Detyrat e lidhura me Tarikatin

0
243

 

1 –Marrja e dorës së Pirit për pendesë (Kur’an, 3:98)

2- Të bërit murid nën murshidin (Kur’ani, 66:8)

3-Prerja e flokëve dhe kthimi i rrobave (Kur’ani, 48:27)

4-Djegia në përpjekje (Kur’ani, 2:22)

5-Shërbimi

6-Frika

7-Shpresa (Kur’ani, 39:54)

8-Hirka( الخرقة ) shporta (zembil), sixhadeja dhe urdhërimi i të mirës (Kur’ani, 65:3)

9-Patja e një mekami dhe e dashurisë (Kur’ani, 2:160)

10Dashuria (Ashk), gëzimi (Sevkuy Safa) dhe varfëria e përshpirtshme (fakirlik)  (Kur’ani, 12:102).

Detyrat e lidhura me Marifetin

1-Disiplina (Edeb)

2-Frika (Korku)

3-Agjërimi (Perhiz karlik)

4-Durimi (Sabir)

5-Turpi (Utanmak)

6-Bujaria (Cumertlik)

7-Varfëria (Miskinlik )

8-Dija (Ilim )

9-Njohja (Marifet)

10-Vetënjohja (Kendiozunu bilmek )

 

Porta e Hakikatit ka gjithashtu dhjetë obligime

  • Të bërit pluhur (Turab olmak )
  • Mosfajësimi i shtatëdhjetë e dy bashkësive fetare (yetmis iki milleti aiplamak)
  • Mospengimi i asgjëje nga fati i saj (Elden gelen hersey ala kadrihu men etmemek)
  • Ruajtja nga bota e krijuar (dunya icinde yaratilmish ordan emin olmak)
  • Përulja përpara Sunduesit të përfundëm (Zotit), kërkimi i Lavdisë së Tij.
  • Të folurit për misteret vetëm në praninë e mistikëve
  • Progresi shpirtëror tek Zoti (Seyr fil Lah)
  • Progresi shpirtëror dhe mbetja në qenie te Zoti (Seyr ve Baka Bil Lah)
  • Përgjërimet, Munacat
  • Soditja ose dëshmimi (Mushahadah) për të arritur tek Zoti Më i Larti (Tanri Tealaya Ulushmak) (Shih: The Bektashi Order of Dervishes, ff. 102-105).

Përveç këtyre doktrinave ata thonë gjithashtu:

  • Sheriati është në gjuhë, Tarikati në shpirt (Sheriat dildedir Tarikat Canda)
  • Mahzun Muhamed Baba pohoi se Muhammedi është Sheriati i parë, dhe Aliu është Tarikati (Ibid: 106)

Së katërti: Disa shpjegime të tyre rreth Kur’anit

Ata thonë se Kur’ani ka katër kuptime:

1-Teksti i jashtëm (Ibare) është për njerëzit e përgjithshëm (avamin)

2-Kuptimet e holla (Lata’if) janë për gnostikët – Arifin

3-Sekretet e tij (Asrar) janë për evliatë

4-E vërteta ose thelbi i tij (Hakikat) është për profetët (Ibid, 107).

Së pesti: Qëndrimet e tyre ndaj parimeve të Sheriatit

  • Ekziston një opinion i përgjithshëm se ata i neglizhojnë tërësisht praktikat fetare të kërkuara nga Sheriati, mirëpo nganjëherë ata kanë njëfarë respekti për ligjin, 107.
  • Ata besojnë gjithashtu në وحدة الوجود والحلول , ajo që shohim në vetvete dhe në gjithësi nuk është diçka “tjetër nga Zoti” por pasqyrim i Zotit, dhe kështu e gjejmë kuptimin kënaqës të Njëshmërisë. Përvoja është misteri i: Kuntu Kenz (Isha Thesar ..  كنت كنزا të cilit i referohet Ibn Arabiu (Ibid:111).
  • Në përputhje me shumë mistikë të tjerë islamë, bektashinjtë i përngjiten të famshmit Mensur el-Hallaxh në thënien e tij Enne’l-Hakk (“Unë jam e Vërteta”).
  • Në kuptimin e sugjeruar nga Vera e Alastit gjendet sekreti i Sekahum أسرار سقاهم siç shkruante poeti i madh Nesimi (nga përjetësia kam pirë kupën e Sekahumit, ndaj them me çdo gllënjkë: Enne’l-Hakk (f. 113). Dhe përvoja e pirjes së verës së Alastit është ndër misteret e tarikatit bektashi.

 

Genc Abdal thotë: “Kujdes, mos e trego misterin e Sekahumit (Sekahum Sirrini Soyleme Sakin). Me këtë përvojë përshkrimi kryesor i tesavufit plotësohet, duke nisur me konceptin e Zotit si Realitet Absolut, duke e parë Atë si bukuri e përsosur.”

Së gjashti: Kreu i bektashinjve shqiptarë Salih Njazi Dede tha:

Bindja e përgjithshme e bektashinjve është se pas vdekjes shpirti i njeriut kthehet në një kafshë të tipit që i ngjan shpirti i personit. Nëse dikush ka jetuar në gjendjen shtazore ( بهيمي أو وحشي ) shpirti i tij kalon në trupin e një kafshe. Mund të jetë një derr, ose një qen, ose një tigër apo çfarëdolloj kafshe tjetër, në varësi të interesave ose shprehive të tij në këtë jetë!                                                                                                                                                             

Së shtati: Doktrina të tjera

Sefil Abdel shkruan:

Triniteti: Zot, Muhammed, Ali janë një sekret (Allah, Muhamed, Ali heb bir sir dir)

Kul Himet shkruan gjithashtu: La ilahe ilallah është dashuri, Muhammedi i Dërguari i Allahut është dashuri, Ali princi dhe miku i Zotit (veliullah) është dashuri, tre emra në kuptim një dashuri. Prite Zot që dikush t’i shohë si të ndarë nga njëri tjetri –Muhammedi është Ali, Aliu është Muhammed.

Bektashinjtë tregojnë respekt të madh ndaj Aliut dhe Dymbëdhjetë Imamëve, të cilët i konsiderojnë si një.                                                                         

Së teti: Bektashinjtë bëjnë pjesë në shiitët ekstremistë (gulat). Disa nga thëniet e tyre për Sejjidina Aliun r.a.:

Po t’i analizojmë këto pak thënie do ta shohim realitetin.

  • Unë jam prova/dëshmia (huxhxheh) e të gjithë profetëve – أنا حجة الأنبياء أجمعين
  • Unë jam zemra e Zotit – أنا قلب الله
  • Unë jam vendstrehimi tek Zoti – أنا جنة الله
  • Unë jam formësuesi i reve – أنا منشئ  السحاب
  • Unë jam ai që i bën njerëzit të dëgjojnë bubullimën dhe ai që bën vetëtimën -أنا مسمع الرعد و مبرق البرق
  • Unë jam Gjykuesi i të gjitha krijesave – أنا الذي عطاه الله حساب الخلائق أجمعين (The Bektashi Order Dervishes, f. 139-141).

Rite dhe praktika

1-Ata vizitojnë teqenë, bisedojnë me Babanë dhe me pjesëtarët e rregullt, ndoshta dëgjojnë muzikë bektashiane dhe këndimin e nefesëve bektashi. (f. 162)

2-Foshnjat e tyre u sillen baballarëve për bekime dhe babai ose dedei mund të zgjedhin emër për foshnjën.

3-Në kohë trazirash ose problemesh baballarët konsultohen, ndërsa në ditë të veçanta ata vizitohen nga besimtarët.

4-Thuajse çdo teqe kanë një ose më shumë varre, të cilat janë vende zijareti.

Në këtë foto tregohet një pjesëtar i tarikatit që rri pranë varrit të një shenjtori

5-Ekziston liri dhe tolerancë e madhe mes bektashinjve në raport me pjesëmarrjen e grave me burrat në rite, dhe kjo përbën veçorinë më të spikatur të këtij tarikati.

6-Ka bektashinj të martuar dhe beqarë të përhershëm.

7-Gratë veshin vathë në formën e patkoit të Aliut.

8-Babai mund të veprojë si pastor në emër të pjesëtarëve të teqesë së tij dhe familjeve të tyre (po aty, 167).

9-Në lutjet e tyre ata mallkojnë يلعنون Jezidin të birin e Muavijes për shkak të masakrave ndaj familjes së Profetit dhe besimtarëve të tjerë (Lanet Yezide Rahmet Mumine) Ibid, 168.

10-Më 9 Mars ata festojnë ditëlindjen e Aliut, gjatë kremtimit të ditës së Novruzit, ndërsa 10 Muharremi është data e përkujtimit të Imam Huseinit. Më i miri prej tyre është ai që agjëron këto dhjetë ditë, ndërsa nga darka e datës nëntë deri në pasditen e datës dhjetë ata kujtojnë vuajtjen e Huseinit duke mos pirë ujë.

11-Shërbimi i pendesës, të cilin ata e quajnë Bash Okumak. Kjo ceremoni përfshin shkuarjen e një personi tek Babai për të pastruar mëkatet dhe marrë falje, dhe në këtë ceremoni larjeje të gjynaheve Tat’hiri zunub, ata sjellin instrumentet e tyre, nefeset, një dele flijohet dhe gatuhet, dhe ky shërbim vazhdon deri në mëngjes.

Bektashian gjatë këndimit me instrumente tradicionale turke.

Grup të rinjsh bektashinj gjatë këndimit.

12-Thuhet se mes bektashinjve një burrë dhe bashkëshortja e tij nuk mund të marrin nasib nga i njëjti Baba. Secili konsiderohet fëmijë tarikati i Babait që vepron si murshid në inicim التلقين , prandaj burri dhe gruaja që kanë marrë dorë nga i njëjti Baba konsiderohen si vëlla e motër dhe nuk mund të bashkohen në martesë (Shih: The Bektashi Order of Dervishes, f. 172).

13- Sa i përket jetës etike, murshidi e konsideron veten ligjvënësi i epërm. Shejhu i dervishëve, shkruan Ubicini në librin e tij Letters on Turkey in 1856, thotë “… nuk ka ligj përveç meje, unë jam ligji. E mirë është ajo që urdhëroj unë, e keqe është ajo që ndaloj unë. Duhet të vrasësh nënën dhe sovranin nëse të urdhëroj unë, se verdikti im është verdikti i Zotit.” (The Bektashi Order, f. 202)

14-Sekretshmëria dhe liria sociale që u jepet grave dhe përdorimi ritual i pijeve alkoolike مسكر  شراب كحولي e bëri të pashmangshme që Babai të ngrihej dhe të zhvillonte popullaritetin e tij dhe të ndërtonte një grup shoqëror në teqenë e tij duke pranuar ata që nisën të keqpërdornin privilegjet e dhëna, dhe kjo shkaktoi përhapjen e namit të keq. (The Bektashi Order, f. 202)

Kërcim i pjesëtarëve të tarikatit bektashi, në të cilin marrin pjesë edhe gratë me burra.

Pjesëtare e tarikatit bektashi. Pamje që tregon lirinë e tarikatit, pirjen e duhanit etj.

 

 

Prof.Dr.Hfz.  Hajredin Hoxha 

Tarikati bektashian (Hyrje në historinë dhe bindjet e tij) Sipas burimeve bektashiane