ETIKA E NXËNËSVE DHE MËSUESVE JAPONEZË SI DHE DISA ASPEKTE NEGATIVE TË SISTEMIT ARSIMOR NË JAPONI

1) Etika dhe edukata e nxënësve dhe mësuesve në Japoni

Brenda objektit shkollor nuk ka restorant. Ekziston një kuzhinë në të cilën përgatitet ushqimi për nxënës, nën përkujdesjen e një mësueseje. Nxënësit marrin çdo ditë ushqim të freskët dhe janë të ndarë në grupe. Njëri grup përgatit klasën për të ngrënë, tjetri sjell ushqimin, ndërsa i treti e shpërndan atë, kuptohet pasi që të kenë veshur rrobat përkatëse (kapelat dhe mantelet).

Qysh nga periudha e hershme e shkollimit, nxënësit ndajnë përgjegjësitë. Kujdestarët e klasave, detyrë e të cilëve është mbajtja e rendit në klasë, diskutimi i çfarëdo problemi etj., zëvendësohen kohë pas kohe, për t’ua mësuar kështu praktikisht artin e udhëheqjes.

Çdo nxënës ka mjetet e veta shkollore. Nxënësit i pastrojnë dhëmbët çdoherë pas ushqimit, siç do të mund ta shihni në shtojcë, ndërsa klasa është përplot moto dhe parulla stimuluese, si: ‘Do japim mundim tonë maksimal për çdo gjë!’, ‘Bëhu aktiv, disponues, i dashur dhe ndihmëtar për tjerët!

Në tabelën më poshtë do të mundohemi të sqarojmë apo të ofrojmë krahasime ndërmjet dy sistemeve të ndryshme për të nxjerrë në shesh të vërtetën mbi palën e tretë, pra sistemin arsimor të vendeve arabe.

Kur mësuesi hyn në klasë, nxënësit ngrihen në këmbë dhe e përkulin kokën në shenjë respekti duke thënë: ‘O mësuesi ynë, shpresojmë se do të jesh i mirë me ne dhe do të na mësosh!’ Është një respektim më shumë se i zakonshëm, ka një domethënie dhe botëkuptim shumë të hollësishëm për respektin e madh, andaj edhe perceptohet si krenar, madhështor, prandaj i atribuohet edhe mjekëve dhe parlamentarëve.

Siç kanë përmendur ekspertët, nxënësit japonezë kanë një takim që e quajnë ‘Sesioni i pranimit (të gabimit)’ ose ‘Sesioni i llogaritjes shpirtërore dhe shoqërore’, ku nxënësit llogarisin veten për punët e bëra gjatë ditës, ndërsa udhëheqësi i grupit të nxënësve parashtron këto pyetje:

  1. A i kryem detyrat tona siç është kërkuar? Të pranishmit përgjigjen:‘Po’ ose ‘Jo.’
  2. A e shfrytëzuam racionalisht kohën tonë? Nxënësit përgjigjen: ‘Po’ ose ‘Jo.’
  3. A e kemi vendosur inventarin e klasës në vend? Nxënësit përgjigjen: ‘Po’ ose ‘Jo’, por zakonisht përgjigja është pozitive   .

Me gjithë respektin e madh që sistemi arsimor parasheh për mësuesin, prapë punohet në drejtim të asaj që kompetencat e mësuesit mbi nxënësit të jenë të pakta. Zërat dhe të qeshurat brenda klasës janë të larta, gjë kjo që nuk e pengon shumë mësuesin.

Analistët dhe ekspertët e edukimit kanë theksuar se pozita e mësuesit, jo vetëm në ambientet shkollore dhe jo vetëm në një periudhë mësimi, por në të gjitha periudha dhe nga e tërë shoqëria, perceptohet si e lartë.

Është traditë e mësuesve që t’i vizitojnë nxënësit e tyre nëpër shtëpi duke vënë kontakt me kujdestarët apo prindërit e nxënësit, të diskutojnë me ta dhe të mbajnë lidhje nëpërmjet vërejtjeve që ata japin për provimet, detyrat e shtëpisë, sjelljet e nxënësve etj.

2) Aspektet negative të sistemit arsimor në Japoni

Sistemi arsimor në Japoni nuk është i përkryer. Edhe pse pëlqehet shumë, prapë ka të meta, sidomos në disa teori edukative. Imam Shafiu [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: ‘Kënaqësia e njerëzve është ideal që nuk arrihet!’ Kështu është puna edhe me këtë sistem, i cili nuk mund të shpëtojë dot nga vërejtjet, ngase, fundja, është prodhim i njeriut dhe njeriu gabon. Këto të meta apo vërejtje do të mund t’i përmblidhnim siç vijon:

  1. Centralizimi strikt dhe fokusimi i tepërt në dije dhe mbamendje.
  2. Ngarkimi me detyra të rënda dhe provime të vështira për t’u regjistruar në shkolla të mesme të avancuara dhe në universitete, diplomimi në të cilat ofron mundësi të mira punësimi.
  3. Në Osaka, mesatarja e rënies në provime nga 2.5% sa ishte në vitin 1995 qe rritur në 3% në vitin vijues (1996).
  4. Shifra e nxënësve që punojnë natën në vend se të mësojnë është në rritje .
  5. Vetëvrasja, për shkak të dështimeve në provim, është dukuri në përhapje në mesin e nxënësve     .

Pra, mund të konkludojmë se ky sistem, sado që të jetë i avancuar, përderisa është punë e njeriut,  nuk mund ta arrijë përsosmërinë.

Muslimanët gjithsesi duhet të përvetësojnë aspektet pozitive të këtij sistemi dhe t’iu shmangen atyre negativeve, siç ishte rasti i vetëvrasjeve 4T për shkak të dështimeve në provime etj.  

 

Prof.Dr.Hfz Hajredin Hoxha

MUNGESA E BOTËKUPTIMEVE TË MODERIMIT NË UNIVERSITETET ARABE(Lexim mbi përvojën edukative japoneze dhe mbi interesimin e Mbretërisë Saudite për të)

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments