SHEMBUJ PRAKTIK NGA TEFSIRI DHE KOMENTI I TIJ I DISA AJETEVE KUR’ANORE- PROF. DR. ALI FAHRI ILJAZI

ILUSTRIMI I DISA FENOMENEVE QË ARGUMENTOJNË FUQINË E ZOTIT TË MADHËRISHËM

Në komentimin dhe në tefsirin e tij të ajtetit kur’anor:

“Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit”,[1] ai thotë: “Ekzistojnë shumë ajete në Kur’anin Famëlartë që argumentojnë se Islami është fe e vërtetë dhe se madhëria e tij shfaqet në shumë çështje shkencore, dhe shkenca moderne është lëndë konkrete për komentimin e çështjeve të tilla. Në ajetet e lartpërmendura Zoti i Madhërishëm kërkon prej njeriut që t’i observojë të vërtetat e tilla, t’i studiojë në tokë dhe në vetë njeriun.

Është vërtetuar shkencërisht se ekzistojnë më shumë se një milionë e gjysmë lloje të ndryshme kafshësh dhe më shumë se gjysmë milioni lloje bimësh në tokë. Kur’ani Famëlartë nxit njeriun gjithmonë të mendojë e përsiatë, ngase sipas të dhënave shkencore, njeriu shfrytëzon vetëm 10% nga potenciali i trurit, dhe për ta shfrytëzuar edhe pjesën tjetër të mbetur të trurit, njeriu duhet të lëvizë dhe ta zgjojë pjesën tjetër të trurit të mbyllur apo të papërdorur. Ky tru i mbuluar në vete ngërthen 90% të fuqisë së papërdorur intelektuale”.[2]

 

KOMENTIMI I ZEMRËS MADHËSHTORE TË NJERIUT

Në tefsirin dhe komentimin e ajetit kur’anor:

“Po edhe në veten tuaj, a nuk jeni kah e shihni ?[3] thotë:

“Në këtë ajet kur’anor ka pak fjalë, por domethënie të mëdha. Zoti i Madhërishëm kërkon prej njeriut që t’i vështrojë shenjat dhe faktet e Krijuesit të Madhërishëm. Kur’ani së pari na urdhëron të studiojmë dhe t’i observojmë faktet e gjithësisë, e nëse s’mund të bëjmë një gjë të tillë, atëherë obligohemi të shohim vetveten tonë që t’i shohim faktet dhe argumentet hyjnore.

Në vazhdim vijojnë disa të vërteta mbi njeriun, si p.sh., zemra. Zemra është gjëja më precize në botë, në çdo 23 sekonda zemra shtypë pesë litra gjak dhe brenda një dite 19.000 litra gjak, ndërsa për gjashtëdhjetë vjet shtypë 480.000.000 litra gjak. Kjo shtypëse-pompë interesante peshon 230 gr. te gratë, ndërsa 280 gr. te burrat.

Gjatësia e rrjedhjes së gjakut është 100 km për 23 sek. dhe kjo shpejtësi është 215 herë më e shpejtë se satelitët.

Mrekullia hyjnore mund të jetë më e kuptuar për trurin e njeriut në mënyrë vijuese: Rruazat e kuqe të gjakut jetojnë 42 ditë, ndërsa ata që kanë rezistencë më të madhe jetojnë 127 ditë, e kjo nënkupton se gjaku ynë ripërtërihet çdo dy muaj, që po ashtu nënkupton se dyqind milionë rruaza gjaku çdo ditë lindin dhe vdesin në trupin e njeriut, dhe për këtë shkak, Allahu i Madhërishëm kërkon prej njerëzve të shikojnë madhështinë e krijimit të Tij, duke ua tërhequr vërejtjen dhe duke u thënë: “A nuk jeni kah e shihni?”[4]

 

KOMENTI I TIJ MBI TRURIN MADHËSHTOR TË NJERIUT

Truri i njeriut është kompjuteri (aparati) më preciz në botë. Ky aparat përbëhet prej më shumë se njëqind miliardë qeliza të vogla, dhe mund të krahasohet me më shumë se dhjetë mijë programe kompjuterike në funksion të vazhdueshëm e të përhershëm. Sipërfaqja e nevojshme për këtë kompjuter është 250.000 km2 e që mund të krahasohet me gjysmën e sipërfaqes së Francës.

Dhe këtë nuk mund ta bëjë asnjë aparat tjetër në botë deri në Ditën e Gjykimit, dhe këtu autori deklaron se pa marrë parasysh formën e aparateve, asnjëherë nuk do të mund të bëjë atë që e bën truri i njeriut.

Çdo ditë shkenca na sjell gjëra të reja që i zbulon në vetë njeriun dhe, p.sh.: kohëve të fundit u zbulua në Universitetin e Michigenit se lëkura dhe flokët e njeriut përmbajnë në vete minerale të ndryshme si argjend, plumb, hekur, alumin, etj. Shpejtësia e erërave dhe e stuhive rrallëherë tejkalon 130-140 km në orë, ndërsa shpejtësia e ajrit dhe oksigjenit që del nga gjoksi dhe mushkëritë e njeriut arrijnë shpejtësinë prej 390 km në orë. Sa mrekulli e madhe e Krijuesit të Madhërishëm![5]

Pastaj vazhdon e thotë: “Në realitet njeriu është qenie e çuditshme elektrike, ngase në trupin e tij punojnë gjashtëdhjetë miliardë qeliza sipas elektricitetit natyror që e ka vendosë Krijuesi i Madhërishëm. Shkenca vërteton se njeriu nga brenda ka elektricitet negativ, ndërsa nga jashtë pozitiv. Në bazë të kësaj shkenca moderne mund të bëjë ekzaminime të ndryshme kardiologjie e që quhet EKG ose EEG edhe atë për të zbuluar nxehtësinë elektrike në mes trurit dhe zemrës.

Zoti thotë në Kur’anin Famëlartë:

 “Po edhe në veten tuaj, a nuk jeni kah e shihni?”[6]

Pas theksimit të këtij ajeti, autori vazhdon e thotë se shumë njerëz e lexojnë këtë ajet pa vetëdije dhe pa përsiatje të thellë rreth kuptimit të tij. Në bazë të analizimit dhe studimit tonë të këtij ajeti, vërejmë se ekzistojnë shumë ajete në veten tonë.

Ndoshta ndokush mund të thotë se unë vetë vendosi apo “unë bëj si të dua”- por kjo nuk vlen dhe nuk është e saktë, ngase trupi i njeriut është pronë e Zotit të Madhërishëm. A mund të ndalësh të rrahurat e zemrës tënde vetëm edhe për një çast?! (Nëse ndalet, a mund ta bësh që të rrahë përsëri? Si ke guxim të thuash se ti vendos për veten tënde?! A nuk e sheh se edhe kur flen zemra nuk ndalet nga të rrahurat?

 

KOMENTI I TIJ MBI APARATIN MADHËSHTOR TË FRYMËMARRJES DHE RRUAZAVE TË BARDHA TË GJAKUT

Për sa i përket frymëmarrjes, pyete veten se a merr frymë sipas dëshirës tënde? Duhet të dish se procesi i frymëmarrjes është operacion instiktiv. Ti merr frymë 16 herë për një minutë pa dëshirën tënde, dhe kur vjen urdhri hyjnor ndalet, askush s’mund ta rikthejë më kurrë. E njëjta gjë vlen edhe për stomakun dhe procesin e tretjes së ushqimit.

A ndodhin të gjitha këto veprime sipas dëshirës tënde? Jo, asnjëherë! Funksioni i zorrëve dhe mënyra e lëvizjes së ushqimit në to, dhe shpërndarja e ushqimit nëpër trup, mbajtja e ushqimit të nevojshëm dhe nxjerrja e ushqimit të panevojshëm jashtë, ndodhin sipas dëshirës tënde apo funksionojnë vetë pa të pyetur fare?

E njëjta gjë vlen edhe për rruazat e bardha të gjakut kur ballafaqohen me viruse helm-prurës brenda trupit. Rruazat e tilla janë të përgatitura për vetëmbrojtje nëpërmes prodhimit të lëndëve të posaçme për mbrojtje brenda trupit të njeriut. A urdhëron ti, që të funksionojnë proceset e tilla në brendinë tënde e që i ngjajnë luftës së madhe defanzive?!

A ti ndërhyn në proceset e tilla biologjike e kimike? Për një sekondë zhvillohen mijëra procese në trupin tënd pa e ditur fare. Të gjitha këto organe lëvizin sipas dëshirës së Zotit të Madhërishëm.

Mëshira e Zotit të Madhërishëm është e madhe kur i krijoi këto organe që të jenë në shërbimin tonë, por kuptohet, nën kontrollin e Tij, ngase në të kundërtën, njeriu nuk do të jetonte, nuk do të punonte dhe nuk do ta luante rolin e vet në këtë gjithësi dhe në këtë ekzistencë, p.sh., sikur të ishin proceset dhe të rrahurat e zemrës në duart tona, nën kontrollin tonë dhe sipas dëshirës sonë, atëherë çfarë do të ndodhte?

S’ka dyshim se do të duhej gjithnjë të jemi të zgjuar, që ta kontrollojmë zemrën se a punon në rregull apo jo, dhe kështu nuk do të flinim asnjëherë nga frika se mos po ndodhë ndonjë ç’rregullim në të rrahurat e zemrës.

Sikur të ishte barku në kontrollin dhe në dëshirën tonë, do të detyroheshim që pas çdo ushqimi të kontrollojmë procesin e tretjes, gjegjësisht a zhvillohet në mënyrë normale apo jo, nga frika se mos po ndodhë ndonjë ç’rregullim. Pastaj autori thotë se të gjithë këto shembuj janë të njohur për njerëzit. Zoti e ka krijuar njeriun në këtë formë për t’u treguar njerëzve se nuk kanë kurrfarë mundësie të ndërhyjë në këto gjëra, se çdo gjë është në duart e Zotit të Madhërishëm dhe se çdo gjë ndodhë sipas Dëshirës, Fuqisë dhe Madhërisë së Tij.[7]

Autori e zgjat fjalën e tij dhe komentin rreth ajetit të sipërpërmendur në pjesën e parë të librit të tij, si dhe është përpjekur shumë që të tregojë Madhërinë e Zotit të Madhërishëm në krijimin e njeriut, ngase shumë njerëz nuk i njohin të vërtetat e tilla.

Ai nuk mjaftoi vetëm me paraqitjen e ideve shkencore, por përmes gjithë kësaj dëshironte që t’i korrigjojë mendimet njerëzore dhe t’i përmirësojë konceptet e tyre të gabuara.

 

KOMENTI I TIJ I AJETIT KUR’ANOR:

“Dhe se Ai bën për të qeshë dhe bën për të qarë”.[8]

Në këtë kontekst, ai thotë: “Shumica e njerëzve lexojnë këtë ajet pa u thelluar në domethëniet e tij të mëdha. Nëse vëzhgojmë më thellë rreth tij, do të vërejmë se ajeti përmban në vete mrekulli të madhe hyjnore.

Nëse i shikojmë njerëzit e tërë botës do të shohim se fenomeni i qeshjes dhe i qarjes është identik në mes njerëzve, pa marrë parasysh llojllojshmërinë e ngjyrës, gjuhës dhe kombeve të tyre. Nuk ekziston buzëqeshje angleze, amerikane apo afrikane, por ekziston buzëqeshje e përbashkët për të gjithë.

Po ashtu nuk ekziston qarje aziatike e as qarje australiane, por ekziston qarje e përbashkët për të gjithë, ekziston një qendër në trurin e madh të njeriut që kontrollon ndjenjat, të cilat nxisin qarje ose qeshje me urdhër të Zotit të Madhërishëm, dhe kjo nënkupton se qeshja ose buzëqeshja ndodhë nga dëshira e Zotit të Madhërishëm dhe nga Mëshira e Tij. Kjo argumentohet me faktin se i Madhërishmi ua ka dhuruar të gjitha krijesave këtë cilësi. Po ashtu vërehet se Zoti i Madhërishëm përmes kësaj krijon drejtësi në mes njerëzve, ngase kur Zoti dhuron diçka, u dhuron të gjithëve pa dallim fare.[9]

Të gjithë janë të barabartë në këto begati, në dhurata e dhunti hyjnore dhe se Zoti i Madhërishëm është i drejtë. Edhe pse i përmendëm të gjitha këto të vërteta, megjithatë ekzistojnë disa njerëz që nuk pranojnë një gjë të tillë, dhe me krenari e mendjemadhësi ngrenë zërin lartë e bërtasin: Njeriu i drejtë, i fuqishëm dhe stabil vendos për ardhmërinë e vet dhe se ai dirigjon vetveten e vet…!” [10]

 

KOMENTI I TIJ I AJETIT:

“Thuaj:”O Allah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë!”[11]

Dr. Ali Fahri Iljazi thotë: “Mendimi im ndaj ajetit kur’anor:

“Dhe ia merr pushtetin atij që do…”, është; se nuk ekziston person që zbret apo tërhiqet vetë nga pushteti, pozita ose pasuria nga modestia apo vetvetiu, por duhet t’i merret me forcë ose dhunë, dhe domethënia e fjalës arabe  ( النزعُ ) “En nez’u”-nënkupton marrje me forcë, dhe si rezultat i kësaj çështje janë zhvilluar shumë revolucione dhe grushtështete të përgjithshme prej atyre që mendonin se janë përgjithmonë mbretër të njerëzve dhe që mendonin se mund të bëjnë çdo gjë.

Në këtë ajet ka argument se në pozitë, në pasuri apo në autoritet, nuk mund të vijë askush vetvetiu, përpos me dëshirën e Zotit të Madhërishëm, Mirësisë, Fuqisë dhe Caktimit të Tij. Njeriu nuk posedon asgjë dhe nuk mund ta vazhdojë (shtyejë) exhelin (çastin e vdekjes) as edhe për një sekondë, edhe pse ka rezultate laboratorike që përgëzojnë shëndetin e njeriut.

Pra, njeriu nuk posedon gjë. Shumë herë shohim ndokënd që vdes para nesh dhe vdes papritmas para nesh- me caktimin e Zotit të Madhërishëm. Ndoshta do të thonë se i ka ra infarkti ose sulmi në tru, por të gjitha këto janë shkaqe, kurse faktori kryesor dhe i vërtetë është se exheli (çasti i vdekjes) i njeriut ka ardhur ashtu si thotë ajeti kur’anor:

“E kur t’u vijë afati i tyre,[12] ai s’mund të shtyhet për asnjë moment e as të shpejtohet më parë”.[13]

Në të njëjtën mënyrë vazhdon autori edhe në pjesët tjera të hulumtimeve që ndodhen në libër, dhe në çdo çështje kozmologjike mbështetet në ajet kur’anor. Mendoj se mjafton me kaq që të kalojmë në vlerësimin dhe analizimin e metodës së tij që e ka përdorur në librin e tij.

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

TEFSIRI DHE MUFESSIRËT SHQIPTARË NË KOHËN BASHKËKOHORE
(SHEK 19-20)

[1] Edh-Dharijat, 20.

[2] Po aty, f. 24.

[3] Edh-Dharijat, 21.

[4] Po aty, f. 27-28.

[5] Po aty, f. 28.

[6] Edh-Dharijjat, 21.

[7] Po aty, f. 30-34.

[8] En-Nexhm, 43.

[9] Qeshja dhe qarja janë cilësi të posaçme vetëm për njeriun, ngase asnjë qenie apo gjallesë tjetër s’mund të qeshë apo të qajë. Rreth këtij fenomeni të njeriut, më gjerësisht shih: Muhamed Adil Mahmud Ebu El-Hajr, “Ixhtihadat fit-tefsiril-ilmi fil-Kur’anil-Kerim”; Kajro, bot.1, 1988, f. 38-42.

[10] Po aty, f. 36-37.

[11] Ali Imran, 26.

[12] El A’raf, 34.

[13] Po aty, f. 37-39.

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments