DISA NGA REZULTATET E VEPRËS SË AUTORIT

0
109

 

Metodologjia e autorit sigurisht se është shkencore. Ai ka vënë parime dhe kritere, në bazë të të cilave edhe ka nxjerrë rezultatet konkrete, ndër të cilat do të veçonim:

  • Leximi nuk duhet të pasojë rregullat e gjuhës arabe, por gjuha arabe duhet të pasojë leximin (kiraetin), pasi që ky i fundit ka ardhur nga goja e oratorit dhe elokuentit më të mirë të mundshëm, Muhammedit [alejhis salatu ves selam].
  • Refuzimi i disa leximeve mutevatir, nga disa gjuhëtarë, nuk është argument, sidomos kur kemi parasysh faktin se disa nga lexuesit kanë qenë edhe gjuhëtarë. Madje edhe po të supozonim se nuk janë të tillë, atëherë ata kanë bërë atë që e kanë bërë edhe gjuhëtarët: kanë transmetuar gjuhën arabe nga arabët. Pra, ata janë besnikë dhe leximet e tyre janë të sakta.
  • Lexuesit që kanë qenë më së shumti objekt kritikash të gjuhëtarëve janë: Ebu Amir Shamiu dhe Hamza Kufiu, e të cilët janë tabiinë dhe dijetarë me renome. Ndërsa gjuhëtari që i ka përfolur më së shumti lexuesit është Ebu Hatim

 

Në fund, pas këtij shfletimi studiues që i bëmë kësaj vepre kapitale në trashëgiminë e shkruar islame, mund të konstatojmë se autori ia ka arritur qëllimit, pasi që ka plotësuar një vepër madhështore, për të cilën shumëkush do ta xhelozonte. Është vërtet privim për studiuesit nëse nuk e shfletojnë këtë vepër dhe nuk i referohen asaj për zgjidhjen e problemeve të komplikuara gjuhësore.

Është një referencë pa të cilën nuk mund të bëjë asnjë studiues i shkencave kur’anore apo tefsirit, në asnjë rrethanë. Është një referencë e cila të kursen nga mundi i kthimit tek referencat e tjera, sidomos për domethëniet gjuhësore të pjesëzave kur’anore si dhe për çështjen e leximeve dhe përputhjes së tyre me rregullat e gjuhës arabe.

E lusim Allahun e Madhëruar ta ketë shpërblyer me mirësitë e Tij Shejhun tonë, Muhammed Abdul Halik ‘Udejmeh-un, për ketë vepër madhështore që i ka ofruar ummetit të Muhammedit [alejhis salatu ves selam].

E lusim Allahun të na japë sukses edhe neve për realizimin e veprave të përmasave sikurse kjo e Shejhut tonë, vepra të cilat kanë nevojë për mund, sakrificë, durim, përpjekje dhe shumë studim. E lusim Allahun ngase e dimë se atij që i ndihmon Allahu, nuk i mungon suksesi!

 

 

Assoc.Prof.Dr.Hfz. Hajredin HOXHA –STUDIME TË METODOLOGJISË STILISTIKE KURA’NORE TË SHEJH MUHAMMED ABDUL HALIK ‘UDEJMEH-ut