OBJEKTIVAT EDUKATIVE NË ARSIMIN JAPONEZ DHE QËNDRIMI I LIGJIT KARSHI TYRE 

Ekspertët japonezë kanë vënë një sërë objektivash arsimore, të cilat nxënësi japonez patjetër se duhet t’i realizojë gjatë periudhës së mësimit, prej të cilave do të veçonim:

  • Zhvillimi i personalitetit individual, për shkak të ngritjes së anëtarëve të tjerë dhe zhvillimit të tyre
  • Kultivimi i dashurisë për të vërtetën dhe drejtësinë
  • Vlerësimi i tjetrit
  • Respektimi i punës dhe ndërgjegjësimi karshi përgjegjësive
  • Mbështetja në vetvete dhe pavarësimi personal
  • Kultivimi i kulturës nëpërmjet respektit reciprok dhe bashkëpunimit, për të krijuar, si rezultat, një shoqëri të sigurt dhe të qetë.

Për realizimin e këtyre objektivave, Ministria e Arsimit dhe Edukimit është koordinuar me organet gjegjëse për miratimin e një ligji që do t’i detyronte kujdestarët e fëmijëve t’i dërgonin këta të fundit për nëntë vjet me radhë në shkollimin bazik. Ligji ka garantuar se fetë do të respektohen dhe se pozita e saj në jetën shqopore do të ruhet, por jo në formë të ndonjë feje të caktuar.

VEÇORITË E SISTEMIT ARSIMOR TË JAPONISË

Arabia Saudite është interesuar kaherë për sistemin arsimor të Japonisë. Ambasada saudite në Japoni para ca kohësh, në faqen zyrtare në internet, ka publikuar një studim për veçoritë më të spikatura të këtij sistemi arsimor, të cilat janë:

  • Centralizimi dhe decentralizimi në arsim

Japonia, përgjithësisht, ka një sistem arsimor të centralizuar, përparësitë e të cilit janë ofrimi i kushteve të njëjta ose barazia në nivel shteti për të gjitha shtresat. Kështu, fëmijët pajisen me njohuri të njëjta, pavarësisht se në cilën pjesë të shtetit janë dhe pavarësisht gjendjes ekonomike që zona përkatëse gëzon. Ministria e Arsimit merr përsipër hartimin e planprogrameve deri edhe në detajet më të thjeshta, duke siguruar kështu një mësimdhënie të unifikuar. Shkollat mund të dallohen ndërmjet vete vetëm nga niveli i sukseseve të arritura. Ministria është përgjegjëse edhe për hartimin e strategjive arsimore në nivel shteti, sikurse që menaxhon edhe një sërë institucionesh arsimore, në mesin e të cilave edhe universitete.

Japonia u shndërrua nga një vend feudal në një gjigant industrial dhe ekonomik, kështu siç është sot, në saje të shkollave, të cilat luajtën të njëjtin rol edhe pas Luftës së Dytë Botërore, prej së cilës ajo kishte dalë e kapitulluar dhe tërësisht e dërrmuar        .

  • Puna kolektive, sistemi dhe përgjegjësia

Sistemi arsimor japonez fokusohet në ngjalljen e ndjenjave për punë kolektive , për përgjegjësi të nxënësve ndaj shoqërisë, duke startuar me shkollën, respektivisht përkujdesjen për objektet dhe inventarin e saj.

Përkujdesja higjienike e shkollave japoneze është gjë e dëshmuar. Me të hyrë në një objekt shkollor do të hasësh të mbathura të lehta sportive të vendosura në rafte e mbishkrime me emrat e secilit prej nxënësve. Është obligim që të zbathen këpucët e rëndomta dhe të vishen ato të pastra, ngase kështu ruhet pastërtia brenda objektit. Kjo traditë përfillet pothuajse në të gjitha shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme.

Çdo ditë, në përfundim të orarit mësimor, nxënësit i pastrojnë sallat e mësimit, e madje pastrojnë edhe korridoret dhe banjat ndërsa nuk shkojnë pa mbledhur edhe letrat në oborrin e shkollës nëse janë grumbulluar. Jo rrallë ndodhë që aksionet për pastrim, qoftë brenda shkollës apo edhe jashtë saj, si parqe, plazhe etj, të organizohen nga vetë mësuesit. Kjo nënkupton se në shkollat japoneze nuk ka pastrues. Pastrimi është barrë e profesorëve dhe nxënësve të tyre . Nuk ka madje as portier, ndërsa nxënësit përkujdesen edhe për kafshët dhe shpezët që mbahen në shkollë.

Nxënësit nuk edukohen vetëm në frymën e punës kolektive, por atyre iu mësohet edhe të jenë prijatarë, e cila, si vlerë, reflekton në traditën e caktimit të njërit prej nxënësve për mbikëqyrjen e klasës gjatë mungesës së mësuesit, për organizimin e saj dhe zgjidhjen e problemeve të nxënësve. Në fund të orarit mësimor, nxënësit tubohen dhe e pyesin njëri-tjetrin nëse i kanë përfunduar detyrat në mënyrën më të mirë të mundshme, apo a janë ballafaquar me ndonjë problem.

Padyshim, kjo metodologji në arsim mëton krijimin e klimës së punës kolektive, të bartjes së përgjegjësive, të përfilljes së urdhrave dhe marrjes së udhëheqësisë, sikurse që nënkupton sfidimin e sjelljeve dhe veprimeve negative… [1]

3) Zelli dhe mundi janë më të rëndësishme se dhuntia dhe zgjuarsia

Përkundër shumë shteteve, Japonia dallohet për maksimën e saj ‘Zelli dhe angazhimi janë më të rëndësishme se dhuntia dhe zgjuarsia natyrore e fëmijës’, gjë e theksuar edhe në fjalorin e tyre, respektivisht në fjalët që përdoren shpesh e që dëshmojnë këtë, si:

Ganbarimasu  Do ta jap maksimumin tim
Isshookenmei yarimasu Do të punoj me tërë përkushtimin

Nxënësit japonezë besojnë në këshillat e prindërve, mësuesve dhe edukatorëve të tyre se suksesi, krahas zgjuarsisë dhe inteligjencës, arrihet edhe falë zellit dhe përkushtimit, duke hapur kështu rrugën për të gjithë ata që t’i qasen çfarëdo fushe që duan ngase ‘që të gjithë janë krijuar të njëjtë dhe secili ka mundësi të përvetësojë dhe studiojë atë që ka dëshirë duke arritur rezultate dhe suksese falë këtij angazhimi.’

Mu për këtë, nxënësi apo studenti, përderisa ka këtë vendosmëri për të dhënë mundin dhe angazhimin maksimal, mund të mësojë çfarëdo lënde, edhe nëse nuk ka prirje për të, ngase ‘suksesi dhe epërsia nuk determinohen me dallime në shkallë inteligjence por me dallime në shkallë angazhimi dhe pune.’

Nxënësit japonezë llogariten ndër më aktivët në të gjithë botën, për shkak të bindjeve se avancimi në shkolla të mesme dhe më pas në fakultete me famë nuk mund të bëhet ndryshe veçse me përkushtim dhe sukses të lartë, sikurse që nuk mund të bëhet ndryshe as më vonë atëherë kur do të kërkojnë vende pune.

Kjo flet për vendosmërinë dhe zellin e madh të nxënësve dhe studentëve japonezë. Madje, ata kanë edhe një maksimë:

yontoo goraku Katër orë sukses, pesë orë dështim

Kjo nënkupton se nëse studenti bën katër orë gjumë ndërsa të tjerat ia kushton mësimit, mund të arrijë suksese, ndryshe, po fjeti me shumë, në këtë rast pesë orë, atëherë dështon.

Është e njohur tashmë se universitetet atje kanë edhe role të ndara. P.sh. Universiteti ‘Tokyo’ bën përgatitjen e gjeneratave për pozita të larta burokratike, Universiteti ‘Waseda’ nxjerr politikanë dhe gazetarë, ndërsa [2] Universiteti ‘Keiyoo’ nxjerr biznesmenë të suksesshëm etj.

4) Sasia e njohurive dhe barra e ngarkesës studimore

Viti akademik japonez dallon pothuajse nga tradita e të gjitha vendeve të tjera të botës. Studimet fillojnë më 1 prill ndërsa mbarojnë më 31 mars të vitit vijues. Ditët dhe orë mësimore janë më gjatat, në krahasim me vendet e tjera. Zakonisht mësimet fillojnë nga ora 8 në mëngjes e deri në orën 16 pasdite. Ky orar nuk vlen për mësuesit. Ata qëndrojnë edhe më gjatë. Pushimet janë edhe më të rralla. Në pranverë kanë dhjetë ditë, për vitin e ri kanë po kaq, ndërsa për pushimet verore kanë 40-45 ditë.

Edhe pse në ditë pushimi, megjithatë nxënësit dhe studentët janë prapë të angazhuar, qoftë nëpërmjet kurseve të caktuara për t’u ndjekur paraprakisht, apo edhe nëpërmjet detyrave jo të pakta që marrin për t’i kryer në shtëpi. Po kështu janë të angazhuar edhe në aktivitete sportive, si p.sh. not, të planifikuar sipas orarit të caktuar nga shkolla.

Si rezultat i këtij angazhimi dhe këtyre ditëve të shumta studimi, nxënësit japonezë kanë epërsi ndaj nxënësve të vendeve të tjera. Thuhet se një nxënës japonez 12 vjeçar ka nivelin e vetëdijes dhe njohurive të një 15 vjeçari në vendet e tjera të zhvilluara. Kjo flet për cilësinë e mësimit japonez. Në të kaluarën, para Luftës së Dytë Botërore, thuhej se sistemi arsimor në Japoni mbështetej në memorien (nxënien përmendsh), por tani flitet për fleksibilitet, zgjuarsi dhe avancim bukur të madh…

5) Entuziazmi i nxënësve dhe prindërve të tyre për mësim dhe pozita e lartë e mësuesit

Kinezët, qysh moti, i kanë kushtuar rëndësi arsimit. Në të kaluarën, forca e një lideri matej me dijen dhe njohuritë që kishte. Po kështu, edhe përzgjedhja për poste të rëndësishme bëhej pikërisht në saje të aftësive dhe dijes. Këto bindje i referohen apo janë rezultat i konfuçionizmit, që megjithëqë është vetëm një filozofi, ata e marrin edhe për fe. Nga kjo lëvizje apo fe janë ndikuar edhe koreanët dhe japonezët. Kjo filozofi ndërtohet mbi një sistem shoqëror, baza e të cilit është etika dhe morali, ndërsa udhëhiqet nga liderë të shquar për dije, njohuri dhe moral të mirë. Besnikëria ndaj këtyre liderëve, pavarësisht se në ç’shkallë janë, është mbështetje e këtij sistemi. Kjo filozofi vërteton apo i del në krahë sistemit shekullar të gjykimit të natyrës. Pra, bazohet vetëm në dije dhe eksperimente, gjë që kërkon mund dhe angazhim të madh. Këtu mbase qëndron edhe entuziazmi i madh i japonezëve për dije dhe etikë.

Për ta kuptuar edhe më mirë rëndësinë e arsimit, do të përmendim diç për rolin e mësuesit. Mësuesit kanë një pozitë shumë të lartë në shoqëri. Ata fitojnë të ardhura aq sa ua mundësojnë një jetë të qetë dhe të lumtur. Gjinitë nuk kanë dallim, por jo çdokush mund të bëhet mësues. Megjithëse shumica janë të diplomuar, prapë nuk mund ta ushtrojnë këtë detyrë pa iu nënshtruar paraprakisht disa provimeve shumë të rënda. Krahas angazhimeve në detyra dhe në studime për ngritjen eventuale akademike, ata interesohen edhe për çështjet private të nxënësve. I vizitojnë madje edhe në shtëpitë e tyre, për t’ua përkujtuar obligimet, për t’i ndihmuar eventualisht dhe për t’i parë nga afër raportet familjare. Ata kanë jetësuar në praktikë thënien e famshme arabe ‘Ngrihu për mësuesin dhe nderoje atë, ngase mësuesi gati sa nuk është pejgamber…’

Nga kjo që pamë tek sistemi arsimor japonez mund të mësojmë për domethëniet e moderimit dhe mesatares që mungojnë në shkollat dhe universitetet tona, sidomos botëkuptimet e forcës, centralizimit, përsosmërisë, sigurisë etj.

Krahas kësaj që përmendëm, ekspertët dhe analistët kanë përmendur se sistemi arsimor japonez shquhet edhe për atë se:

  • Bazat dhe elementët përbërës të tij i merr nga natyra e shoqërisë dhe harmonia e saj.
  • Ngritjen dhe zhvillimin modern e bën duke u mbështetur në rrënjët, institucionet, doket dhe zakonet në vend.
  • Arsimi konsiderohet shërbim popullor dhe obligim nacional, duke tejkaluar suazat e individit apo grupit, ndërsa qysh nga periudhat e hershme fokusohet në mësimet për unifikim, ngase nuk lejon pluralizëm të metodologjive dhe filozofirave edukative.
  • Me gjithë kritikat e ashpra të Perëndimit dhe presionin e vazhdueshëm, Japonia i ka ruajtur me fanatizëm vlerat e veta në ideologji dhe sjellje duke mos u ndikuar aspak nga tendencat liberale dhe psikologjike të Perëndimit.
  • Universitetet nuk janë burimi i fuqisë së sistemit arsimor në Japoni, përkundrazi, janë institutet e mesme teknologjike, të cilat janë si të thuash boshti kurrizor i këtij sistemi. Ushtrimet praktike dhe trajnimet janë obligimet më të theksuara të japonezëve, të cilët qysh nga fëmijëria e derisa të kenë fituar ndonjë pozitë të qëndrueshme, merren vazhdimisht me ushtrime dhe trajnime.
  • Japonia ka mundësi që t’ua garantojë të gjithëve të drejtën e shkollimit, por këtë e bën vetëm për ata që dëshmohen, në mënyrë që të nxjerrë një elitë udhëheqëse që do të jetë e aftë për të sfiduar problemet dhe sfidat e kohës.
  • Japonezët nuk janë ndikuar shumë nga gjuhët e huaja. Siç është e ditur, një popull nuk do të mund të avancojë shkencërisht nëse paraprakisht nuk i kushton rëndësi gjuhës së vet, ndërsa bota nuk e dëgjon shumë popullin që nuk flet në gjuhën e vet. Hapja e Japonisë ndaj kulturave dhe civilizimeve të tjera ka qenë shumë e disiplinuar; ajo ka përvetësuar nga kulturat e tjera, por kurrë në kurriz të kulturës dhe civilizimit të vet.
  • Profesioni i mësuesit konsiderohet fitimprurës, mu për këtë, kjo mundësi nuk i jepet çdokujt. Në fakt, vetëm një nga pesë kandidatë të mundshëm mund ta fitojë këtë profesion dhe të gëzojë privilegjet e tij. Kjo ka ndikuar shumë që cilësia e mësimit të rritet dhe bashkë me të edhe praktika e edukimit.
  • Japonia, ndryshe nga vendet e botës së tretë, nuk është rreshtuar pas zërave që thërrasin për transferimin e kulturës së përgjithshme si përgjegjësi që do të promovohej nga mediat, përkundrazi, puna e mbështetjes së kulturës së përgjithshme mbeti përgjegjësi e Ministrisë së Edukimit, Shkencave dhe Kulturës.

Prof.Dr.Hfz Hajredin Hoxha

BURIMI:
MUNGESA E BOTËKUPTIMEVE TË MODERIMIT NË UNIVERSITETET ARABE
Lexim mbi përvojën edukative japoneze dhe mbi interesimin e Mbretërisë Saudite për të


[1] http://www.saudiembassy.or.jp/Ar/Education/Ed_n_jp_Car.htm

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments