Shqiptarët dhe historia e tyre e devijuar

 

Historia e shtrembër, e njëanshme, tendencioze dhe e gabuar duhet rishkruar, ristudiuar dhe ripërpunuar … dhe ky obligim është detyrë e historianit.”[1] Po ashtu është prioritet dhe obligim i muslimanit që ta identifikojë të shtrembrën, ta diagnostikojë atë, më pas ta shërojë dhe, së fundi, t’ua tërheq vërejtjen të tjerëve në mënyrë që të mos bëhen viktima të asaj historie të devijuar.

Shqiptarëve të gjorë, që kanë jetuar para nesh dhe kanë ushtruar detyra të ndryshme dhe atyre që jetojnë tani, pa marrë parasysh se çfarë rangu i përkasin “…iu është helmuar shpirti dhe iu është ngatërruar mendja nga mashtrimet e teorive marksiste-leniniste-staliniste…”[2]

Historianët shqiptarë, që janë marrë me shkrimin e historisë sonë të “shenjtë”, që nga fillimi i gjysmës së dytë të shekullit të XX-të, kanë qenë vegla dhe instrumente të komunizmit, regjimit marksist –leninist dhe janë përgatitur nëpër kuzhinat e tyre. Vetë realiteti historik i regjimit në fjalë, që ishte i kalbur dhe që u kolapsua në po këtë shekull[3], na jep të kuptojmë se çfarë klase njerëzish paskëshin qenë ata dhe se çfarë historie mbi baza të kalbura paskan shkruar ata: “…historia jonë kombëtare po rishkruhet në mënyrë që t’i përshtatet nevojave të komunizmit sovjetik dhe legjendave të pansllavizmit rus…”[4]

S’ka aspak dyshim se, në shkrimin dhe hartimin e teksteve të historisë sonë ateiste, ka pasur ndikim dora e zezë ruse dhe bullgare. Kjo vërehet qartë edhe në parathënien e librit të  Historisë së Shqipërisë ku thuhet: “…Redaksia falënderon shkencëtarët sovjetikë e bullgarë që me vërejtjet dhe këshillat e tyre dhanë një ndihmë të çmueshme për hartimin e tekstit…”[5]

Sa i përket regjimit komunist dhe parimeve të tij regresive dhe shkatërruese, regjim nën të cilin kanë jetuar dhe janë edukuar historianët tanë, këta të fundit ndoshta kanë të drejtë të pjesshme të arsyetohen se kanë qenë nën presionin e tij. Por në këtë punim nuk po e shoh të udhës të diskutohet për ato parime komuniste. Këtu më intereson të them ca fjalë për metodën e materializmit dialektik që është adaptuar prej historianëve në shkrimin dhe hartimin e historisë sonë shqiptare.

Le të shohim se çfarë thonë historianët shqiptarë rreth materializmit dialektik:

1-Në librin: “Historia e Shqipërisë”, në hyrje të librit, redaksia ka theksuar mjaft qartë se: “Duke u nisur nga teza marksiste-leniniste, se proceset politike dhe kulturore nuk mund të kuptohen dhe të shpjegohen drejt në qoftë se nuk shihen në vartësi me proceset ekonomike dhe shoqërore të epokës së tyre, historiografia e re shqiptare i kushtoi qysh në fillim kujdesin e duhur këtij problemi themelor për shkencën historike…”[6]

Sipas historianit Petrika Thëngjilli: “…Historiografia tradicionale borgjeze e ndan historinë botërore në epoka në bazë të ngjarjeve politike, kurse historiografia marksiste në bazë të vendeve ekonomike-shoqërore: komuna primitive, historia e lashtë ose rendi skllavopronar, mesjeta ose feudalizmi; historia e re ose vendi kapitalist, historia bashkëkohore ose periudha e socializmit. Kësaj shkence  i ishte përmbajtur periodizimi i historisë së Shqipërisë gjatë periudhës së diktaturës komuniste…[7]

Sa i përket kritikës sonë ndaj metodologjisë së materializmit dialektik, në pika të shkurtra, mund të themi shumë dijetarë pohojnë se kjo metodologji nuk qëndron e bazuar fort shkencërisht, për arsye se zbulimet e ndryshme natyrore-shkencore që janë bërë deri tani tregojnë vetëm 7% të zbulimeve të ndryshme dhe se 93% e sekreteve natyrore janë ende të pazbuluara.

Pra nëse teoria marksiste është themeluar mbi këtë bazë, ajo përfaqëson vetëm 7%  të realiteteve, sekreteve dhe zbulimeve, ndërsa 93% janë ende të pazbuluara.[8] Po ashtu edhe teoria marksiste e kontrastit dhe mos përputhshmërisë së gjërave, nuk është e saktë nga aspekti shkencor, si në botën inorganike ashtu edhe në atë bimore, shtazore dhe njerëzore.

Poli pozitiv dhe poli negativ p.sh. janë në esencë dy elementë plotësues të njëri-tjetrit. Ata e kompletojnë njëri-tjetrin dhe nuk ekziston kurrfarë kontrasti dialektik. Përjashtimet që rrjedhin nga kjo teori nuk e ndryshojnë ligjin e përgjithshëm të përputhshmërisë dhe të pajtimit të plusit dhe minusit. Mu këtu ideja e Marksit dështon  dhe nuk pranohet shkencërisht.

Nga këndvështrimi religjioz i Kur’anit, ky realitet është i krijuar kështu në esencë. Allahu i Madhërishëm, në Kur’anin famëlartë, thotë: “Edhe nga çdo gjë Ne kemi krijuar dy palë, me qëllim që ju të përkujtoni dhe të logjikoni.” [El- Dharijat:49] Po ashtu i Lartmadhëruari, në suren Jasin, ajeti:36, thotë: “Qoftë lavdëruar Ai që i ka krijuar të gjitha llojet (gjinitë) çift, e çka mbijnë prej tokës, dhe nga ata vetë (njerëzit) dhe nga ajo që ata nuk dinë”. Prandaj çdo gjë që është themeluar dhe ndërtuar mbi themelet e materializmit-dialektik shembet për tokë. Prandaj edhe interpretimi i historisë me anë të kësaj metodologjie nuk pranohet fare dhe nuk qëndron i saktë shkencërisht. Këtë dështim e ka pohuar edhe vetë Marksi.

 

Dialektika e cila parasheh idenë e kontrastit (luftës) në pjesët përbërëse të materies ose të atomit, të pjesëve (elementeve) përbërëse të gjithësisë apo të kozmosit, nuk qëndron e saktë shkencërisht. Lidhja e ngushtë e pjesëve përbërëse të atomit, protoneve dhe neutroneve në bërthamë, dhe elektroneve, që sillen rreth e rrotull bërthamës, funksion në mënyrë harmonike pa kurrfarë problemi. Kjo lidhshmëri (harmoni) gjendet te të gjitha krijesat dhe ky është ai fenomen i (çifteve-dy gjinive) të lartpërmendura në ajetet kur’anore. Krijimi i çdo gjëje me karakteristika pozitive dhe negative apo çifte, nuk do të thotë fare se aty ka kontrast apo mospërputhshmëri.[9]

Nuk ka dyshim se edhe metodat e studimit dhe të shkrimit të historisë të orientalistëve perëndimore kanë kontribuar shumë në këtë fushë. Orientalistët perëndimorë kanë qenë të ballafaquar dhe të influencuar me problemet e tyre shoqërore ekonomike dhe religjioze. Konflikti në mes kishës dhe shkencës, ndërmjet popujve dhe princërve të tyre, ndërmjet katolikëve dhe protestantëve etj., ka ndikuar në mënyrë direkte apo indirekte në shkrimin dhe hartimin e teksteve të historisë.[10]

 

Nuk është e pranuar shkencërisht ideja marksiste e cila mohon çdo gjë që ka të bëjë me etikën ose me anën shpirtërore të njeriut, me pretekst se ajo nuk shihet apo preket me dorë.[11] Kriteret materialiste nuk mund t’i interpretojnë disa raste të historisë islame p.sh. kur luftëtarët (muxhahidët) kthehen prej luftërave dhe mërziten dhe qajnë përse nuk kanë rënë shehidë në luftë. Historia materialiste ekonomiste është e paaftë ta interpretojë këtë dukuri.[12]

Prandaj të gjitha metodologjitë që janë shpikur për të kuptuarit dhe interpretuarit e historisë, si p.sh.: interpretimi gjeografik i historisë, apo ai biologjik, ekonomik, shoqëror, psikologjik, apo edhe ai politik i Hegelit etj., të gjitha këto metodologji interpretuese të historisë dështojnë dhe nuk na japin një kuptim gjithëpërfshirës absolut për të kuptuarit e drejtë të historisë. Nëse e kemi kuptuar këtë realitet, atëherë neve nuk na mbetet zgjidhje dhe metodologji tjetër për ta kuptuar historinë tonë përveç metodologjisë islame.

 

Koncepti islamik për historinë qëndron në faktin se ky koncept nuk mjaftohet vetëm me një faktor prej faktorëve të lartpërmendur. Në radhë të parë, ky koncept ka parasysh vullnetin apo dëshirën dhe forcën absolute të Allahut Fuqiplotë dhe të kuptuarit e drejtë se ajo forcë është mbi çdo gjë dhe, në radhë të dytë, ky koncept konsiston në faktin se kjo botë ka lidhshmëri të fortë me botën e ardhshme (ahiretin) dhe, po ashtu, ka lidhshmëri të pandashme me vullnetin e njeriut, ndërsa si element apo faktor plotësues dhe kombinues ka parasysh faktorët e lartpërmendur.[13]

Në fund mund të konkludojme se: historia jonë shqiptare marksiste-leniniste-ateiste, që është shkruar po nga ata persona të të njëjtit regjim dhe me të njëjtën metodologji, për mendimin tim është e helmuar, e devijuar dhe jo e saktë.[14]

Meqë në këtë studim nuk kam referenca të tjera të historisë shqiptare, deri në momentin që po shkruhen këto fjalë, kam qenë i obliguar t’i referohem asaj nga zori dhe jo me dëshirën time.

Cila është zgjidhja dhe alternativa tjetër?

Zgjidhja është se, nëse dëshirojmë që krimet dhe gabimet të falen dhe të harrohen, atëherë kjo histori e kulluar anti-islame duhet të rishkruhet përsëri prej studiuesve objektivë besimtarë islamë.

 

Doc.Dr.Hfz.Hajredin Hoxha
Vështrim islam rreth faktorit fetar në historinë shqiptare moderne dhe antike


[1] Justin Mc Carthy, Death and Exile: The ethnic Cleansing of  Ottoman Muslims 1821-1922, (third printing 1999,USA), 3.

[2] Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis, (Londër,1957), f. 9-11

[3] Autori Elez Biberaj thotë: “…Më 1989 qeveritë komuniste u kolapsuan në mënyrë dramatike në Poloni, Hungari, Gjermania Lindore, Çekosllovaki, Bullgari dhe Rumani dhe kjo shkaktoi shqetësim të thellë në shtetin e fundit komunist (Në Shqipëri, H. Hoxha) të Evropës..”, Albania a Socialist Maverick, 2

[4] Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis, f. 9.

[5] Historia e Shqipërisë, (Universiteti shtetëror i Tiranës,1959), 1

[6]Historia e Shqipërisë, vëll. 2, (Akademia e R P S të Shqipërisë-Instituti i gjuhësisë, Tiranë, 1984), f. 19. Po ashtu edhe në librin: Historia e Popullit Shqiptar, vëll-1, në hyrje të tij thuhet: “…Historia u bë shkencë në kuptimin e vërtetë të fjalës vetëm me lindjen e materializmit dialektit…” Historia e Popullit Shqiptar, (Universiteti Shtetëror i Tiranës-Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, vëll-1,1967), f. 10.

[7] Petrika Thëngjilli, Historia e Popullit Shqiptar 395-1875, (Shtëpia botuese Toena-Tiranë, 2000), f. 9. (http.www.teona.al.com)

[8] Ali Xhurejsha, Rrymat ideologjike bashkëkohore (Darul Vefa-Almensure, botim i tretë, 1990), f. 162.

[9] Më gjerësisht shih: Ali Gjurejshe, El-itxhahatu El-fikrijetu El-dinijetu El-muasiretu), 185-186.

[10] Shih: Enver Elxhundi, Tes’hih Ekberi Hatai fi El –Tarih El-Islami El-Sulltanu Abdyl Hamid El-Thani Ve-El-Hilafetu El-Islamijetu, Kajro, bot.1, 1407, Darul Kutub As salafija, 7.

[11] Po aty, f. 21.

[12] Po aty, f. 21.

[13] Po aty, f. 38-39

[14] Krahaso librat që janë shtypur në vitet 1954-1965-1984 me librat e historisë së popullit shqiptar apo historisë së shqipërisë që janë shtypur në vitin 1989-2000, po edhe ma vonë, ke për të vërejtur të njëjtin fenomen dhe të njëjtën metodologji marksiste-leniniste-ateiste në trajtimin e temave rreth përhapjes së fesë islame në trojet tona. Kjo urrejtje vërehet sidomos kur debatohen ngjarjet historike të perandorisë osmane. Kjo do të thotë se e njëjta histori e helmuar  mësohet ende nëpër shkollat tona fillore, apo të mesme apo në fakultet.

 

 

Related Stories

Na ndiqni në Youtube

spot_img

Tema të tjera

قضايا دينية، اجتماعية، سياسية معاصرة في ميزان القرآن: قراءة...

قضااي دينية اجتماعية سياسية معاصرة يف ميزان القرآن قراءة حتليلية يف تفسري األستاذ سيد قطب ورقة...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح...

القراءات القرآنية بين النظرة اليهودية والإسلامية. لشيخ عبد الفتاح القاضي مع الأستاذ إغناز غولد:...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث: التجربة الكوسوفية...

عقبات الحوار وعوامل فشله في العصر الحديث التجربةالكوسوفيةمع الصربنموذج ورقة علمية قدمت في املؤتمر العاملي بعنوان: "...

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام

تنوير القلوب والأفهام بقواعد التدبر والتفسير لكتاب رب الأنام ورقة علمية معدة للندوة العلمية يف امللتقى...

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية

ثقافة المسلم المعاصر:تجربة شخصية في ضوء الآيات القرآنية د/خيرالدين خوجة(الكوسوفي)

دراسات لأسلوب القرآن الكريم

سلسلة عرض وتقديم أعلام الدراسات القرآنية (3) دراسات لأسلوب القرآن الكريم للشيخ الأستاذ الدكتور محمد عبد الخالق...

Kategoritë më të popullarizuara

Comments