FUSHAT E DALLIMIT NDËRMJET ARSIMIT JAPONEZ DHE ATIJ AMERIKAN 

Gjatë prezantimit të këtij krahasimi, me të cilin synojmë të zbulojmë gjendjen e vërtetë të sistemit arsimor arab, nuk do të ndalmi në detajet dhe hollësitë e këtij të fundit, për shkak se, siç kemi thënë, këtë tashmë e kanë të qartë të gjithë (se është sistem i dështuar) dhe siç është thënë: ‘I mençuri (edhe) me shenjë kupton.’

Ekspertët dhe analistët kanë përmendur një sërë fushash ku mund të vërehen dallimet ndërmjet sistemit japonez dhe atij amerikan:

  1. Diversiteti apo shumëllojshmëria përballë ngjashmërisë
  2. Decentralizimi përballë centralizimit
  3. Mësimi i obliguar
  4. Viti shkollor
  5. Jeta shkollore
  6. Fusha e metodologjisë mësimore
  7. Përgatitja e mësuesve[1].

Në këtë studim krahasimtar do të përpiqem të përmend përgjithësisht aspektet më të rëndësishme, për t’u ndalur më pas në esencën e arsimit japonez dhe amerikan. Duke i analizuar këto dy sisteme do të na bëhet i qartë edhe sistemi arsimor në vendet arabe. Është synimi im, dhe e lus Allahun të jetë realizuar me këtë studim, që sistemeve tona arsimore t’iu ofrojmë modele të dëshmuara për sukses, ngase siç është vërtetuar, Perëndimi i ka përvetësuar parimet e fesë sonë, por në një formë tjetër. Kush mund të thotë se ‘drejtësia shoqërore, të drejtat e njeriut, liria individuale, etika e dialogut, përsosmëria e punëve, përmbajtja e takimeve…’ nuk janë pjesë e sistemit të përgjithshëm islam? Realisht, muslimanëve bashkëkohorë iu mungojnë shembuj të këtij zhvillimi.

Target grupi i këtij studimi janë universitetet arabe. Pra, nuk do të përmendim institucionet arsimore në vendet arabe, ngase, konsideroj se shumica e të pranishmëve në këtë konferencë janë në dijeni për to.

Nr. Sistemi arsimor në Japoni Sistemi arsimor në Amerikë Botëkuptimet    që    mungojnë       në

universitetet arabe

1. Bindjet dhe vlerat respektojnë konfuçionizmin. Amerikanët nuk e bëjnë një gjë të tillë.
2. Respektimi i atyre që e vënë jetën në shërbim të dijes

(mësuesve).

Të drejtat e individit parashohin që ai të mos i nënshtrohet askujt.
3. Kritere të ashpra kulturore për ambientim me kolektivin brenda kornizës shoqërore. Barazia krah për krah me tjetrin duke ruajtur lirinë individuale.
4. Qytetarët janë të obliguar që të participojnë për një rend shoqëror, larg interesave individuale. Qytetari amerikan ka të drejtën e shprehjes së mendimi për çfarëdo çështje, sado madhore të jenë ato. Shoqëria amerikane shquhet për spekulime të paskrupullta ideologjike dhe fetare. Kjo domethënie e mesatares në sistemin arsimor japonez, pra  ‘Respektimi i rendit dhe ligjit’ (pushtetarëve) është çështje e margjinalizuar në vendet arabe.
5. Interesimi për kolektivin dhe harmonizimin me të, duke i dhënë           përparësi           madje ndonjëherë edhe ndaj interesave individuale. Individualizmi është dukuri e theksuar në SHBA. Kjo domethënie e mesatares në sistemin arsimor japonez mungon në vendet arabe.
6. Shoqëri me ngjashmëri të mëdha. Janë nga një racë dhe kanë burim kulture të unifikuar. Në fakt, kanë edhe grupe fetare të ndryshme, vetëm se anojnë nga tolerimi dhe lehtësimi, gjë që japonezëve iu ka dhënë një imazh kolektiv të fortë. Ata i urrejnë pakicat, siç janë p.sh. koreanët. Shoqëria amerikane është e pluralizuar. Për shkak të refugjatëve të shumtë, janë detyruar që t’i kushtojnë rëndësi dy gjërave: gjuhës dhe kulturës pluraliste.
7. Disponon një sistem arsimor të centralizuar, të ngjashëm me atë të tipit francez dhe gjerman, dhe i cili i qëndron besnik programeve të vëna nga Ministria dhe Qeveria Qendrore Japoneze. Jobesnikëria ndaj qeverisë qendrore. Kjo punë i është besuar qeverive lokale, që nënkupton se ka hapësirë për programe të ndryshme dhe treg të hapur e fitimprurës për libra shkollorë.

 

Ky botëkuptim i lojalitetit, por edhe ky centralizim, siç është në Japoni, mungon në vendet arabe. Besnikëria në Ministri është relative.

 

8. Ministria e Arsimit është ajo që përcakton edhe detajet e programit mësimor. Pa lejen paraprake nga ministria nuk mund të mësohet asnjë libër në shkolla. Pavarësisht se ku jeton nxënësi, në Tokio, Osaka apo Saporo, atij i garantohet program i njëjtë, me cilësi dhe nivel të njëjtë. Decentralizimi ka sjellë një sistem që financimin e shkollave nuk e bën në mënyrë proporcionale. Metodologjitë mësimore dallojnë dhe, për shkak të kësaj, në njëfarë mënyre, nxënësit i ofrohen kushte mësimi varësisht nga ambienti ku ka lindur e ku jeton. Në vendet arabe mund të haset një mungesë           relative           e         kësaj domethënieje të unifikimit të idesë dhe programeve.
9. Kontrollimi qeveritar, sidomos në librat e historisë dhe të shkencave shoqërore, apo Defektet e decentralizimit amerikan janë evidente, për shkak të përcaktimit të librave dhe programeve arsimore.
librave që mund të jenë në kundërshtim me traditat dhe kulturën e vendit. Këtë e bëjnë që krahu majtist në politikë të mos ketë shumë hapësirë për të përhapur idetë e veta, duke iu përmbajtur parimit ‘paanshmëri arsimore.’ Shtetet e fuqishme, si Nju Jorku, Kalifornia, Teksasi, për shkak të fuqisë ekonomike, kanë ndikim të madh në përcaktimin përmbajtjesor të librave dhe programeve arsimore.

 

10. Shteti i obligon nxënësit që të qëndrojnë në shkollë deri në moshën 15 vjeçare, apo së paku deri në mbarimin e klasës së nëntë (9), por 94% e japonezëve e vazhdojnë edhe shkollën e mesme trevjeçare, edhe pse nuk e kanë obligim. Në SHBA kërkohet që nxënësit të qëndrojnë në shkollë deri në moshën 16 ose 18 vjeç. Megjithëkëtë, shifra e atyre që kryejnë shkollën e mesme është më pak se 8 në 10 nxënës. Pjesa tjetër kalojnë disi apo i përsërisin klasat para diplomimit. Ky botëkuptim i qëndrueshmërisë së programit mësimor, veçimit dhe qendrës (kontrollimit nga qendra) mungon në botën arabe.

 

11. Shkolla ua ndalon nxënësve

punën ‘part time.’

Për mbulimin e shpenzimeve të shkollimit, nxënësit angazhohen pas orarit mësimor në punë të ndryshme.

 

Edhe ky botëkuptim mungon në tokat arabe. Nxënësi apo studenti është i obliguar madje me punë të rënda, ndryshe nuk mund të mbijetojë.
12. Shkolla ua kushtëzon nxënësve veshjen e rrobave të njëjta, ndërsa nxënëset i ndalon të përdorin makijazhe, madje edhe

flokët i kanë të ndara njësoj, ashtu siç bëjnë me fëmijët.

Shkollat e mesme ua ndalojnë nxënësve që të frekuentojnë baret apo klubet e natës, kazinotë etj. Shkolla është e  para ajo që lajmëron policinë në rast të ndonjë problemi.

Shkollat dhe universitetet nuk kanë uniforma.

 

Kjo domethënie e qëndrueshmërisë së programit, sigurisë dhe largimit nga rreziqet mungon në vendet arabe.

 

 

13. Posedimi i veturës nën moshën 18 vjeçare nuk lejohet. Nxënësit nuk i lejohet të shkojë në shkollë me veturë. Edhe pse ligji e lejon posedimin e motoçikletave në moshën 16 vjeçare, prapë disa shkolla ua ndalojnë nxënësve të shkojnë me to në shkollë. Plotësisht e kundërta. Ky botëkuptim i sigurisë dhe ruajtjes nga rreziqet mungon totalisht në vendet arabe.

 

14. Nxënësit japonezë e shohin mësimin si profesion, andaj çdokush që nuk është në moshën madhore, duhet ta bëjë këtë punë. Metodologjinë japoneze e vënë në lëvizje tri elemente:

1) Mbjellja         e         vlerave,

virtyteve dhe tipare shoqërore në gjeneratat e reja

2)    Përgatitja e nxënësve për provime të vështira, për t’i bërë të denjë të kalojnë në shkallë të larta

3)    Përmbushja e kërkesave të komunitetit të biznesit.  Kjo dëshmon pse metodologjia japoneze është e suksesshme. Ndoshta për këtë i detyrohen edhe mënyrës së mësimdhënies, e cila është unike, ngase përcaktohet nga Ministria dhe vlen për periudhën parashkollore e deri në shkollën e mesme.

Shkollat amerikane janë shndërruar nga institucione akademike në institucione të gjera shoqërore. Ato janë vende argëtimi në të cilat ushqimi servohet falas, jepen këshilla kundër dukurive negative etj. Po kështu, disa grupe dhe lëvizje që përkrahin disa çështje të interesit kombëtar kanë ndikim të madh në formësimin e programeve shkollore, siç është ngasja e veturave, edukimi seksual, vetëdijesimi karshi drogës, varësia nga alkooli, mbrojtja nga AIDSi, bashkëjetesa ndërmjet komuniteteve etj. Universitetet dhe institucionet arabe vuajnë nga mungesa e këtyre domethënieve të ruajtjes së mesatares, që u përmendën në sistemin japonez.

 

 

 

15. Nxënësit japonezë janë ambiciozë për t’u regjistruar në fakultete, me gjithë konkurrencën e madhe që është. Edhe gjatë vikendeve e kalojnë kohën në shkolla e institute për t’u përgatitur sa më mirë për provim. Nxënësit janë shumë të lidhur me shkollën dhe nuk ndiejnë kurrë monotoni prej saj.

 

Nxënësit amerikanë janë plotësisht në kundërshtim me këtë. Prania e kësaj gjendjeje në universitetet arabe është relative dhe dallon nga vendi në vend.

 

16. Librat shkollorë janë të formatit të vogël dhe janë me fletë të lidhura. Nuk jepen shumë sqarime dhe nxënësi ka të drejtë t’i bartë ato në shtëpi. Librat amerikanë dallojnë shumë në format dhe përmbajtje. Zakonisht janë të formatit të madh dhe janë përplot sqarime e shpjegime me foto dhe harta. Tekstet, ndryshe nga ato japoneze, janë të thjeshta ndërsa nxënësi nuk ka të drejtë t’i marrë me vete në shtëpi. Ata kanë dollapët e tyre të veçantë për libra, gjë që në krahasim me metodën japoneze, është më e kushtueshme.
17. Lëndët zgjedhore në Japoni janë shumë pak. Në SHBA, sipas studimeve të fundit, vetëm 55% e programeve apo kurseve mësimore janë obligative, ndërsa të tjerat janë zgjedhore.

 

18. Pushimi veror nuk është thjesht pushim. Nxënësit janë të ngarkuar me detyra, kryerja e të cilave kërkon mund të madh. Pushimi veror në shkollat amerikane është deri në tre muaj, duke i shtuar kësaj edhe pushimet për festa, si për Vitin e Ri, festat kombëtare etj. Përsosmëria dhe kreativiteti janë botëkuptime që mungojnë në shkollat dhe universitetet arabe.
Ndonjëherë ngarkohen me nisma, që obligojnë edhe familjen për pjesëmarrje.

Nxënësi japonez merr mësime më shumë se homologu i tij amerikan për 3-4 vite. Nxënësi japonez i shkollës së mesme jep shumë më tepër mund se sa një nxënës amerikan.

Mesatarisht, ka 180 ditë mësimi, me përjashtime, kur për shkak të acarit ose të ndonjë shkaku tjetër, nuk mbahet mësimi.

 

 

 

Prof.Dr.Hfz Hajredin Hoxha

BURIMI:
MUNGESA E BOTËKUPTIMEVE TË MODERIMIT NË UNIVERSITETET ARABE
Lexim mbi përvojën edukative japoneze dhe mbi interesimin e Mbretërisë Saudite për të

 


[1] Edward R. Beauchamp, Et-ta’lim el jabanijj ve-t-ta’lim el-emrikijj – dirasetun mukarenetun

(përkthyer në arabisht nga Prof. Muhammed Taha Alijj), f.14-62; Izetbegoviç, Alija, ElIslamu bejnesh sherki vel garb, f. 98-104.

 

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments