QËNDRIMI I NJËANSHËM I AKADEMISË, POLITIKËS DHE FESË NË SERBI, SI NJË BARRIERË E DIALOGUT DHE BASHKËJETESËS NË PAQE

 

Përkitazi me idenë e ‘Serbisë së madhe’ dhe zhveshjen e saj nga elementet josllave, historiani kosovar, Dr. Musa Gashi, mendon se që nga fillimi i shek. të XX-të, akademikët serbë e kanë ushqyer popullin e tyre me helme përrallash, trillimesh, gënjeshtrash, premtimesh iluzionare për themelimin e një Serbie të tillë, të pamposhtur, me forcë dhe ndikim në Ballkan. Kohën e përshtatshme për realizimin e këtij makthi – nëse mund ta quajmë kështu ëndrrën e tyre të egër – e shihnin pas rënies së Perandorisë Osmane, atëherë kur edhe do të themelonin apo ringjallnin Mbretërinë e Serbisë së madhe, për t’u hakmarrë më pas ndaj muslimanëve shqiptarë si dhe për të marrë në dorë timonin e Ballkanit.

Ideatorë dhe ithtarë të kësaj ideje farësosur, që nga atëherë e deri më sot, ka pasur shumë, ndërsa si emra më të njohur do të veçonim: Ilija Garashani, Johan Cvijiç, Jovanoviçi, Radovanoviçi, Gjorgjeviçi, Duciçi, Moleviçi, Drazho Mihajloviçi, Vasa Çubrilloviçi, Sllobodan Millosheviçi, Vojisllav Shesheli, Vuk Karaxhiçi, Stefan Moljeviç, Millorad Ekmeciç, Vasilijo Krestiç, Mihajl Markoviç, Ivo Andriciç, Dobrica Casiç, Petar Graçanin, Ratko Mlladiç, Radovan Karaxhiç etj.

Këta ishin personat që qëndronin prapa besëtytnive se kinse Serbia ka qenë viktimë e betejës së famshme të Kosovës në vitin 1389, të cilën edhe pse e humbën, ata konsiderojnë se e kanë fituar. Bazuar në këtë besëtytni (përrallë), serbët janë popull i viktimizuar, janë popull i Zotit, gjaku i tyre është i shenjtë, po kështu edhe historia, tokat dhe kufijtë janë të shenjta, ngase këto janë dhe mësimet e Kishës Ortodokse, së cilës i faturohen ndezjet e luftërave në Ballkan dhe më gjerë, madje vetë serbët e pranojnë se janë shkaktarët kryesorë të ndezjes së Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Për shkak të këtyre politikave neveritëse, Evropa u përmbyt në luftëra dhe krime të rënda[1].

Këto janë dëshmitë e njerëzve kompetentë për rolin negativ që ka luajtur akademia shkencore, politike dhe fetare serbe, në bashkëjetesën ndërmjet popujve ballkanas. Dialogu, për fatin tonë të keq, vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë peng i personaliteteve me mentalitet, e madje edhe aspirata të tilla.

Prej dokumenteve sekrete serbe, që shpalosin qartë idetë dhe aspiratat e tyre, është edhe ai i publikuar në vitin 1906, në të cilin nënvizohet projekti famëkeq i Ilija Garashanit, njërit prej personaliteteve dhe liderëve serbë, i njohur për fanatizmin dhe urrejtjen e tij ndaj josllavëve, për rikthimin e mbretërisë së Car Dushanit, të shkatërruar dhe të zhdukur nga Perandoria Osmane.

Në thelb të projektit, të njohur si ‘Nacertanija’, qëndronte ideja e pansllavizmit serb, e cila thërriste që serbët të punonin për të bashkuar të krishterët ortodoksë, të cilët ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane, t’i zgjeronin kufijtë në llogari të tokave shqiptare si dhe të punonin në drejtim të shumimit të serbëve, të cilët asokohe ishin 1. 400.000.

Për realizimin e këtij plani, historianët veçojnë vitet 1870-1880 si vitet në të cilat ata bënë shtrembërimin dhe falsifikimin e planprogrameve shkollore dhe trojeve shqiptare në Kosovë i thanë: Stara Serbija-Old Serbia duke u bazuar në burime të falsifikuara, legjenda dhe mite. Poashtu edhe qendrat institucionale në Beograd, orientalistët kanë kontribuar negativisht në renjosjen e kësaj ideologjie të gabuar dhe arsytimin e etnocidit dhe kulturocidit ndaj muslimanëve në kokat e gjeneratës serbe në shkollat fillore, atyre postdiplomike në nivelin master dhe doktoraturë, po edhe tani herën e fundit në luftën e Bsonjes (1990-1995) dhe në luftën e Kosovës(1997-1999).

Rol të keq dhe tejet negativ kanë luajtur edhe orientalistët, të cilët kanë bërë përpjekjet më të mëdha për t’i paraqitur muslimanët si qenie johumane, si të tepërt në Ballkan dhe në Evropë, andaj edhe kanë kërkuar një farë arsyetimi për t’i shfarosur muslimanët dhe për të shlyer çdo gjurmë të tyre. Darko Tanaskoviç, në librin e tij ‘Islami dhe ne’, orvatet ta justifikojë shfarosjen kolektive të muslimanëve dhe shpreh habinë se si nuk e kanë edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar për këtë nismë.

Sipas tyre Evropa nuk ishte në gjendje ta kuptoje se serbët ishin shpetues të saj prej Islamit, dhe mu për këtë arsye ata i shfarosnin muslimanet! Ai e shihte shfarosjen e muslimanëve si një punë me të cilën ruhej edhe Evropa, andaj thoshte bindshëm se serbët janë kundër Islamit dhe se, patjetër, duhet të jenë kundër!

Orientalist tjetër me ndikim është edhe Miroljub Jevtiç, i cili vazhdon të shkruajë shkrime plot helm kundër Islamit, të cilin ai e sheh si pengesë të bashkëjetesës. Shkrimet e tij janë të atilla që, për nga ironia dhe blasfemia e tyre, të detyrojnë të qeshësh me zor. Fajin pse muslimanët janë të egër dhe të vrazhdë – gjithnjë sipas tij – e ka therja e kurbanëve gjatë festave, me theks të veçantë festa e Kurban Bajramit, e cila kinse i mëson për të derdhur gjak që nga fëmijëria.

Rolin negativ dhe konfliktuoz të orientalistëve serbë e vërteton dhe orientalisti amerikan Norman Cigar[2], i cili i akuzon ata për ndezjen e konflikteve, për përhapjen e urrejtjes ndërmjet bashkëkombësve, për akuza dhe shpifje nga më të ndryshmet në adresë të Islamit dhe muslimanëve, si: ‘muslimanët janë të izoluar’, ‘Islami është i prapambetur, jo etik’ e marrëzi të tjera që vetëm serbët mund t’i trillojnë.

Doc.Dr.Hfz. Hajredin HOXHA

BARRIERAT E DIALOGUT DHE SHKAQET E DËSHTIMIT TË TIJ NË KOHËN BASHKËKOHORE(përvoja e Kosovës me serbët si shembull)


[1] Gashi, Musa, Some facts about Kosova, f. 67-69; Bajrami, Hakif, Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përballë neofashizmit serb, f. 185-250.

[2] Shih: Cigar, Norman. The role of Serbian Orientalists in Justification of genocide against muslims of the Balkans, f. 5-57.

 

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments