SEKRETI I EPËRSISË SË SHKOLLAVE JAPONEZE DHE SHKAQET QË E NDIHMUAN ATË 

Shumë analistë, vëzhgues dhe ekspertë, me origjinë arabe dhe të tjerë, kanë pyetur me kureshtje se ku qëndron shkaku i kësaj epërsie dhe këtij suksesi të shkollave, universiteteve dhe institucioneve arsimore japoneze në krahasim me institucionet e tyre? Përgjigja që morën ishte vetëm në një fjalë: ‘Udhëheqësia’27F Kur qe pyetur perandori japonez për shkaqet e përparimit të vendit të tij për një kohë të shkurtër, pati thënë: ‘Filluam atje ku të tjerët mbaruan dhe mësuam prej gabimeve të tyre. Mësuesit i dhamë imunitet diplomati dhe pagë ministri.’ Ndërsa kur qe pyetur një ish-ministër i arsimit për këtë gjë pati nënvizuar: ‘Sekreti ynë qëndron tek edukimi ynë moral

Ambasadori amerikan Edwin O. Reischauer e ndërlidh këtë sukses me dy gjëra:

  • Hakmarrjen ndaj historisë, në kuptimin e asaj se i është kundërvënë dështimeve dhe disfatave të historisë me këtë ngritje dhe zhvillim të madh, dhe
  • Ndërtimin e njeriut, në kuptimin e specializimit dhe aftësimit të tij nga sistemi edukativo-arsimor. Madje vetë ambasadori shton se suksesi i zhvillimit japonez bazohet në burimin njerëzor dhe zhvillimin e tij, gjë që i ka bërë japonezët të jenë ndër të parët sa i përket përqindjes së dijetarëve dhe inxhinierëve (60.000 në 1 milion) ndërsa në qendrat e hulumtimeve dhe zhvillimit janë të angazhuar 800.000 veta, aq sa nuk kanë së bashku Britania dhe Franca

Zanafilla e zhvillimit japonez fillon në vitin 1868, në kohën e Perandorit Mutsuhito, sundimi i të cilit filloi më 3.11.1852. Ai ishte i ri, transparent dhe perandoria e tij quhej ‘meiji’ apo ‘sundimi i ndriçuar’. Pikërisht në kohën e tij u vunë themelet e zhvillimit modern të Japonisë31F . Paragrafi më i rëndësishëm i Kushtetutës së kësaj perandorie ishte paragrafi i pestë, i cili përkitazi me arsimimin thoshte: ‘Do të punohet në drejtim të mbledhjes së informacioneve nga e tërë bota dhe rrjedhimisht perandoria do të vendoset mbi themele të forta.’ 32F Koha dëshmoi për seriozitetin e kësaj nisme, pasi që Japonia i përvetësoi këto botëkuptime në një sistem të përbërë arsimor dhe ja sot metodologjitë dhe planprogramet e saj edukativo-arsimore jo vetëm që janë të rangut botëror, por janë edhe model përvetësimi i të cilave synohet nga shumë shtete të botës.

Paga e mësuesit japonez

Besoj se nuk ka diç të keqe nëse përmendim disa të dhëna interesante për pagën e mësuesve dhe profesorëve japonezë.

Nr. Pozita Niveli i pagës mujore Përfitimet shtesë
1. Arsimtar në  shkollë të mesme Paga fillestare ose bazë: 6250

$

Gjatë vitit akademik përfiton tri (3) herë bonuse në vlerë prej pesëfishin e pagës bazë, që do të thotë se nëse ka një pagë bazë prej 6250$, atëherë shuma e bonuseve që fiton gjatë vitit është 31250$. Kjo i bie që, krahas pagës bazë, të marrë çdo muaj edhe nga 2604$.

Bonuset rriten në bazë të përvojës dhe shërbimeve, ndërkohë që marrin shtesa edhe për familje dhe gjëra të tjera.

Po kështu, mësuesit japonezë marrin edhe të holla në formë të beneficioneve afatshkurtra në raste të veçanta, si sëmundja, lindja, dhe afatgjata, si pleqëria dhe pensionimi, apo edhe të ardhura për familjen e të vdekurit, të tëra këto përveç sigurimit

të mbështetur nga qeveria…

                                                        

  • See: Peak, Lois; Learning to go to School in Japan, Berkely & Los Angeles, University of California Press, 1991
  • Urtësia është gjë e humbur e besimtarit, të cilën ai duhet ta marrë kudo që ta gjejë,’ – është ky hadith që konsideroj se japonezët e kanë përfillur nga këndvështrimi shpirtëror i tyre. Ani pse i dobët, siç ka tërhequr vërejtjen Shejh Albani, megjithëkëtë, muslimanët e kanë anashkaluar gabimisht porosinë e tij.

Përvoja japoneze ka zgjuar kureshtjen e Amerikës, Evropës, Rusisë, të cilët kanë angazhuar kokat e tyre për të studiuar rezultatet e jashtëzakonshme të këtij shteti lindor, i cili po i sfidon gjithnjë e më tepër në fushën e teknologjisë dhe përparimit industrial.

Edhe arabët muslimanë kanë shfaqur interesim për përvojën japoneze, gjë që mendoj se është motivuar kryesisht nga shkaqet në vijim:

Japonezët janë lindorë, sikurse arabët, dhe edhe ata e filluan rrugëtimin drejt zhvillimit nga zeroja, megjithëse muslimanët kanë dallime sa i përket të kaluarës së tyre historike. Ata nuk kanë qenë në zero, përkundrazi, kanë qenë pionierë të dijes dhe shkencave, kështu që kthimi i rrotës së zhvillimit mbase është më lehtë për ta se sa për të tjerët.

Japonezët e shënuan këtë progres falë ruajtjes me fanatizëm të trashëgimisë, zakoneve dhe institucioneve të tyre popullore, fetare dhe autoktone, gjë që, e them me keqardhje, nuk është evidente tek arabët, për të mos thënë se ata, për hatër të këtij progresi, janë të gatshëm të sakrifikojnë dhe trashëgiminë e tyre islame.

Siç kanë vërejtur ekspertët, dhënia pas punës tek japonezët është si rezultat i diturisë që ata marrin qysh në fëmijëri. Ky edukim është aq i theksuar saqë japonezët kanë bindjen se ndalja nga puna do të thotë mosekzistim për shtetin e tyre.

Ummeti do të duhej të hartonte strategji kulturore, me vizion dhe objektiva të qarta, për të cilën do të duhej të kishte një pajtim unanim ndërmjet intelektualëve dhe organeve qeverisëse.

Akuzat se ‘lindorët nga vetë natyra janë dembelë dhe se e urrejnë ligjin dhe punën’, ‘arabi nuk e duron dot bashkimin dhe unitetin’, ‘kultura arabe është kulturë e fjalëve dhe retorikës’, ‘muslimani duron dhunën duke pritur shpëtimtarin nga qielli’, duken të jenë të vërteta dhe fajin për këtë sigurisht nuk e kanë muslimanët, por institucionet edukativo-arsimore që e edukojnë njeriun që të heshtë pa pasur mundësi të diskutojë, që të përfillë dhe zbatojë urdhrat pa shikuar apo krahasuar dëmet dhe dobitë e tyre etj. Kjo, e tëra, hyn në kapitullin e të ashtuquajturës ‘Dobësia nga vizioni për vetveten!’ Këta, siç kanë nënvizuar ekspertët, e shohin veten vetëm ashtu siç i shohin të tjerët ata (pasqyra shoqërore). Në këtë rast, imazhet tona do të ishin sikurse reflektimet e pasqyrave karnavale, herë me imazhe të zvogëluara e herë të zmadhuara, herë me imazhe të thyera e me sy të hapur e herë me sy të vegjël.

Pra, problemi kryesor i arabëve bashkëkohorë është se ata nuk kanë dhe nuk posedojnë kriteret dhe standardet e një personaliteti të pavarur. Ata disi kanë një mungesë besimi në vetvete dhe në vlerat që posedojnë. Në kohën tonë, ata janë viktima të vlerësimit të të tjerëve për ta, siç potencuam edhe pak më lart.

SHKAQET QË NDIHMUAN AVANCIMIN JAPONEZ

Analistët dhe ekspertët kanë nënvizuar se në suksesin e përvojës 1T                                         japoneze kanë ndikuar një sërë shkaqesh historike dhe gjeografike. Sidomos këto të fundit e bëjnë Japoninë tejet të veçantë: 1/5 e sipërfaqes së saj është jopjellore dhe nuk mund të përdoret për asgjë, sikurse që pjesa tjetër e tokës së pëlleshme e ka të vështirë të mbulojë nevojat dhe kërkesat e vendit. Këto kushte dhe rrethana bënë që japonezët, shekull pas shekulli, të punonin shumë derisa përfituan ‘shprehitë dhe etikën e punës’, të cilat, sipas disa analistëve, janë ‘shprehitë dhe etika më e thellë dhe më origjinale e punës në nivel botëror.’

Të identifikuarit e Japonisë si një vend që përballet shpesh me erëra dhe tërmete të fuqishme ka bërë që populli i saj të fitojë një tipar tjetër, e ai është “mundësia e përshtatjes dhe ambientimit të shpejtë.” Elementi ‘kolektiv’ dhe puna ekipore, janë imazh dhe tipar karakteristik i identitetit të tyre kombëtar.

Japonia shtrihet në lindje të kontinentit aziatik dhe përbëhet afërisht prej 4.000 ishujve, të cilët shtrihen në formë arkipelagu 3.ooo kilometra ndërmjet veriut dhe jugut, katër prej të cilëve janë më kryesorët:  Honsho , Shikoku, Kyushu dhe Hokkaid. Kryeqytet i Japonisë është Tokio.

Japonia numëron diku 127 milionë banorë dhe radhitet si vendi i shtatë në botë për nga popullsia. Shumica absolute e popullsisë janë japonezë (99.4%) por ka edhe të tjerë, si koreanë 0.5% dhe nacionalite të tjera 0.1%. Shumica e japonezëve (79%) jetojnë në qytete, por ka edhe të atillë (21%) që jetojnë në fshatra ose në periferi të qyteteve. 35% e popullsisë punojnë në industri, ndërsa 27% punojnë në fusha. Janë afër 700.000 peshkatarë, ndërsa pjesa tjetër e popullsisë merret me tregti dhe profesione të tjera të lira. Industria, bujqësia por edhe vendbanimet janë kryesisht në fusha afër bregdeteve, për shkak të popullsisë së dendur në qytetet bregdetare, gjë që ka shkaktuar edhe ngritjen astronomike të çmimeve të tokave.

Shkaqet e ngritjes dhe zhvillimit në Japoni do të mund t’i përmblidhnim në pikat vijuese: 

  • Personaliteti japonez, i cili është i shquar për disiplinë, për shfrytëzim maksimal të kohës, për respektim të rendit, për mirësjellje, për sinqeritet dhe korrektësi në shitblerje etj. Këto vlera janë patjetër rezultat i përkushtimit ndaj programeve edukative qysh nga fëmijëria në shtëpi, shkollë dhe shoqëri. Po kështu, ligji japonez është shumë i ashpër. Ai nuk fal askënd, pavarësisht pozitës apo prestigjit që ka personi që kryen kundërvajtje. Kur zbulohen afera korruptive apo sjellje devijante, atëherë shteti merret me to duke studiuar shkaqet e tyre dhe ndëshkimet jepen sipas rastit, në mënyrë që ato të mos përsëriten më
  • Respektimi dhe përfillja e fjalëve të filozofëve dhe të urtëve përkitazi me vlerat morale. Vlerat shoqërore japoneze e detyrojnë njeriun të kërkojë falje, për çka ata, në të shumtën e rasteve, i pranojnë fajet dhe kërkojnë ndjesë. Në vitin 1989 japonezët shënuan sukses kur rishikuan programet edukative dhe bënë pastrimin e tyre nga vlerat individuale të importuara, duke caktuar që programi të rishikohet
  • Lënda e sjelljes dhe moralit është pjesë e të gjitha çdo dhjetë vjet lëndëve shkollore, e cila, si ide, ka lindur nga konfuçioizmi. Filozofia e kësaj lëvizjeje (që ata e marrin për fe), përveç që thërret për shkencë, dije dhe njohuri, thërret po kështu edhe për miqësi ndërmjet prijësit dhe popullit, zotërisë dhe shërbëtorit, prindit dhe fëmijës, të madhit dhe të voglit, e kështu me radhë41F .
  • Disa ekspertë konsiderojnë se ky përparim është arritur në saje të dy gjërave kryesore:
  • Ekzistimit të një qeverie të fortë, dhe
  • Ekzistimit të një sistemi edukativ të suksesshëm.

Pra, zhvillimi i Japonisë i detyrohet vetë japonezëve, të cilët të motivuar nga vullneti fanatik për progres dhe përparim japin çdo gjë nga vetja e tyre. Ata njihen për zell dhe elan, për angazhim që nuk di fare për lodhjen. Kur të kemi shkoqitur detaje nga jeta brenda shkollës japoneze, atëherë ne do ta gjejmë veten para një dukurie apo fenomeni edukativo-arsimor frytdhënës të çuditshëm. Komentimi i kësaj dukurie nuk ndalet vetëm në dëshirën për ngritje shoqërore, pro edhe për dëshirën e sinqertë për arsimim dhe ngritje. Populli japonez mbetet shkak shumë i rëndësishëm i suksesit të kësaj përvoje. Ata krahas dashurisë për vendin dhe shtetin e tyre, shprehin dashuri edhe për leximin, artin dhe shkencën.

A nuk ka ardhur koha që të kthjellemi prej asaj kotësie që është stërzgjatur?!

Përse të mos përfitojnë muslimanët nga kjo përvojë e gjallë dhe realiste?!


Prof.Dr.Hfz Hajredin Hoxha

BURIMI:
MUNGESA E BOTËKUPTIMEVE TË MODERIMIT NË UNIVERSITETET ARABE
Lexim mbi përvojën edukative japoneze dhe mbi interesimin e Mbretërisë Saudite për të

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments