Personalitete udhëheqëse të suksesshme : REXHEP TAJIP ERDOGAN – President i Turqisë

0
638

Emri: Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan).

Lindja/vdekja: Ka lindur më 26 shkurt 1954 në qytetin e Stambollit.

Edukimi, mirënjohjet dhe shpërblimet: Shkollimin e mesëm e ka përfunduar për imam, respektivisht e ka kryer shkollën Imam Hatip. Studimet universitare i ka vazhduar në Universitetin Marmara, në fakultetin e shkencave ekonomike dhe tregtare. Ka diplomuar më 1981.
Ka ushtruar funksione të ndryshme: kryetar partie, bashkiak i Stambollit, kryeministër, tash president i Republikës së Turqisë.

Tiparet e personalitetit: Guximi: Këtë tipar të tij e dëshmojnë veprimet që ka ndërmarrë, prej të cilave do të veçonim vendimin për të angazhuar në poste publike e politike femra me mbulesë. Po kështu edhe hapësira e krijuar në media për kritikë ndaj tij dhe programit të tij është dëshmi e guximit të tij për tu ballafaquar me ata që mendojnë ndryshe.

Formimi moral: Erdogani dallohet për tiparet dhe vlerat që ka, si: guximin, urtësinë, zgjuarsinë, drejtësinë, korrektësinë, vendosmërinë, qëndrimin në parime, etj.

Ligjërimi: Shkathtësinë e të folurit dhe ligjërimit e demonstron gjatë fjalimeve të tij, pa iu referuar vazhdimisht ndonjë letre a ekrani. Kjo i jep mundësinë që me audiencën të komunikojë edhe me gjuhën e trupit në një formë të përkryer.

Tiparet e lidershipit: Konsultimi: Erdogani është në konsultim të përhershëm me ekipin me të cilën punon. Vendimet nuk merren në mënyrë individuale. Madje, ajo që dihet është se ai, për një projekt të caktuar, këtë ekip e ngarkon me studimin e çështjeve që lidhen direkt ose jo me projektin në fjalë, në mënyrë që vendimet e marra të jenë të qëlluarat.

Aktivitetet e pandalshme: Vazhdimisht është në kontakt me njerëzit, i viziton, iu flet, drekon me ta, në muajin Ramazan viziton familje të varfra tek të cilat edhe hanë darkën e iftarit. Vendimet që ka marrë, ndonjëherë për shkak të mëshirës që ndjen ndaj shtresës së varfër të popullit, i ka anuluar. P.sh., ka rastisur që të rrafshohet një lagje për tu ndërtuar lagje e re, por kur ka parë familjet e varfra dhe lidhjen e tyre me shtëpitë, e ka anuluar vendimin.
Erdogani është mirënjohës ndaj shokëve dhe miqve me të cilët ka ndarë këtë rrugëtim. Nuk shkëput lidhjet dhe interesohet për fatin dhe gjendjen e tyre.

Nuk merret me propaganda dhe thashetheme: Pas zgjedhjen së tij në krye të Stambollit, mediat patën filluar një sulm të paparë ndaj tij. E akuzonin atë dhe projektin e tij duke gënjyer e shpifur ndaj tij çdo gjë. Siç evokojnë kujtime miqtë, Erdogani e kishte pyetur ekipin e punës: A do të punojmë apo do të merremi me këto thashetheme? Ata që kalojnë kohën duke dëgjuar thashethemet, nuk do të lëvizin vendi, ndërsa ne do të punojmë!- iu kishte thënë.

Respektimi i kolegëve dhe miqve: Lideri i nderon dhe respekton vëllezërit dhe shokët, nuk zemërohet për shkak të hatave të vogla, sikur që nuk lë angazhim të tyre pa e çmuar e vlerësuar.

KARTELA IDENTIFIKUESE TË DISA PERSONALITETEVE UDHËHEQËSE MË TË SUKSESSHËM DJE DHE SOT


Burimet:

https://www.tccb.gov.tr/receptayyiperdogan/biyografi/
https://www.biyografi.info/kisi/recep-tayyip-erdogan
Rexhep Tayyib Erdogan –Kissatu Zaim ( Recep Tayip Erdogan –Bir Liderin DoguŠu), Husein Besliy & Omer Ozbay, al Nasshirun: Aldar al Arabiya lil Ulum, 2012
Rexhep Tayip Erdogan-Tamuhun va Sultatun (Hirs ve Otorite/Makam), Gayum Pierre, Uvaidat lin Nashr, 2018.