PËRCAKTIMI TERMINOLOGJIK i fjalës “meditim”

Domethënia gjuhësore dhe terminologjike e fjalës ‘meditim’ (ar. (التدبر – Tedebbur)
Fjala ‘tedebbur’ në gjuhën arabe ka kuptimin e shikimit në fundin (rezultatet) e gjërave dhe të meditimit në to. Thuhet: ‘Tedebburu-l-kelam’ – shikim dhe diskutim rreth fillimit dhe mbarimit të atij të foluri, e pastaj rishikim herë pas here. Për këtë shkak ka ardhur në formën ‘tefeuul’, sikur fjalët ‘texherr-rruë, tefehhum, tebejjun’, dhe është e derivuar nga shikimi në përfundimin e gjërave dhe në fundin e tyre.

Ndërsa në terminologji, ‘Tedebuur-i’ (meditimi) nënkupton: ‘Të kuptuarit e domethënieve të shprehjeve kur’anore dhe të medituarit në aludimet e ajetit, edhe nëse teksti sipërfaqësisht nuk i përfshin ato aludime apo domethënie.’

Bazuar në këtë, domethënia e ‘meditimit të Kur’anit’ na del: “Thellimi i lexuesit në meditimin dhe në përsiatjen rreth ajeteve kur’anore për të parë se në fund çfar ’mësimesh, këshillash dhe urtësish mund të përfitohen prej tyre, për të ngopur kështu kureshtjen, për ta zhytur thellë mendjen e tij në koncepte si dhe për t’u udhëzuar drejt një sjellje dhe kulturë sipas mësimeve hyjnore.”

Meditimi po kështu përfshin edhe njohjen e domethënieve të shprehjeve dhe frazave të përafërta, njohjen e kontekstit të ajetit, atë që fitohet nga konteksti, atë që fitohet nga pjesët paraprake ose pasuese dhe lidhshmërinë tematike ndërmjet tyre. Këto botëkuptime kanë rëndësinë e tyre të madhe për mendjen dhe shpirtin e besimtarit.

Imami Ibnul Kajjimi thotë:
“..Kjo quhet meditim, rikujtim, vështrim, rishikim, nxjerrje mësim, thellim i shikimit. Këto janë domethënie të përafërta, që bashkohen në diç, e ndahen në diç tjetër. Quhet meditim (tefekkur), për shkak se nënkupton të angazhosh mendimin tënd me rastin e mendimit. Është rikujtim (tedhekkur) për shkak se nënkupton ta  risjellësh në mendje diturinë për të cilën duhet të kujdesesh për të pasi që më parë mund të kesh qenë neglizhent ndaj saj. Me këtë kuptim ka ardhur ajeti:

Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata kujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).“ (el-A’rafë, 201)

Quhet vështrim (nadhr), ngase nënkupton që të kthehesh me zemër kah gjëja, në të cilin shikohet – vështrohet. Quhet rishikim (te-emmul) ngase nënkupton që vështrimit t’i kthehesh here pas here, derisa domethënia e vërtetë t’i shfaqet zemrës së tij.

Quhet nxjerrje mësim (i’tibar) nga infitinitivi el-ubuur që ka kuptimin e ‘kalimit, kapërcimit’, ngase me të kalohet nga një gjendje në tjetrën. Kalimi bëhet nga ajo në të cilën ke medituar në një informatë – dije të tretë, e që është qëllimi i marrjes mësim –i’tibarit. Për këtë shkak edhe quhet ibretun (këshillë, mësim). Ajo, gjuhësisht, ka ardhur sikur format (xhilsetun, rikbetun) për të treguar se tashmë dija e përfituar është bërë një lloj gjendjeje shoqëruese e njeriut nëpërmjet të cilës shpreh qëllimin e tij. Allahu i Madhëruar thotë:

“Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet.“ (en-Naziat, 26)

Ju (jehudi) patët një përvojë të madhe në ato dy grupe që u konfrontuat ndërmjet vete. Njëri grup luftonte në rrugën e All-llahut, e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve të tyre i shihnin se ishin dy herë më shumë se besimtarët. Po, All-llahu me ndihmën e vet përforcon atë që do.
“Vërtet, në këtë është një përvojë e madhe për ata që kanë mendje të kthjellët.“ (Ali Imran, 13)

Ndërsa quhet thellim i shikimit (tedebbur) ngase nënkupton shikimin në fundin e gjërave. Nga këtu edhe thuhet tedebburl kavl – fundi (përfundimi, meditimi) i fjalës… “
Konsideroj se është shumë me vend që këtu të përmendim dhe një mendim të Imam Taberiut se meditimi nuk mund të realizohet pa kuptuar paraprakisht Kur’anin, ngase, siç thonë arabët, ‘ai që nuk ka, nuk ka çka të japë.’

Imam Taberiu thotë: Allahu Madhëruar nxit robërit e Tij të marrin mësim nga ajetet kur’anore, respektivisht nga këshillat dhe argumentet, si në ajetin në të cilin i drejtohet të Dërguarit të Tij:

“(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.“ (Sad, 29)
Poashtu Allahu xh.sh në ajetin tjetër thotë:
“Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur’an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim); Duke qenë Kur’ani arabisht që nuk ka kundërthënie, me qëllim që të ruhen prej rrugës së gabuar.“ (ez-Zumer, 27-28)

Në këto dhe ajete të ngjashme, Allahu urdhëron dhe nxit robërit e Tij që të marrin mësim na shembujt e ajeteve kur’anore dhe të këshillohen nga këshillat e tyre, gjë që (tërthorazi) aludon në nevojën e të kuptuarit të domethënieve që nuk i kanë të qarta nga Kur’ani, ngase nuk është logjike t’i thuhet atij që nuk kupton:

Merr mësim nga ajo që nuk kupton… Nuk ka mundësi të meditojë ai që nuk kupton… Kjo i ngjan t’i recitosh vargje arabe atyre që nuk e dinë arabishten e pastaj t’u thuash: merrni mësim nga shembujt dhe këshillat e këtyre vargjeve…Po kështu, mësimet, këshillat dhe shembujt kur’anorë nuk duhet t’u ofrohen atyre që nuk kuptojnë Kur’anin, madje as që dinë gjuhën arabe, e t’u thuhet merrni mësim prej tyre…

Meditimi, në rast të përmbushjes së kushteve, nuk është e drejtë vetëm e dijetarëve, por edhe e të gjithë myslimanëve. Në fakt, prej saj nuk përjashtohen as jomyslimanët. Meditimi është sistem që përfshin të gjithë njerëzit e mençur, sikur që është sistem relative, në kuptimin se njerëzit dallojnë në raport me të sipas angazhimit dhe përpjekjes së tyre për të zbuluar domethëniet dhe botëkuptimet e ajeteve kur’anore.

 

Doc.Dr.Hfz. Hajredin HOXHA
MEDITIMI I KUR’ANIT FISNIK -edukata dhe parimet

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments