Në emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit,
Populli fisnik i Kosovës dhe shqiptarë kudo që ndodheni.
Me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ju dërgoj urimet më të përzemërta, duke ju uruar mbarësi, paqe dhe prosperitet në këtë ditë historike që shënon një kapitull të ri në historinë e popullit tonë.
Le të jetë kjo ditë një kujtesë e përhershme për sakrificat e mëdha të atyre që luftuan me guxim dhe vendosmëri për lirinë dhe pavarësinë. Të gjithë ata burra e gra, që në çfarëdo mënyre sakrifikuan për lirinë e vendit ishin edhe shkaku që ndihma e Zotit të vije për ne. Sot populli ynë trashëgon një vend më të mirë për brezat që vijnë, një vend ku liria dhe drejtësia duhet të ecin dorë për dore.
Si shërbëtorë i dijes dhe i besimit, lutem që Zoti i Madhëruar të na udhëheqë në rrugën e drejtë, të forcojë besimin dhe unitetin tonë si komb dhe të na bëjë dritëshkëndijë shprese për ata që përpiqen për liri dhe drejtësi në çdo cep të botës.
Le të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe për gjithë shqiptarët, një të ardhme ku solidariteti, toleranca dhe dashuria për njëri-tjetrin janë themeli mbi të cilin ndërtohet shoqëria jonë.
Allahu na lehtësoftë rrugëtimin dhe na mbrojtë nga çdo sfidë. Paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi ju të gjithë, në këtë ditë të shënuar dhe gjithmonë.
I juaji, Prof.Dr.Hfz. Hajredin Hoxha