Sa është me rëndësi relacioni i jetës bashkëshortore për zhvillimim e familjes dhe përparimin e shoqërisë?

0
749

 

Normal, nëse respektohen ato principe, rregulla, kritere, urdhra të Muhamedit.a.s. në përzgjedhjen e shoqes/ gruas/ shokut/ bashkëshortit / dmth, kriteri fetar dhe moral është primar dhe fundamental, relacioni bashkëshortor do të forcohet dhe të ketë fryte pozitive.

Sepse këtu lind dashuria e vërtetë për Allahun dhe në emër të Allahut, bahet bashkimi i dy qifteve për ta aritur pëlqimin e Allahut me këtë kurorë, lidhje bashkëshortore të shenjtë, ku këta të dy janë bërë hallall me emrin e Allahut xh.sh., për njeri tjetrin për ta gjetur qetësinë shpirtërore, fizike dhe psiqike, ku të dy palët e mëshirojnë dhe e kompletojnë njeri tjetrin, dhe anasjelltas, nëse ky relacion bashkëshortor ndërtohet me dashuri romantike të serialeve apo të filmave që mediat po trumbetojnë me të madhe ditë e natë për këtë model dhe për këtë stil martesor modern, këtu nuk mund të lind dashuria e vërtetë dhe së këndejmi nuk mund të formohet përgjegjësia reale afatgjate që është një ndër objektivat më kryesore të martesës islame, sepse sipas islamit çdo vepër që vepron Muslimani në emër dhe për emër të Allahut, ajo shpërblehet dhe konsiderohjet ibadet, ku edhe mardhëniet seksuale në mes të dy çifteve konsiderohet ibadet, dhe se ky realitet apo motiv është faktori dhe sekreti më i fortë për të vazhduar relacioni bashkëshortor për zhvillimin e familjes dhe të shoqërisë.

Po ashtu këtu duhet cekur përgjegjësinë qeveritare dhe të institucioneve sociale dhe fetare islame për ta përforcuar këtë relacion bashkëshortor dhe familjar që ësht dobësuar dukshëm këto ditë. Kjo përgjegjësi realizohet duke organizuar takime, debate, seminare, konferenca, duke shtypur dhe distribuar broshura, libra, duke organizuar programe edukativo-arsimore rreth martesës, kurse paramartesore obligative ( me provime dhe teste, libra referenca) etj.

Në këtë mënyrë zhvillohet dhe përforcohet relacioni bashkëshortor, edukohen çiftet para martesës, dhe si rezultat i këtyre aktiviteteve do të përforcohet mirëkuptimi, relacioni dhe dashuria bashkëshortore.

Përndryshe, nëse vazhdojmë me këtë gjendje të mjerueshme dhe të tmerrshme aktuale të relacionit bashkëshortor dhe familjar, vaj halli dhe kuku për ne dhe për shoqërinë tonë, dhe në fund kuku për ardhmërinë e shtetit tonë në aspektin politik, akademik, fetar dhe social.

Në këtë kontekst mediat shqiptare kosovare dje me datën 4 Janar 2022, lajmet e mbrëmjes e dëgjova lajmin shokues dhe tronditës!! Lajmi ishte se shkatërrimet dhe divorcet familjare në Kosovë gjatë vitit 2020 kanë mbërri 1600 raste të evidentuara, të moshave 19-25 vjeç. Në mes tyre ishin edhe 49 raste të moshës 60-65 vjeç që i kanë dhënë fund jetës martesore!!

O Allah udhëzoje këtë popull shqiptar musliman në rrugën Tënde, dhe në rrugën e Muhamedit a.s.

O Allah na mundëso që të kemi lider të denjë politik dhe fetar për të na shpëtuar nga kjo gjendje e tmerrshme e cila e ka kapluar vendin tonë dhe familjet tona, amin, amin, amin.

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin Hoxha,

PËRGJIGJE AKADEMIKE DHE FETARE PËR PYETJET E PARASHTRUARA NGA STUDENTËT E NIVELIT MASTER PRANË FAKULTETIT TË STUDIMEVE ISLAME NË PRISHTINË