Personalitete udhëheqëse të suksesshme : EBU BEKRI r.a.

0
754

 

Emri/ofiqi EMRI: Abdullah bin Uthman bin Amir bin Amr bin Ka’b bin Sa’d bin Tejm bin Murre bin Ka’b bin Luej bin Galib el-kureshij ettejmij

OFIQI: Essiddik

Lindja/vdekja: Ebu Bekri r.a., ka lindur në Mekkë, plot dy vite e gjysmë pas vitit të (ndodhisë së) elefantit.
Ka vdekur ditën e hënë, në muajin xhumada el-ula, viti 13 pas hixhretit, në moshën 63 vjeçare.

Historiku i Islamit: Burri i parë që ka pranuar Islamin qysh në ditët e para të Thirrjes Islame. Shumë burime historike nuk e kanë saktësuar kohën kur ka ndodhur kjo.

Tiparet e personalitetit:

Sinqeriteti: Kishte marrë ofiqin i sinqerti si rezultat i besimit në Muhammedin a.s., dhe vërtetimit të asaj që ai kumtonte. I këtillë kishte ngelur gjatë gjithë jetës. Dëshmi të këtij sinqeriteti dhe besimi të paluhatshëm mund të marrim ndodhinë e Israsë dhe Miraxhit, të cilin e kishte konfirmuar kur e kishin pyetur njerëzit për të ndonëse ende pa e parë Muhammedin a.s. Arsyetimi i tij ishte besimi në fjalët e Muhammedit a.s.:

“I zë besë për lajmet që i vijnë nga qielli sabah e aksham, si të mos i zë besë për këtë!”– kishte thënë.

Modestia dhe përulësia: Ishte modest gjatë gjithë jetës së tij, sa ishte qytetar i rëndomtë e edhe atëherë kur mori detyrën e të parit të shtetit islam – Halifes.

Dëshmi të kësaj modestie mund të merret gjesti i tij prej besimtari të devotshëm kur shkonte dhe lagjes së vet ua mjelte bagëtitë. Kur e mori pushtetit, dikush kishte thënë: Ebu Bekri nuk do ta bëjë më këtë!,

ndërsa ai qe përgjigjur:

Përkundrazi, do të vazhdoj ta bëj. Unë e lus Allahun që pushteti të mos më ndryshojë!

Ishte i shoqërueshëm, i dashur, i edukuar…
I ndjeshëm, lotues i madh: Ishte i ndjeshëm, nuk e përmbante veten dot në namaz.
Burrëria dhe serioziteti: Kurrë nuk e kishte konsumuar rakinë, as atëherë kur nuk ishte mysliman. E kishte bërë për ta ruajtur nderin dhe burrërinë.

Tiparet e lidershipit:

Komandant i ushtrisë myslimane: Pas marrjes nën kontroll të situatës së brishtë të krijuar nga fitneja e (sprova, rebelimi i) dezertorëve dhe mohuesve të dhënies së zekatit me arsyetimin se kinse ai paskësh qenë obligim vetëm në kohën e Pejgamberit a.s., Ebu Bekri r.a., iu qas qëllimit sublim dhe objektives kryesore të Islamit, lartësimit të fjalës la ilahe il-la Allah Muhammedun Resulullah për t’i nxjerrë njerëzit kështu nga errësira në dritë.
Tanimë kishte ardhur koha që Islami të tejkalonte gadishullin arabik andaj edhe si rezultat i kësaj nisme filluan çlirimet e para.

Shpenzimi për hir të Allahut: Ebu Bekri r.a., kishte shpenzuar shuma të konsiderueshme parash për të liruar besimtarët nga skllavëria. Më saktë, kishte liruar shtatë skllevër, në mesin e të cilëve edhe Bilalin r.a.

KARTELA IDENTIFIKUESE TË DISA PERSONALITETEVE UDHËHEQËSE MË TË SUKSESSHËM DJE DHE SOT


Referencat e biografisë:

Muhammed Munkidh Mahmud Sekkar, Err-rreudu el-enîk fi ithbati imameti Ebi Bekir essiddik, (Saudi: Universiteti Ummu el-Kura, 1993).

Muhammed Ali Salabi, Ebu Bekir essiddik – shahsijjetuhu ve asruhu, (Dar el-ma’rife li en-neshr ve etteuzië, ed. 7, 2001) .

Ali Tantavi, Ebu Bekir esssiddik min etteraxhum ve el-a’lam, (Xhidde: Dar el-menare, ed. 2, 1987).