duarve, kafshimit të duarve, sarkazmës së jobesimtarëve, dhe lëvizjeve të tyre të çuditshme sikurse ulja e kokës, mbulimi i krenave me rroba, dhe përkulja e qafave.

Ajetet e figurave dinamike kanë edhe ndikimin e tyre pozitiv psikologjik mbi marrësit (dëgjuesit/lexuesit). Kjo arrihet duke theksuar epërsitë fetare, psiologjike, edukative, informative, arstistike dhe shkencore. Funksioni fetar thekson udhëzime të caktuara të lidhura me domosdoshmërinë e bindjes ndaj Zotit, mosndjekjes së dëshirave, përqafimit të fesë së drejtë, theksimit të shehadetit në publik ose fshehtas, besimit në kadanë dhe kaderin Hyjnor, ndjekjes së urtisë së Tij në shpërndarjen e furnizimit, zbulimit të raportit mes adhuruesit të devotshëm dhe Zotit, përkujtimit të vështirësive që e presin nëse shpërfill skëterrën dhe vuajtjen, pregatitjes për të vdekur më vepra të mira, dhe paraqitjes së rasteve të pendesës dhe keqardhjes që i godet disa adhurues Ditën e Gjykimit.

Funksioni psikologjik i figurës dinamike ka të bëjë me agjitimin e shpirtin njerëzor. Kjo është e dukshme në figurën e adhuruesve kur thonë la ilahe ilallah, dhe kur tregojnë falje, kënaqje dhe përkujtim të vazhdueshëm të Zotit. Ata i druhen mëkateve dhe ankthit. Kjo figurë përfshin përshkrimin e mëkatarëve në Ditën e Gjykimit. Figura dinamike e vdekjes shpalos shumë domethënie psikologjike përfshirë frikën prej saj, pritjen e saj, dhe pregatitjen për të. Muslimani nuk i frikohet vdekjes dhe duhet të jetë i gatshëm për të në çdo çast. Kjo arrihet me tekva, punë të mira, pendesë dhe keqardhje. Disa ajete shpalosin se si figurat dinamike pasqyrojnë sjellje të caktuara të papëlqyeshme si psh krekosja e arrogantit me pasurinë dhe fëmijët, e hipokritit me veprat dhe adhurimin e Allahut prej tij, jobesimtarët dhe mëkatarët me keqardhjen e tyre, dhe jobesimtarët me Ditën e Gjykimit.

Funksioni edukativ shpalos shumë praktika serioze shoqërore që duhen evituar. Kamata përbën sëmundjen më të rrezikshme socio-ekonomike dhe Kur’ani paralajmëron për disavantazhet e saj. Vrasja është një krim që ndalhet rreptësisht nga Zoti. Ecja e kapardisur duhet braktisur, duke u zëvendësuar me përulësinë dhe maturinë. Disa praktika paraislame dënohen dhe ndalohen nga Islami, sikurse varrosja e vajzave të sapolindura. Kur’ani bën thirrje për kujdesje dhe respekt ndaj grave. Shumë aspekte negative të sjelljes njerëzore portretizohen në Kur’an, sikurse kopracia, urrejtja dhe zilia. Në këtë drejtim, ajetet kur’anore bëjnë thirrje për kënaqje më varfëri ose pasuri dhe pranim të kaderit të Zotit në të gjitha rastet.

 

Funksionet e ajeteve me ilustrime dinamike në Kur’anin Fisnik (funksionet religjioze, psikologjike,edukative, sociale)              

Ajman es-Sejjid Ali es-Sajjad-Doktor i letërsisë dhe retorikës kur’anore –Universiteti Taibah – Medina e Ndritshme                                     

Përktheu nga arabishtja në anglishte: Dr.Hfz.Hajredin Hoxha