Etika e mësuesit të Kur’anit…

 ‘Gjëja e parë që duhet ta synojë mësuesi dhe lexuesi i Kur’anit  është kënaqësia e Allahut.’

Fudajl Ibn Ijjadi ka thënë: ‘Braktisja e  një pune për shkak të njerëzve është dyfaqësi, puna për hir të  njerëzve është shirk, kurse sinqeritet është që Allahu të të shpëtojë  prej këtyre dy gjendjeve (të para).’ 

Ndërsa Pejgamberi [alejhi’s selam] ka thënë:  

Kush e mëson një shkencë me të cilën (do të duhej të) kërkohet  kënaqësia e Allahut, ndërsa ai e mëson për ndonjë interes material  të kësaj bote, ai nuk do ta ndiejë erën e xhenetit në Ditën e  Kiametit…[Transmeton Ebu Davudi, ndërsa Albani e cilëson  autentik (shën. i përkth.)] 

Më pas Imam Neveviu flet për sinqeritetin e mësuesit në raport me  studentin, duke nënvizuar disa gabime në të cilat bien shumë  mësues, profesorë dhe hoxhallarë (shujuh). Ne do të shkëpusim  disa fragmente nga fjalët e tij: 

Sinqeriteti i mësuesit ndaj studentit: Mësuesi duhet të ketë  kujdes që qëllimi i tij të mos jetë grumbullimi i një numri sa më të  madh studentësh afër vetes, sikurse që duhet të jetë i kujdesshëm  që të mos ketë zili nëse ata që mësojnë tek ai frekuentojnë edhe  dijetarë të tjerë prej të cilëve ata përfitojnë. Fatkeqësisht, disa  mësues injorantë sprovohen me këtë gjë, gjë që dëshmon për  qëllimin e keq të tyre, apo më drejt, kjo është dëshmi se ata nuk  kanë synuar kënaqësinë e Allahut me punën e tyre, përndryshe ata  nuk do ta ndienin këtë urrejtje.

Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të,  ka thënë:

O bartës të Kur’anit (ose ka thënë: o bartës të diturisë), punoni sipas dijes suaj, ngase dituri është veprimi sipas saj dhe  përputhja e veprës me dituri. (Në të ardhmen) Do të ketë njerëz  dituria e të cilëve nuk do ta tejkalojë fytin e tyre; dituria e tyre do të nuk përputhet me veprat e tyre, fshehtësitë e tyre do të jenë në  shpërputhje me veprat e tyre publike. Ata do të qëndrojnë në grupe  dhe do t’i i mburren njëri-tjetrit, saqë ndonjërit prej tyre nuk do t’i  pëlqejë që shoku i tij të ulet tek tjetri… ata janë njerëz veprat e të  cilëve nuk ngrihen nga ato mexhlise deri tek Allahu…” 

Preferohet që mësuesi t’i favorizojë nxënësit dhe mësimin e tyre  ndaj interesave të tij, të cilat nuk i ka të domosdoshme. Në kohën  kur i mëson ata, duhet të jetë i distancuar nga çdo gjë që ia  zhvendos vëmendjen nga mësimi. Ai duhet t’ua ofrojë njohuritë  nxënësve në përputhje me kapacitetin e tyre; ata që nuk kuptojnë  shumë, nuk duhet t’i ngarkojë shumë dhe, anasjelltas, ata që kanë  kapacitete të mëdha për të mësuar nuk bën t’i lërë me pak. Kohë  pas kohe, ai duhet të bëjë përsëritje nëse nxënësit i mbajnë mend  apo jo ato që i kanë mësuar më herët.  

Ai mund të bëjë përjashtime, nëse ia merr mendja për ndonjërin se  nuk ka nevojë. Ndërsa ata që nuk tregohen shumë të suksesshëm  duhet t’i qortojë, por jo ashpër ngase kjo mund të shkaktojë  largimin dhe neveritjen e tyre nga mësimi. Mësuesi nuk duhet t’i  xhelozojë nxënësit nëse ndonjëri shfaq zgjuarsi, ngase nëse një gjë  e tillë ndalohet në raport me të huajt atëherë si mund të mos  ndalohet në raport me mësuesin dhe nxënësin e tij, për të cilin në  fakt ai është si prind i dytë?! Pastaj, ai nuk do të privohet nga  shpërblimi i tij në ahiret, për shkak se ky ka qenë shkaktar i  mësimit dhe edukimit të tij.  

Mësuesi duhet të dalë para tyre i buzëqeshur, të interesohet për ta dhe të pyesë kur ata mungojnë. 

Doc.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha

EDUKATA E MËSUESIT DHE STUDIUESIT TË  KUR’ANIT – Vështrim edukativo-islam mbi librin e Imam Neveviut “Et-Tibjan fi Adabi Hamleti’l Kur’an”

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments