NDALOHET PËRBETIMI I SHPESHTË

 

Allahu xh.sh. në Kuranin famëlartë thotë: 

“E mos e bëni Allahun xh.sh. peng  të betimeve tuaja (kur betohemi në të)  kur doni të bëni vepra të mira të silleni mirë dhe të bëni pajtim ndërmjet njerëzve. Allahu dëgjon të gjitha dhe i di.” [El Bekaretu: 224].

Nga ky ajet kur’anor vërehet qartazi se Allahu xh.sh. ndalon që emri i Tij të merret si mjet apo si faktor që dikush të bëhet i besueshëm, ose t’i obligojë të tjerët që t’i besojnë këtij, kur ky e përmend emrin e Allahut xh.sh. dhe betohet në të. Këtë e vërteton edhe një ajet tjetër kur’anor ku Allahu xh.sh. thotë:

“dhe ruani betimet tuaja” d.m.th. mos u betoni në çdo çështje, të vërtetë apo jo. [El Maidetu:89] 

Allahu xh.sh. i urren tepër ata të cilët përbetohen shpesh. Allahu xh.sh. në Kuran thotë: “Mos e respekto askënd që betohet shumë dhe është  i poshtër.” [El kalem:10]

Shkaku apo urtësia e kësaj ndalese qëndron në dy pika me rëndësi tejet të madhe, për të cilat muslimani duhet të ketë shumë kujdes:

E para: Emri i Allahut xh.sh. duhet të jetë në shkallën më të lartë në ndjenjat dhe zemrën e muslimanit dhe, kur të përmendet Allahu xh.sh., besimtari duhet ta ndiejë madhërinë dhe frikën ndaj Allahut xh.sh. Kjo është një cilësi apo vepër të cilën Allahu xh.sh. e ka përmendur në Kuran, ku Ai thotë:

E besimtarë të vërtetë janë vetëm ata të cilëve kur përmendet Allahu u rrëqethen zemrat e tyre …” [El Enfal:2]

Zemrat e atyre të cilët e përmendin emrin e Allahut xh.sh. dhe betohen në të për qëllime të ndryshme të shitjes, blerjes, fitimit të besimit ndaj atyre, në çdo moment dhe për çdo çështje të rëndësishme apo jo, nuk rrëqethen fare kur përmendet emri i Allahut xh.sh. dhe atyre nuk u shtohet aspak besimi kur lexohen ajetet e Tij nga Kurani.

Pjesa dërmuese e atyre personave e përmendin Allahun xh.sh. për interesat e tyre personale dhe kjo vepër e shëmtuar është edukatë jo e mirë. Rezultat i kësaj edukate jo të mirë është se zemrat e tyre përforcohen dhe bëhen të ngurta, e pastaj gradualisht largohen edhe nga besimi ndaj Allahut xh.sh.

Po ashtu, një gjest tejet i urryer dhe i ndaluar, i ngjashëm me të parin, është edhe kur disa persona, për interesat të tyre personale, e përdorin salavatin për Muhamedin a.s. Kur dikush gëzohet ose dëshiron të shesë apo të blejë diçka, bën salavat me qëllim që t’ua mbushi mendjen të tjerëve apo t’i bindi ata. Sipas mendimit të të gjithë dijetarëve islamë, kjo vepër është e urryer dhe e ndaluar rreptësisht për arsye se kjo konsiderohet një lloj nënçmimi për Muhamedin a.s., pasi emri i tij përmendet për motivet e kësaj jete.

E dyta: Betimi në emër të Allahut e obligon personin që të jetë i drejtë në fjalë e në vepër, sepse me këtë fjalë ai po e merr dhe po e konsideron Allahun xh.sh. si dëshmitar të tij për fjalën dhe veprën e drejtë. E si mundet muslimani të ketë guxim dhe trimëri që ta marrë për dëshmitar Allahun xh.sh. për një fjalë apo vepër të rrejshme?

Ai, me këtë vepër,  po bën që Allahu xh.sh. ta zbresë hidhërimin e Tij mbi të dhe ta mallkojë atë. Mu për këtë arsye, nuk mund të tallemi me betimin, sepse betimi me ato kushtet dhe rregullat e veta të posaçme konsiderohet si një prej argumenteve më të forta në rastet e problemeve të ndryshme.

Prandaj nëse muslimani e vazhdon këtë gjest të keq dhe betohet për çdo rast apo çdo problem, betimi e humb vleftën e tij dhe, gradualisht me kalimin e kohës, këtij argumenti nuk i mbetet më aspak vlerë. Ndoshta  betimi bëhet profesion për mashtrime dhe vjedhje dhe ky person e mbulon mashtrimin dhe vjedhjen e tij me anën e betimit të shpeshtë.

Kështu mbi ata persona zbret hidhërimi i Allahut xh.sh. Në këtë mënyrë humbet besimi i muslimanëve ndaj njëri-tjetrit dhe si pasojë shoqëria islame çrregullohet. 

Le të kthehemi të gjithë, pra, në parimet kur’anore, le t’i praktikojmë ato dhe të largohemi nga kjo vepër e urryer të cilën Allahu xh.sh. na e ka ndaluar.

 

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Prof.Dr. Hfz. Hajredin Hoxha

Prof.Dr.Muhamed Said Ramadan el Buti – FSHEHTËSITË E DISA LIGJEVE KUR’ANORE

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

EDUKIMI DHE REFORMIMI – Zhvillimi i efikasitetit te muslimani...

EDUKIMI DHE REFORMIMI - Zhvillimi i efikasitetit te muslimani bashkëkohor Autor: Dr. Maxhid Arsan el...

حصاد دراساتي الفكرية والتربوبة والثقافية والإجتماعية

حصاد دراساتي الفكرية والتربوبة والثقافية والإجتماعية 2016-2000 في المؤتمرات العالمية والمجلات العلمية المحكمة من تأليف فضيلة الدكتور خيرالدين...

حصاد دراساتي القرآنية

حصاد دراساتي القرآنية 2005 -2016 في المؤتمرات العالية والجلات العلمية المحكمة من تأليف فضيلة الدكتور خيرالدين خوجة الكوسوفي أستاذ...

الأسس العلمية والقواعد المنهجية لتفسير القرآن الكريم (الأستاذ سيد...

الأسس العلميةوالقواعد المنهجية لتفسيرالقرآنا لكريم الأسس العلمية والقواعد المنهجية لتفسير القرآن الكريم ( الأستاذ سيد قطب...

البعد الأكاديمي والتربوي في ظاهرة نزول القرآن الكريم منجماً

البعد الأكاديمي والتربوي في ظاهرة نزول القرآن الكريم منجماً بقلم د/خيرالدين خوجة ( الكوسوفي ) أستاذ...

المفسرون وقواعد التفسير بين التشابه في المقدمات والاختلاف في...

المفسرون وقواعد التفسير بين التشابه في المقدمات والاختلاف في النتائج عرض تحليلي لجهود بعض...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments