Direktiva te arta për hoxhallarë dhe studentë sipas Tefsirit të prof.Sejid Kutub

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, ndërsa salavatet dhe selami Pejgamberit dhe të Dërguarit më të respektuar, zotëriut tonë Muhammedit, Familjes së tij të Pastër, të gjithë sahabëve si dhe atyre që ecin në rrugën e tij dhe që ndjekin Sunnetin e tij deri në Ditën e Gjykimit!

O Zoti ynë! Na nxirr nga errësira e iluzionit, na furnizo me dritën e të kuptuarit dhe na bëj prej atyre që e dëgjojnë me vëmendje fjalën dhe që e ndjekin të mirën! Amin!

Nuk ka dyshim se rruga e da’vetit (thirrjes) në Zotin e Madhërishëm është një nga rrugët më të ndershme në përgjithësi, gjithnjë duke u bazuar në ajetin kur’anor:
“E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e Allahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet, 33).
S’do mend që sot, kur ka pak thirrës dhe kur ka shumë vepra të këqija dhe dominon injoranca, sikur që aktualisht është gjendja jonë, e që megjithatë çdo gjë ndodh sipas Fuqisë së Tij, thirrja islame është obligim dhe farz individual…!

Kjo rrugë është rruga e vetë Pejgamberit dhe të Dërguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), si dhe të atyre që e ndoqën pas, që nga Ademi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e deri te vula e pejgamberëve dhe të dërguarve, Muhammedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

Në këtë kontekst Zoti i Madhërishëm thotë:
“Ai u përcaktoi juve për fê atë që i pat përcaktuar Nuhit dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të!” (Esh Shura, 13).

Natyra e kësaj rruge nuk është e shtruar me lule e trëndafila, e as që është e lehtë dhe e rrafshtë që çdokush të eci kollaj mbi të, përkundrazi… Sipas caktimit të Urtësisë së Zotit të Madhërishëm, kjo rrugë është përplotë gjemba, thumbuj e pengesa dhe është shumë e vështirë për t’u ecur, ndaj dhe për këtë shkak, thirrësi ka nevojë për përpjekje, durim të madh (sabër) dhe mbështetje të vazhdueshme në Zotin e Madhërishëm, përkatësisht Atij t’i lutet gjithnjë, në çdo kohë dhe çdo çast, qoftë në të mirë apo në të keqe, derisa të realizojë qëllimin e synuar dhe ta predikojë thirrjen në mesin e njerëzve. Në këtë kontekst, Zoti i Madhërishëm i drejtohet Pejgamberit të Tij (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) duke i thënë:
“Ti (Muhammed) duro ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko ngutjen e dënimit për ta! “ (El Ehkafë, 35). Me këto Fjalë, Zoti njëherit iu drejtohet gjithashtu edhe të gjithë besimtarëve!

Kjo rrugë, ashtu siç theksuam më sipër, kërkon prej thirrësit urtësi, logjikë të shëndoshë, fjalë të bukura dhe diskutim të butë, premisa këto për të qenë i suksesshëm në da’vetin (thirrjen) e tij. Për shkak të rëndësisë së kësaj çështje, Zoti i Madhërishëm thotë:
“Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri ai që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai më së miri për të udhëzuarit.” (En-Nahl, 125).

Thirrësi për në rrugën e Zotit të Madhërishëm, për të qenë aktiv dhe i suksesshëm në punën e tij, duhet të pajiset me moral të pejgamberëve dhe të Kur’anit, si dhe të ketë cilësi të lavdëruara në fjalë e vepra. Për ta arritur këtë sukses të rëndësishëm, Zoti i Madhërishëm thotë:
“O ju që besuat pse po thoni atë që nuk e punoni. Tek Allahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!” (Es Saff, 2-3).
Zoti i Madhërishëm poashtu thotë:
“Vërtetë ti je në një shkallë të lartë të moralit.” (El-Kalem, 4).
“A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni Librin (Teuratin). A nuk po mendoni?” (ElBekare, 44).
Ashpërsia dhe vrazhdësia në fjalë nuk janë cilësi të thirrësve të suksesshëm dhe këtë parim e konfirmon edhe vetë Kur’ani Fisnik:
Ti ishe i butë ndaj tyre ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do të shkapërderdheshin andaj ti falu atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohen me ta në të gjitha çështjet!” (AliImran, 159).

Meqë ditëve të sotme, veçmë ka ndodhur devijimi i një numri të madh të thirrësve nga metoda e Kur’anit në thirrjen në Zot dhe largimi nga instruksionet thirrëse, më shumë se kurrë më parë, ndjehet nevoja për ekzistimin e dijetarëve të mëdhenj, të cilët i përcaktojnë hapat e metodës kur’anore në thirrje (da’vet), vënë rregulla, parime dhe baza që janë më se të domosdoshme për të ecur përpara thirrësit.

Shkaqet e këtij devijimi kanë ardhur si rrjedhojë e disa rrethanave dhe faktorëve:
* Koncepteve të ndryshme të njerëzve rreth filozofisë së thirrjes (da’vetit) dhe dimensioneve të saja fetare dhe edukative;
* Qëndrimeve të ndryshme dhe vizioneve të llojllojshme të specialistëve të lëmive të ndryshme;
* Mosmarrjes parasysh të situatës së njerëzve dhe realitetit të tyre; dhe:
* Njohurive të kufizuara rreth parimeve të Sheriatit.

Nga thirrësit që dolën në skenë në territorin islam në gjysmën e parë të këtij shekulli (shekullit XX, vërej. e përkth.), dhe që e kuptuan tamam ashtu siç duhet dhe në mënyrë korrekte metodën kur’anore të da’ves (thirrjes), është profesori i nderuar, shehidi i Islamit, Sejjid Kutubi (Zoti e mëshiroftë me Mëshirën e Tij të pakufijshme!)

Profesori martir Sejjid Kutub, në krahasim me metodat e thirrësve të tjerë anembanë territorit islam, dallon pikërisht me metodën e tij unike dhe precize, metodë kjo e cila karakterizohet me dimensione edukative, fetare e aplikative, dhe kjo vërehet qartë në të gjitha veprat e tij, e posaçërsht në kryeveprën e tij “Fi dhilâlil-Kur’an” (“Nën hijen e Kur’anit”).

Ishte Dëshira e Zotit të Madhërishëm që si rezultat i këtij koncepti unik të jetë edhe rënia e tij shehid në këtë rrugë dhe kësisoji të jetë shembull i mirë për të gjithë muslimanët, e veçanërisht për thirrësit islam, deri në Ditën e Gjykimit.
Këtu e shoh të udhës që patjetër të flitet hapur për të vërtetën në të cilën është i bindur hulumtuesi(autori H.Hoxha, shen. i perkth.), gjegjësisht rreth vlerës dhe pozitës së tefsirit “Fi dhilâlil-Kur’an” (“Nën hijen e Kur’anit”).

Ky libër, vërtetë është tejet i rëndësishëm në çdo aspekt, ndaj dhe thirrësi apo intelektuali që merret me çështjet e Islamit nëse privohet prej tij, ai në të të njëjtën kohë është privuar nga një e mirë shumë e madhe, ngase autori i këtij tefsiri (Sejjid Kutubi, vërej. e përkth.) ka shqyrtuar çdo tematikë thirrëse bashkëkohore në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Ky tefsir gjithashtu shërben edhe si libër paraprak apo preliminar i shqyrtimit të shumë çështjeve të da’vetit që zhvillohen në territorin islam, rreth mënyrës ideale të zbërthimit islamik që mund të na nxjerrë nga atmosfera e tillë negative ku jemi katandisur, si dhe na ofron alternativë.

Profesor Sejjid Kutubi (Zoti e mëshiroftë!) na ofron kulmin e mendimit dhe të përvojës së tij të madhe pikërisht në këtë vepër. Kjo vepër, thënë ndryshe, ka qenë si të thuash një bombë intelektuale dhe revolucion i da’vetit botëror, kundër sistemit politik socialist egjiptian, botës nacionaliste arabe dhe asaj islame të rënë në letargji. Qeveria e Abdul-Naserit, në atë kohë, ka dënuar çdo bibliotekë ose institucion që është përpjekur ta botojë këtë libër,ngase sipas tyre ky libër thërret në ekstremizëm fetar dhe konsiderohet çerdhe e problemeve në botë!!!

Mirëpo, në fakt e vërtetë është e kundërta e kësaj, dhe këtë, dhashtë Zoti – do ta vërejmë gjatë këtij studimi! Për hirë të Zotit të Madhërishëm dhe për hirë të sinqeritetit të autorit, ky libër përfitoi autoritet të madh dhe pozitë shumë të lartë në mesin e Ummetit dhe në mesin e thirrësve të botës islame dhe asaj joislame, dhe kështu, përfitoi ithtarë dhe përkrahës, dhe mbase kjo ishte edhe arsyeja që e shtyu orientalistin Olivije Karije të shprehet në hyrjen e librit të tij “Fi dhilâlil-Kur’an – nga aspekti orientalistik”: “Vëllezërit Muslimanë ose Kutubi dhe kutubistët…” , tërë kjo, kuptohet, për shkak të
numrit të madh të ithtarëve të profesorit martir.

Libri “Fi dhilâlil-Kur’an” dhe autori i tij vlejnë të studiohen nga studiues e hulumtues, dhe me plotë të drejtë mund të thuhet ajo që e thotë prof. dr. Salah Abdul-Fetah El-Halidi: “Ekzistojnë shumë pak raste kur emrat në tërësi përputhen me bartësit e tyre. Sejjid Kutubi është njëri prej atyre që ka përputhshmëri në mes të emrit dhe bartësit të emrit, pra, ai ishte zotëri dhe simbol.”

1. Rëndësia e kësaj tematike
Kjo tematikë është mjaft e rëndësishme, ngase konsiderohet një ndër studimet e para të këtij lloji të studimeve dhe është i pari i llojit të vet.
Ekzistojnë disa studime rreth shehid Sejjid Kutubit, përkatësisht rreth jetës, mendimeve dhe veprave të tij të përgjithshme, dhe në bazë të mendimit tim (Zoti e di më së miri!), autori është fyer në forma të ndryshme dhe nuk është punuar aq sa duhet nga ana e shkrimtarëve dhe hulumtuesve për të sqaruar mendimet dhe metodën e tij të da’vetit nëpërmes tefsirit të tij “Fi dhilâlilKur’an”, posaçërisht metodën e tij në të kuptuarit e ajeteve kur’anore që flasin rreth da’vetit (thirrjes), metodave, mënyrave e qëllimeve!

2. Arsyet e zgjedhjes së kësaj teme
Arsyet të cilat më shtynë që ta zgjedh këtë temë janë siç vijon:
* Autori i kësaj metode, të cilin unë do ta studioj është nga thirrësit bashkëkohorë dhe gëzon autoritet të madh dhe respekt të famshëm në mesin e mbarë dijetarëve;
* Dallimi i tij me një metodë të posaçme në të kuptuarit e ajeteve që flasin mbi da’vetin (thirrjen);
* Pranimi me të madhe nga populli librin e tij “Fi dhilâlil-Kur’an”; dhe:
* Metoda atraktive-letrare në shkrimet e tij dhe njohuritë e mëdha mbi kulturën perëndimore dhe mbi rregullat e tyre pozitive, si dhe mbi gjendjen e tyre sociale.

3. Problematika dhe pyetje që kanë të bëjnë me këtë hulumtim
Çështjen, të cilën hulumtuesi orvatet ta shqyrtojë dhe sqarojë përmes metodës së Sejjid Kutubit rreth të kuptuarit të tij të ajeteve të da’ves (thirrjes) nëpërmjet komentimit të veprës “Fi dhilâlil-Kur’an” (“Nën hijen e Kur’anit”) dhe nëpërmjet sures “El En’amë” si shembull konkret.
Është vërejtur devijimi i dukshëm në metodën e thirrjes në Zotin e
Madhërishëm dhe se thirrësit në veçanti, e njerëzit në përgjithësi nuk kanë aplikuar metodën kur’anore në ftesën e tyre në Zot…

Pyetjet e këtij hulumtimi,të cilat do të përpiqem t’i sqaroj në këtë studim, janë:
1. Çka përmban thirrja në Zotin e Madhërishëm në Kur’anin Fisnik?;
2. Cilat janë metodat e thirrjes, të cilat obligohet që thirrësi t’i aplikojë?; dhe:
3. Ç’ka duhet të merret parasyshë kur thirren njerëzit?
4. Studimet e mëhershme

Nuk kam gjetur ndonjë studim të mëhershëm rreth kësaj teme, gjegjësisht rreth metodës së Sejjid Kutubit (Zoti e mëshiroftë!) në tefsirin e ajeteve të da’vetit (thirrjes) në Kur’anin Fisnik, ndaj dhe për këtë shkak ky disertacion mund të konsiderohet si punimi i parë në këtë aspekt.
Ndërsa sa i përket punimeve tjera të përgjithshme mbi jetën e shehidit (Zoti e mëshiroftë!), mbi moralin e tij, apo mbi tefsirin e veprës së tij “Fi dhilâlil-Kur’an”, ato ekzistojnë, ndaj dhe më poshtë do t’i theksoj titujt vijues:

Veprat e prof. dr. Abdul-Fetah Salah El-Halidit, që gëzojnë autoritet të lartë në krahasim me veprat tjera që janë shkruar rreth shehid Sejjid Kutubit (Zoti e mëshiroftë!) dhe rreth punimeve të tij shkencore. Ai ofroi shumë gjëra të dobishme për gjeneratën e sotshme dhe për gjeneratat e ardhshme rreth këtij mendimtari të madh musliman. Ai madje e ka përpiluar edhe një libër të posaçëm mbi jetën e prof. Sejjid Kutubit që e ka titulluar: “Sejjid Kutub, minel-milâd ila el-istish-had”. (“Sejjid Kutubi-nga lindja e deri në martiritet”).
Ai poashtu e ka përpiluar edhe një vepër tjetër me titull: “Sejjid Kutub, Esh-shehid el-hajj” (“Sejid Kutubi, Martiri i gjallë”). Prof. Halidi gjithashtu ka shkruar një libër rreth tefsirit të tij “Fi dhilâlil-Kur’an”), të cilin e ka titulluar: “Fi dhilâlil-Kur’an fil-mizan – dirase ve tekvim.” (“Nën hijen e Kur’anit në peshojë-studim kritik”

Siç vërejmë, titujt e librave qartë tregojnë përmbajtjen e tyre dhe faktin që studiuesi i Sejjid Kutubit ka nevojë obligative për veprat dhe punimet e vlefshme të prof. Halidit. Prof. Abdul-Fetah Salah El-Halidi (Zoti e ruajtë!) ka edhe një libër tjetër që titullohet: “El-Menhexhul-harekij fidh-dhilâl” (“Metoda lëvizëse-dinamike në “Edh-dhilâl”).

Ekziston një studim i Shejh Muhamed ibn Dulejjim Al-Dulejjim ElKahtanit që quhet “Sejjid Kutub, el-muftera alejhi”dhe ky studim është pjesë e studimeve që mbrojnë personalitetin e profesorit dhe shehidit Sejjid Kutub dhe diturinë e tij. Ai flet në mënyrë të thuktë mbi jetën e tij (Zoti e mëshiroftë!) si dhe thekson vështrime të rëndësishme rreth kritikës dhe parimeve kritike. Ai poashtu i thekson arsyet që e shtynë të fillojë këtë vepër.
Autori gjithashtu shqyrton aty disa çështje nga akaidi, si panteizmi, istivaja, emrat dhe cilësitë, për të cilat edhe akuzohej profesor Sejjid Kutubi (Zoti e mëshiroftë!) duke sqaruar se të gjitha akuzimet e tilla, janë si pasojë e leximit të pjesërishëm të tefsirit të tij e jo si rezultat i leximit të përqendruar dhe preciz.

Prof. Abdul-Fetah Ali ka shkruar një vepër që titullohet: “Sejjid Kutub, sire dhâtije”8 në të cilën flet për jetën e Sejjid Kutubit në formë të përmbledhur dhe për ambientin social e politik në të cilin jetoi profesor Sejjid Kutubi, si dhe për disa sinjale e shenja që argumentonin se profesor Sejjid Kutubi do të luaj rol të rëndësishëm në të ardhmen…
Autori thekson në këtë vepër se profesor Sejjid Kutubi ka qenë letrar e poet, dhe se poezia i buronte nga thellësia e shpirtit të tij dhe inspirohej nga rrethanat në të cilat jetonin muslimanët, përkatësisht vendet arabe dhe ato islame, pra nën okupimin dhe kolonializmin anglez.

Ndoshta studimi i prof. Muhamed Teufik Berekatit: “Sejjid Kutubhulasati hajatihi” me metodën e tij dinamike dhe kritike është një ndër studimet më të afërta me temën time. Autori flet për jetën e tij dhe për metodën e tij në lëvizje, duke u mbështetur pjesërisht në “Edh-dhilâl” ashtu siç deklaron edhe vetë autori. Ky studim i ka përmbledhur të trembëdhjetë pjeset e komentuara nga profesor Sejjid Kutubi në: Dhilâlin e tij. Ky studim i pjesshëm tregon për metodën e profesorit dhe dëshmorit Sejjid Kutub (Zoti e mëshiroftë!), dhe lirisht mund të thuhet se është i saktë.

Ekziston studimi i doktrinave të tefsirit në shekullin e katërmbëdhjetë nga dr. Fehd Er-Rumi, i cili flet për doktrinën akaidologjike në tefsir, pastaj sqaron metodën e Ehli-Sunnetit dhe Xhematit, metodën e shi’itëve në tefsir, metodën e ibadijve dhe atë të sufinjve. Më pas, autori i thekson doktrinat shkencore të tefsirit, metodën shkencore-eksperimentale si dhe qëndrimin e shkollës racionale sociale me tefsir.

Pastaj ai thekson doktrinën dhe metodat letrare në tefsir, e posaçërisht në tefsirin “Fi dhilâlil-Kur’an” (“Nën hijen e Kur’anit”) të profesor Sejjid Kutubit, duke theksuar se metoda e tij dallohet për nga stili, pikërisht në saje të metodës letrare. Ai poashtu i thekson parimet në të cilat mbështetet tefsiri i tij.
Autorin, (Zoti e shpërbleftë për këtë punim voluminoz që e përgatiti për thirrësit e mbarë trojeve islame!) edhe pse duhet thënë që mendimi i tij (i dr. Fehd Er-Rumit, vërej. e përkth.) rreth tefsirit të profesor Sejjid Kutubit dhe këtij drejtimi:si metode letrare ne tefsir! është diskutabil!

Me pak fjalë, këto ishin disa studime të mëhershme që kishin të bënin me këtë lëmi e të cilat tërësisht dallojnë nga ajo që unë kam ndërmend ta hulumtoj në vijim.
Dhe në fund, hyrja ime në këtë sure është hyrje e një thirrësi, hoxhe që mbështetet në metodat, mënyrat, mjetet dhe udhëzimet e da’vetit, të cilat theksohen në Kur’anin Fisnik.

5. Metoda e hulumtimit
Në këtë punim disertacioni, unë e kam aplikuar metodën induktive tematike, dhe atë në bazë të ndjekjes së fjalëve të profesor Sejjid Kutubit rreth çështjeve që kanë të bëjnë me këtë hulumtim.
Metoda analitike e teksteve të marra nga tefsiri i tij rreth ajeteve që flasin për da’vetin (thirrjen) me përqendrim të plotë në tefsirin e sures “El En’amë” dhe në tefsirin e tij në përgjithësi, përforcon atë që ka të bëjë me çështjet e pavarura, të cilat profesori shehid nuk i ka theksuar në tefsirin e kësaj sureje. Natyra e këtij hulumtimi më detyroi që të ndërmarr një hap të tillë për të kompletuar mendimin e prof. Sejjid Kutubit. Unë poashtu do të transmetoj edhe nga burimet tjera të prof. Sejjid Kutubit apo nga të tjerët që kanë shkruar për të.

Shqyrtimi im i tematikave të këtij hulumtimi dhe ndarja e tij në kapituj, ashtu siç theksova në formë, mbështeten kryesisht në parimet themelore të da’vetit, në të cilat mbështetej profesor Sejjid Kutubi në përgjithësi në “Dhilâl-in” e tij, dhe në suren “El En’amë” në veçanti, si dhe për t’u përgjigjur në tri pyetjet e theksuara më sipër.

Asoc.Prof.Dr.Hfz.Hajredin Hoxha
Rruga e Da’wetit në Allahun xh.sh. nën hijen e Sures El En’am (Direktiva te arta për hoxhallarë dhe studentë sipas Tefsirit të prof.Sejid Kutub )

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments