Home Hafizat me Ixhazet Promovimi i Hafëzëve me Ixhazet në Leximin Profesional të Kur’anit

Promovimi i Hafëzëve me Ixhazet në Leximin Profesional të Kur’anit

0
7

Në kuadër të bashkëpunimit institucional me Shoqatën “Lexo” dhe Institutin Ndërkombëtar “Furkan” për ‎Lidership dhe Interpretim të Kur’anit, kemi nderin të paraqesim para publikut një kronikë historike kushtuar ‎hafëzëve nga trojet e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë pajisur me ixhazet–sened në leximin profesional të ‎Kur’anit.‎
Ky publikim synon të promovojë dhe të vlerësojë kontributin e tyre në ruajtjen dhe transmetimin autentik të ‎traditës së kiraetit, duke ofruar një pasqyrë të përmbledhur mbi zhvillimin dhe vazhdimësinë e kësaj ‎trashëgimie të çmuar islame në hapësirën shqiptare.‎
Në kuadër të këtij projekti, për secilin hafëz të pajisur me ixhazet do të publikohen të dhëna biografike, si dhe ‎një përshkrim i rrugëtimit të tyre gjatë procesit të përvetësimit të kiraetit dhe arritjes së kësaj grade të lartë në ‎leximin e Kur’anit.‎
Njëkohësisht, ky projekt synon të shërbejë si frymëzim dhe motivim për të gjithë ata që aspirojnë të ndjekin ‎këtë rrugë të begatë, duke i inkurajuar të regjistrohen në programet e institutit dhe të angazhohen me ‎përkushtim në përvetësimin e leximit profesional të Kur’anit.‎
Instituti Ndërkombëtar “Furkan” dhe Shoqata “Lexo” mbeten të përkushtuara dhe në shërbim të kësaj kauze ‎fisnike, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin, ruajtjen dhe përcjelljen e kësaj tradite të çmuar ‎tek brezat e ardhshëm.‎
Ky projekt realizohet nën udhëheqjen e drejtorit të Institutit Ndërkombëtar “Furkan”, Prof. Dr. Hfz. Hajredin ‎Hoxha, dhe drejtorit të Shoqatës “Lexo”, Mr. Rexhail Aziri, të cilët janë thellësisht të përkushtuar në ‎avancimin dhe jetësimin e këtij projekti madhor.‎

 

KRONIKE