FOTO DHE ILUSTRIME ME SHEMBUJ PRAKTIK TE ORGANIZIMIT TE SHKOLLAVE NE JAPONI

Në rast se mësuesi mungon, ai nuk ka zëvendësues. Këtë e bën vetë klasa, duke përsëritur mësimet e marra më herët apo duke kryer obligimet dhe detyrat që kanë.

Zakonisht, nxënësit shkojnë në shkollë të organizuar në grupe dhe mbajnë kapela për t’i mbrojtur nga fatkeqësitë e mundshme dhe rreziqet. Siç shihet, janë në përkujdesjen e prindërve ose mësueseve.

Në hyrje të ndërtesës shkollore, të gjithë nxënësit i zbathin këpucët dhe i heqin kapelat. Ato i vendosin në rafte të caktuara, me emër dhe numër për të gjithë ata.

Nxënësit gjatë një ore mësimi duke mësuar shkronjat e alfabetit japonez. Siç mund të vërehet, secili nxënës ka ngjyrën dhe pendën e veçantë për shkrim dhe ushtrime.

Mëngjesin dhe drekën i hanë në shkollë, në kuzhinat përkatëse, nën përkujdesjen e personelit përkatës.

Pas përfundimit të ushqimit, nxënësit pastrojnë kuzhinat dhe klasat me dorë, punë kjo që e bëjnë çdo ditë.

Nxënësit, po kështu, pastrojnë bashkërisht edhe dyshemenë e klasave.

Pastrimi i enëve nga nxënësit pas ngrënies.

Pamje nga brendësia e klasës, ulëset dhe raftet për vendosjen e çantave.

Pas ngrënies së ushqimit, pastrojnë dhëmbët dhe rregullohen (flokët, lajnë fytyrën etj.) për t’u kthyer më pas në klasë.

Nxënësit nuk kanë të drejtë të ngasin vetura pa mbaruar shkollën e mesme. Ata vijnë në shkollë me biçikleta ose motorë të vegjël. Sikurse edhe në shkollat fillore, edhe këta kanë raftet për këpucë dhe për të mbathura të veçanta për të hyrë në tualet.

Ushtrimi i nxënësve për t’u përkujdesur për ambientin dhe gjelbërimin. Ky është aspekti praktik i asaj çfarë kanë mësuar në teori përkitazi me ambientin. Në këtë periudhë mësimi, nxënësit mësojnë për gjëra që kanë të bëjnë me ambientin, ndërsa në periudhat në vijim, në të mesmen e ulët mësojnë për shëndetin dhe interesin publik, ndërsa në të mesmen e lartë mësojnë për çështje të mëdha në nivel ndërkombëtar.

Përgatitja e ushqimit në shkollë. Nxënësve nuk iu lejohet që të sjellin ushqim nga shtëpia ose të blejnë. Ushqimi përgatitet në shkollë dhe është i shquar për vitaminat dhe kaloritë.

Nxënësit hanë ushqim në klasa, ndërsa kuzhinieret, siç shihet në foto, kujdesen maksimalisht për veshjen e tyre në mënyrë që të mos depërtojnë baktere a ndonjë papastërti eventuale në ushqim.

Pastrimi me rend i kuzhinës nga nxënësit.

Aktivitete të lira pas mësimit. Shumica e nxënësve marrin pjesë në këso lloj aktivitetesh që, përveç sportit, kanë edhe karakterin e shtimit të njohurive të reja.

PASQYRIMI I PUNËS DHE AKTIVITETEVE TË SHKOLLËS SË
MESME SHIZOUKA NË HAMAMATSU CITY

Edhe në këtë periudhë shkollimi, nxënësit i zbathin këpucët dhe veshin të tjera me rastin e mësimit. Ata përdorin biçikleta dhe motoçikleta ngase nuk iu lejohet ngasja e makinave. Shkollat nuk ua sigurojë udhëtimin.

Interesimi i nxënësve të shkollave të mesme për kompjuterin është jashtëzakonisht i madh.

Nxënësit i kushtojnë rëndësi edhe mësimit të shkrimit tradicional të tyre dhe secili ka penën dhe ngjyrën e vet.

Pas ushqimit, nxënësit pastrojnë klasat ngase nuk ka kuzhina. Atyre nuk iu lejohet të dalin jashtë për ushqim, por, për dallim nga periudhat e mëparshme, iu lejohet që të sjellin ushqim nga shtëpia.

Pas mbarimit të mësimit, nxënësit ndalen për ushtrime dhe aktivitete sportive, siç janë sportet luftarake që shihen në këto foto.

 

 

Prof.Dr.Hfz Hajredin Hoxha

BURIMI:
MUNGESA E BOTËKUPTIMEVE TË MODERIMIT NË UNIVERSITETET ARABE
Lexim mbi përvojën edukative japoneze dhe mbi interesimin e Mbretërisë Saudite për të

 

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments