Funksioni socio-edukativ

0
225

 

1- Vargje të shumta të Kur’anit që merren me figura dinamike kanë theksuar shumë funksione shoqërore lidhur me udhëzimin edukativ, që i vlejnë së tepërmi shoqërisë. Këto dobi mund ta ndihmojnë shoqërinë të zhvillohet dhe funksionet në fjalë i lejojnë asaj të mbrohet nga disa sjellje shkatërrimtare, që mund të shkaktojnë kolapsin e moralit dhe etikës. Në fragmentet e mëposhtme, do të përpiqemi të demonstrojmë disa prej këtyre epërsive shoqërore dhe edukative, të cilat figura dinamike e Kur’anit Fisnik i ka portretizuar me shprehjet e ndryshme ndikuese.

Disa ajete kanë vënë në paj një dukuri shumë të rrezikshme dhe shkatërrimtare, që është përhapur shumë në disa shoqëri muslimane, pikërisht kamata. Zoti Fuqiplotë thotë në Kur’anin Fisnik:

Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet, sepse ata thonë se tregtia është njëlloj si kamataria. Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar. Ai të cilit i vjen këshilla nga Zoti i tij dhe i shmanget kamatës, le ta mbajë atë që tashmë ka fituar dhe fati i tij është në duart e Allahut. Ndërsa ata që i kthehen kamatës sërish, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë..”   (el-Bekareh: 275)

Figua dinamike ka treguar se ai që përfshihet në këtë mesele është si i godituri nga Shejtani, i paudhëzuar dhe i pasuksesshëm në rang, fjalë dhe punë.[1]

Kur’ani Fisnik e ka lidhur idenë e kamatës me punën e Djallit. Ai e ndihmon dhe e inkurajon muslimanin që ta kryejë këtë veprim, duke e bindur me shumë justifikime të rreme, dhe muslimani beson se ky veprim është në rregull. Me të rënë në kurthin e kamatës dhe me t’iu rritur pasuria, ai nis e ndjen se ka rënë në krim, duke e kuptuar se pas këtij mëkati qëndron shejtani. Kurdo që përpiqet të dalë nga kjo grackë, Djalli e kthen mbrapsht. Pozita dhe lëvizja e njeriut të tillë si ajo e të rrahurit nga Shejtani.

Nëse ky person e analizon veten, do të shohë se çfarë dëmi i ka sjellë kamata. Njerëzit rreth tij janë shumë xhelozë rreth tij. Në vend që të ndihmojë nevojtarët, duke ua zgjidhur krizat financiare, ai i shfrytëzon me kamatë dhe harron thënien e të dashurit tonë Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të): Kushdo që dëshiron të shpëtojë nga Zjarri, t’ia lehtësojë barrën të pikëlluarit që jeton në varfëri.[2] 

Në ngjarjen e Ademit dhe Havasë, dhe dëbimit të tyre nga Xhenneti, kishte një paralajmërim të madh dhe ndikim te disa pika të dobëta të sjelljes njerëzore. Kjo dobësi vërehet nëpërmjet figurës dinamike pasi ata hëngrën nga pema e mallkuar, u ngatërruan, dyshuan dhe u frikësuan. Zoti i Lartësuar thotë:

Kështu, ata të dy, (Ademi dhe Havaja), hëngrën nga ajo pemë e u ndërgjegjësuan për lakuriqësinë e tyre, prandaj nisën të mbulohen me gjethet e Xhenetit. Ademi nuk e zbatoi urdhrin e Zotit të vet, kështu që devijoi (nga rruga e drejtë).” (Taha: 121)

 

Në këtë ngjarje, mësimi për t’u nxjerrë është se njeriu duhet të jetë durimtar e jo i ngutur. Nganjëherë nuk e dimë se çfarë fshihet në botën e gajbit, dhe nuk ia njohim urtinë ndalesës së diçkaje. Muslimi nuk duhet të ndjekë epshet dhe dëshirën e tij e përjetësisë, dhe duhet të jetë i vetëdijshëm për joshjen e djallit.[3] Kjo që u tha konfirmon rëndësinë e të qenit durues dhe bindjes ndaj urdhëresave të Zotit tonë, që janë plot me dobi për njerëzimin, kështu që ai nuk duhet ta shtypë veten duke u ngutur. Zoti i Mëshirshëm thotë:

“…Ne asnjëherë nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata i bënin vetvetes padrejtësi..”(en-Nahl: 118) 

Në ngjarjen e lartpërmendur, Djalli arriti ta vinte gishtin te disa pika të dobëta të njeriut; kështu, ai përdori dy mjete të rëndësishme: joshjen dhe provokimin. Ai e bëri këtë përmes këshillës së tij ndaj Ademit dhe Havasë, duke i bindur se është këshillues besnik dhe i sinqertë, dhe se u dëshironte më të mirën. Ai i nxiti të hanin nga pema e përjetësisë, duke u premtuar një mbretëri që nuk do të prishet kurrë, dhe në fund u betua në Zotin. Nëpërmjet kësaj hileje, Djalli i frymëzoi ata t’i përngjiteshin kësaj jete tokëore, krahas dëshirës së tyre për t’u bërë dominues. Kjo mund të shihet në jetën tonë të përditshme tek armiqtë tanë dhe hipokritët, që pretendojnë se na ofrojnë ndihmë, këshillë dhe udhzim, por në të vërtetë, por në të vërtetë ata nuk ofrojnë asnjë lloj ndihme. Përfundimi në ndodhinë e Ademit është se ai iu mosbind Zotit të vet, pjesët e tyre intime iu bënë të shfaqura. Arsyeja e tij nuk e ndihmoi veçse që të mbulohej me gjethet e Xhennetit në panik dhe frikë, sepse ishte i sigurt që dënimi po afrohej.[4]

Ajete të tjera theksojnë përulësinë. Maturia në ecje është moral i madh shoqëror islam. Kjo lloj ecjeje përmendet në Kur’an në kontekstin e meritave të personave të drejtësishëm. Zoti i Madhërishëm thotë:

Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: “Paqe qoftë!”. (el-Furkan: 63).

Sa për euforinë, krekosjen dhe sidomos arrogancën, ato konsiderohen sëmundje që e kaplojnë njeriun, duke e bërë të shohë lart në qiell, me shpresën për të garuar me malet nga arroganca dhe fodullëkun e tij, duke besuar se është superior ndaj të tjerëve. Kjo mungesë vlerash etike dhe morale i thyen ato lidhje shoqërore mes muslimanëve, dhe ko nuk lejohet në Islam, sepse sjell përçarje, mospajtim dhe urrejtje të ndërsjellë.[5] Zoti i Madhërishëm thotë:

Mos ec nëpër tokë me mendjemadhësi, se ti, në të vërtetë, nuk mund ta çash tokën e as të arrish lartësinë e maleve. (el-Isra: 37)

 

Në parabolën e mësipërme mund të vërejmë se Kur’ani Fisnik përdor stilin e sarkazmës dhe talljes nëpërmjet figurës dinamike të këtij njeriu arrogant, që dëshiron të depërtojë tokën ose të kapë malet në lartësi. Arsyeja paskëtij stili është se Kur’ani synon të ndryshojë vlerat e këqija shoqërore, të metat dhe mangësitë që ndalohen. Për shembull, Kur’ani Fisnik ndalon vlerat negative etiko-morale të arabëve paraislamë si arrogancën dhe superioritetin. Kjo ide mund të shihet sot tek të rinjtë që ënden për dominim dhe epërsi. Për të arritur qëllimet e tyre ata ndryshojnë sjelljen e jashtme, duke përvetësuar etikë të ashpër dhe brutale. Me fjalë të tjera, ata bëhen arrogantë dhe keqdashës.

Mënyra në të cilën Kur’ani Fisnik ofron kurën për këtë sjellje negative shoqërore është shumë interesante. Ai nuk e shëron thjesht me fjalë apo ndonjë lloj kërcënimi, por ai përdor stilin e sarkazmës dhe talljes për të ngulitur në mendje se sa e shëmtuar dhe e keqe është kjo lloj sjelljeje. Duke demonstruar anën më të shëmtuar të kësaj sjelljeje, Kur’ani e bën këtë etikë të mos duket tërheqëse dhe interesante, diçka për t’u krenuar; përkundrazi i drejtohet sarkazmës dhe talljes së personit të përfshirë në të.[6]

Disa ajete kanë treguar gjithashtu disa zakone negative shoqërore lidhur me diskriminimin e grave. Zoti i Lartësuar thotë:

Dhe, kur ndonjëri prej tyre merr lajmin se i lindi një vajzë, fytyra i nxihet dhe i mbushet me mjerim. Ai fshihet nga njerëzit për shkak të lajmit të keq që mori dhe s’di: a ta mbajë këtë fëmijë, pavarësisht poshtërimit apo ta varrosë në dhé. Ah! Sa mbrapsht që gjykojnë ata!“.  (en-Nahl: 58-59).

Figura dinamike ka treguar përmes këtyre vargjeve dikë që fshihet prej njerëzve për shkak të së keqes me të cilën është njoftuar. A ëhtë plot mllef e mërzi, fshehet nga njerëzit, si borxhliu, ose krimineli. Arsyeja e kësaj sjelljeje është se ai i druhet varërisë, nëse kujdeet për këtë foshnjë, si dhe ka turp të bëhet me vajzë, për shkak të zakoneve të këqija të pranishme në erën paraislame. Sipas arabëve paganë, të paturit vajzë konsiderohej e turpshme, fatkeqësi dhe skandal.

Kur’ani i portretizon lëvizjet e tija konfuze dhe plot frikë. Ta mbajë, ta edukojë dhe të kujdese për të me turp dhe poshtërim, apo ta varrosë të gjallë, për të qetësuar dhe kënaqur mendjen dhe zemrën e tij? Vërtet, i keq është vendimi i tyre.

Në Islam, gruas i janë dhënë shumë të drejta dhe privilegje, që nuk shihen në fe të tjera. Ajo konsiderohet partnere e barabartë e burrit. Ajo është nënë, motër, bijë, dhe bashkëshorte. Sa të pandërgjegjshëm janë për këto realitete![7]

Figura dinamike e Kur’anit në rastin e zgjatjes dhe tërheqjes së dorës ka paraqitur funksione të shumta, në varsi të kontekstit. Nganjëherë ajo mbart në strukturën e saj kuptime të ndryshme, sikurse të qenit koprrac dhe dorëshpuar. Nganjëherë ajo nënkupton vrasjen dhe të përmbajturit prej saj, ose si akuzimi i rremë i çifutëve kundër Zotit, se duart e Tija janë të tërhequra, dhe aj që ata fshehin në zemrat e tyre kundër Islamit dhe muslimanëve.

Islami ka vendosur bazë të rëndësishme edukative, me parime të shumta etiko-sociale. Islami u bën thirrje njerëzve të punojnë dhe të jenë të matur në harxhim.[8] Ai konfirmon edhe se mbajtja e njerëzimit është në duart e Zotit. Mirëpo, njerëzit duhet të ndjekin mjetet e duhura për ta arritur. Koprracia nuk e rrit pasurinë, ajo sjell urrejtje dhe xhelozi mes njerëzve, ndërprerje të lidhjeve shoqërore dhe familjare.

Shpërdorimi dhe harxhimi i pafre i dëmton individët dhe shkatërron aftësitë shoqërore. Ai i çon njerëzit gjithashtu në imoralitet. Dorëlëshimi nuk është vlerë e mirë. Edhe koprracia i bie ndesh shprehinë e drejtësishme të besimtarin. Të dyja vlerat janë të pakënaqshme për Zotin. Kështu që maturia është ndër mësimet dhe vlerat më të rëndësishme të Islamit. Ai e bën muslimanin të qetë e të udhëzuar në çdo hap që hedh, dhe ai ndërgjegjësohet për gabimet dhe shkeljet në punën dhe adhurimin e tij. T’i lexojmë me vëmendje këto ajete hyjnore:

Mos e shtrëngo dorën, as mos u bëj dorëshpuar e të mbetesh i qortuar dhe i mjerë. Me të vërtetë, Zoti yt i jep me bollëk e ia kufizon (riskun) kujt të dëshirojë; Ai i di dhe i sheh mirë robërit e Vet.” (el-Isra’: 29-30)

 

Një mësim tjetër  mund të nxirret nga figura dinamike e zgjatjes dhe tërheqjes së dorës: paralajmërimi nga kryerja e krimit më të rrezikshmit ndër të gjitha krimet shoqërore, gjegjësisht vrasjes pa të drejtë të një njeriu. Ky krim e lëkund paqen dhe sigurinë e një shoqërie.[9] Për të ruajtur paqe mes njerëzve, Islami ka vendosur ligjin e shpagimit, për t’i dhënë mësim çdo vrasësi.

Profeti ynë i dashur Muhammedi a.s. ka paralajmëruar gjithashtu ndaj pasojave të zemërimit, për të mos arritur mejdanin e luftimit me një kundërshtar, përndryshe edhe vrasësi edhe i vrari do të jenë në Ferr, sepse të dy kanë qenë të ethshëm të vrasin njëri tjetrin. Islami e ndalon vrasjen e muslimanit pa një shkak të drejtë (apostasi, kurorëshkelje nga burri, dhe vrasje nga një burrë), përndryshe ligji i xhunglës do të mbizotërojë në shoqëri, nëse nuk shtrëngohen nga besimi dhe parimet e tyre islame.

Rëndësia e figurës dinamike është parë qartë edhe në ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ofruan fli. Zoti i Madhërishëm e pranoi fliun e Habilit, por nuk e pranoi fliun e Kabilit, i cili pastaj u betua se do ta briste të vëllain Habilin.[10] Kur’ani e ka portretizuar këtë veprim përmes figurës dinamike të zgjatjes së dorës. Habili ishte njeri shumë i paqtë, por nuk e zgjati dorën për të vrarë të vëllain, sepse i druhej mëkatit. Le të lexojmë me kujdes këto vargje të Kur’anit Fisnik[11]:

 

Lexoju (o Muhamed) saktësisht ngjarjen e dy bijve të Ademit,

kur ata bënë nga një kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo.

Njëri i tha tjetrit: “Ty gjithsesi do të të vras”. Tjetri tha: “Allahu

pranon vetëm prej të devotshmit.

Nëse ti ngre dorë të më vrasësh mua, unë nuk do ta ngre

dorën që të të vras, sepse, në të vërtetë, unë i frikësohem Allahut,

Zotit të gjithësisë.

Unë parapëlqej të marrësh barrën e gjynahut tim dhe të

gjynahut tënd e kështu të bëhesh ndër banorët e zjarrit. Ky është

ndëshkimi i keqbërësve”.

Vetja e tij e nxiti në vrasjen e të vëllait dhe e vrau. Kështu, ai

u bë nga të humburit.”                                                          

(el-Ma’ideh: 27-30)

 

Bukuria e figurës dinamike në zgjatjen dhe tërheqjen e dorës ka treguar shkeljen e çifutëve kundër Zotit dhe Atributeve të Tij, i Tejlartësuar qoftë. Pohimi i tyre i rremë përmendet në Kur’an:

Hebrenjtë thonë: “Dora e Allahut është e shtrënguar.” Iu lidhshin duart atyre dhe qofshin të mallkuar për atë që thonë! Përkundrazi, të dyja Duart e Tij janë të hapura. Ai dhuron dhe jep si të dojë. Ajo që të është shpallur ty (Muhamed) nga Zoti yt, me siguri që shumicës prej tyre do t’ua shtojë mosbindjen dhe mohimin. Ne kemi futur ndërmjet tyre armiqësi dhe urrejtje deri në Ditën e Kiametit. Kurdo që ata ndezin zjarrin e luftës, Allahu e shuan atë. Ata përpiqen të shkaktojnë ngatërresa në Tokë, por Allahu nuk i do ngatërrestarët..”   (el-Ma’ideh: 64)

 

Koprracia nuk është tipar i panjohur. Ajo mund të gjendet në çdo kohë dhe shoqëri. Mirëpo, dorështrëgimi i çifutëve është diçka tjetë, për dy arsye të rëndësishme: 1. Kjo sjellje buron nga fryma e tyre e brendshme, për shkak të tamahut të tyre; 2. Koprracia e shoqërive të tjera mund të gjendet si tipar në individë, kurse dorështrëngimi është tipar etik kolektiv, që mund të gjendet tek çifutët në tërësi si shoqëri. Mbizotërimi i dorështrëngimit tek çifutët është çështje e mirënjohur dhe ky tipar është parulla e tyre ideale e famshme.[12]

Figura dinamike e Kur’anit në ndodhinë e Jusufit[13] a.s. me gruan e el-Azizit ka treguar shmë aspekte të depsotizmit. Nëpërmjet kësaj historie skandali i bashkëshortes doli sheshit në sytë e të shoqit. Ajo e ndoqi Jusufin a.s., ia shqeu këmishën, pa të shoqin dhe veproi sikur po ankohej që Jusufi të dënohej: Cili është dënimi për atë që synoi të ligën ndaj gruas tënde? Në këtë pikë delikate, ajo nuk e la të shoqin të vendoste. Përkundrazi, ajo mori iniciativën për ta shpallur verdiktin kundër Jusufit a.s. “…përveçse që ai të futet në burg ose të lendohet tmerrësisht”, për ta motivuar dhe nxitur të shoqin. Më vonë, pafajësia e Jusufit a.s. u bë e qartë. Megjithatë, cilat ishin shkaqet e futjes së tij në burg? Ato mund të përmblidhn si më poshtë:

1- Për t’i njoftuar njerëzit se ai ishte fajtor dhe se gruaja e Azizit ishte e pafajshme, duke e treguar atë si keqdashës ndaj saj.

2- Pas futjes së tij në burg, për një periudhë të shkurtër ose të gjatë, ata do ta mbyllnin çështjen, dhe në fund pafajësia e gruas së Azizit do të bëhej e qartë.

3- Burgosja e Jusufit a.s. kondierohet njëfarë dënimi për refuzimin e tij për ofertën e saj (për imoralitet).[14]

Të gjitha këto arsye mund të konsiderohen si manifestime të diktaturës shoqërore dhe politike të kohës kundër besimtarëve, e cila mund të përsëritet kurdo dhe kudo, në sisteme absolutiste dhe autokrate.

Një tjetër mësim që mund të nxirret nga ndodhia e Jusufit a.s. është se maturia konsiderohet cilësi e lartë morale, ndërsa ekstremizmi konsiderohet privim dhe burim i të gjitha problemeve.

Veprimet dhe dashuria e gruas së Azizit ishin plot ekstremizëm të pacipë, i cili e çoi atë të dashurohej me Jusufin a.s., kur ai ishte shërbëtor në pallatin e saj.

Një tjetër mësim që nxirret është se duhet të jemi shumë të kujdesshëm nga ekstremizmi në respekt dhe dashuri. Duhet të jemi të vetëdijshëm për rangjet, arsyet dhe tipet e kësaj dashurie dhe këtij respekti. Po kështu, nuk duhet t’i kalojmë kufijtë e duhur në raportet shoqërore me gratë, të mos anojmë nga bisedat e tyre të ëmbla dhe të lëmuara dhe fjalët e tyre të buta, sepse fitneja e tyre është e madhe, pa harruar se ndëshkimi i Zotit është më i madh, ndaj kujdes prej tyre.[15]

Në ngjarjen e Karunit me popullin e tij, figura dinamike e përdorur e konfirmon se tmerri, gëlltitja nga toka, që ai mori, ishte rezultat i pasurisë së tij të skajshme. Zoti i Madhërishëm thotë:

Ne bëmë që Karunin dhe shtëpinë e tij t’i gëlltiste toka dhe askush nuk arriti që ta mbronte nga dënimi i Allahut, madje as ai vetë nuk mund ta mbronte veten.”  (el-Kasas: 81)

Ai u bë vërtet arrogant, vrasës dhe shtypës me pasurinë e tij, dhe i paturp ndaj Zotit. Funksioni shoqëror që mund të nxirret nga ky imazh dinamik është së shumë njerëz përpiqen të pasurohen, pavarësisht nga mjetet dhe mënyra e arritjes së pasurisë. Kjo dukuri shoqërore ka pasojat e saj negative mbi shoqërinë, duke çuar në ndarjen e saj në dy grada shoqërore në thelb: të parët janë ata që kanë monopol ndaj pasurisë dhe janë pakica. Pas tyre është pushteti dhe politika. Klasa e dytë është shumica, dhe këta janë të dobëtit dhe të shfrytëzuarit.[16]

Dënim që i ra Karunit ishte mësim i qartë për të pasurit dhe të varfrit. Furnizimi ndahet me lejen e Zotit, askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në këtë vendim hyjnor dhe askush nuk duhet të synojë atë që ka tjetri. Ja si e sqaron Kur’ani këtë ide:

Të nesërmen, ata që më parë dëshironin të kishin qenë në vend të tij, thoshin: “Është shumë e qartë se Allahu është Ai që i jep bollëk dhe ia pakëson kujt të dojë prej robërve të Tij. Sikur Allahu të mos kishte mëshirë për ne, me të vërtetë që do të na kishte bërë të na gëlltiste toka. Ububu! Është shumë e qartë se mohuesit nuk kanë shpëtim!”” (el-Kasas: 82)

Një tjetër mësim i rëndësishëm edukativ nga figura dinamike në Kur’an përmban këshillë, udhëzim, dhe thirrje për durim e palëkundshmëri. Nëse besimtari ndesh një sprovë, ai duhet të tregojë durim të madh, kënaqje dhe gatishmëri për ta pranuar atë. Ndryshe nga besimtari i dobët, apo jobesimtari, që nëse diçka e keqe e gjen atë, kthehet në mosbesim pasi ka qenë musliman, dhe me këtë veprim e humbet edhe këtë botë edhe ahiretin, dhe kjo është humbje e qartë. Meditoni për ajetin:

Disa njerëz të tjerë e adhurojnë Allahun me kusht: Nëse u ecën mbarë, janë të kënaqur, por, nëse i godet fatkeqësia, ata kthehen në mohim e kështu humbasin këtë botë dhe tjetrën. Pikërisht kjo është humbja e qartë.”  (el-Haxhxh: 11)

Besimtari duhet t’i mbështetet vendimit të Zotit dhe të kënaqet me të. Ai duhet ta kuptojë se të gjitha çështjet janë në duart e Zotit. Nëse i bie një sprovë, kjo vjen prej veprave të tija të këqija, siç thotë Allahu:

 “…Ne asnjëherë nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata i bënin vetvetes padrejtësi..” (en-Nahl: 118)

Besimtari duhet të mbajë mend se halli dhe sprova janë test nga Krijuesi i tij. Nëse tregon durim dhe palëkundshmëri, do të shpërblehet dhe ndihmohet nga Zoti, duke arritur kënaqësinë e Tij. Le t’i jetë mirënjohës Zotit, atëherë, si në gëzim, ashtu edhe në pikëllim, në kohë të mirë e të këqija.[17]

 

Funksionet e ajeteve me ilustrime dinamike në Kur’anin Fisnik (funksionet religjioze, psikologjike,edukative, sociale)              

Ajman es-Sejjid Ali es-Sajjad-Doktor i letërsisë dhe retorikës kur’anore –Universiteti Taibah – Medina e Ndritshme                                     

Përktheu nga arabishtja në anglishte: Dr.Hfz.Hajredin Hoxha  


[1] Shih: el-Kurtubi, Vwll. 3, ff. 348-370; el-Tabari, Vwll. 3, ff. 101-104; el-Rāzi, Vwll. 7,  p. 91-100; el-Nisabũri, Vwll. 7, p. 83; Abu Hajjan el-Tawhidi, el-Bahru el-Muhit, vwll.  2, ff. 534-537; Kutb,  Vwll. 1, ff. 534-537; Zakarija Bashir Imām; Usũl Al Fikr Al Ijtima’i fi el-Kur’ān el-Karim, Maktabatu Rawai’u Magdalawi, Jordan, 2000, ff. 226-227; Ghajthā’ Muhammad, Dirasāt Tarbawijah fi Wahati el-Zilāl, 1998, ff. 379-387, Medina; Muhamad el-Jamāl, el-Akhlak wa el-Mu’amalāt fi el-Islām, ff. 14-29.

[2]  Ibn Haxhar el-‘Askalāni, vwll. 6, f. 389.

[3]  Shih el-Rāzi, vwll. 11, ff. 126-128; el-Tahir Bin ‘Ashũr, el-Tahrir wa el-tanwir, Vwll. 16, ff. 326-328; Ibn Kethir, Kasas el-enbijā’, ff. 7-20.

[4]  Shih Rashed el-Barawi, el-Kasas el-Kur’āni Tafsirun Ixhtima’i, Dar el-Nahdati el-‘Arabijah, Egjipt, 1987, ff. 17-18.

[5]  Shih: el-Rāzi, vwll. 20, ff. 312-313; el-Busti, ff. 59-62; Ajũb, el-Sulũk el-Ijtima’i fi el-Islām, ff. 69-71, 432-433; Ahmed Ibrahim; el-Fadā’il el-Khulukijah fi el-Islām, p. 250-257

[6] Hafni; Uslũb el-Sukhrijati fi el-Kur’ ān, ff. 57-58.

[7]  Shih el-Sujũti, el-Durr el-Manthũr, Vwll. 9, p. 63; el-Shawkāni; Fat’hul Kadir, Vwll. 4, ff. 2263-4; Zakarijā Bashir Imām; Usul el-Fikr el-Ijtima’i, ff. 216-223.

[8] Shih: Bin ‘Ashũr, Vwll. 15, ff. 84-86; Ibn Tejmijeh, ff. 96, 102, 202, 209; el-Husajn Garno, ff. 137-181; ‘Abd el-Rahmān el-Nahlawi; Usũl el-Tarbijati el-Islamija, Dar el-Fikr, Damascus, 1983, ff. 31-33; Zakarija Bashir Imām, ff. 216-223; ‘Abd el-Halim  Hafnawi, p. 184.

[9]  Ibn Haxher ‘Askalāni, Vwll. 20, p. 28; el-Busti, ff. 138-140.

[10]  Shih: el-Bajdawi: Anwar el-Tanzil wa Asrār el-Ta’wil, Vwll. 2, p.68.

[11]  Rashed el-Barāwi, el-Kassas el-Kur’ān, p. 36.

[12] Hafni, p. 260.

[13] Shih Sure Jusuf, vargjet: 22-28; Abd el-Hamid el-Suhajbāni, f. 225; Omar Ba Hadhek; el-Dilalah el-I’jazijah fi Kissati Jusuf, ff. 23-28; Ibn Tejmijeh, Makārimu el-Akhlak, ff. 148-153

[14] el-Barawi, ff. 102-104.

[15]  Shih el-Barawi, p. 100; el-Sejid ‘Abd-Rabih, Buhũth fi Kasas el-Kur’āni, ff. 191-209; Abu Hafs el-Ansāri, Zuhr el-Kimam fi Kissati Jusuf alejhi selam, ff. 193-194; Omar Bahadhek, el-Ganib al Fanni fi el-Kasas el-Kur’ān, ff. 113-114.

[16] Shih: el-Barawi, p. 129; el-Busti, ff. 148-152.

[17] Shih: el-Rāzi, Vwll. 12, ff. 13-14; el-Kurtubi, Vwll. 12, ff. 17-20; Ibn Tejmijeh, ff. 231-239; el-Busti, ff. 157- 165; Ajũb, ff. 484; Ibrahim, ff. 173-179.