Nevoja e Umetit për Tefsirin Dinamik dhe Aplikativ

 

Në këtë kohë, Umeti Islam ka nevojë jashtzakonisht të madhe për një tefsirë, të cilit doemos duhet t’i rikthehet formulimi mendor dhe intelektual prej piknisjes; të nxirret nga vetëshpërbërja e tij, të lirohet dhe të shpërthej fuqia e këtij formulimi nga ngurtësia dhe prapambeturia; të ripërtërihet në të shpirti i kësaj Gjithësie dhe ndertimi i saj. 

Tefsiri i kërkuar dhe i nevojshëm, është ai interpretim, i cili këtë ymet e nxjerr nga realiteti i prapambeturisë dhe pas tij të pasoj rritja dhe zhvillimi urbanistik, industrial dhe krijimitaria.

Nuk ka fare dyshim se këto lexime bashkëkohore do të zbehen dhe do të përfundojnë duke dështuar dhe atë për shkak të mosnjohjes dhe injorancës se tyre rreth kur’anit famëlartë, veçorive të tij gjuhësore, mënyrave,  pasojave të retorikës si dhe metodologjive të sakta interpretuese.

Vërtet metodologjia zbatuese, për të cilen thirremi, është më se e nevojshme për këtë periudhë dhe të sendërtohet në interpretimin, kuptimin, meditimin dhe leximin e kur’anit famëlartë, derisa që umeti islam të lirohet nga krizat e saja intelektuale, psikologjike, edukativo-morale, ekonomike dhe fetare, te cilin profesori i nderuar Sejjid Kutbi e kishte emërtuar me nofken; Metodologjia e gjallë apo Metodologjia Dinamike.

Kur është fjala për zakonin dhe të kuptuarit e kësaj metodologjie të gjallë aplikative, një gjë të tillë e shohim ta ketë skajuar në mënyrë të thukët profesori i nderuar –Allahu e mëshiroftë– në shumë vende, në tefsirin dhe punimet e tij, duke thënë:

“…Vërtetë, çështja e të poseduarit dituri rreth kuptimeve të këtij Kur’ani dhe zbritjes se tij…janë përgatitja e shpirtit me ndjenjat, perceptimet dhe përvojat, të ngjashme me ndjenjat, përvojat dhe perceptimet, të cilat shoqëruan zbritjen e kur’anit, shoqëruan jetën e përbashkët islame, dhe si të tilla ato atakohen në mes të betejës…betejës se xhihadit, xhihadit të shpirtit dhe xhihadit të njerëzve…luftës së epsheve dhe luftës se armiqve.

Atmosfera i periudhës Mekkase dhe përhapja e dawetit, pakicës dhe dobësisë, të ndihesh i huaj në mesin e njerëzve. Gjithashtu edhe atmosfera e popullit dhe rrethimit, e urisë e frigës, atmosfera e ndjekjeve dhe persekutimeve, si dhe ndërprerja e lidhjeve përveçse me Krijuesin. Më pas pason atmosfera Medinase; ishte një atmosferë e themelimit të celulave të para të formimit të shoqërisë islame në mes të intrigave dhe hipokrizisë. Në këtë ambient, në të cilin zbritën ajete kur’anore të gjalla, vitale dhe të cilat përkonin me realitetin.

Si rrjedhoj, zbritën dispozitat legjislative, dhe që të gjitha në Medine, si një lëvizje në shoqërinë islame, në të cilën vepronte ai,

Në Mekke nuk kishte zbritur asnjë dispozitë e vetme ligjore për të   – sikurse njohja abstrakte – deri kur erdhi koha e përshtatshme për  zbatueshmërinë e saj në Medine!

Më të vërtetë njohja për njohjen nuk është metodologji islame.

Në islam, këto nocione i kuptojmë me ndryshe;

Njohja për lëvizjen, dituria për punën, besimi për jetën..ndaj dhe natyrshmëria e metodologjisë dinamike islame nënkupton atakimin me këtë realitet njerëzor,- me nje levizje te ngjajshme dhe ma superlative se ajo e atyre, në faza të ndryshme dhe me mjete bashkekohore.

E tërë kjo duhet bërë për arsye se kundershtarët e dinit Islam-xhahilijeti bashkëkohor-nuk funkcionon si teori e thjeshte, por ajo funksionon si lëvizje e gjallë  dhe me anëtarë të bashkuar. Prandaj ҫdo tentim kundër xhahilijetit bashkëkohor mes kanaleve teorike nuk ka sukses dhe është e pavlefshme. Asaj duhet ti kundërvihemi me ato mjete dhe metoda të njejta me të cilat ajo vepron.

S’ka dyshim se metoda e inicimit, pranimit të ajeteve kur’anore dhe koncepteve islame me qëllim të apikimit dhe të praktikës..ka prodhue gjeneratat e hershme të sahabeve të pejgamberit a.s., dhe se metoda e inicimit te ajeteve, pranimeve te udhezimeve kur’anore me qëllim të dëfrimit dhe të njohjes, thjesht për kurioziet; ka nxjerrë kjo metodë gjeneratat aktuale bashkëkojore të dobëta.

Allahu e past mëshiruar prof.Sejid Kutubin për këto udhëzime, direktiva të arta se si të bashkëpunojmë me kur’anin. Vel hamdu lilahi rabi alemin. 

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin Hoxha

DREJT NJË LEXIMI TË RI DHE METODOLOGJIE TË APLIKUESHME NË INTERPRETIMIN (TEFSIRIN) E KUR’ANIT FAMËMADH ( Profesor Sejjid Kutbi shembëlltyrë)

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

EDUKIMI DHE REFORMIMI – Zhvillimi i efikasitetit te muslimani...

EDUKIMI DHE REFORMIMI - Zhvillimi i efikasitetit te muslimani bashkëkohor Autor: Dr. Maxhid Arsan el...

حصاد دراساتي الفكرية والتربوبة والثقافية والإجتماعية

حصاد دراساتي الفكرية والتربوبة والثقافية والإجتماعية 2016-2000 في المؤتمرات العالمية والمجلات العلمية المحكمة من تأليف فضيلة الدكتور خيرالدين...

حصاد دراساتي القرآنية

حصاد دراساتي القرآنية 2005 -2016 في المؤتمرات العالية والجلات العلمية المحكمة من تأليف فضيلة الدكتور خيرالدين خوجة الكوسوفي أستاذ...

الأسس العلمية والقواعد المنهجية لتفسير القرآن الكريم (الأستاذ سيد...

الأسس العلميةوالقواعد المنهجية لتفسيرالقرآنا لكريم الأسس العلمية والقواعد المنهجية لتفسير القرآن الكريم ( الأستاذ سيد قطب...

البعد الأكاديمي والتربوي في ظاهرة نزول القرآن الكريم منجماً

البعد الأكاديمي والتربوي في ظاهرة نزول القرآن الكريم منجماً بقلم د/خيرالدين خوجة ( الكوسوفي ) أستاذ...

المفسرون وقواعد التفسير بين التشابه في المقدمات والاختلاف في...

المفسرون وقواعد التفسير بين التشابه في المقدمات والاختلاف في النتائج عرض تحليلي لجهود بعض...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments