Funksioni psikologjik

 

Kur’ani Fisnik është një libër jete dhe feje, që i drejtohet njerëzimit në perceptim dhe mendim. Ai i parashtron gjithashtu njerëzimit gjurmët e të bekuarve dhe shtegun e sigurtë. Kur’ani shqyrton shpirtin njerëzor dhe e larton atë. Për rrjedhojë, zemra qetësohet, shpirti pastrohet, njerëzit i bashkohen njëri tjetrit në lumturinë e tyre dhe ndajnë pikëllimin dhe shqetësimin ë bashku; ata e thërrasin Zotin e tyre me besim dhe dije të plotë. Kjo thirrje ua shkrifëton zemrat dhe ua lartëson frymën njerëzve; kështu që shpirtrat njerëzorë i kthehen Zotit të tyre të kënaqur.

Kur’ani Famëlartë po ashtu vështron edhe shpirtin vetëqortues dhe e motivon atë për mirë. Ko nënkupton reformimin e tij, dëlirjen e tij nga emocioni dhe ndjenjat, për t’ia hequr të keqen që mund ta pengojë nga qetësia dhe dëlirja, si dhe për ta ruajtur nga rrugët e dyshimta dhe privimi. Ndaj, shpirti vetëqortues i kthehet mbrojtjes së Zotit të vet i dëlirur nga mëkatet, i qetë dhe i qëndrueshëm, duke shquar të mirën nga e keqja.

Kur’ani Fisnik shqyrton po ashtu edhe shpirtin që nxit për keq dhe e kufizon atë nga keqbërja dhe rrugët e dyshimta. Kjo nënkupton të ftuarit e tij në rrugët e parajsës dhe të përkujtuarit e tij për metodat e pendesës dhemëshirës. Nëse ky lloj shpirti nuk u përmbahet urhdëresave të Zotit, do të jetë tepër vonë në kohën e vdekjes për t’u penduar dhe ai do të jetë mes banorëve të zjarrit. Për shkak të refuzimit dhe mohimit të vazhdueshëm të paralajmërimeve të Zotit prej tij dhe distancimit nga besimi, ai do të jetë gjithmonë në gjendje verbërie dhe joshjeje, dhe do të hidhet në humbje. Asnjë ndërmjetësues nuk do ta ndihmojë dhe asnjë shpërblim nuk do t’i jepet. Do të ketë turp dhe poshtërim, torturë dhe zjarr për shkak të arrogancës së tij kur ishte gjallë, dështimit për t’i përmbushur urdhëresat e Zotit, dhe largimit nga Kur’ani Fisnik që është plot premtime e kërcënime me shenja te qarta e të sigurta. Mirëpo Zoti ynë nuk është kurrë i padrejtë ndaj shërbëtorëve të Tij.

Përmes figurace dinamike në shumë ajete, Kur’ani Famëlartë arrin ta nxisë shpirtin njerëzor dhe t’ia stimulojë emocionet sidomos në vargje që përmbajnë premtime dhe kërcënime. Kur’ani Fisnik i paraqet pamjet e Ditës së Gjykimit. Ai përshkruan edhe adhuruesit që e kujtojnë Zotin gjatë natës dhe në fund të ditës, duke ilustruar gjithashtu figura të tjera dinamike të shpirtit njerëzor. Funksionet e tyre do të paraqiten me ajetet përkatëse.

Në disa vargje të tjera kur’anore, Zoti Fuqiplotë parashtron kënaqësinë dhe devotshmërinë, tolerimin shpirtëror, zgjerimin e vizionit, dhe ndreqjen e opinionit për ata adhurues që e përkujtojnë. Kështu, zemrat e tyre dëliren dhe mendjet e tyre drejtohet. Ata besojnë në kadanë dhe kaderin nga Zoti, e kuptojnë rëndësinë e të qenit i sinqertë në adhurimin e Zotit dhe zemrat e tyre i përkushtohen Atij. Ata nuk kanë urrejtje, antagonizëm, xhelozi dhe lakmi, por vetëm kënaqësi, tolerancë dhe pastërti shpirtërore. Ata janë zotërues të shpirtit të paqëtuar.[1] Zoti thotë:

Për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto – lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit.”  (Âl-i ‘Imrân: 191)

Dhe po ashtu thotë:

 “A mund të krahasohet ai që falet natën, duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë e që ruhet prej jetës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të tij (me jobesimtarin)?! Thuaj: ‘A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?! Vetëm mendarët i pranojnë këshillat!’” (ez-Zumer: 9) 

 

Disa nga ajetet me figura të ngjashme dinamike janë edhe këto:

 “Sikur t’i shohësh keqbërësit se si para Zotit të tyre kokulur do të thonë: “O Zoti ynë, pamë dhe dëgjuam, andaj, kthena (në atë botë) që të bëjmë vepra të mira! Ne tashmë besojmë me bindje”!” (es-Sexhdeh: 12).

Kjo na mundëson të nxjerrim një pamje më të plotë, që na zbulon domethënie e përfytyrime të reja Kjo është gjendja e vërtetë e politeistëve kur dënohen, duke jetuar në turp të madh dhe keqardhje të madhe për ç’kanë vepruar. Kur’ani Fisnik e zëvendëson krejt skenën me një figurë të vetme dinamik në një situatë të veçantë, duke thënë “…kokulur…” Kjo tregon ankthin e tyre për ç’kanë vepruar dhe u zbulon njerëzve shumë kuptime që nuk konceptualizohen dot me fjali të gjata.[2]

Gjithashtu, në disa ajete të tjera, figura dinamike demonstron gjendjen që e kaplon atë që kryen mëkate ose krime. Ai nuk ndjehet kurrë i qetë, nuk flen e nuk rri në një vend, sepse nuk i di pasojat që mund t’i vijnë nga mëkati. Tërë kohës, ai pret dënim dhe shpagim. Zemra e tij dridhet vazhdimisht duke kujtuar atë që ka vepruar. Ai është i dëshpëruar dhe sytë i shohin përrotull në gjendje frike; të gjitha shqisat i ka në frikë dhe tronditje të vazhdueshme. Zoti thotë:

“Teksa Musai ecte në mëngjes i frikësuar në qytet, duke pritur se ç’do të ndodhte, kur ai që të djeshmen e kishte thirrur në ndihmë, e thirri sërish në ndihmë. Musai i tha: ‘Ti qenke tamam një ngatërrestar i hapur!’.” (el-Kasas:18) 

Zoti thotë gjithashtu:

 “Musai doli prej qytetit i frikësuar, duke pritur se ç’do të ndodhte dhe tha: ‘O Zoti im, më shpëto prej popullit keqbërës!’(el-Kasas: 21)

Ky ajet tregon rëndësinë e durimit dhe faljes në kohën e zemërimit dhe tmerrit duke e vënë besimin e tyre te Zoti. Allahu thotë:

…të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.(Âl‘-i Imrân: 134)

 

Kebërësi, përkundrazi, do të ketë reagim të shpejtë, iman të dobët, mendje konfuze, zgurdullim të syve, dhe trazim shqisash.

Kjo figurë dinamike shfaqet në mënyrë të njëpasnjëshme dhe me intensitet në një ajet që përshkruan zullumqarët:

 “Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në Ditën, kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin), dhe, duke vrapuar me kokë lart, nuk do të mund t’i lëvizin sytë, ndërsa zemrat e tyre do të jenë të zbrazëta (nga tmerri).(Ibrâhîm: 42-43)

 

Ky ajet sjell katër figura të njëpasnjëshme dhe të shoqëruara. Me fjalë të tjera, katër skena të njëpasnjëshme për një rrëfim. Ato figura krijojnë një pamje të skalitur në imagjinatë. Vërtet, kjo është një tablo unike në portretizimin e tmerrit, turpit, frikës dhe nënshtrimit të plotë. Ai mbulohet nga një hije shtypëse dhe trishtuese. Gjendja e tablosë ka dy grupe; njëri është vetë pamja, tjetri zbulohet prej saj. Ata janë njerëz që kanë një lidhje të përbashkët dhe një ndjesi të ngjashme. Këto figura bëhen të gjalla në grup, i cili shpalos një ndjenjë emocionale mes dy grupeve në një mënyrë shpirtërore me imagjinatë të prekshme. Kur lexuesi lexon ajetin, ai ndjehet në mënyrë të ngjashme mendërisht dhe shpirtërisht, sikur të ndodhej në situatë të njëjtë.[3]

Figurat dinamike në ajetet kur’anore që kanë të bëjnë me vdekjen[4] paraqesin një sërë treguesish domethënës psikologjikë. Ata e ndikojnë shpirtin e besimtarit kur i lexon këto ajete. Ai bëhet më reflektues dhe i devotshëm, i druhet Zotit dhe dënimit të Tij në Ditën e Llogarisë. Kështu, ai bëhet më aktiv dhe i pendohet Zotit:

“Kudo që të gjendeni, do t’ju arrijë vdekja, madje, qofshi edhe në kështjellat më të forta!” Sa herë që u vjen ndonjë e mirë, ata  thonë: “Kjo është nga ana e Allahut”. Por, nëse i godet ndonjë e ligë, ata thonë: “Kjo është prej teje (o Muhammed)!” Thuaju: “Të gjitha janë prej Allahut”. Ç’është kështu me këtë popull, që nuk kupton asgjë?” (en- Nisa’:78).

Dhe Ai shpall: “Thuaj: “Vdekja prej së cilës po ikni, do t’ju arrijë. Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, i Cili e di të padukshmen dhe të dukshmen dhe Ai do t’ju njoftojë ju për atë që keni bërë.” (el-Xhumu’ah: 8)

 Njeriut do t’i pëlqente të jetonte në këtë botë përgjithmonë dhe ai i druhet vdekjes edhe në qoftë vetëmohues. Ai nuk e di se ku do ta shpiejnë veprimet e tija. Ai e pret vdekjen gjithnjë dhe ka frikë prej saj. Mirëpo gatishmëria për vdekjen varet nga forca e imanit. Ata që e kanë shpirtin dhe besimin të fortë dhe të kënaqur janë përherë aktivë, rendin në pendim dhe luten gjithë kohës. Ata që janë të zënë me lukset dhe dëshirat e jetës janë gjithnjë në ankth dhe të hutuar dhe i druhen vdekjes tamam si përpara fundosjes. Kësisoj, ata merakosen për këtë jetë dhe mnd ta harrojnë ahiretin gjersa të ndeshen me vdekjes e fuqishme që vjen papritur. Dhe atëherë nuk kanë ku shkojnë!

Të gjitha figurat dinamike të mësipërme sjellin në zemrën e mohuesit gjendjen e frikës dhe mosrehatisë. Ato mund ta çojnë atë në pendesë dhe ta sjellin më pranë Zotit të tij përpara se të jetë tepër vonë, sepse ai nuk e di nëse do të mbetet gjallë apo jo çastin e ardhshëm. Për besimtarin, këto figura janë shumë të dobishme. Ai mendon për vdekjen dhe e kujton atë. Ai i pendohet Zotit të vet dhe është i gatshëm të ndeshet me vdekjen sikur ta kishte përpara syve dhe sikur Dita e Gjykimit të ishte pas pak: ose parajsë ose ferr.

Në ajetin fisnik:

Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët!”       (Lukman: 18)  

 

nëpërmjet një figure dinamike, Kur’ani Famëlartë arrin ta çojë shpirtin në një tablo të shëmtuar dhe neveritëse. Kur’ani e portretizon tablonë e një njeriu krekosës dhe arrogant, i cili ec me kapardi, kthehet mënjanë nga njerëzit, duke u fryrë dhe krekosur. Kjo paje e shëmtuar krahasohet me një deve qafështrembër, e cila nga sëmundja përdredh qafën, duke mos mundur të ecë drejt nga qafa. Ajo ecën shtrembër dhe e tundur. E tillë është edhe pamja e njeriut krekosës, arrogant, që mënjanohet nga njerëzit. Me këtë sjellje të shëmtuar njeriu bëhet objekt talljeje e sarkazme, dhe nuk ka njeri që, pas leximit të këtij përshkrimi, dëshiron të ecë njëlloj si arroganti, me krekosje, duke e mbajtur veten superior. Kështu pra, askush nuk e pranon këtë lloj përshkrimi për vete, ose dëshiron ta përvetësojë këtë lloj ecjeje.[5]

Në stilin e stilit hyjnor të Kur’anit Fisnik, shpalosja dhe çmaskimi i qëllimeve të brendshme të hipokritëve, të cilët përpiqen fort për të përhapur fitne mbi dhe, për ta cenuar bashkësinë islame, bëhet i plotë. Idetë dhe planet e tyre dalin sheshit, shpresat e tyre shpërhapen. Kur’ani Fisnik ia ka shpallur Profetit tonë të dashur disa prej sjelljeve të tyre, si p.sh.:

Kur frikësohen, ata të shikojnë ty (o Muhamed) për ndihmë, duke i rrotulluar sytë sikur të ishin në agoni. Por, sapo t’u kalojë frika, ata ju sulmojnë me gjuhë të mprehtë dhe janë koprracë me ju për çfarëdo të mire. Këta janë ata që nuk kanë besuar, andaj Allahu i ka asgjësuar veprat e tyre. E, kjo për Allahun është lehtë.”  (el-Ahzab: 19)

Në skenat e mësipërme, Kur’ani i ka theksuar lëvizjet e tyre duke iu drejtuar ndërkaq të Dërguarit të Zotit a.s., në një mënyrë plot tallje dhe sarkazëm, dhe atë që u ndodh atyre kur shpirtrat, shtëpitë dhe pronat e tyre janë në rrezik, dhe në këtë çast vendimtar mund të dallojmë mes njerëzve të sinqertë dhe të rremë.

Në këtë figurë dinamike Kur’ani e ka treguar frikën dhe shqetësimin e tyre në një fjali të vetme: “Sytë e tyre rrotullohen.” Si çfarë? “Si ai që është në agoni.” Me këtë ilustrim Kur’ani Fisnik ka theksuar pikat kryesore të dobëta që ndodhen në zemrat e hipokritëve, si: dashuria ndaj kënaqësive të botës, mosgatishmëria për mbrojtjen e fesë islame, pa sakrifikuar për të as pasurinë, as fëmijët, as pronën. Me anë të kësaj figure të mrekullueshme dinamike, Kur’ani është në gjendje të na e tregojë shkurtimisht gjendjen e tyre mendore, personalitetin dhe karakterin, që nuk do të përcilleshin me fjalë e përshkrime të shumta.[6]

Kur’ani Fisnik i përmend shpesh skenat e Ditë së Gjykimit,[7] me qëllim nxjerrjen e mësimeve, meditimeve dhe depërtimeve shpirtërore, përpara se të jetë tepër vonë. Kështu, kur i lexojmë vargjet e lidhura me Ditën e Gjykimit, mund të vërejmë drejtpërsëdrejti ndikimin e idesë së ndëshkimit të Zotit mbi vetet tona. Përshkrimi i skenave dhe pamjeve të Ditës së Gjykimit është shumë i rëndësishëm; ai bën që të na rrjedhin lotët, na i trondit mendjet, na i dridh zemrat, na bën të psherëtijmë. Njerëzit mblidhen. Si do të dukej nëse një nënë do ta braktiste foshnjën e vet dhe do të largohej; çdo shtatzënë do ta lëshonte barrën e vet, duke u larguar nga prindërit, bashkëshortët dhe fëmijët?

Atë Ditë, secili prej tyre do të ketë aq shqetësim për veten, sa do t’i mjaftojë.(Abese: 37).

Zoti Fuqiplotë thotë:

 “Ditën, që do të shihni atë, çdo grua me fëmijë në gji do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barrën e vet. Njerëzit do t’i shihni si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër.”     el-Haxhxh: 2  

                                                                                                                       

Kur vështron poshtë, ai frikësohet edhe më tepër; kur sheh lart bëhet skajimisht me ankth. Cilat janë pra rrjedhojat e këtij tmerri mbi besimtarin? Dhe çfarë mund të bëjë ai në atë ditë të frikshme? Atë ditë trupi do të dridhet, dhe lotët do të bien, kurse zemra do të rrahë më fort. Zoti i Madhërishëm thotë:

Kur qielli të çahet dhe yjet të derdhen; kur detet të përzihen dhe varret të rrotullohen, atëherë çdokush do të mësojë për veprat që ka bërë dhe ato që ka lënë pa bërë.(el-Infitar: 1-5)

 

Arabët e shkretëtirës i prisnin me durim pikat e shiut që ua ripërtërinin jetën dhe punën. Kjo figurë e mrekullueshme dinamike në Kur’anin Famëlartë është fiksuar nëpërmjet analizës shpirtërore të arabëve dhe raportit të tyre me shkretëtirën, dhe dëshirimin e ujit prej tyre. Nga ky portretizim mund të nxirret mësim, se i eturi duhet të përdorë mjetet e duhura për të arritur synimet e tija. Zoti Fuqiplotë thotë:

Vetëm për Atë është lutja e vërtetë! Kurse idhujt, të cilëve jobesimtarët u luten në vend të Allahut, nuk u përgjigjen lutjeve të tyre aspak. Rasti i tyre është si rasti i atij që i zgjat duart tek uji, për t’i ardhur te goja, por ai kurrsesi nuk i vjen. Lutja e jobesimtarëve është e kotë.(er-Ra’d: 14)

Nëpërmjet këtij shembulli të goditur, figura dinamike e Kur’anit ka përcjellë marrëzinë e atyre që adhurojnë gurë dhe perëndi të rreme, dhe ka treguar se ata nuk do të marrin përgjigje. Kjo i ngjan shembullit të mësipërm të jeriut që përdor mjetet e gabuara për të shuar etjen.[8]

Një tjëtër skenë figure dinamike në Kur’anin Famëlartë mund të shihet tek ajetet që tregojnë debatin mes banorëve të Skëterrës, duke e shpalosur kështu personalitetin e brendshëm dhe gjendjen psikologjike të jobesimtarëve, pavarësisht nga rangu dhe pikëpamja e tyre. Atë ditë, secili prej tyre do t’i ekspozohet zjarrit, pa asnjë dyshim. Nuk ka më tallje, arrogancë, apo mohim. Dënimi tashmë ka rënë mbi ta dhe Zoti nuk është kurrë i padrejtë ndaj shërbëtorëve të Tij. Zoti i madhërishëm thotë në Kur’anin Famëlartë:

Dhe, kur të grinden në Zjarr, të dobëtit do t’u thonë eprorëve që madhështoheshin: ‘Ne ishim ithtarët tuaj, ndaj, a mund të shmangni prej nesh një pjesë të dënimit tonë?’ Ata që madhështoheshin, do të thonë: “Të gjithë ne jemi në zjarr. Allahu tashmë i ka gjykuar robërit e Tij”. Dhe ata që gjenden në zjarr, do t’u thonë rojtarëve të Xhehenemit: “Lutjuni Zotit tuaj që të na lehtësojë dënimin, qoftë vetëm një ditë”! Ata do të përgjigjen: “Vallë, a nuk ju kanë sjellë të dërguarit tuaj prova të qarta?” Ata do të thonë: “Po, është vërtetë”. Do t’u thuhet: “Atëherë thërrisni për ndihmë!” Por thirrjet e tyre do të jenë të kota. (Ghafir: 47-50)

 

Kësisoj, ata janë në debat të vazhdueshëm dhe mospajtim të pafund. Cdonjëri prej tyre (arrogantëve) përpiqet të fajësojë tjetrin, për të shpëtuar nga Zjarri. Mirëpo, kjo do të ishte e pamundur për ta; ata do ta shohin Zjarrin mu përpara tyre, në ta djathtën dhe në të majtën e tyre. Ata do të vrrasin për ndihmë, por thërritja e jobesimtarëve është e kotë. Ajo që paraqitet në këtë tablo për gjendjen mendore dhe shpirtërore të jobesimtarëve që mohojnë Zotin dhe të dërguarit e Tij, dhe atë që ndodh në mendjet e tyre gjatë debatit është një përshkrim shumë i përpiktë. Ai na tregon për shpeshtimin e rrahjes së zemrave të tyre, në ç’frikë dhe panik jetojnë, si u dridhen trupat me mësime që i zgjojnë vërtet, këto vargje plot mrekulli të Kur’anit janë për ata që duan të meditojnë thellësisht rreth kuptimeve të tyre. Atë ditë, asnjë mik e asnjë ndërmjetësuses nuk dëgjohet. Atë ditë gjithkush do të jetë tepër i zënë për t’ shqetësuar për të tjerët. Vdekja është e vërtetë dhe reale, kështu që njerëzit duhet të pregatiten për këtë Ditë, që të mos jenë mes atyre të cilët do të debatojnë me miqtë e tyre.

Sërish, figura dinamike e Kur’anit lidhur me zgjatjen dhe tërheqjen e dorës është përmendur disa herë, duke mbartur në strukturën e saj disa funksione. Mes tyre është shpërdorimi dhe koprracia. Këto dy dukuri kanë ndikime negative në shoqëri. Nëse dikush është shpërdorues, ai do t’i bëhet barrë shoqërisë, sepse duke i harxhuar të gjitha kursimet e tij do të detyrohet të lypë nga njerëzit, pasi nuk është në gjendje të vazhdojë jetën normale dhe ka humbur gjithçka. Përkundrazi, nëse dikush është koprrac, edhe ai bëhet i qortueshëm, sepse mbetet gjithmonë njeri pasiv, pa harxhuar asgjë, rri në gjendje shoku dhe frike, i shqetësuar për pasurinë e tij, i frikësuar nga vjedhësit e hajdutët, dhe druhet se të tjerët mund t’i kërkojnë gjëra. Në fund, ai mbetet në gjendje ankthi e frike të vazhdueshme.[9] Zoti i Gjithëmëshirshëm thotë në Kur’an:

“Mos e shtrëngo dorën, as mos u bëj dorëshpuar e të mbetesh i qortuar dhe i mjerë. Me të vërtetë, Zoti yt i jep me bollëk e ia kufizon (riskun) kujt të dëshirojë; Ai i di dhe i sheh mirë robërit e Vet.”  (el-Isra: 29-30)

Kjo figurë mahnitëse dinamike e Kur’anit demonstron qartë devijimin e paganëve nga udhërrëimi dhe nga adhurimi i Zotit, duke i qortuar dhe duke hedhur në zemrat e tyre një lloj terrori e paniku. Gjendja e tyre është e ngjashme me atë që bie nga qielli në tokë, dhe me të rënë në tokë zogjtë e kapin dhe era e flak tej.[10] Zoti thotë:

Përuluni plotësisht para Allahut me sinqeritet, duke mos i shoqëruar asgjë Atij (në adhurim). Kush i shoqëron Allahut diçka (në adhurim), i ngjan atij që bie nga qielli e që e rrëmben zogu ose i ngjan atij që stuhia e erës e ka hedhur në një vend të largët e të humbur.(el-Haxhxh: 31)

 

Kur’ani Fisnik konfirmon qortimin e vet për ata të cilëve u është dhënë dije në fe por të cilët i kanë kthyer shpinën asaj duke rendur gjurmëve të shejtanit. Kjo figurë dinamike i krahason njerëz të tillë me një qen i cili nxjerr gjuhën dhe pastaj ul kokën. Kjo pamje demonstron turpërim dhe poshtërim të plotë të atij që i ka kthyer shpinën dijes së vet, si gjarpri që del nga lëkura e vet, dhe shejtani e ka bërë zap, duke e futur me të shmangurit. Sikur të donte Zoti ai do të ishte bërë ndër njerëzit e ditur, por ai anoi ngakjo botë, preferoi kënaqësitë e saj dhe për këtë arsye Zoti e ka poshtëruar dhe çnderuar. Për shkak të gabimit të tij të rëndë, shembulli i tij është identik me atë të qenit, i ulët dhe i egër.[11] Le t’i drejtohemi kësaj fjale të Zotit në Kur’an:

Tregoju atyre (hebrenjve) për njeriun, të cilit Ne i mësuam shpalljet Tona, por u largua prej tyre. Kështu, djalli e pushtoi atë dhe ai u bë nga të humburit. Sikur të donim, do ta ngrinim atë (me shpalljet Tona), por ai u mbërthye pas jetës tokësore dhe u dha pas dëshirave të veta. Shembulli i tij është si shembulli i qenit: nëse e ndjek, ai të nxjerr gjuhën, nëse largohesh, ai përsëri të nxjerr gjuhën. Ky është shembull i njerëzve, që mohojnë shpalljet Tona. Tregojua këto ngjarje, në mënyrë që të mendojnë.[12] (el-A’raf: 175-176)  

Në një ajet tjetër, figura dinamike paraqet mjaft qartë dhe përpiktazi gjendjen shpirtërore dhe mendore të njerëzve arrogantë, të cilët krekosen me pasurinë dhe fëmijët e tyre, thua se harrojnë që ndërprerja e furnizmit të tyre është në duart e Zotit. Dhe Kur’ani Fisnik përmend në ngjarjen e tij të famshme, një njeri që hyn në kopësht me krekosje, politeist dhe arrogant. Mirëpo, Zoti i jep atij një mësim, duke ia shkatërruar kopshtin krejtësisht, për shkak të mosmirënjohjes së tij: 

“Dhe pasuria e tij (e mohuesit) u shkatërrua, kurse ai i rrihte

duart për gjithçka që kishte shpenzuar në të (pronën e vet) – e

që tashmë ishte shkretuar nga rrënjët -, dhe thërriste: ‘Ah!

Sikur të mos i kisha shoqëruar Zotit tim askënd!.’”

(el-Kehf:42)  

Një tjetër figurë dinamike e dhënë në Kur’an flet për zullumqarin dhe shtypësin në kohën e llogaridhënies në Ditën e Gjykimit. Ai i thërret mikut të vet për ndihmë, si dhe shejtanit të vet, por nuk ka përgjigje. Në atë çast të vështirë, shenjat e pishmanllëkut, frikës dhe pikëllimit do t’i shfaqen në fytyrë. Për shkak të gjendjes së tij kritike ai do të kafshojë duart. Zoti Plotmëshirues e ka treguar këtë skenë me vargjet:

Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: ‘Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik! Ai më ka larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!’ Në të vërtetë, djalli e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës.” (el-Furkan: 27-29)

 

Kur’ani Fisnik e ka trajtuar shpirtin e njeriut nëpërmjet disa mësimeve dhe elementeve që e bëjnë të shqetësuar për mirëqenien e vet, duke pritur tmerrin dhe vdekjen në çdo çast. Kështu që ai duhet të mendojë me kujdes se nuk do të ketë ndihmues ose ndërmjetësues, dhe askush nuk përgjigjet për mëkatet dhe fajet e atij. Nuk ka kohë dhe arsye më për të qenë krenar dhe arrogant ndaj të varfërve dhe nevojtarëve, ose për të ndjekur joshjen e miqve. Vdekja është shumë pranë dhe shpirti duhet të rendë drejt pendesës dhe të shohë përpara për të arritur kënaqësinë e Zotit në ahiret, dhe për të qenë afër të dërguarit të Tij përfundimtar Muhammedit (paqe dhe bekime pastë mbi të) në Xhennet.

 

Funksionet e ajeteve me ilustrime dinamike në Kur’anin Fisnik (funksionet religjioze, psikologjike,edukative, sociale)              

Ajman es-Sejjid Ali es-Sajjad-Doktor i letërsisë dhe retorikës kur’anore –Universiteti Taibah – Medina e  Ndritshme    

Perktheu nga arabishtja në anglishte: Dr.Hfz.Hajredin Hoxha


[1]  Shih: el-Tabari, vwll. 4, ff. 209-210; Ibn Tejmijeh, Mekārim el-Akhlak, ff. 193-201.

[2]  Abd el-Halem Hafni, Uslũb el-Sukhrijati fi el-Kur’ān el-kerim, ff. 118-119.

[3]  Kutb, el-Tasvvir el-Fanni, p. 51; tw shihet edhe Ibn Tejmijeh, Mekārim el-Akhlak, ff. 283-289.

[4] Shih: el-Basti, Rawdatu el-‘Ukala’, ff. 283-289. Referoju edhe: el-Zumer: 42; el-Nisa’: 100; el-Mu’minũn: 99; el-Ahzāb: 16; el-En’am: 93; el-Bekareh: 243.

[5]  Abdul-Halim Hafni, Uslũb el-Sukhrijati fi el-Kur’ān, p. 58; Kutb, Fi Zilāl el-Kur’ān, vwll. 5, p. 2790; Ibn Tejmijeh, Mekārim el-Akhlak, ff. 225-230; el-Busti, Rawdat el-‘Ukala’, ff. 59-62; Hasan Ajũb, el-Sulũk el-Ixhtima’i, ff. 432-433.

[6]  Shih ‘Abd el-‘Aziz el-Humajdi, el-Munāfikũn fi el-Kur’ān, ff. 214-230.

[7]  Shih Kutb, Fi Zilāl Al Kur’ān, vwll. 4, f. 2408; el-Husajn Garnu, Asalibu el-Tashwik wa el-Ta’ziz fi el-Kur’ān el-Karim, ff. 181-3. Shih edhe ajetet: el-Tekuir: 1-14; el-Inshikāk: 1-6; el-Uaki’ah: 1-6; el-Zalzalah: 1-6; el-Kijāmah: 6-13; el-Mursalāt: 7-13.

[8] ’Abd el-Halim Hafni, f. 143. Shih edhe ’Abdur-Rahman el-Jarbũ’, el-Amthāl el-Kur’ānijah el-Kijasijah el-Madrubati lil-Ixhmān, Islamic University, Madinah: 2003, ff. 58-59.

[9]  Hafni, Uslũb el-Sukhrijati, p.184. Shih edhe: el-Busti, ff. 234-241.

[10]  ‘Abd el-Fattah Lasheen, el-Bajān fi Daw’i Asālib el-Kur’ān, f. 43.

[11]  ‘Aeed Junus; el-Taswir el-Xhemāli fi el-Kur’ān el-Kerim, f. 139.

[12]  Shih: Muhammed Ramadan el-Buti, Manhaxhun Tarbawijun Farid, Dar al Hikmah, Beirut, 2003, ff. 72-81; el-Bajānũni, ff. 109-111.

 

 

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

أسلمة العلوم الإنسانية والاجتماعية ضبط المفهوم والهدف في ضوء...

:ورقة علمية قدمت في الندوة العالمية بعوان "أسلمة العلوم الإنسانية والاجتماعية من منظور متعدد" والتي يعقدها...

مظاه رالوسطية في الآيات القرآنية والسنة النبوية وأثرها في...

مظاه رالوسطية في الآيات القرآنية والسنة النبوية وأثرها في تحقيق تكامل وحدة الأمة ورقة علمية قدمت...

ماليزيا: أسوة حسنة في التعليم المنشود في العصر الحديث

ماليزيا أسوة حسنة في التعليم المنشود في العصر الحديث بقلم الدكتور خيرالدين خوجة ( الكوسوفي ) أستاذ الدراسات القرآنية...

الجاليات الإسلامية في أوروبا الغربية والشرقية: الواقع والأمل

سلسلة الدراسات الفكرية الإسلامية المعاصرة (2) الجاليات الإسلامية في أوروبا الغربية والشرقية الواقع والأمل بقلم الدكتور خيرالدين خوجة (...

الأسس العلمية والقواعد المنهجية لتفسير القرآن الكريم، الأستاذ سيد...

الأسس العلمية والقواعد المنهجية لتفسير القرآن الكريم الأستاذ سيد قطب أنموذجا تأليف د. خير الدين خوجة أستاذ التفسير...

الاتجاه والمنهج السني الإصلاحي في تفسير القرآن، المتمثل في...

الاتجاه والمنهج السني الإصلاحي في تفسير القرآن المتمثل في فكر الشيخ المفسر الحافظ علي كورتشا الألباني...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments