Rruga e Da’wetit në Allahun xh.sh. nën hijen e Sures El En’am

0
176

 

Shkenca e interpretimit të Kur’anit-Tefsiri duke filluar që nga periudha e sahabëve – Allahu qoftë i kënaqur me ta – e deri në ditët tona, ka kaluar në periudha të ndryshe, qështje kjo, e cila kishte çuar në transformimin e rrugës se interpretimit dhe daljen në skenë të metodologjive dhe lëvizjeve të ndryshme, lexime bashkëkohore në tefsirin e kur’anit famëmadh, të cilat përputheshin me pronarët e këtyre ideologjive devijuese dhe shkencave të larmishme tek disa bashkëkohas tanë.

Këto lexime të reja dhe bashkëkohore, nënkuptojnë përdorimin e teorive të reja në te’vilin dhe interpretimin e kur’anit famëmadh, të cilat çuan në shtrembërimin e kuptimeve kur’anore si dhe janë në kundërshtim më te vërtetat e jursiprudencës islame, ndaj dhe bien ndesh me objektivat e larta islame.

Arsyeja e paraqitjes se këtyre ideve dhe doktrinave – sa shkatrrimtare aq edhe të dëmshme- ishte ndotja e mendimeve të pasuesve të saj me metodologjitë ideologjike të perëndimit dhe mungesës së rrespektit të tyre ndaj shenjtërisë se kur’anit famëlartë; karakteristikave tipike të tij të elokuencës, rrjedhshmërisë, retorikës dhe linguistikes, ç’është e vërteta, ajetet kur’anore ata i konsideronin si tekste me karakter njerëzor, gjë që –sipas tyrejep me kuptue se ato nuk qenë ajete hyjnore. Pasuesit e këtij leximi të ri bashkëkohorë thirrnin në atë se kinse “kur’ani është produkt njerëzor, produkt i arsyes dhe intelektit, si dhe produkt historik i së kaluares.

Më këtë ata synonin që ajetet kur’anore t’i lidhnin, e pastaj t’i bashkonin me gjendjen kohore dhe sikur ato të ishin tekste të historisë njerëzore! Me pastaj, termet apo nocionet e reja i përdoren në kundërshtim me termet sheriatike, si fjala vjen; Epistimologjike, Empiriko shkencore, islamiste, selefizëm, primitive, antologjike, bolshevike, dialektike, kohore, mekanizmatike, hermeneutike, demagogjike…etj.

Kur’anin filluan ta emërtonin si një Përmbledhje e madhe vargjesh (El Mudev-venetu el Kur’anije), kurse ajetet kur’anore i ashtuquajten si një grup fjalësh apo thënë më mirë grup frazash(el ‘ibaretu- el’ibarat), ndersa zbritjen e kur’anit e emërtuan si ndodhia kur’anore(el Vakiatu el Kur’anijetu)!! këto qenë errësira që pasonin njëra tjetrën, prandaj nuk ka pikë dyshimi se kjo shkollë nuk qe tjetër vetëm se shtrirje dhe zgjerim i shkollave të profesorëve të tyre orientalistë, të cilët për pëjgambërllukun e Muhammedit alejhi selam, thanë se nuk është asgjë tjetër, vetëm se vazhdim i judaizmit dhe krishterizmit.

Si rrjedhojë, metodologjia e kësaj shkolle është despotizmi ne tekstet kur’anore dhe komentimi i tyre në përshtatshmëri me veglat metodologjike dhe gjuhën përendimore, i ndryshëm dhe krejtësisht tjetër për rregullat dhe llojet arabe.

Është shumë më rëndësi për t’u njohur me ata të cilët në këtë kohë më vete bartën flamurin e këtij lloji të leximit bashkëkohor të kur’ani kerimit, ata qenë nga mesi i muslimanëve, andaj për t’u preventuar nga ky grup dhe për të marrë mësim, do përmendim emrat në vazhdim; sekularisti Algjerian Muhammed Erkun, marksisit nga Siria Muhammed Shahrur, Socialisti Muhammed Abid El-Xhabirij, Egjiptasi Hassen Hanefij, professor i Filozofisë mbi mendimin mu’tezilit, Egjiptasi dhe profesor i gjuhë arabe dhe mendimit mu’tezilit Nasr Hamid Ebu Zejd Tunisiani Abdulmexhid Esh-sherefij, komunisti
bashkëkohor sirian me prejardhje turke Xhelal Sadik El-Adhm.

Në këtë kohë Umeti Islam ka nevojë jashtzakonisht të madhe për një tefsirë, të cilit doemos duhet t’i rikthehet formulimi mendor dhe intelektual prej fillimit; të nxirret nga vetëshpërbërja e tij, të lirohet dhe të shpërthej fuqia e këtij formulimi nga ngurtësia dhe prapambeturia; të ripërtërihet në të shpirti i kësaj Gjithësie dhe ndertimi i saj. Tefsiri i kërkuar dhe i nevojshëm është ai interpretim, i cili këtë ymet e nxjerr nga realiteti i prapambeturisë dhe pas tij të pasoj rritja dhe zhvillimi urbanistik, industrial dhe krijimitaria.

Nuk ka fare dyshim se ato lexime bashkëkohore tendencioze të sipërshënuara; do të përfundojnë duke dështuar dhe atë për shkak të rënies dhe injorancës se tyre rreth kur’anit famëlartë, veçorive të tij gjuhësore, mënyrave, pasojave të retorikës si dhe metodologjive të sakta interpretuese.

Vërtet metodologjia aplikative në tefsirin e Kur’anit për të cilen thirremi, është më se e nevojshme për këtë periudhë dhe të sendërtohet në interpretimin, kuptimin, meditimin dhe leximin e kur’anit famëlartë, derisa që umeti islam të lirohet nga krizat e saja intelektuale, psikologjike, edukative, morale, ekonomike dhe fetare, te cilin profesor i nderuar Sejjid Kutbi e kishte emërtuar me nofken; Metodologji e gjallë aplikative në interpretimin dhe komentimin e Kur’anit, apo Metodologji dinamike-El Menhexh el Harekij fi Tefsiril Kur’an.

Qëllimi i këtij hulumtimi është të studiohet metoda e profesor Sejjid Kutubit në të kuptuarit e tij të ajeteve të da’ves, përmes tefsirit të tij “Fi dhilâlil-Kur’an” (“Nën hijen e Kur’anit”), duke e marrë si shembull suren “el En’amë”, pasi u vërejt se kishte devijim nga metoda e Kur’anit në da’ve, për këtë shkak ishte një imperativ që të sqarohen hapat e metodës së Kur’anit në thirrjen në Zot.

Meqë në lëmë të da’vetit dolën shumë thirrës, disa prej tyre e kuptuan filosofinë e da’vetit dhe parimeve të tij, ndërsa disa të tjerë jo! Në mesin e atyre, të cilët i llogarisim se e kanë kuptuar da’ven në bazë të metodës së shëndoshë kur’anore është profesori i çmuar dhe shehidi Sejjid Kutub (Zoti e mëshiroftë!).

Hulumtuesi e ka aplikuar metodën induktive, objektive dhe analitike në hulumtimin e tij për t’i nxjerrë mendimet e profesor Sejjid Kutubit rreth kësaj tematike në bazë të shkrimeve të tij të shumta, posaçërisht në komentimin e tij që ia bën sures “el En’amë”.

Përmes këtij studimi hulumtuesi e ka paraqitur metodën e profesor Sejjid Kutubit në të kuptuarit e tij të da’ves. Metoda e tij mbështetet në parimin e përqendrimit në metodat e ndryshimeve të da’ves në Kur’anin Fisnik, pastaj në da’ven apo thirrjen e muslimanëve për përmirësimin e adhuruesve, më pas në thirrjen e tyre që të përmirësojnë jetën e tyre sipas metodës kur’anore, si dhe sqarimin e metodës së Kur’anit mbi eliminimin e koncepteve injorante të xhahilijetit dhe korrektimin e metodave të tyre intelektuale e teorike si dhe thirrjen e tyre në metodën gnostike dhe edukative.

Përveç kësaj që u theksua, kjo metodë nënkupton edhe thirrjen e jobesimtarëve në Islam, në mënyra të ndryshme si p.sh.: mënyra e shikimit dhe persiatjes rreth argumenteve të Universit, dialogu në formë më të bukur dhe kujdesi ndaj rrethanave dhe realitetit të tyre.
Kjo metodë e obligon thirrësin që pikësëpari të mbështetet në thirrjen në Zotin e Madhërishëm e jo në thirrjen nacionale, morale, shoqërore etj. Kjo metodë zbulon cilësi dhe përbërje shpirtërore, intelektuale e bihevioriste, me të cilat duhet të jetë i pajisur një thirrës.

 

Asoc.Prof.Dr.Hfz.Hajredin Hoxha
Rruga e Da’wetit në Allahun xh.sh. nën hijen e Sures El En’am (Direktiva te arta për hoxhallarë dhe studentë sipas Tefsirit të prof.Sejid Kutub )