OBLIGIMI I AVANCIMIT MORAL TË STUDENTËVE DHE PËRKUSHTIMI I LIDERËVE SAUDIANË PËR ÇËSHTJEN NË FJALË

Është synim dhe objektiv pothuaj e çdo institucioni arsimor, e në këtë kontekst, në radhë të parë, e Ministrisë së Edukimit dhe Arsimit, që t’i avancojë moralisht, shkencërisht dhe fetarisht studentët, ndërsa çdo dështim eventual në këtë drejtim, do të tingëllonte si neglizhencë në kryerjen e detyrave.

Me këtë rast do të doja të përmendja disa nisma të qeverisë saudiane për shtjellimin e rëndësisë së temës në fjalë.

  • Nisur nga thirrjet e Ministrisë së Edukimit dhe Arsimit dhe vetë Mbretit dhe zëvendësve të tij për ta marrë me shumë seriozitet këtë punë, për të siguruar një avancim kulturor dhe arsimor në vendet e shenjta;
  • Bazuar në qëllimet e politikës edukative dhe arsimore të Mbretërisë[1], kemi gjetur se kjo etikë e ulët dhe ky moral i zbehur (tek studentët) nuk i shërbejnë këtyre qëllimeve dhe nuk garantojnë realizimin e tyre tek studentët;
  • Nisur nga përgjigja e një të urti, i cili kur qe pyetur për të ardhmen e ndonjë populli pati thënë: “Më ofroni planprogramet e tyre që t’iu tregoj për të ardhmen e tij!”;
  • Nisur nga fakti se rënia apo degjenerimi moral i studentëve paraqet një barrë materiale të rëndë për shtetin dhe krahas kësaj është shkak për dukuri të tjera negative, qofshin këto fetare, shoqërore apo politike; [2]
  • Nisur nga objektivat dhe synimet e përgjithshme islame, kemi gjetur se kjo gjendje apo ky nivel i moralit, sjelljeve dhe mësimit ndjell zi dhe shtron pyetjen se ‘ku qëndron problemi: tek studentët, programet arsimore, profesorët apo administrata?’

Ekspertët kanë nënvizuar se nëse arrijmë që gjendja të mos eskalojë[3], atëherë ne kemi bërë një hap të madh , ngase ‘nëse nuk mund të arrish shumicën, nuk do të thotë ta braktissh tërësisht atë!’ – thotë një fjalë e urtë arabe. Kësisoj, interesimi për të përmirësuar nivelin moral dhe etik tek studentët, neve – me lejen e Allahut – do të na garantonte:

  • Uljen e nivelit të devijimit dhe krimeve, që kanë filluar të përhapen me të madhe në ambientet studentore, por edhe në shoqëri, si pasojë e neglizhimit të etikës dhe virtyteve islame. Kjo ka bërë që në disa vende arabe, në ambientet universitare të shënohen raste të dhunës së studentëve ndaj njëri-tjetrit, por edhe ndaj profesorëve dhe administratorëve . Mu për këtë, ka qenë metodologji e të Dërguarit të Allahut, Muhammedit [alejhis salatu ves selam] që së pari të bënte edukimin moral dhe fisnikërimin me vlera e virtyte, e pastaj të kalonte në mësimin e dijeve dhe shkencave.
  • Neglizhimi i këtij aspekti në institucionet tona arsimore nuk do të kalonte pa pasoja të tjera, si ajo e mungesës së gatishmërisë për të sakrifikuar për familjen, shoqërinë dhe shtetin, përkundrazi, do t’i bënte studentët robër të epshit, kënaqësive, dëfrimeve dhe ata nuk do të interesoheshin veçse për veten e tyre, andaj intervenimi duhet të bëhet sa më shpjet që të jetë e mundur për t’i shpëtuar nga ky kolaps shpirtëror.
  • Mungesa e këtyre qëllimeve fisnike do të bënte që studentët dhe mësuesit ta bënin punën e tyre shkencore dhe akademike me qëllimin e përfitimit të të mirave materiale. Si ilustrim të kësaj do të përmendja rastet kur studenti ankohet pse nuk mori më shumë poenë, ndërsa pse i kalojnë namazet dhe pse mashtron e vjedh në provime nuk e ka dert fare.
  • Pasojë e kësaj neglizhence është edhe përhapja e disa dukurive dhe sjelljeve jo të mira tek studentët tanë, si ajo e imitimit të të huajve në veshje, doke dhe shprehi, përcjellja e modës perëndimore në dukje dhe stil të të veshurit, mbajtja e kapelave të stilit perëndimor në kokë apo veshja e pantallonave të stilit të tyre, apo edhe pirja e duhanit . Këto imazhe, që bien ndesh me fenë tonë, patjetër se duhet të jenë kambanë alarmi për ne, për të rishikuar metodat tona në edukimin e fëmijëve tanë.
  • Po kështu, të gjithë ne duhet t’i bëjmë vetes një kontroll dhe duhet të ripërtërijmë raportet tona me Allahun për të urdhëruar për të mirë dhe për të ndaluar nga e keqja me fjalë, vepra dhe respektin ndaj organeve dhe rendit. Le të mos harrojmë se Pejgamberi Muhammed [alejhis salatu ves selam] qe dërguar për përsosjen e moralit, të cilin edukatorët e kanë quajtur si ‘Shkenca e obligimeve’, për arsye se sqaron dhe hedh dritë mbi obligimet që njeriu ka karshi njeriut, përsosjen e moralit dhe shpjegimet se anashkalimi i këtij aspekti është në kundërshtim me moralin.

Ky punim mëton trajtimin e këtij aspekti duke iu referuar vlerave dhe virtyteve tona islame, e pse jo edhe duke shtuar këtu përvojat e disa vendeve të zhvilluara nga pikëpamja teknologjike dhe trajtimin e institucioneve të tyre arsimore në këtë kontekst për studim dhe krahasime.

Nuk do të duhej ta neglizhojmë faktin se zhvillimi i tyre në fushën teknologjike ka ardhur si rezultat i një sistemi edukativo-arsimor serioz, i cili merret me gjeneratat e ardhshme që nga vegjëlia e tyre. Mungesa e botëkuptimeve të kësaj që po shtjellojmë tek ne dhe prania e fuqishme e tyre në qarqet edukativo-shkencore të Perëndimit bëri që vjelja e sukseseve të ishte pothuajse në përputhje të plotë  me strategjinë e vënë më parë. Nuk di pse të mos përfitonin muslimanët nga kjo mënyrë koncize e funksionalizimit të këtyre botëkuptimeve edhe tek ne?!

Pra, nuk kemi zgjidhje tjetër vetëm se t’i bëjmë një rishikim institucioneve tona edukativo-arsimore të të gjitha niveleve, në mënyrë që t’i bashkëngjitemi karvanit të vendeve të zhvilluara dhe të nxjerrim gjenerata që do të bashkëvepronin me këto botëkuptime të mesatares – që mungojnë tek ne – në fushën e shkencës, mendimit, kulturës dhe industrisë. Them kështu, ngase dijetarët, prej domethënieve të mesatares, kanë numëruar në Kur’an edhe këto: forcë, epërsi, siguri dhe largim nga rreziku, balancë dhe qendër referuese , përsosmëri, metodologji e drejtë, pavarësisht se për cilën metodologji bëhet fjalë, fetare, shkencore apo edukative.

E pyetja që lind tash është: ‘Sa janë të pranishme këto botëkuptime në institucionet tona edukativo-arsimore?

Përgjigjen – me lejen e Allahut – do të mundohemi ta marrim gjatë studimit dhe krahasimit që do t’i bëjmë sistemit edukativo-arsimor të një vendi, që ‘ia jep dorën’ e tërë bota për industri, teknologji, zell, shpikje dhe punë. Shpresojmë që studimi dhe krahasimi të merren si model për atë se çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet të veprojmë, kuptohet pa cenuar referencat tona fetare, Kur’anin dhe Sunnetin. Në fakt, ne marrim të mirat dhe braktisim të tjerat .

Dëshiroj që lexuesve të nderuar t’ua bëj me dije se gjatë krahasimit tonë nuk do të ndalemi të sqarojmë gjendjen e shkollave dhe universiteteve arabe, ngase një gjë të tillë, edhe pse kalimthi, e bëmë më parë, porse do të bëjmë krahasime ndërmjet sistemit japonez dhe atij amerikan, në mënyrë që, nëpërmjet tyre, të sqarohet niveli i sistemit edukativo-arsimor arab, ngase siç thuhet ‘gjërat dallohen me opozitat e tyre.’ Sociologët dhe edukatorët thonë: ‘Rrathët e sjelljes njerëzore fillojnë me shpirtrat, pra me rrethin e idesë, pastaj atë të vullnetit, pastaj shfaqet rrethi i tretë i cili është rrethi I ushtrimit dhe realizimit konkret. Nëse rrethi i parë ka ndonjë të metë, atëherë ajo e metë do të reflektohet edhe tek dy rrathët e tjerë, respektivisht do të dyfishojë papunësinë, paralizimin (mos punën), dobësinë dhe prapambeturinë… 24F ’ Ndoshta në këtë botëkuptim ka aluduar Kur’ani, në ajetin 11 të kaptinës err-Rra’d:

… All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. …

Popujt e zhvilluar e kanë traditë që nëse vërejnë se diç nuk po funksionon dhe se nuk po shënojnë rezultate, atëherë dijetarët dhe ekspertët fillojnë të kontrollojnë vlerat shoqërore dhe sistemet edukative për të dhënë zgjidhjet e kënaqshme për daljen nga kriza25F . Këtë e gjë e bëri Britania kur pa epërsinë gjermane në Luftën e Dytë Botërore, apo SHBA-të kur panë ishBashkimin Sovjetik që ua parapriu në zbritjet në hapësirën kozmike, apo  edhe kur panë Japoninë dhe zhvillimin e saj të hatashëm teknologjik.

Prof.Dr.Hfz Hajredin Hoxha

BURIMI:
MUNGESA E BOTËKUPTIMEVE TË MODERIMIT NË UNIVERSITETET ARABE
Lexim mbi përvojën edukative japoneze dhe mbi interesimin e Mbretërisë Saudite për të

 


[1] Es sijasetu et-ta’limijjeh lil Memleketil Arabijjetis Suudijjeh, el-hedef nr. 27.

[2] Bekar, Abdul Kerim, Asruna vel ajshu fi zemanihis sa’b, f.21-38.

[3] Yalçin, Mikdad, Subul un-nuhudbit tul-lab hulukijjen ve ilmijjen ila musteva ehdafil ummeti, f.10-25.

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments