Çështja e të shpërngulurve – muhaxhirëve (1877-1885)

0
375

 

Shkaqet e ikjes (emigrimit)

Historiani dhe dijetari prof. Skënder Rizaj pohon se për këtë çështje ekzistojnë mendime të llojllojshme. Kjo dukuri, sipas tij, ishte një prej shkaqeve më kryesore të formimit dhe aktivitetit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për këtë gjendje të rëndë në Vilajetin e Kosovës, dëshmoi edhe deputeti i Kosovës në Perandorinë Osmane, Mustafa Efendiu, kur tha:

“…Qytezat Pirot, Leskovc dhe Prokuple të Kosovës i pushtoi Serbia… Atje ka shumë shqiptarë, por ata nuk kanë armë. I gjithë Vilajeti i Kosovës llogaritet si Shqipëri. Në të vërtetë aty është shpirti i Shqipërisë…” [1]

Një prej shkaqeve të shpërnguljes ishte edhe asqerllëku, sepse kjo popullsi nuk dëshironte të shërbente në ushtritë e shteteve të krishtera dhe të vishte uniformën e tyre. [2]

Po ashtu, shkak ishte edhe presioni, zullumi dhe vrasjet nga ushtarët rusë, serbë, malazezë, bullgarë dhe grekë. Këto shtete ndiqnin politikën pansllaviste ruse, kështu që ata bënin çmos për t’i realizuar ato qëllime. Ata bënin edhe përdhunimin e femrave muslimane, vidhnin dhe rrëmbenin pasurinë. Po ashtu shkak ishte edhe uria  e madhe, sëmundjet, djegia e tyre nëpër xhami, nëpër shitore, nëpër kafe etj.[3]

Shkak tjetër ishte edhe frika e shqiptarëve muslimanë nga çkombëtarizimi dhe kalimi i tyre në kombësinë serbe, malazeze, greke etj.[4] Po ashtu shkak tjetër ishte edhe frika e muslimanëve të Ballkanit se mos po konvertoheshin në krishterizëm, siç ishte rasti me muslimanët e Bullgarisë, sepse ata që konvertoheshin nuk masakroheshin prej ortodoksëve serbë apo bullgarë.[5]

Sipas disa studiuesve të tjerë, ekzistojnë edhe shkaqe të tjera (si ai ekonomik), që i kanë detyruar shqiptarët të shpërngulen. Ky faktor nuk mund të përgjithësohet për të tërë shqiptarët, sic mendon edhe studiuesi Georges Castellan në librin e tij: ‘Histori e Ballkanit’. Sa për ilustrim po shënojmë këtë pohim të tij: “…Zhvillimi ekonomik shoqëror në shek. e XIX-të pati provokuar një sërë valësh të emigrimit për në Stamboll, kryeqytetin e Perandorisë, që më 1850 ishte qyteti më i madh që ishte mbushur me koloni shqiptare, me një numër prej 60 mijë emigrantësh. Një drejtim tjetër emigrimi ishte Greqia, Egjipti, principatat rumune, Rusia e Jugut dhe më vonë Amerika, madje edhe Australia. Duke rënë në kontakt me nacionalizma të tjerë, këto koloni shqiptare, së bashku me shpërnguljet e moçme të arbëreshëve të Italisë së Jugut, luajtën një rol të madh në formimin e ndërgjegjes kombëtare…”[6]

Po siç pohojnë edhe studiues të tjerë, ata që kanë emigruar nga Shqipëria për shkaqe ekonomike ishin shqiptarët ortodoksë të Jugut, që shkuan në Amerikë, në Egjipt, në Rumuni, Stamboll, Greqi etj.[7]

 

Qëndrimi i klerit fetar(hoxhallarëve) përballë kësaj dukurie shkatërruese

Sa i përket rolit të klerit fetar musliman, ai nuk qëndroi duar kryq dhe i habitur përballë kësaj dukurie. Ndonëse për momentin nuk mund të vërejmë ndonjë qëndrim kolektiv[8] të hoxhallarëve rreth emigrimit dhe pasojave të tij për trojet shqiptare dhe shqiptarët, megjithatë kemi raste të shkëlqyera të qëndrimit të tyre kundër valës së emigrimit dhe zbrazjes së trojeve etnike shqiptare. Disa prej tyre janë futur në rrjedhat e ngjarjeve politike dhe ushtarake. Kjo shihet edhe në rastin e deputetit tjetër kosovar në Perandorinë Osmane, që ishte edhe myfti i Prishtinës, Zejnel Abidin Efendiut. Në Vilajetin e Kosovës ishte krijuar një gjendje e mjerueshme për shkak të veprimtarisë së pansllavizmit ruso-serb. Ky myfti i zgjuar dhe patriot besimtar, për mendimin tim, tha para Qeverise Osmane:

“…Zotëri tani u lexua letra e marrë nga Kosova. Ajo u kuptua. Të shkojmë atje e të luftojmë. Të biem në luftë si dëshmorë ose të gjejmë shtegdalje për sigurimin e ardhmërisë së atdheut…”[9]

Sipas studiuesve fanatikë dhe gjakpirës serbë, si p.sh. Vaso Çubrilovic, kinse ikja e shqiptarëve nga disa vende ishte bërë vullnetarisht e jo nga dhuna, si kishte ndodhur me të ikurit nga zullumet ruse dhe bullgare. Sipas këtij krimineli:

“…banorët muslimanë shqiptarë, turq dhe çerkezë të qyteteve Nish, Ak-pallanka, Pirot, Leskovc dhe Vranje, i lëshojnë vendbanimet e tyre me rastin e tërheqjes së ushtrisë osmane. Këta u vendosën kryesisht në “Serbinë e Vjetër” [Vilajetin e Kosovës]…[10]

 

Mënyrat dhe metodat ruse dhe bullgare gjatë dëbimit të popullatës muslimane

Rusët dhe bullgarët i dogjën shtëpitë e muslimanëve duke i goditur fshatrat dhe shtëpitë me topa të rëndë artilerie. Kjo u bë në prill të vitit 1877.[11]

Ushtria ruse i armatosi bullgarët dhe i nxiti ata, në frymën e shenjtë pansllaviste, që të bënin masakra mbi popullatën muslimane[12]. Nga ana tjetër, në vendet e pushtuara nga Mali i Zi, u kërkua që popullsia muslimane të mobilizohej dhe të luftonte krah për krah me ushtrinë malazeze, kështu që ata muslimanë (shqiptarë-boshnjakë) u detyruan të shpërngulen, dhe refuzuan luftën krah për krah me malazezë…[13]

Si pasojë e shpërthimit të krizës lindore, muslimanët në përgjithësi, e shqiptarët në veçanti filluan të merrnin në mënyrë masive rrugën drejt vilajeteve të ndryshme. Kështu, siç u theksua më lart, shqiptarët e Nishit dhe rrethinës së tij, u vendosën në vilajetin e Kosovës, pastaj gradualisht, për shkak të kushteve shumë të rënda, të mbetur pa shtëpi, pa kafshë, pa pasuri, pa tokë, morën rrugën e Stambollit. Sipas disa statistikave, vetëm gjatë viteve 1877-1879, nga viset e ndryshme të Ballkanit ishin shpërngulur mbi 1.000.000 banorë (muslimanë).[14]

Kështu ishte edhe gjendja e shqiptarëve të shpërngulur, po ashtu edhe e boshnjakëve, të cilët erdhën nga Serbia për në Kosovë e pastaj për në Stamboll me tren, e më pas për në Anadoll me anijet e qeverisë osmane, të cilat ajo i kishte marrë me qira nga Anglia, Franca, Austria, Egjipti dhe nga Rusia. Perandoria Osmane hiqte shpenzimet e transportit dhe kishte caktuar një komision të muhaxhirëve special për këtë çështje ‘lexhnetu iskanul-muhaxhirin’.[15] Qendrat stacionuse të të shpërngulurve ishin: Edirne, Stambolli, Çanakkalaja, Samsuni dhe Izmiri.[16]

Kështu pra, fluksi i shqiptarëve e sidomos i grave së Toplicës dhe grave të krishtera të ikura nga Shqipëria veriore (trojet e Sanxhakut të Nishit dhe të Piratit), që arritën në Prizren, arriti shifrën[17] 10.000, të cilët kërkonin lëmoshë për të ekzistuar..

Gjendje e muhaxhirëve, siç thamë më lart, ishte tejet e rëndë[18]. Kështu për ta rregulluar gjendjen e tyre, në mënyrë më sistematike dhe më efikase, u formuan komisione speciale për t’u kujdesur për ta dhe për të distribuuar artikujt ushqimorë. Kështu pra, në Stamboll u formua komisioni për ndihmën e muhaxhirëve ‘lexhnetu ianetul muhaxhirine’.

Edhe në Prishtinë, si qendër e vilajetit të Kosovës, u formua i njëjti komision. Po ashtu, në Prishtinë ishte edhe ripunësimi për vendosjen e muhaxhirëve. Ndërkohë, në intervalin kohor 21 qershor deri më 11 korrik 1878, përfaqësuesit e muslimanëve (të shqiptarëve, turqve, boshnjakëve dhe çerkezëve) i kanë dërguar Kongresit të Berlinit 145 (peticione) ku protestonin kundër copëtimit të trojeve dhe viseve të Janinës, Manastirit, Tivarit, Nishit, Prokuplas, Kurshulias, Dibrës, Prishtinës, Jeni Pazarit, Bosnjës, Podgoricës etj…, nga ana e Fuqive të Mëdha. Mirëpo ato peticione nuk patën efekt, madje Fuqitë e Mëdha ishin të kënaqura me këtë gjendje të mjerueshme të muslimanëve.[19] Muhaxhirët e Gadishullit Ballkanik (shqiptarët, turqit, boshnjakët, çerkezët dhe tartarët) u vendosën në vise të ndryshme të Anadollit, më pas një pjesë shkoi në Siri[20], në Qipro, në Arabi, Haleb, Damask, Dijarbakir dhe një numër i madh i tyre u vendosën në vilajetin e Kosovës, të Shkodrës, Janinës, Manastirit, të Selanikut etj.[21]

 

Po ashtu, sipas Prof. Skënder Rizajt: “Në Vilajetin e Kosovës u vendosën edhe disa muhaxhirë të krahinave të pushtuara nga Mali i Zi…Në vilajetin e Kosovës, në atë kohë, kishte përafërsisht 200.000[22] muhaxhirë të shpërngulur nga kriza e Nishit, Kurshumlisë, Leskovcit, Vranjës…Sipas raportit të konsullit anglez në Beograd, në rrethinën e Kumanovës ishin 5.000 muhaxhirë muslimanë, prej territorit të vilajetit të Danubit – Bullgarisë…Shumë muhaxhirë iu drejtuan konsullit anglez në Prizren që të intervenonte, në mënyrë që t’u mundësohej që t’i shitnin pasuritë e tyre të patundshme, të cilat iu kishin mbetur në Nish…sepse shumicës së muhaxhirëve muslimanë  serbët ua kishin marrë pasurinë 99% më lirë se sa kushtonte vetë malli..[23] Në një deklaratë të konsullit anglez Alvarez, më 10 maj 1880, thuhej se myftiu i Kosovës, Hajredin Beu, i kishte thënë atij se numri i muhaxhirëve ishte 70.000… Kurse në territorin e vilajetit të Shkodrës ishin kryesisht muhaxhirët muslimanë të Malit të Zi. Sipas kriminelit, prof. Vasa Qubirloviqit, dëbimi i muslimanëve nga krahina e Malit të Zi kishte rëndësi ekonomike dhe politike për popullsinë serb dhe dëshirat shekullore të malësorëve malazezë ishin për arat pjellore dhe kullosat e Nikshiqit, të Zetës etj… Këtë realitet e kishte pasur parasysh edhe Rusia, kur kishin lidhur Marrëveshjen e Paqes së Shën Stefanit, me ç’rast e kishin nxitur Malin e Zi disa herë. Disa nga shqiptarët e krishterë u shpërngulën në Dalmaci.[24]

Për mua nuk është e qartë diçka në këtë aspekt. Ajo është se Perandoria Osmane kishte ndërmarrë një politikë që t’i ndalonte muhaxhirët muslimanë që të riatdhesoheshin (riktheheshin) në vendet dhe pronat që kishin lënë, sa që në disa raste muhaxhirët i kishin vrarë disa zyrtarë të Perandorisë Osmane për shkak se i ndalonin ata.[25] Për mendimin tim u desh që atyre t’u lejohej të ktheheshin në pasuritë dhe shtëpitë e tyre, kolektivisht ose individualisht. Nëse ushtria serbe dhe malazeze i kish luftuar ata që të dilnin prej shtëpive të tyre, atëherë ata është dashur të vetëmbroheshin dhe të vdisnin si shehidë, duke i mbrojtur familjet e veta, mu ashtu si ka thënë Muhamedi a.s. në një hadith se: “Ai, i cili vdes duke e mbrojtur nga armiku nderin e familjes së vet, pasurinë dhe fenë e tij, vdes si shehid.[26]

Nga një rast tjetër historik shihet se veziri i madh i Perandorisë Osmane, Safvet Pasha, i kishte shkruar mbretit të Malit të Zi, kral Nikolës, që muhaxhirëve t’u kthehej pasuria dhe t’u sigurohej jeta,[27] prandaj rasti i mëparshëm mund të komentohet se në Perandorinë Osmane, për shkak të dobësisë së saj të kohëve të fundit, nuk kishte status të qartë dhe të prerë për çështjen e muhaxhirëve që të ktheheshin, apo të qëndronin, apo të shpërndaheshin nëpër botë.

Për muslimanët e Malit të Zi ishte një sprovë dhe sfidë e rëndë…ose të shërbenin në ushtrinë malazeze jomuslimane ose t’i lëshonin vatrat dhe shtëpitë e tyre. Gjatë historisë sonë nuk kemi hasur ndonjë rast që  muslimanët t’i kenë shërbyer ushtrisë serbe apo malazeze. Ata janë treguar shumë të besueshëm dhe të përqendruar në fenë e tyre islame. Rastet e konvertimit me dhunë në ortodoksizëm janë shumë pak në krahasim me zullumin dhe presionin e ushtruar mbi ta nga qeveria serbe, malazeze, ruse, bullgare etj. Dukuria e qëndresës së tyre heroike, patriotike e islame meriton një analizë dhe studim të posaçëm.

Po ashtu, edhe muhaxhirët që ishin vendosur nëpër disa vende të okupuara të Greqisë, sipas burimeve osmane, frënge, angleze etj., kërkonin që të ktheheshin në vatrat dhe vendet e tyre.[28]

 

Një prej pasojave negative që iu bënë popullsisë muslimane shqiptare ishte se qytetet më të mira të Shqipërisë Jugore iu falën Greqisë, dhe u ndryshuan kufijtë në favor të shteteve të huaja.[29] Spastrimi etnik që u bë ndaj muslimanëve të Ballkanit, e sidomos shqiptarëve dhe boshnjakëve, një dëm ky antihuman dhe antireligjioz, u bë me qëllimin e shfarosjes dhe zhdukjes së muslimanëve, nëpërmjet sëmundjeve, epidemive të ndryshme, varfërisë, vdekjes, ndarjes në grupe të vogla, në mënyrë që ata të humbnin dhe asimiloheshin më lehtë…

I lartë është Allahu xh. sh. që na ka paralajmëruar, qysh para katërmbëdhjetë shekujve, se çfarë dëshirojnë armiqtë (të krishterët dhe çifutët) prej muslimanëve: ose të bëhemi si ata, ose përndryshe vrasje, varfëri, poshtërsi, masakra, gjenocid, sëmundje, epidemi etj…[30]

Me të vërtetë, këto kanë qenë sfida të rënda për muslimanët e Ballkanit, e sidomos për shqiptarët gjatë historisë dhe muslimanëve të kohës sodit.

 

Pasojat e emigrimit

Sipas historianit prof. S. Rizajt, pasojat ishin politike, demografike, ekonomike dhe sociale…por unë nuk i përjashtoj edhe dëmet fetare. Në radhë të parë, ata që përfitonin në aspektin politik, ekonomik dhe social ishin serbët. Në lidhje këtë, asambleja kombëtare serbe, më 3 janar 1880, miratoi ligjin për popullzimin e vendeve të reja të “çliruara”. Është me vlerë historike dhe fetare të përmendet këtu edhe deklarata e kriminelit, fanatikut serb, Vaso Çubriloviq, i cili ka thënë:

“… Procesi i dëbimit të turqve [të turqve, shqiptarëve, boshnjakëve, çerkezëve ] të mbetur pa u dëbuar nga qytetet dhe popullzimi i fshatrave shqiptare të shkatërruara u bë më shpejt se sa  mendohej. Nga Metohija (Dukagjini) nga Kosova dhe nga Sanxhaku, Jeni Pazari, shumë serbë kaluan në Serbi pas vitit 1878, të brengosur pse vendlindja  e tyre (Kosova) nuk u “çlirua” (pushtua). Këta serbë të shtypur nga “zullumet” e shqiptarëve[31] u vendosën në Toplicë. Edhe fshatarët serbë zbritën nga fshatrat malore. Gradualisht erdhën edhe malazezët. Kështu fshatrat lindën si nga toka. U hapën pyjet dhe u punuan tokat [32]

Humbja e Serbisë në aspektin ekonomik dhe politik shihet edhe nga deklarata e një serbi, Milan V. Smilamiqit. Ai ua kishte tërhequr vërejtjen serbëve disa herë se nëse shqiptarët, boshnjakët, turqit dhe çerkezët do të shpërnguleshin nga këto vise të banuara shqiptare, dëmet do të ishin më të mëdha[33].

Sipas Prof. S. Rizajt, humbjet financiare ishin të mëdha për Serbinë, sepse ajo vilte nga popullsia muslimane të ardhurat e tyre ekonomike, në të gjitha degët e ekonomisë, prej bujqësisë, blegtorisë, zejtarisë dhe tregtive të ndryshme intensive. Nga aspekti politik, pasojat po ashtu ishin të mëdha, sepse u krijua urrejtja dhe mosbesimi. Deri dje ata ishin si vëllezër, kurse tani miqësia ndërmjet shqiptarëve ortodoksë dhe serbëve u prish. E njëjta gjë ndodhi edhe me shqiptarët e Malit të Zi, ndërmjet shqiptarëve ortodoksë-shkizmatik dhe malazezëve, ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve, shqiptarëve dhe bullgarëve dhe kështu u krijua përçarja kombëtare dhe fetare që nuk u shua deri në ditët e sotme.[34]

 

Sa i përket dëmeve sociale në njerëz dhe dëmeve materiale nëpër shtëpi dhe në infrastrukturë,[35] prof. S. Rizaj përmend edhe një statistikë që përputhet edhe me studimet e disa serbëve. Rrethina e Leskovcit kishte 87 fshatra, 2.445 shtëpi, 16.327 banorë. Prokupla kishte: 72 fshatra, 1.785 shtëpi dhe 13.239 banorë. Gjithsej 227 fshatra, 5.793 shtëpi dhe 42.300 banorë.[36]

Vilajeti i Kosovës ishte bërë qendër për stacionimin e muhaxhirëve, kështu që numri shtohej dita-ditës, por, në të njëjtën kohë, edhe zvogëlohej dita-ditës sepse prej Kosovës muhaxhirët merrnin rrugën e Azisë, Arabisë etj. Ajo çka është e vlefshme të ceket këtu, është se, gjatë kohës së shpërnguljeve në Kosovë dhe prej Kosovës, numri i çifutëve (i jahudive), më 1878, ishte vetëm 50 në Prishtinë, ndërsa në Prizren asnjë, elhamdulilah…[37]

 

Doc.Dr.Hfz.Hajredin Hoxha
Vështrim islam rreth faktorit fetar në historinë shqiptare moderne dhe antike

 


[1] S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, f. 77-78.

[2] Po aty, f. 79.

[3] Po aty; shih dhe Justin McCarthy, Death and Exile, f. 138-141.

[4] Po aty, f. 79; shih dhe J.McCarthy, Death and Exile, 1, 19, 59, 94.

[5] J.McCarthy, Death and Exile, f. 152-153.

[6] Georges Castellan, Histori e Ballkanit, f. 379-380.

[7] Më gjerësisht shih Petrika Thengjilli, Historia e Shqipërisë, 27; Muhamet Mufaku, Shqiptarët në botën arabe, f. 97-130; Haris Silajxhic, Shqipëria dhe SHBA në Arkivat e Washingtonit, përkthyer nga Xhelal Fejza, (Tiranë, Dituria,1999), f. 25-42.

[8] Normal raste individuale ka shumë, si psh. Mulla Idris Gjilani, Hoxhë Kadri Prishtina, etj, më detalisht referoju punimeve te prof. Muhamet  Pirrakut për këto cështje te levizjes kombëtare  dhe kacake të hoxhallarëve në Kosovë. Dhe kontributin e tyre kombëtar dhe fetar.

[9] S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit,  f. 78, marrë nga: (Bashbakanlik Arsivi, Istanbull. Meclisi Meb’usan, ikinci cild, 13 Aralik 1877, 16 Subat 1878 in’ikadlar, Istanbull, 1954, f. 77-78).

[10] S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, f. 79.

[11] Disa tentativa në Ballkan dhe në vendet e tjera për të krijuar një shtet homogjen monokulturor, monoetnik, dhe monoreligjioz kanë dështuar dhe kësaj fushate i ka ardhur fundi njëherë e përgjithmonë d.m.th: ka qenë e pasuksesshme në të kaluarën por edhe tani kush mundohet për ta bërë një gjë të tillë, si Millosheviqi në Bosnjë dhe në Kosovë…s’ka për të pasur sukses… Më gjerësisht: Muslim Identity and Ballkan State…26-31

[12] Prof. S. Rizaj thotë (dhe me këtë deklaratë ai pajtohet me metodën tonë në studimin historisë njerëzore dhe asaj shqiptare) se faktori fetar ka qenë faktori dominues dhe nxitës numër një për arsyetimin e masakrave të shteteve imperialiste, prandaj, me fjalë të tjera, nëse shkojmë nga metoda e islamizimit të historisë, kuptohen shumë lehtë problemet, motivet dhe shkaqet e kryengritjeve dhe të luftërave. Prof. S. Rizaj thotë:”Ç’është e vërteta, siç na bën me dije ambasadori i Anglisë në Stamboll, Layard, ushtria ruse dhe bullgare kishte për qëllim që t’i dëbonte me dhunë të gjithë pjesëtarët e besimit musliman nga Rumelia (Ballkani) dhe atyre t’ua konfiskonte pronat…”, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, f. 81, Muslim Identity,f. 19-20.

[13] Më gjerësisht shih S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, f. 79. Po ashtu për më gjerësisht shih edhe statistikat e muhaxhirëve në: Deth and Exile, f. 88-91,159,161,162,163,164,

[14] S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, f. 80.

[15] Siç pohojnë edhe studiues të tjerë, qindra muhaxhirë vdiqën si pasojë e sëmundjeve të ndryshme, pasi nuk ekzistonin as kushtet minimale për jetesë dhe për shkak të dimrit të ftohtë etj…Shih më gjerësisht: S. Rizaj, Lidhja Shqiptare, f. 81, Justin McCarthy, Death and Exile, f. 36-37.

[16] S. Rizaj, Lidhja Shqiptare, f. 80-81. Po ashtu shih, Muslim Identity and the Ballkan State, f. 146-147, f. 168-169.

[17] Shih më gjerësisht: S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, f. 81.

[18] Sa që në prill të vitit 1878, vdisnin 300-500 muhaxhirë në ditë …S. Rizaj, f. 83

[19] Po aty, 83.

[20] Në këtë periudhë, vala e emigrimit i përfshiu edhe shqiptarët e Shqipërisë së Jugut. Kështu, sipas burimeve, i pari shqiptar që vuri këmbën në truallin amerikan, më 1876, ishte një shqiptar nga Korça. Shkaku i emigrimit të këtyre shqiptarëve në shekullin e kaluar ishte varfëria e madhe dhe dëshira për përmirësimin e gjendjes ekonomike. Po ashtu një ndër shkaqet ishte edhe analfabetizmi. Numri i tyre ishte në rritje e sipër, saqë arriti me dhjetëra mijëra shqiptarë, kryesisht (gati të gjithë) ortodoksë. Çka është me rëndësi të ceket këtu është se këta emigrantë shqiptarë në Amerikë (intelektualët) bënë të pamundurën dhe u treguan shumë aktivë në formimin dhe themelimin e shoqatave atdhetare të ndryshme me karakter kulturor, arsimor, kombëtar, fetar dhe militar. Ata ndikuan dukshëm në publikun amerikan dhe atë evropian në çështjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe ruajtjen e integritetit të saj, që të mos copëtohej prej Fuqive të Mëdha (mes Italisë dhe Greqisë). Kështu ata kërkuan dhe gjetën pjesërisht ndihmën amerikane…Më gjerësisht shih: Shqipëria dhe SH.B.A.  në arkivat e Washingtonit, Haric Salajxhic, f. 25-43. Po ashtu shqiptarët e jugut u shpërngulën në Egjipt, sepse atje ende ishte dinastia e shqiptarëve… Muhamed Mufaku, Shqiptarët në botën arabe, Rilindja, Prishtinë, 1990, f. 97-129.

[21] Po aty, f. 83-84. Shih dhe: Death and Exile, f. 36, 37, 65, 89. Po ashtu, për gjendjen dhe emigrimin e muslimanëve të Bullgarisë, romakëve, shih: Hugh Poulton and Saha Taji-Forouki editors: Muslim identity and the Ballkan State, the article: Strategies for sustaininy a Valuerable Identity – Case of Bullgarian Romaks, Yuhan Konstatinor, (U. Kingdom, 1997), f. 33-53.

[22]Ky numër është afër numrit të muhaxhirëve të Bosnjës, që ishte rreth 150.000 gjatë sundimit të Austro-Hungarisë,1878-1918. Më gjerësisht: Journal of Islamic Studies,5:2, 1994, July, M. Mufaku, f. 243. Po ashtu shih edhe: The Bosniaks and the Challenges of Modernity…Fikret Karci, Bosniaks and the challenges of modernity, f.50-70

[23] Skënder Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, f. 85-86,

[24] Po aty , f. 87-88.

[25] Më gjerësisht shih: Skënder Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, f. 87-88.

[26] Imam Shejh Nasiruddin el Albani thot se këtë hadith e transmeton Imam Ebu Davudi ne Sunenin e tij,vell, 2, 275, Imam Nesaiu dhe Tirmidhiu në Sunenin e tyre, vell. 2, 316 me sened-zinxhir të saktë dhe të vërtetë. Refereoju websajtit: http://www.ahlalhdeeth.com/vb/showthread.php?t=211117

[27] Lidhja Shqiptare e Prizrenit f. 86. Krahaso: Muhamed Mufaku, Journal of Islamic Studies, 5:2, 1994, artikullin: Islam and Muslims in Bosnia, 1878-1918, po ashtu artikullin: Two hijras and two fatwas, f. 242-253,

[28] S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, f. 89.

[29] S. Rizaj, 89, për më gjerësisht shih: Daut Hoxha,  Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek, f. 85, 99, 139, 170, 224, 233.

[30]  Edhe lufta aktuale në Siri që hyri në vitin e tretë tani, dhe numri i viktimave që kaloi: 100.000.00, (njëqind mijëshin), dhe që numri i të dëbuarve, azilëve, kaloi: 9.000.000 (nëntë milijonshin), e që numri i të plagosurve, të dhunuarve, foshnjeve, grave, pleqëve të masakruar, të prerë,  të djegur…etj, vetëm një Allah i lartëmadheruar e din numrin e saktë!!! A ndërsa komuniteti ndërkombëtar, Nato-ja, Kuvendi i Kombeve të Bashkuara, shtetet fuqiplotë rine duar kryqë! A ndërsa aleatët e Sirisë, Rusia, Kina, Irani, Hizbullahu, ata e përkrahin regjimin gjakpirrës të Asadit!! Turp Rusisë! Turp Kinës! Turp Iranit dhe Shiave të Iranit dhe të Hizbullahut!! dhe turp botës Perëndimore dhe asaj Lindore për zhgënjimin e tyre ndaj vëllezërve të tyre në Siri. Ndërsa  muslimnët anembanë botës mjerisht i përscjellin lajmet e BBC-së, CNN-it, Al Jazeera-së, Al Arabiya, Press TV, France 24, etj…, e tërë kjo dëshmon për korektësinë e ajeteve Kur’anore dhe realitetin  faktik të teorisë sonë, se kur është në pyetje Islami dhe Muslimanët ndërrojnë të gjitha rregullat matematikore të njerëzisë dhe të gjitha barazimet kimike dhe fizike dalin keq!!??. Allahu ju ndihmoftë atyre në Siri. Amin

[31] Skënder Rizaj, Lidhja Shqiptare  e Prizrenit, f. 91.

[32] S. Rizaj  thotë: “..Zullumet e shqiptarëve mbi serbët e vendit, të vilajetit të Kosovës, nuk mund të pranohen si fakt historik. Është shpifje flagrante. Përkundrazi, Lidhja Shqiptare i ka marrë serbët nën mbrojtje…Në të vërtetë, në këto vise kur nuk ka pasur serb në pikëpamje etnike. Serbët e Kosovës ishin natyrisht shqiptarët dhe vllahët ortodoksë që i takonin kishës serbe, më saktë që e dëgjonin meshën në gjuhën kishtare sllave…” S. Rizaj, f. 97-98. Shih edhe: ‘Feja  në shërbim të kombit’, Shefqet Dibrani:  www.yahoo.groups.com

[33] S. Rizaj, f. 93.

[34] Shih, Skënder Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, f. 93.

[35] Sa i përket dëmeve apo humbjeve ekonomike të qeverisë osmane, është me rëndësi të përmendet se Perandoria Osmane ka humbur ekonomikisht duke treguar kujdes për muhaxhirët, për stacionimet e tyre, sëmundjet, udhëtimet, ushqimet etj., mirëpo, në anën tjetër, Perandoria Osmane ka përparuar në aspektin ekonomik dhe bujqësor me ardhjen e muhaxhirëve. Atyre u jepeshin tokat e shtetit për t’i punuar, dhe si rrjedhin prodhimet bujqësore u shtuan dhe ekonomia blegtore kaloi në përparim të dukshëm… Më gjerësisht shih: S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, f. 90-91, 95.

[36] Po aty, f. 94.

[37] Po aty, f. 95.