PARIMET E FESE (el ibadat)

Dituria dhe vlera e saj.

Allahu xh.sh. thotë: Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Me të vërtetë vetëm të Zotët e mendjes marrin mësim. (Ez Zumer, ajeti 9) 

“Allahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri.” (Muxhadele, ajeti l1)

“Po Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët.” (Fatir, ajeti 28). 

Kurse Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Atij që Allahu (xhel-le-shanuhu) ia dëshiron të mirën, i mundëson ta mësojë sheriatin.” (BUHARIU dhe MUSLIMI )

Nga EBU UMAME (sahib i Pejgamberit a.s.) transmetohet ky hadith: “Para Muhamedit (alejhi selam) ishin përmendur dy burra, njëri prej tyre rob dhe i thjeshtë, kurse tjetri dijetar. Lidhur me këtë Muhamedi (alejhi selam) tha: “Vlera e dijetarit ndaj atij të thjeshtit është sikurse vlera ime ndaj më të thjeshtit nga ju. Pastaj Muhamedi (alejhi selam) në vazhdim tha: Me të vërtetë, melaiket, banorët e qiejve e të tokës, edhe buburreci në strofullin e vet, e edhe peshku në det, i luten Allahut (xhel-le-shanuhu) për ata që ua mësojnë njerëzve të mirën.” (TIRMIDHIIJ) 

Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Vlera e dijetarit ndaj njeriut të thjeshtë është sikurse vlera  hënës së plotë ndaj yjve të tjerë.” Me të vërtetë, dijetarët janë trashëgimtarë të pejgamberëve. Pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi pas vete, as dinarë e as dërhem, mirëpo kanë lënë trashëgimi diturinë, e kush e trashëgon atë me të vërtetë ka marrë diçka të madhe (sepse dituria nuk matet me asgjë). 

 

SAFVAN IBN ASAL transmeton se Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Melaiket e Allahut xh.sh. i shtrijnë krahët e tyre për atë i cili kërkon dituri.”

Tek komenti i shtrirjes së krahëve, HATABIU thotë se janë tri mendime: 

  1. Shtrirja e krahëve të tyre për atë dhe shkelja mbi krah të melaikeve.
  2. Melaiket i bëjnë nder dijetarit. 
  3. Melaiket e ndalin fluturimin e tyre dhe ulen bashkë me pjesëmarrësit në kuvendet ku shpjegohet dituria. 

 

EBU HUREJRE (r.a.) transmeton se Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Atij personi që ndjek një rrugë për të kërkuar dituri, Allahu (xhel-le-shanehu) ia lehtëson hyrjen në xhenet.” (MUSLIMI) 

Nga SEHL IBN SADI transmetohet se Muhamedi (alejhi selam) i ka thënë ALIUT (r.a.): “O Ali! Të mundësojë  Allahu (xhel-le-shanuhu) që nëpërmjet teje të udhëzohet një njeri në rrugë të drejtë, është më mirë për ty se krejt dynjaja.” (BUHARIU dhe MUSLIMI)

 

IBNI ABASI ka thënë: “Për atë, i cili ua mëson njerëzve të mirën, bën lutje tek Allahu (xhel-le-shanuhu) çdo gjallesë që është në fytyrë të tokës, e edhe delfini ne det.” 

-Nëse thuhet se në çfarë mënyre i lutet peshku ALLAHUT (xh.sh.) përgjigjja është: Dobia e diturisë e përfshin çdo gjë, e edhe peshkun në det. 

Dijetarët, nëpërmjet diturisë, kanë treguar se çka është e mirë dhe çka është e keqe. Ata kanë porositur që të sillemi mirë ndaj çdokujt. Përveç kësaj, ata na kanë porositur që të sillemi mirë edhe ndaj kafshës që do ta presim. Allahu xh.sh. i ka inspiruar ata që t’i luten Allahut (xhel-le-shanuhu) për dijetarët, e ky është një shpërblim i madh për dijetarët.

 

EBU MUSA EL ESH’ARIU transmeton se ka qenë një hafëz, që ka pasur zë të bukur dhe Muhamedi (alejhi selam) shkonte shpesh për ta dëgjuar. 

Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Shembulli im me atë që më është shpallur mua nga Allahu (xhel-le-shanuhu) është sikurse shiu që bie në tokë. Një pjesë e tokës e thith ujin dhe në të mbijnë fryte. 

Në anën tjetër, është një lloj toke tjetër që e ka thithur ujin, mirëpo nuk ka qenë frytdhënëse. 

Po ashtu është edhe një lloj tjetër toke, e cila as nuk e thith ujin dhe as nuk është frytdhënëse.” 

HASAN EL BASRIU ka thënë: Po të mos kishin ekzistuar dijetarët, njerëzit do të kishin qenë si kafshët. 

HAZRETI KAB (r.a.) ka thënë: Allahu (xhel-le shanuhu) i ka shpallur MUSËS (a.s.): “O Musa! Mësohu vetë dhe mësoi të tjerët, se unë kam për t’i ndriçuar varret e atyre që ua mësojnë të mirën të tjerëve.” 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

DORACAK ME RËNDËSI PËR FILLESTARËT NE KËRKIMIN E DITURISË


  1. EBU HUREJRE – emri i tij i vërtetë ka qenë ABDURRAHMAN IBN SAKHR, nga fisi Daus. E ka pranuar Islamin në vitin e shtatë hixhri dhe është njeri prej sahabëve më të shquar që ka transmetuar hadithe të Muhamedit a.s. E kanë pyetur: -Si i ke mësuar këto hadithe? Është  përgjigjur: -Ju jeni hutuar mbas tregtisë në pazar, ndërsa unë jam angazhuar mbas Pejgamberit (alejhi selam).

2. Shembulli i parë komentohet se e ka dëgjuar fjalën e Allahut xh.sh. dhe ju ka treguar të tjerëve. Shembulli i dytë: e ka dëgjuar fjalën e Allahut, mirëpo nuk ju ka treguar të tjerëve. Shembulli i tretë: as nuk e ka dëgjuar fjalën e Allahut xh.sh., e as nuk ju ka treguar të tjerëve. (BUHARIU dhe MUSLIMI)

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments