EDUKATA E NXËNËSIT TË KUR’ANIT 

Imam Neveviu [Allahu e pastë mëshiruar] flet edhe për moralin  dhe edukatën e nxënësit, si dhe për tiparet që duhet ta  karakterizojnë personalitetin e tij. 

Sa i përket moralit dhe edukatës së nxënësit, tërë ajo që kemi  përmendur më parë për mësuesin, vlen edhe për nxënësin. Krahas  tyre, nxënësi duhet të shmanget nga çdo gjë që e largon nga  mësimi. Ai duhet ta pastrojë zemrën, në mënyrë që të jetë i aftë për  ta pranuar Kur’anin, për ta mbajtur mend atë dhe për të shkoqitur  domethëniet dhe mësimet e tij. Është vërtetuar se Pejgamberi  [alejhis selam] ka thënë: 

…Vini re, në trup është një copë mishi, e cila nëse është e  shëndoshë, është i shëndoshë tërë trupi, e nëse prishet (sëmuret),  prishet i tërë trupi. Ajo (copë mishi) është zemra.” (Hadithin e  transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.) 

Sa bukur ka thënë një njeri: ‘Zemra përgatitet për dituri ashtu  sikurse që toka përgatitet për mbjellje.’ 

Nxënësi duhet të jetë modest me mësuesin e tij. Ai duhet të  tregohet i kulturuar ndaj tij, edhe nëse rastis që mësuesi i tij të jetë  më i ri se ai apo edhe të mos ketë famë a familje mbi ato të tij.  Nxënësi duhet të kuptojë njëherë e përgjithmonë se diturinë do ta  përvetësojë vetëm atëherë kur të jetë modest në raport me të. Ai  duhet t’i nënshtrohet mësuesit, të konsultohet me të për të gjitha çështjet dhe ta pranojë mendimin e tij mu ashtu si i sëmuri që e  pranon mendimin e mjekut. 

Nxënësi, paraprakisht, nuk duhet të zgjedhë mësues të papjekur  apo ata që nuk janë të njohur edhe për devotshmërinë dhe moralin  e tyre të lartë. Selefitë kanë thënë: ‘Vërtet, kjo dituri është fe, andaj  shikoni se prej kujt po e merrni fenë tuaj!’ 

Kësisoj, studenti duhet ta shikojë mësuesin me respekt, duhet të  besojë se ai është i denjë për pozitën që ka, se është më i miri ndër  bashkëkohësit e tij dhe se ai është njeriu i duhur prej të cilit duhet  të përfitojë dije. Nga të parët ka pasur të atillë që, kur shkonin për  të marrë dije, jepnin lëmoshë dhe thoshin: “O Zoti im, mbuloja të  metat mësuesit tim, ndërsa mua mos më privo nga bereqeti i dijes  së tij!” 

Rebiu, kohaniku i Imam Neveviut, thoshte se, nga respekti i madh  që kishte për Imam Shafiun, nuk mund të merrte dot guximin as  për të pirë ujë kur ai e shikonte. 

Më pas Imam Neveviu citon Aliun [Allahu qoftë i kënaqur me të], i  cili ka thënë: E drejtë e mësuesit është që, kur t’i përshëndesësh  njerëzit, ta veçosh atë me përshëndetje, të ulesh përballë tij, të mos  ia bësh me gisht, të mos ia bësh me sy dhe të mos i thuash: ‘Filani thotë ndryshe!’ Mos e përgojo askënd, mos u konsulto me  bashkëulësin tënd, mos e kap për rroba kur të ngrihet, nëse e di se  po përton atëherë mos iu impono, mos insisto ta pyesësh, mos u  ngop së qëndruari me të…” 

Studenti – vazhdon Imam Neveviu – duhet të përvetësojë këtë  moral si dhe nuk duhet të lejojë përgojimin e mësuesit të tij në  ndonjë mexhlis, përndryshe duhet të largohet prej aty.

Nxënësi apo studenti duhet t’i përfillë të gjitha ato që përmendëm  më parë kur folëm për mësuesin: duhet të jetë i pastër, duhet t’i  pastrojë dhëmbët, të mos merret me çështje të padobishme, të mos  hyjë tek mësuesi pa leje në vendet ku kërkohet leje për të hyrë, ta  veçojë mësuesin me përshëndetje, të mos hyjë në mexhlis duke  shkelur mbi të tjerët, përveç nëse e thërret mësuesi të ulet përpara  apo e di se të tjerët i japin leje për një gjë të tillë.

Po kështu, nuk  bën ta çojë nga vendi askënd, përveç nëse e thërrasin apo nëse  dalja e tij përpara ka dobi për të tjerët, duke vepruar kështu sikurse ka vepruar Ibni Omeri [Allahu qoftë i kënaqur me të]. Nuk bën  mirë të ulet midis dy shokëve, përveç nëse ata e lejojnë. Ai duhet  ta ruajë imazhin e mexhlisit të mësuesit dhe duhet të qëndrojë para  mësuesit të tij ashtu siç i ka hije një nxënësi. Nuk duhet as ta  ngrejë zërin, as të qeshë dhe as të flasë shumë pa nevojë, sikurse që  nuk i pëlqehet aspak të luajë me gishtërinj, të kthejë kokën majtas  e djathtas, përkundrazi, duhet të kthehet nga mësuesi dhe ta dëgjojë  me vëmendje ligjërimin e tij.  

Nxënësi nuk duhet të lexojë para mësuesit kur ai ndihet i lodhur,  por duhet të shfrytëzojë kohën kur mësuesi është i disponuar,  sikurse që duhet të durojë ndonjë sjellje eventuale jo të mirë nga  ana e mësuesit. Madje, atyre fjalëve a veprave që sipërfaqësisht  mund të komentohen keq, duhet t’iu japë ngjyrë pozitive.

Edhe  nëse mësuesi gabon, nxënësi duhet t’ia hedhë fajin vetes, duhet të  kërkojë falje vetë ai dhe të sillet sikur faji është i tij dhe jo i  mësuesit, ngase kështu është më mirë për të, në dynja dhe ahiret. 

Të parët kanë thënë: ‘Kush nuk e duron nënçmimin e mësimit, do të  mbetet tërë jetën në errësirën e injorancës, ndërsa kush e duron  atë, ia dorëzon vetveten krenarisë së kësaj bote dhe botës tjetër!’ 

Ibni Abbasi [Allahu e mëshiroftë] ka një thënie të njohur në lidhje  me këtë aspekt: ‘Jam nënshtruar si kërkues, ndërsa jam bërë krenar si i kërkuar!’ E sa mirë është thënë: ‘Kush nuk shijon  nënçmimin e një çasti, do të mbetet i nënçmuar përherë!’ 

Nxënësi duhet të jetë i zellshëm për shfrytëzimin e kohës dhe për  vijimin sistematik të mësimeve. Ai nuk bën të mjaftohet me pak  kur ka mundësi për më shumë, por as nuk duhet ta ngarkojë veten  me çka nuk mundet dhe as me gjëra që mund t’i shkaktojnë  monotoni. Kjo, në fakt, dallon nga nxënësi në nxënës.  

Nëse shkon në mexhlis dhe nuk e gjen mësuesin, atëherë nxënësi  duhet të presë tek dera derisa të vijë, ndërsa nëse e gjen, por  mësuesi është fjetur apo është i zënë me ndonjë punë, atëherë nuk  bën që t’i kërkojë leje për të hyrë, por duhet të presë derisa mësuesi  të zgjohet apo ta kryejë punën. Ai edhe mund të mos presë fare, por më e udhës është që të durojë dhe të presë, ashtu siç kanë bërë  sahabë të shumtë, si Ibni Abbasi [Allahu qoftë i kënaqur me të] dhe  të tjerë.  

Nxënësi duhet të japë maksimumin e vet dhe ta shfrytëzojë  maksimalisht kohën kur e ndien veten më të disponuar, para se të  zihet me punë apo të ngrihet në pozitë. Prijësi i besimtarëve, Omer  Ibn Hattabi [Allahu qoftë i kënaqur me të] ka thënë: ‘Mësoni  (bëhuni profesionistë) para se të bëheni udhëheqës!’ Të njëjtën gjë e ka thënë edhe Imam Shafiu [Allahu e mëshiroftë]: ‘Mëso para se  të bëhesh prijës, ngase atëherë nuk do të kesh mundësi!’ 

Nxënësi nuk bën mirë që radhën e tij për të mësuar tek mësuesi t’ia  lërë ndokujt, ngase favorizimi në adhurime, ndryshe nga çështjet e  rëndomta të kësaj jete, nuk pëlqehet. Por, nëse mësuesi sheh dobi  që radha e tij për mësim t’i kalojë dikujt tjetër për një kohë, atëherë  ai duhet ta respektojë vendimin mësuesit.

Nxënësi nuk duhet t’i urrejë shokët, nëse ndonjërit prej tyre Allahu  i ka dhënë ndonjë mirësi, sikurse që nuk duhet të mashtrohet apo  t’i rritet mendja për gjërat me të cilat Allahu e ka dalluar atë nga të  tjerët. Për ta bërë këtë, është mirë që të thotë se njohuritë e fituara  janë dhuratë prej Allahut, ndërsa zilinë do ta luftonte duke u bindur se ka qenë urtësia e Allahut ajo që ka caktuar që një tipar të jetë tek  njëri dhe jo tek tjetri.  

Nxënësi duhet të jetë në gjendjen më të mirë, në shkallët më të  larta të moralit, duke iu shmangur çdo gjëje që ndalon Kur’ani. Ai  duhet të jetë krenar ndaj mendjemëdhenjve dhe modest ndaj të  sinqertëve. Duhet të jetë i sinqertë dhe të ketë qëndrimin e një  njeriu të respektuar. Abdullah Ibni Mes’udi [Allahu qoftë i kënaqur  me të] ka thënë: ‘Bartësi i Kur’anit duhet të dallohet gjatë natës  kur njerëzit flenë, gjatë ditës kur ata hanë, duhet të dallohet me  pikëllimin e tij kur njerëzit gëzohen, me të qarit e tij kur ata qeshin,  me heshtjen e tij kur ata zhyten në biseda (të kota), me përuljen e  tij kur njerëzit bëhen mendjemëdhenj… 

Fudajl Ibni Ijjadi ka thënë: ‘Bartësi i Kur’anit nuk duhet të ketë  nevojë për udhëheqës, e lërë më për ata që nuk janë në pozita të  tilla!’ Po kështu, ai ka thënë: ‘Bartësi i Kur’anit (hafëzi) është  bajraktar i Islamit, andaj nuk bën të luajë me ata që luajnë  (dëfrehen së koti), të jetë i shkujdesur siç bëjnë të shkujdesurit, dhe  as të flasë mbarë e mbrapsht, krejt këtë si respekt ndaj Kur’anit…’ 

Allahu qoftë i kënaqur me Imam Neveviun dhe e shpërbleftë me  çdo të mirë! 

Lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon Allahut, Zotit të  botëve!

Doc.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha

EDUKATA E MËSUESIT DHE STUDIUESIT TË  KUR’ANIT – Vështrim edukativo-islam mbi librin e Imam Neveviut “Et-Tibjan fi Adabi Hamleti’l Kur’an”

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments