Domethënia e Terrorizmit

Historikisht, bazuar në disa studime bashkëkohore, fjala terrorizëm është përdorur për një lloj pushteti të përvetësuar nga Revolucioni Frëng në periudhën e Republikës së Jakobinëve (Jacobin Republic) në vitet 1793-1794 kundër paktit të dy mbretërve borgjezë, që ishin kundër revolucionit.

Si rezultat i terrorizmit të asaj periudhe, e cila quhet “Reign of Terror” (Epoka e terrorit), u arrestuan 300.000 të dyshimtë dhe u ekzekutuan afër 17.000 të tjerë, duke mos llogaritur këtu mijëra të burgosur që vdiqën nëpër burgje.

Sipas disa studiuesve, terrorizmi kishte ndodhur shumë më herët, madje gjatë gjithë historisë njerëzore, madje në të gjitha anët e botës. Historiani grek, Ksenefon (Xenephon, 30-34 para Isait) kishte shkruar për nxitjet shpirtërore për luftë dhe terror ndaj popujve. Ai kishte folur për pushtetarë romakë, si: Tiberius (14-37 p. I.), Caligula (37-41 p. I.), të cilët me anë të dhunës, konfiskimit të pasurisë dhe ekzekutimit, kishin nënshtruar ata që kundërshtonin pushtetin e tyre. Ndoshta inkuizicioni që bënë spanjollët ndaj pakicave fetare, dhe sidomos ndaj asaj myslimane, ishte prej stacioneve më të rëndësishme të terrorizmit në historinë e kulturës perëndimore.

Disa shtete terrorizmin e kishin përvetësuar si pjesë të strategjisë politike të shtetit, si: Hitleri nazist në Gjermani dhe Stalini në ish-Bashkimin Sovjetik. Nga këndvështrimi perëndimor, organizata dhe lëvizje, si: Bader Majenhof në Gjermani, ushtria e kuqe japoneze, ushtria republikane irlandeze, “Eta” baske etj., janë llogaritur ndër organizatat më të njohura të terrorizimit në historinë e shekullit XX.

Po ta analizojmë domethënien e kësaj fjale në gjuhën arabe nga aspekti i përbërjes së saj gramatikore dhe morfologjike, do të shohim se fjala “Irhab“ (إرهاب) rrjedh nga folja “Erhebe“ ( أرْهَبَ), që ka kuptimin e frikësimit. Thuhet: “Erhebe fulanen“- e ka frikësuar filanin. Kuptim të ngjashëm ka edhe fjala:

“Rehhebe“ ( رَهّبَ). Ndërsa folja “Rehibe“ ( رَ هِبَ، يرَْهبُ رَهْبَةً ورَهْبًاورَهبَاً) ka kuptimin e frikës. Thuhet “Rehibe’sh shej’e rehben“- ia ka frikën diçkaje. Folja “Terehhebe“ ( ترََهَّ بَ) ka kuptim të vetmimit në sinagogë për adhurim. Prej kësaj fjale rrjedh fjala rabin (ar. rahib, rahibe, ruhbanijjeh). Kjo folje, nëse është kalimtare, përdoret edhe me kuptim të kërcënimit. Kur’ani këtë shprehje e ka përdorur edhe në formën “Isterhebe“ me kuptim të foljes “Rehhebe“, në tregimin e Faraonit me magjistarët e vet dhe Musain alejhi’s selam:

“Ai (Musai) tha: “Hidhni ju”! E kur hodhën ata (shkopinj e litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një magji të madhe“.

Siç po vërejmë, Kur’ani fjalën terrorizëm (Irhab) nuk e ka përdorur vetëm në këtë formë, por e përdori në forma të ndryshme, të cilat rrjedhin prej kësaj materieje, disa prej të cilave tregojnë për terrorizëm, frikë, lemeri, druajtje, ankth e kërcënim, kurse të tjerat aludojnë adhurimin dhe lutjen. Kjo fjalë me derivatet e saja me kuptim të “frikës dhe trembjes“, në Kuran është përdorur 7 herë në vende të ndryshme: (Jerhebune),(Ferhebun), (Turhibune), (Isterhebuhum), (Rehbeten), (Reheben).

E me kuptim të “adhurimit dhe lutjes“ është përdorur pesë herë në vende të ndryshme: (err-Rruhban ), (Ruhbanen), (Ruhbanehum), (Rehbanijjeten).

Derivatet e fjalës “Rehebe” ( رَهَبَ) nuk janë përmendur shpesh në hadithe të Muhamedit, alejhi’s selam. Ndoshta prej më të njohurave është shprehja “Rehbeten” (رَهْبةَ), në duanë:  “Të lus me dëshirë (për shpërblimin Tënd) e frikë (nga ndëshkimi Yt) tek Ti”.16

Një gjë që vërehet qartë, është edhe kjo që Kur’ani dhe Syneti përmbajnë disa fjalë që në vete kanë kuptime të terrorizmit dhe dhunës, ose, thënë me fjalë të tjera, përdorimit të forcës dhe kërcënimit për realizimin e disa synimeve të caktuara. Prej këtyre domethënieve janë: ndëshkimi, mbytja, padrejtësia, armiqësia, xhihadi, lufta, etj, veçse këto fjalë kanë domethënie të caktuar, që dalin nga konteksti i ajetit a hadithit.

 

Doc.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha

DUKURIA E EKSTREMIZMIT DHE TERRORIZMIT – TRAJTIMI I SAJ NDËRMJET PËRPJEKJEVE DIPLOMATIKE, AJETEVE KUR’ANORE DHE THËNIEVE PROFETIKE.


  • el-A’rafe, 116.
  • el-A’rafe, 154.
  • el-Bekare, 40.
  • el-Enfale, 60.
  • el-A’rafe, 116.
  • el-Hashr, 13.
  • el-Enbija, 90. 12 et-Teube, 34.
  • el-Maide, 82.
  • et-Teube, 31.
  • el-Hadid, 27.
  • Hadithi është autentik. Shih: Sahihu’l kelimi’t tajjibi, 26/41. Shënim i përkthyesit.

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments